Programe Forum - Welcome
Qeveria e Kosoves shkel Pakon e Ahtisaarit People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Qeveria e Kosoves shkel Pakon e Ahtisaarit

Shko poshtë

Qeveria e Kosoves shkel Pakon e Ahtisaarit Empty Qeveria e Kosoves shkel Pakon e Ahtisaarit

Mesazh nga Master prej Sat Jul 09, 2011 11:42 am

Qeveria e Kosoves shkel Pakon e Ahtisaarit Hashim%20thaqi%20me%20doren%20ne%20koke

“Vija e parë e kuqe” e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, të cilin e përmendi në seancën e 7 marsit të Kuvendit, mund të konsiderohet e shkelur pas pajtimit të qeverisë kosovare që shteti ynë të pranojë vetëm kopjet e librave të regjistrave civilë nga Serbia.


Dokumenti me “konkluzionet” e Robert Cooperit, njeriut të BE-së që po “lehtëson” dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, nxjerrin në shesh se vendi ynë nuk do të ketë qasje në dokumentacionin origjinal të librave të amzës. Kjo konsiderohet si shkelje e propozimit ndërkombëtar të ish-presidentit finlandez, Martti Ahttisaari, që e bëri Kosovën shtet, pasi në të thuhet se Kosova duhet të marrë të gjithë arkivat që nuk gjenden momentalisht në Kosovë.


Për udhëheqësen e delegacionit kosovar për këtë dialog, Edita Tahiri, kjo gjë do jetë e përkohshme derisa Serbia ta njohë Kosovën. Në seancën e 7 marsit, kryeministri Thaçi kishte thënë: “Qëndrimi i Republikës së Kosovës në zhvillimin e dialogut me Serbinë, bazohet në propozimin gjithëpërfshirës për statusin dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur, i shpallur pas bisedimeve të gjata me shtetin e Serbisë, me ndërmjetësin e të dërguarit të Kombeve të Bashkuara, presidentit Ahtisaari dhe në koordinim dhe bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare”.


Në “pikën e parë të vijës së kuqe” të kryeministrit apo siç njihet më shumë Pako e Ahtisaarit, në Aneksin VII, pika numër 7.1, thuhet: “Arkivi, duke përfshirë regjistrat kadastralë dhe dokumentet e lidhura me Kosovën dhe banorët e saj të cilat janë zhvendosur nga Kosova, do të kthehen në Kosovë”.


Sidoqoftë, shefja e ekipit negociator të Kosovës, Edita Tahiri, është pajtuar në Bruksel që Kosova fillimisht të marrë vetëm kopjet e regjistrave civilë nga Serbia. Momentalisht vlerësohet se vetëm 20% e origjinaleve gjenden në vendin tonë, pjesa tjetër është në Serbi.


Në dokumentin që përfaqësuesi i BE-së për këtë dialog, Robert Cooper, ua ka dërguar Kosovës dhe Serbisë, në pjesën për librat amzë, thuhet: “Palët, bashkërisht, do të bëjnë krejt çka është e mundshme, për të krijuar një regjistër civil plotësisht të besueshëm në Kosovë”.


Bashkimi Evropian, ndonëse 22 vende anëtare të saj e kanë njohur Kosovën, nuk e trajton vendin tonë si shtet të pavarur, pasi pesë vende anëtare të saj nuk e pranojnë një gjë të tillë. Rrjedhimisht, BE-ja asnjëherë nuk e ka pranuar “konkluzionin” e kryeministrit të Kosovës se dialogu Kosovë – Serbi do të zhvillohet në bazë të propozimit që e bëri Kosovën shtet.


Megjithatë, pala kosovare rregullisht e ka trumbetuar si fakt se Qeveria e Kosovës, udhëheqëse e këtij dialogu, asnjëherë të vetme nuk do ta vërë në dyshim faktin se Kosova është shtet i pavarur dhe vetëm si e tillë po bisedon me Serbinë.


Shefja e delegacionit kosovar, Edita Tahiri, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Kanada, përmes telefonit i tha gazetës “Zëri”, se “kjo është vetëm një masë e përkohshme ndërsa arsyeja që ne e kemi pranuar atë marrëveshje është që ta kompletojmë regjistrin civil të Kosovës”.


Ndonëse nuk e përdorte termin “shkelje” të Pakos së Ahtisarit, ajo asnjëherë nuk e hidhte poshtë këtë gjë, duke përsëritur disa herë se kjo është një situatë e përkohshme. Edita Tahiri, megjithatë, e hodhi poshtë se në të ardhmen do ketë sërish bisedime me Serbinë për finalizimin e këtyre masave të përkohshme, duke thënë se “kur Kosova dhe Serbia të bëhen anëtare të BE-së, mund të pajtohen për kthimin e dokumentacionit origjinal në Kosovë”.


Bile Tahiri ka shkuar më tej duke thënë se nëse Serbia ka vullnet ta njohë Kosovën para hyrjes në BE, atëherë vendi ynë “do bëjë kërkesë zyrtare dhe shtetërore jo vetëm për kthimin e dokumentacionit origjinal, por p.sh. do të kërkojë edhe dëmshpërblim për kohën e luftës”.


Qeveria e vetëdijshme se çka po i kanoset rendit kushtetues


Aspak i habitur me faktin se një nga nenet e Pakos së Ahtisaarit janë shkelur nga Qeveria e Kosovës, është shprehur, megjithatë, një nga udhëheqësit e organizatës “Çohu”, Avni Zogiani. Sipas tij, zyrtarët qeveritarë “janë të vetëdijshëm për të gjitha problemet dhe pasojat që do t’i shkaktohen rregullit kushtetues të Kosovës nga këto marrëveshje”.


Ai thotë se këtë e ka vërejtur nga “distancimi që ka tentuar ta bëjë kryeministri Thaçi para dy ditësh duke thënë se fjala nuk është për marrëveshje, por konkluzione”./zeri.
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qeveria e Kosoves shkel Pakon e Ahtisaarit Empty Re: Qeveria e Kosoves shkel Pakon e Ahtisaarit

Mesazh nga Anakonda prej Sun May 13, 2012 5:27 am

Epo tashi keto te shkretit njerez jan qe gabojne.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi