Programe Forum - Welcome
Nisin pushimet, si të udhëtojmë me foshnjat e vogla? People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Nisin pushimet, si të udhëtojmë me foshnjat e vogla?

Shko poshtë

Nisin pushimet, si të udhëtojmë me foshnjat e vogla? Empty Nisin pushimet, si të udhëtojmë me foshnjat e vogla?

Mesazh nga Master prej Sat Jul 09, 2011 6:20 am

Nisin pushimet, si të udhëtojmë me foshnjat e vogla? Bebe_pushime-300x273

“Gjatë viteve të fundit kemi rritje të konsiderueshme të numrit të udhëtimeve, madje edhe drejt vendeve të largëta. Kjo preferencë nuk është vetëm e çifteve, por edhe e familjeve me fëmijë të vegjël. Ky fakt ka bërë që të rritet edhe kërkesa e informacionit dhe këshillat rreth normave kryesore të sigurisë kur nisesh për një udhëtim të largët”, thotë një pediatër. Hapi i parë për të kaluar pushime të qeta është të konsultoheni fillimisht me mjekun e familjes dhe më pas, nëse është e nevojshme, me specialistin infeksionist. Tashmë përmes këshillave të pediatërve, mund të udhëtoni të qetë edhe me fëmijët e vegjël. Ja sugjerimet e tyre.
Kur prindërit vendosin të shkojnë me pushime së bashku me fëmijët, hapi i parë që duhet të bëjnë është t’i vaksinojnë ata për të parandaluar virozat e ndryshme. Kjo gjë do të ishte e vlefshme në rastin kur fëmijët janë ende shumë të vegjël dhe vendi i pushimit është larg. Vaksina e parë e rekomanduar është ajo kundër Hepatitit A: doza e parë merret nga goja kur fëmija është tre muajsh, ndërsa doza tjetër kur është gjashtë muajsh.
Prindërit duhet të respektojnë zakonet e fëmijëve kur janë me pushime. Arsyeja? Sepse kjo mund të jetë e vështirë për të vegjlit, të cilët e shohin të ndryshuar rutinën e përditshme. Të udhëtosh me një fëmijë, do të thotë të respektosh kohën e tij, ndaj duhet të shmangni udhëtimet e gjata dhe të bëni pushime të vogla gjatë rrugës (gjithmonë nëse udhëtoni me makinë). Kini parasysh që fëmija juaj duhet të ketë gjithnjë në dispozicion lodrat dhe sendet e preferuara.
Kur udhëtoni me makinë, mos harroni ndenjësen e fëmijës, që duhet të qëndrojë vetëm në sediljen e pasme. Sedilja i ndihmon prindërit të mos lodhen dhe të bëjnë një udhëtim të rehatshëm. Gjithashtu mund të udhëtoni edhe me avion, duke pasur parasysh disa rregulla: një fëmijë i shëndetshëm mund të fluturojë me avion që në muajin e parë të jetës. Në rast kur ka dëgjim të keq, ose ndien sikur i ka veshët të bllokuar, është mirë të gëlltitet. Për foshnjat e vogla këshillohet të pinë gji ose qumësht me biberon, fëmijët pak më të rritur të përtypin ndonjë ushqim.
Nëse keni vendosur që pushimet t’i kaloni në mal, këshilla e parë që pediatrit japin është të ecni ngadalë dhe të bëni shumë kujdes. “Sëmundja akute e malit” vërehet shpesh te foshnjat e vogla dhe karakterizohet nga simptoma si brengosje, irritim, mungesë oreksi, të përziera, të vjella, çrregullime të gjumit. Shkaku është ngjitja e 2500 metrave për një kohë të shkurtër. Për të parandaluar diçka të tillë, mjafton të ngjisni gradualisht lartësinë e madhe.
Nëse keni vendosur të shkoni në plazh, bëni kujdes nga rreziqet e fshehta. Në det ose në pishinë, rreziku i parë është mbytja në ujë. Fëmijët që luajnë në ujë duhet të kontrollohen herë pas here, duhet të veshin medoemos jelekë shpëtimi dhe të vendosin në krahë kamerdare të vogla. Në vendet tropikale, ujërat e ëmbël mund të ngjisin infeksione parazitare, ndaj prindërit duhet ta kenë parasysh këtë fakt dhe të përpiqen ta shmangin me sa të munden atë. Rrezik përbën edhe mjedisi detar, sidomos në prani të shkëmbinjve nënujorë. Në rast kontakti me një kandil deti, mos vraponi tek alkooli, uji i ëmbël ose akulli: përdorni ujin e kripur të detit dhe garza të lagura me ujë të ftohtë.
Prindërit duhet të jenë tepër të kujdesshëm karshi fëmijëve me ushqimet dhe pijet, sidomos në vendet ku kushtet higjieno-sanitare lënë për të dëshiruar, që të parandalojnë diarrenë. Është e rëndësishme që fëmijët të pinë ujë vetëm në shishe të mbyllura, ose të sterilizuara. Gjithashtu të rriturit duhet të bëjnë kujdes nga perimet e gjalla dhe frutat e palara, mishi dhe peshku i ndenjur, akulli, qumështi jo i pasterizuar dhe nënproduktet e tij, molusqet dhe në veçanti ushqimet e përgatitura nga shitësit ambulantë.
Fëmijët duhen mbrojtur nga dielli dhe i nxehti, ose më saktë nga e ashtuquajtura “goditja e të nxehtit”, gjë që mund të shkaktojë një situatë emergjente, e cila verifikohet kur trupi mbytet në djersë dhe temperatura trupore është tepër e lartë. Për t’i mbrojtur, fëmijët duhet të veshin rroba të lirshme, me ngjyra të hapura dhe të mbajnë kapele në kokë, të pakësojnë aktivitetin fizik, të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut, si dhe të konsumojnë sasi të mëdha lëngjesh. Para se të dalin në plazh duhet të lyhen me kremra kundër diellit, me faktor të lartë mbrojtës.
Gjithashtu të rrezikshme janë edhe pickimet e insekteve, kështu që do të ishte mirë parandalimi i tyre me produkte efikase dhe veshje të përshtatshme. Këshilla e fundit kur niseni me pushime është të mos harroni ilaçet, sidomos nëse do të udhëtoni drejt vendeve të largëta.gazetajone
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nisin pushimet, si të udhëtojmë me foshnjat e vogla? Empty Re: Nisin pushimet, si të udhëtojmë me foshnjat e vogla?

Mesazh nga Anakonda prej Sat Apr 07, 2012 5:54 am

a sme ka zen ky hall,kur te rritem kismet
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nisin pushimet, si të udhëtojmë me foshnjat e vogla? Empty Re: Nisin pushimet, si të udhëtojmë me foshnjat e vogla?

Mesazh nga Master prej Wed Apr 11, 2012 8:17 pm

Kur te rritesh apo kur te besh kalamaj Razz


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Nisin pushimet, si të udhëtojmë me foshnjat e vogla? Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nisin pushimet, si të udhëtojmë me foshnjat e vogla? Empty Re: Nisin pushimet, si të udhëtojmë me foshnjat e vogla?

Mesazh nga VLoNjate prej Thu Apr 12, 2012 12:27 am

M@st3r qe kur t'paska zen ky hall ty? Razz


ןค๓ ﻮ๏ς ๓є tคкtเк ๔๏ ๒єן รเ tђє๓ ยภє ๔ђє קเк
VLoNjate
VLoNjate
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 518
Reputation : 3
Join date : 05/11/2011

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nisin pushimet, si të udhëtojmë me foshnjat e vogla? Empty Re: Nisin pushimet, si të udhëtojmë me foshnjat e vogla?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi