Programe Forum - Welcome
 10 gjera që nuk duhet t´ia thoni një gruaje shtatzënë People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
 10 gjera që nuk duhet t´ia thoni një gruaje shtatzënë People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

10 gjera që nuk duhet t´ia thoni një gruaje shtatzënë

2 posters

Shko poshtë

 10 gjera që nuk duhet t´ia thoni një gruaje shtatzënë Empty 10 gjera që nuk duhet t´ia thoni një gruaje shtatzënë

Mesazh nga Master Sat Jul 09, 2011 2:01 pm

 10 gjera që nuk duhet t´ia thoni një gruaje shtatzënë Images

Këto situata nuk do të thotë që janë pasoja të qëllimeve të kqija, jondjeshmërisë apo paditurisë, por kjo nuk do të thotë që nuk shkaktojnë reakcion të padëshiruar tek gruaja e cila ndodhet në një kaos hormonal. Pra, ne do të ju paraqesim dhjetë gjëra të cilat asnjë shtatzënë nuk dëshiron ti ndëgjojë.

"Edhe unë ndihem si shtatzënë!"

Shkurt dhe qartë – nëse me të vërtetë nuk jeni shtatzënë atëherë ky krahasim është i papërshtatshëm.

"Uaa sa je trashur!"

Ka mundësi që shtatzania juaj ka ndikuar dukshëm në korpulencën e miqve, shoqeve, apo kolegeve tuaja, por ky konstatim është gjëja e fundit që ndonjë shtatzënë dëshiron të ndëgjojë. A është e këndshme që të komentoni peshën e një personi i cili lufton me kilogramët? Asesi! Disa rregulla të mendjes së shëndoshë dhe edukimit personal bazohen edhe në shtatzëna.

"Me të vërtetë, nuk duhet që të…"

Ushtrosh. Bartësh karigen. Vish në punë. Shtatzania nuk është sëmundje, dhe nëse me komentet e tuaja krijoni përshtypje sikur bëhet fjalë për një gjendje serioze mjekësore, nënat e ardhshme do të fillojnë të ndihen sikur janë të hendikepuara.

"Mendoj që nuk duhesh që të…"

Përdorësh anestezion epidural gjatë lindjes. Mundohesh që me çdo çmim të lindësh në mënyrë natyrale. Lejosh partnerin të merr pjesë në lindje. Plani i lindjes, për secilën shtatzënë është gjë personale. Nëse ajo e dëshiron mendimin tuaj, do t`jua kërkojë këtë.

"Kënaqu në këto muajt e fundit të lirisë!"

Amësia për shumicën e grave është roli më emocionues dhe më i rëndësishëm jetësor. Për këtë mendimi i “robërimit të përjetshëm”, në këtë mënyrë, është gjëja e fundit që dëshiron të ndëgjojë një shtatzënë. Komentet negative në lidhje me rritjen e fëmijëve, thjeshtë mbani për vetvete.

"Nuk duhet që këtë ta hash/pish"

Shtatzënat instiktivisht ndjejnë se çfarë munden dhe çfarë nuk munden të hanë/pinë. Poashtu, dëshirën për një lloj ushqimi të caktuar, e përcaktojnë hormonet dhe ndjenja e brendshme. Për këtë, nëse nëna e ardhshme dëshiron të hajë/pijë ndonjë gjë me çdo kusht, lëreni le të kënaqet.

"Foshnja jote do të jetë e madhe/imët"

Për çfarë mendon secila shtatzënë? Natyrisht, për foshnjen se si do të vijë në këtë botë!

Por, mjeku i cili e përcjellë shtatzaninë dhe i cili i kryen vizitat me ultrazë, është personi i vetëm i cili mund të vlerësojë madhësinë e foshnjes, rreziqet potenciale dhe komplikimet, nënës së ardhshme.

"Çfarë nëse foshnja jote…"

Ka buzë të lepurit? Nuk dëgjon? Ka ndonjë çrregullim kromozomal?

Nënat e ardhshme kalojnë shumë kohë duke menduar rreth asaj se “çfarë nëse”, prandaj nuk kanë nevojë që dikush t`ju përforcojë brengat dhe frikën e fshehur.

"Dukesh e lodhur.”

Bartja e foshnjes për nëntë muaj, nuk është fare punë e lehtë. Prandaj, nëse shtatzëna duket e lodhur, atëherë edhe është e lodhur. Është e kuptueshme, që në atë situatë nuk është fare e nevojshme që dikush t`ia përkujtojë se si ndjehet apo se si duket. Më së miri është që ti jepni përkrahje dhe ta komplimentoni me “dukesh fantastike!”

"Ende asgjë?"

Nëse deri më tani nuk jeni informuar që foshnja ka lindur, atëherë edhe nuk ka ndodhur, dhe askush nuk ka harruar që të ju tregojë për lajmin e lumtur. Asnjëri nuk e pret me aq padurim dhe aq emocione sa nëna e ardhshme, prandaj pyetjet e juaja vetëm sa mund ta acarojnë nënën e ardhshme.
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 10 gjera që nuk duhet t´ia thoni një gruaje shtatzënë Empty Re: 10 gjera që nuk duhet t´ia thoni një gruaje shtatzënë

Mesazh nga Anakonda Mon May 14, 2012 5:29 am

po ia the ce po nuk e abortoi femijen per pak caste
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 10 gjera që nuk duhet t´ia thoni një gruaje shtatzënë Empty Re: 10 gjera që nuk duhet t´ia thoni një gruaje shtatzënë

Mesazh nga Master Mon May 14, 2012 2:46 pm

Si dinim ca gjera
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 10 gjera që nuk duhet t´ia thoni një gruaje shtatzënë Empty Re: 10 gjera që nuk duhet t´ia thoni një gruaje shtatzënë

Mesazh nga Anakonda Tue May 15, 2012 4:58 am

ehe tashi i mora vesh edhe une
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 10 gjera që nuk duhet t´ia thoni një gruaje shtatzënë Empty Re: 10 gjera që nuk duhet t´ia thoni një gruaje shtatzënë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi