Programe Forum - Welcome
 Pse jemi kaq të ndryshëm? People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Pse jemi kaq të ndryshëm?

Shko poshtë

 Pse jemi kaq të ndryshëm? Empty Pse jemi kaq të ndryshëm?

Mesazh nga Embelsira prej Mon Jun 20, 2011 7:07 pm

Edhe pse nuk mund të jetojnë pa njëri-tjetrin, meshkujt dhe femrat duket se vijnë nga planetë shumë të ndryshëm.
Kjo gjë është vërtetuar dhe në studimin e fundit të kryer mbi sjelljet e të dy gjinive në Amerikë. Për femrat nuk ekzistojnë meshkujt e tjerë në rast se ato janë të lumtura në lidhjet e tyre. Meshkujt, përkundrazi vazhdojnë të mbeten gjuetarë. Fakti që mund të jenë të lidhur me dikë, duket se nuk është një pengesë që të ndiejnë një tërheqje ndaj një tjetër femre të bukur. Kështu pra, pasi ajo ka vënë në gisht unazën e martesës, në kuptimin metaforik, femra e humbet interesin për të tjerë partnerë të mundshëm, ndërkohë që mashkulli qëndron gjithmonë i ndjeshëm ndaj hireve të "tjetrës". Studimi i fundit në këtë aspekt vjen nga "Kinsey Institute for Research in Sex, Gender and Reproduction", në Indiana University, SHBA. Kërkimi i udhëhequr nga Heather Rupp është publikuar në "Human Nature" dhe është realizuar me mbi 59 meshkuj dhe 56 femra të moshës nga 17 deri në 26 vjeç. Të rinjve u janë propozuar 510 foto të subjekteve të seksit të kundërt, duke u kërkuar atyre që të vlerësonin sa më shpejt të jetë e mundur tërheqjen dhe efektin e përgjithshëm që i sillte imazhi i mashkullit apo i femrës. Në momentin e testit, 38% e femrave kanë deklaruar që ishin të lidhura sentimentalisht, kundër 40% të meshkujve. Nga rezultatet e kërkimit ka rezultuar se femrat, pavarësisht nga fakti se kishin ose jo partner, tregonin një interes të ngjashëm në vlerësimin mbi të qenit mashkull dhe kënaqësisë estetike nga imazhet e treguara. Por, vullnetaret beqare kanë shpenzuar më shumë kohë në vlerësimin e imazheve të meshkujve në krahasim me koleget e lidhura, duke treguar më shumë interes për fotot e paraqitura. Ndërkohë që ndër subjektet e seksit mashkullor, përkundrazi, nuk është dalluar asnjë ndryshim mes atyre beqarë dhe atyre të lidhur: interesi i tyre në lidhje me fotot ka rezultuar tërësisht i pavarur nga fakti që kishin ose jo një partnere. "Këto rezultate mund të kenë ardhur nga diferencat e lidhura me seksin, në mënyrën e të vënit në përdorim të një strategjie riprodhimi. Këto strategji duket se bashkëveprojnë në nivelin e procesit konjuktiv të njohjes së një partneri potencial, duke kontribuar në ndryshimet mes meshkujve dhe femrave në sjelljet dhe mekanizmat e tërheqjes seksuale", - ka shpjeguar Rupp.
Embelsira
Embelsira
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 562
Reputation : 3
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Pse jemi kaq të ndryshëm? Empty Re: Pse jemi kaq të ndryshëm?

Mesazh nga Anakonda prej Sat Apr 07, 2012 6:04 am

Jemi te ndryshem sepse skemi te gjith te njejtat parime,dhe nuk jemi edukuar te gjith ne te njejten menyre
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi