Programe Forum - Welcome
Menstruacionet e dhimbshme (Dismenore) People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Menstruacionet e dhimbshme (Dismenore) People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Menstruacionet e dhimbshme (Dismenore)

2 posters

Shko poshtë

Menstruacionet e dhimbshme (Dismenore) Empty Menstruacionet e dhimbshme (Dismenore)

Mesazh nga Master Sat Jul 09, 2011 9:24 am

Menstruacionet e dhimbshme (Dismenore) Camsp15fcd288212745


Dhimbjet apo shqetësimet që shfaqen përgjat rrëzëve të kofshëve dhe në pjesën e fundit të barkut gjatë apo pak para menstruacioneve quhen dismenore. Mund të jetë primare ose sekondare. Primare është kur shfaqet 1-2 vjet pas mensturacionit të parë dhe që pas moshës 25 vjeçare ose pasi lind fëmijën e parë pakësohet dhe që nuk është e lidhur me ndonjë patologji ose sëmundje. Ndërsa tek sekondaria bëhet fjalë për një sëmundje e cila shfaq dhimbje të herë pas hershme.

Shkaqet:

Gjatë menstruacioneve mitra kontraktohet për të nxjerr jashtë gjakun e grumbulluar në të. Gjatë kësaj kohe çlirohen disa lëndë përgjegjëse për këtë process të quajtura prostoglandina. Në dismenoren primare mendohet për një mbiprodhim të prostoglandinës ose për një përgjigje të tepruar të mitrës ndaj saj. Kurse tek dismenoreja sekondare disa nga shkqet janë:

Endrometrozis

Sëmundja inflamatuare e pelvisit

Ngushtimet tek qafa e mitrës

Tumoret e mitrës (mioma)

Anomalitë pozicionale të mitrës

Ndonjëherë edhe spiralet e vendosura për kontracepsion mund të shkaktojnë dismenore.

Shenjat:

Therrje të pjesës së poshtme të barkut.

Dhimbje shpine, koke

Nauze

Mund të ndodh sindromi i shqetësimit para menstruacioneve (PMS )por nuk është kusht. PMS shihet zakonisht disa ditë para menstruacioneve. Tek 10-15%e femrave shqetësimet e dismenores janë aq shqetësuese sa që pengojnë aktivitetin normal ditor. Kontrollohuni patjetër tek mjeku nëse:

Dhimbjen nuk e shoqëron një menstuacion i zakontë në kohë.

Nëse është dhimbja shumë më e fortë se zakonisht.

Nëse zgjat më shumë se 2-3 ditë.

Nëse vini re ndonjë ndryshim nga herët e tjera.


Diagnoza

Në diagnostikim biseda dhe historia e pacientit është i rëndësishëm. Duhen gjetur përgjigjet e disa pyetjeve:

Kur shfaqen dhimbjet?

Çfarë behet për ta mposhtur dhimbjen?

A ka ndonjë shenjë tjetër bashkë me dhimbjen?

A e pakëson dhimbjen përdorimi i kontraceptivave oral?

A vjen dhimbja duke u rritur gjatë ditëve?

A ndikon dhimbja në aktivitetin ditor?

Duhet bërë një vizitë e plotë gjinekologjike për të hedhur poshtë ekzistencën e ndonjë sëmundjeje. Duhet bërë një analiz urine dhe gjaku bashkë me nje eko për të hedhur poshtë ekzistencën e një infeksioni apo kisti.

Kurimi

Dismenoreja e lehtë dhe mesatare në shumicën e rasteve permirësohet me analgjezikë (qetësues) të lehtë. Nëse e kanë kohën e menstuacioneve fikse atëherë le ta marrin analgjezikun një ditë para menstuacione dhe kjo do ti lehtësojë shume. Mirë është të merret pa ngrënë me qëllim shmangien e efekteve anësore të stomakut. Në momentet më të dhimbshme le të shtrihet dhe të vendosi diçka të ngrohtë mbi bark p.sh një shishe me ujë të ngrohtë ose jastëk me korrent. Një tjetër kurë është përdorimi i kontaceptivave oral. Këto lëndë pengojnë prodhimin e prostoglandinave shkaktare të dhimbjes. Mund të perdoren deri sa të dëshirohet shtatëzania nëse sjellin dobi. Nëse dhimbjet janë shumë të forta mund të përdoren anlgjezikët intravenoz (nga damari). Nëse megjithë kurën e përdorur dhimbjet nuk kalojnë atëherë mund të ketë nevojë për një laparoskopi për ndonjë endometriozis. Dismenoreja primare shfaqen shpesh rreth moshës 20 vjeçare apo në adoleshencë. Rreth 25 vjeç pakësohet dhe zakonisht pas lindjes humbet. Është tipike fillimi pak para menstuacioneve dhe për 1-3 ditë humbet. Kurse ajo sekondare fillon disa ditë para menstuacioneve dhe mund të zgjasi edhe gjatë tërë periudhës së menstruacioneve.

Parandalimi

Dismenoreja me disa këshilla mund të parandalohet deri diku. P.sh para menstruacioneve dhe gjatë tyre të qëndrohet larg nga kafeja, çaji, çokollata, pra lëndët që përmbajnë kafeinë. Ti bëhet masazh zonës së barkut dhe të mos qëndrohet gjatë në këmbë apo të mos lëvizet gjatë. Tek individët që janë nervoz apo të lodhur dhimbjet shtohen. Kështu që gjatë dhimbjeve është mire të shplodhet. Po ashtu edhe konstipacioni (kapsllëku) rrit dhimbjet. Duhet pirë shumë ujë dhe duhet qëndruar larg duhanit apo alkolit.Dr.Nurian Ohri mjeku24.com
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Menstruacionet e dhimbshme (Dismenore) Empty Re: Menstruacionet e dhimbshme (Dismenore)

Mesazh nga Anakonda Thu May 17, 2012 4:59 am

aahaahhahaahahaa ca esht kjo teme keshtu?
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi