Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Rruga drejt postit të Kryetarit të Bashkisë

Shko poshtë

Rruga drejt postit të Kryetarit të Bashkisë

Mesazh nga Master prej Sat Jul 09, 2011 11:15 am


Shpallja fitues e kandidatit të mazhorancës Lulzim Basha nga Kolegji Zgjedhor, i hap rrugën procedurave për marrjen zyrtarisht të postit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, të cilat përcaktohen në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”.

Sipas këtij ligji, mandati i kryetarit të Bashkisë Tiranës, vërtetohet, në rastin konkret, nga Gjykata e Tiranës brenda njëzet ditëve nga shpallja e rezultatit të zgjedhjes së tij. Mandati i kryebashkiakut të ri bëhet në praninë e këshillit bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 8 majit. Ndërsa “shpallja e vlefshmërisë” së mandatit bëhet në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak, ku kryetari bën betimin sipas formulës së përcaktuar në nenin 28 të këtij ligji dhe e nënshkruan atë.

Ushtrimi i mandatit të kryetarit të bashkisë fillon në çastin kur kryetari i ri bën betimin dhe përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës, raportoi e përditshmja Panorama.

Megjithatë, duke pasur parasysh qëndrimin e Partisë Socialiste gjatë mandateve të këshillave të minibashkive, nuk përjashtohet mundësia që ajo të mos pranojë ndarjen e mandateve të këshillit bashkiak në mbledhjen e KQZ-së, e cila do të zhvillohet javën e ardhshme, çka do të thotë se vendimi i KQZ-së nuk do të marrë pesë votat e mjaftueshme dhe çështja do të shkojë sërish në Kolegj.

Në këtë rast, kryetari i ri i bashkisë, mund të marrë zyrtarisht detyrën përmes një ceremonie që e organizon prefekti. /Telegrafi/
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi