Programe Forum - Welcome
Poezi dashurie - Faqe 3 People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Poezi dashurie - Faqe 3 People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi dashurie

+2
Njera
Master
6 posters

Faqja 3 e 4 Previous  1, 2, 3, 4  Next

Shko poshtë

Poezi dashurie - Faqe 3 Empty Poezi dashurie

Mesazh nga Master Tue Jun 21, 2011 9:47 pm

First topic message reminder :

Ketu postoni te gjith poezite tuaja ne lidhje me dashurine
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Poezi dashurie - Faqe 3 Empty Re: Poezi dashurie

Mesazh nga Anakonda Mon May 14, 2012 5:00 am

Ke te drejte qe ti qesh me mua,
ke te drejte se nuk te pelqen fjala te dua.
Por,mos harro se kush djale e ben nje vajze te qaje,
zoti i numeron te gjithe lotet e saj.
Do qesh un kur te lotosh ti,
pasi dhe un do qesh kur tjetra te te lendoje,
pasi ajo per interes afer do te te qendroje.
Qesh mire kush qesh i fundit.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dashurie - Faqe 3 Empty Re: Poezi dashurie

Mesazh nga Anakonda Mon May 14, 2012 5:01 am

Budallaqe isha une qe te doja,
u dashurova me ty e me iluzione vazhdoja.
Rreshtova shume fakte dhe veprime,
e te te tregoja se ti ishe zemra ime.
Luaja me ndjenjat e mia,
s'i nuk e mesove se c'eshte dashuria.
Jam e vetmuar dhe e trishtuar,
a kam me dhimbje per te kaluar?
1-sh ishe per te tradhetuar,
7-shekuj kam me te te mallkuar.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dashurie - Faqe 3 Empty Re: Poezi dashurie

Mesazh nga Anakonda Mon May 14, 2012 5:01 am

E dhe kjo nate vetem me gjeti,
dhimbjen time asgje s'e treti.
Me vrave ne shpirt,zemren ma copetove,
te fala dashurine,e vec vuajtje me dhurove.
S'e di e sa kohe do te kaloje,
qe kjo dhimbje ne shpirt te pushoje.
Nuk mund te dua tjeter,
se s'mundem te harroj dashurin e vjeter.
Ate dashuri qe me vrau rinine,
ate dashuri qe ma mohoi lumturine.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dashurie - Faqe 3 Empty Re: Poezi dashurie

Mesazh nga Anakonda Mon May 14, 2012 5:01 am

Me ler qe te prehem ne buzet e tua,
me ler qe te ledhatoj dhe te te them te dua.
Me ler zemra ime me ler dhe mos me largo nga vetja jote,
mos o mrekullia e kesaj bote.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dashurie - Faqe 3 Empty Re: Poezi dashurie

Mesazh nga Anakonda Mon May 14, 2012 5:02 am

Pse te dridhen buzet kur te ftohte ske,
pse te lotojne syte kur qielli ska re,
Pse qendron si akull kur nga brenda digjesh si zjarr,
pse nuk vjen te me thuash un te dua si i marr.
Te pelqen te luash e te me mundosh,
kujdes i dashur se shum do gabosh.
I perkasim boteve te ndryshme qe kurre ska per tu bashkuar,
ti poeti i aventurave,un liber i mbyllur i koduar.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dashurie - Faqe 3 Empty Re: Poezi dashurie

Mesazh nga Anakonda Mon May 14, 2012 5:02 am

Me ka marr malli aq shume saqe dhe veten po shkaterroj,
per ty qe aq shume te dashuroj.
Po ky mall edhe zemren ma mundon,
ky mall po me tmerron.
Ah,kjo largesia po na shkaterron dashurin e embel,
po na shkaterron keto zemra te dashuruara,
po na dhuron vetmin e trishtuar,
po na gjen ky vit shum te larguar.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dashurie - Faqe 3 Empty Re: Poezi dashurie

Mesazh nga Anakonda Mon May 14, 2012 5:03 am

Te dua sta them dot me fjale,
por po te qendrosh me mua ke per tu habitur,
te shohesh sesa te ka prite zemra ke per tu cuditur,
do me japesh te drejte por vone do jete,
pasi shpirti im dike brenda saj do kete.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dashurie - Faqe 3 Empty Re: Poezi dashurie

Mesazh nga Anakonda Mon May 14, 2012 5:04 am

Per mua je dielli i mengjesit qe me zgjon ne agim

je ai i mrekullueshmi qe e ngroh shpirtin tim.

Je gjithshka qe kam ne kete jete te shkrete
je ai qe do te dua perjete.
Ka koh qe jemi larguar
si dy zogj qe lene folene per te emigruar.
Zemrat tona shume shpejt u ndane,
e kurre ne syte e njeri-tjetrit s'u pame.
Jeta ka plot dhimbje lendime ne dashuri,
por une s'rreshta kurre se menduari e zemra ka qen tek ti.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dashurie - Faqe 3 Empty Re: Poezi dashurie

Mesazh nga Master Sat Jun 02, 2012 8:53 pm

Më dëgjon!?
Shpirtin e lodhur e kam lënë
Mëngjeseve që t’çelin ndër sy
E shikon!?
Një ëndërr më vrau mbrëmë
Dhe të vdekur më solli tek ty…

© Leonard Seiti
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dashurie - Faqe 3 Empty Re: Poezi dashurie

Mesazh nga Master Sat Jun 02, 2012 8:54 pm

Ma jep dorën e ëmbla ime
Mbretëresha ime pa ushtri
Ti që tundon zemrën time
Sundon mbi yje, mbi galaksi

Pranë teje, pa asnjë mëdyshje
Ndihem mbret në dashuri
Kush guxon e mendon ndryshe
S’dashuron si unë dhe ti

© Leonard Seiti
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dashurie - Faqe 3 Empty Re: Poezi dashurie

Mesazh nga Master Sat Jun 02, 2012 8:56 pm

S’ka ëndrra kjo natë, as gjumë
Veç mjegulla më sillet vërdallë
Në gji të sajë i strukur jam unë
Si muze që kujtimet mban gjallë!

Prej tymit të viteve pluhërosur,
Këmba jote s’shkel më në k’to anë
Në kthetrat e heshtjes burgosur
Se heshtja merimangës i ngjanë!

E vdekur kjo natë, ësht’e ftohtë
Si buzëqeshja jote, e ngrirë
Në fundshpirti, plagosur një lot
Si kalorës që përtokë e kanë shtrirë!

Pranë tij ndal ritmin zemra ime
Vdes pakë nga pakë dhe ajo
Ti heshtur më vështron në kujtime
Se ëndrra kam kohë që nuk shohë!

© Leonard Seiti
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dashurie - Faqe 3 Empty Re: Poezi dashurie

Mesazh nga Master Sat Jun 02, 2012 8:57 pm

E dashur
Buza jote e ngrirë, kallkan
Në buzën time ra e vdekur
Si gjeth’i panjës në savanë
Që dor’e vjeshtës pati prekur

Dhe unë, si ty, i tëri mpirë
Me duart që s’të prekin dot
Në pikë të lotit tënd i ngrirë
Puth si vdekja që s’prek kot!

Puthmë pra, thellë në gjak
Puthmë si s’ke puthur kurrë
Se dhe unë jo krejt pa shkak
Do të puthë gjer në torturë

Puthmë, si t’ish e fundit herë
Nën k’të qiell t’murrmë t’hirtë
Puthmë si kurrë s’ke puth’ të tjerë
Puthmë si vdekja, ja k’tu, në shpirt.

© Leonard Seiti
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dashurie - Faqe 3 Empty Re: Poezi dashurie

Mesazh nga Master Sun Jun 03, 2012 9:09 pm

Arratisen kujtimet e mia
Atje ku ti pushon e vetme
Atje ku degjoj heshtjen tende
Te afrohem, dua te flas
Te dua - me vjen te bertas...
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dashurie - Faqe 3 Empty Re: Poezi dashurie

Mesazh nga Master Sun Jun 03, 2012 9:10 pm

Ti...

Je si re e mbrëmjes që lundron
në qiellin e ëndrrave të mia
unë të pikturoj e të jap trajtë
siç ia ka ënda dashurisë
ti je e imja, je banore
e ëndrrave të mia pambarim

Kjo buza jote, që është aq e ëmbël
helmohet shpejt nga brengë e verës sime
por ti je e imja, je banore
e thellësisë së syrit tim

Të zura dhe të mbështolla
në rrjetëzën e ëndrrave vetmitare
ti je e imja, je banore
e këngëve të mia t`pavdekshme!
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dashurie - Faqe 3 Empty Re: Poezi dashurie

Mesazh nga Master Sun Jun 03, 2012 9:11 pm

Fiksim

Do dëshiroja të t`i thosha ty
më t`ëmblat fjalë që mund të thuhen
por nuk guxoj, kam frikë mos më tall
ndaj më mirë flas me vetveten
dhe e mbys të fshehtën time në brendi
unë e përbuz dhe vetë vuajtjen time
nga frika se mos ma përbuzësh ti!
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dashurie - Faqe 3 Empty Re: Poezi dashurie

Mesazh nga Master Sun Jun 03, 2012 9:11 pm

Intime

Prekje përvëluese
nëpër çipet e buzëve
si t`mos ishte puqur këndi i gojës
por ndonjë teh çeliku

Habitem si nuk rrodhi gjak
nga ajo prerje në zemër!
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dashurie - Faqe 3 Empty Re: Poezi dashurie

Mesazh nga Master Sun Jun 03, 2012 9:19 pm

Jam aq i çmendur për ty e më shumë se kaq nuk mund të jem. Nuk arrij të mendoj as dy gjëra të vetme, pa të menduar edhe ty. Nuk arrij të mendoj asgjë tjetër veç teje. Megjithëse përpiqem të qëndroj, imagjinata më çon gjithnjë tek ti. Të përqafoj, të puth, të përkëdhel dhe mijëra përkëdhelje dashurie pushtojnë qenien time...
Mund të të them se do jesh gjithnjë në zemrën time. Brenda saj të ndjej në një mënyrë kaq të këndshme. Por, Zot, ç’do të ndodhë me mua nëse ti e nëpërkëmbë qëllimin e ekzistencës sime? Ky është mendimi më i ethshëm i vetmisë që më tmerron këtë mëngjes...
Ngrihem papritur duke i thënë vetes: "Do shkoj te ajo!". Por ulem përsëri i shtrënguar nga detyrimet që kam. Brenda meje kam një konflikt të frikshëm. Kjo nuk është jetë. Nuk jam ndjerë kurrë kështu. Më ke gllabëruar plotësisht...
Sa herë mendoj për ty, ndjej një gëzim prej të çmenduri. Shoh e rishoh një ëndërr aq të bukur sikur në një moment të vetëm arrij të jetoj një mijë vjet. Ç’tmerr i vërtetë!
Pushtuar nga dashuria që më ka hyrë në çdo pore, duke jetuar vetëm për dashurinë, e shoh veten të konsumuar nga dhimbja e si të mbështjellë në një rrjetë merimange...
Zogëza ime e dashur, e mora letrën tuaj. E kam këtu para dhe po të flas njësoj si të të kisha edhe ty këtu. Të shoh njëlloj si dje, të bukur, çmendurisht të bukur...
Mbrëmë i përsërisja vetes pa pushim: Ajo është e imja! Nuk besoj se engjëjt në parajsë janë më të lumtur sesa isha unë dje!
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dashurie - Faqe 3 Empty Re: Poezi dashurie

Mesazh nga Anakonda Fri Jun 08, 2012 5:23 am

Ne syte e tu shoh dy pika lot,
u nisa te ti fshija por nuk munda dot.
Doja te te thoja te lutem ti mos qaj,
te te thoja qe per ndarjen ton ti ske asnje faj.
Doja te vija tek ti,
te te puthja pa pushim te te jepja ngrohtesi.
Por nuk munda pasi e pash se tjeter vajz tek ty po qendronte,
e pash se ajo lotet po ti ndalonte.
E un ika pa te penguar,
dhe fat ne dashuri per te te uruar.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dashurie - Faqe 3 Empty Re: Poezi dashurie

Mesazh nga Master Sun Jun 10, 2012 5:55 pm

C'mekat Te Pata Bere O jhngfc Qe Me Lendove Pa Meshire,Nese Ti Doje Nje Tjeter Mund Te Ma Thoje Fare Mire.
C'gabim Te Madh E C'faj Te Vogel Qe Te Vuaj Une Per Ty,Nese Per Ty S'kam Qene Asgje Pse S'ma The Me Mire Ne Sy.!?
Ku Valle Te Pata Lenduar Qe Me Hape Kete Plage?!?Mos Ky Shpirt I Pa Trazuar Ty Tu Duk Fare Pak.!?
Mos U Lodhe Valle Prej Meje Nga Dashuria Kishe Frike.!?Ta Dija Se Tjeter Doje Vete Do Te Thoja Ik..
Perse S'me Thua Lamtumire ...
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dashurie - Faqe 3 Empty Re: Poezi dashurie

Mesazh nga Master Sun Jun 10, 2012 5:55 pm

Perse jeta eshte e ketille!!!
- Plot vuajtje dhe lot....
- A valle eshte per te gjithe?
- Apo vetem per ata, qe sja dalin dot.

- Rri e mendoj dhe vetem mendoj,
hyj ne nje bote plot zhgenjime.
- Lutem dhe therras... me ze te larte...!
- Oh zot me sill ngrohtesi dhe dashuri ne zemren time.

- E urrej kete jete thurur me genjeshtra...- Se kurre s'po e kuptojme se c'eshte e verteta.- Shume lot ne per faqe rreshqasin pa e kuptuar, nga kjo bote e erret dhe e mallkuar....
Në asnjë dorë të botës nuk më zë gjumi.
Isha mësuar me kokën në duart e tua.
E ke ditur që kam diçka nga deti;
Breg me breg dhe gjumi s'më zë.

Dua të shtrihem dhe të vdes
Por vjen ti dhe nga balta më ngre:
Kur male te tërë dot s'na ndanë,
Si do na ndajnë dy grushta dhe?

Ah, isha mësuar me kokën në duart e tua;
Tani edhe brigjet më gjumi nuk i zë.
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dashurie - Faqe 3 Empty Re: Poezi dashurie

Mesazh nga Master Sun Jun 10, 2012 5:56 pm

Ajo është e imja vetëm e imja
Ashtu e vogël e zbehtë dhe e brishtë
Është e imja kur i dridhet flegra e majtë e hundës
E askush nuk e vërën këtë as nëna që e ka lindë
Kurdoherë është e imja edhe kur nuk e kam
Kur lëmon nënbarkun edhe kur aborton e përgjakur
Njerëz të verbër si nuk shihni nënshkrimin e saj
Në ballin tim të rrudhur dhe shkëlqimin e syve të saj
Dhe dhembjen e përbashkët aq të ëmbël
Ajo është e imja dhe është hyjnore si dashuria e saj
Vetë perëndia ma dërgoi dhuratë
Në ditëlindjen-ditëvdekjen e hazreti Isës
Isha i ri dhe i pamësuar
Deshta ta hudhja si një margaritar
Të mbështjellë me një gazetë të vjetër

Prandaj jam sëmurë nga moralitisi
Nga çmenduria jam agraisur në çmendinën time të fildishtë
Dhe më dëgjoni si qirrem me tërë gurmazin:
Ajo është e imja ajo është e imja
Edhe kur duhet me Gabimin e saj të parë dhe të vetëm
Edhe kur ledhaton frytet e z.Gabimit
Është e imja kur të fshehtën tonë e mban në gji
dhe mbështjell dhembjen dhe të vërtetën me të qeshurën e saj
O ajo është Virgjëresha o të verbër
Që do të lind një fëmijë të quajtur Dashuri
Pa racë pa komb pa moshë ligj moral gjini
Do të lind një Gjeni që të shpëtojë botën
Nga urrejtja
Ajo është e imja
Një gjeni
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dashurie - Faqe 3 Empty Re: Poezi dashurie

Mesazh nga Master Fri Jul 27, 2012 11:02 pm

Nje zile telefoni dhe degjoj nje ze
dikush nga ana tjetr me tha"i dashuri po te le"
zeri mu mek syte mu verbuan
ate qe degjuan zemra e shpirti se besuan
i hipa shpejt avionit per ne shqiperi
po vija me mendimet ngulur te ti
dikur ishim te lumtur por njerezit na ndane
dashuria jone ishte e bukur por ate na i vrane
u larguam nga njeri tjetri por se donim kete fund
dashuria nje kujtim mbeti dhe ate se gjetem askund
une nuk mund te jetoja me ne shqiperi
u mundova te te harroja duke shkuar ne nje shtet te ri
aty doja te nisja nje jete te re
per te mos menduar me per ty per te mos menduar me per ne
u mundova shume por kurre sia dola
cdo dite lotet me rridhnin lume e urrejtje per njerezit qe na ndane mbolla
zema mu mush me inat

plot me neveri
pse njerezit na ndane
me cuan larg na ti
Kur arrita ne spital veten e leshova
ti sishe me ai djale qe une dikur dashurova
hyra ne dhomen tende ishe bashke me babane
"svdes dot pa te pare ty"ne heshtje me thane
tu afrova ngadale
e dora me dridhej
te thash"te lutem me fal"
por zeri nuk te ndihej
te kapa lehte per dore dhe ti hape syte
"o zot sa kohe pa u pare u be gati nje vit"
me buzeqeshe lehte e doren ma shtrengove
rrahjet e zemres sime menjehere i shpejtove
se mbajta dot veten dhe syte mu perlotuan
ate dite me ty kurre skam per ta harruar
me afrove prane vetes e me the mos qaj
e si te mos qaja une kur vdekja do te na ndaje
me the"mos qaj te lutem vetem me buzeqesh
dua te te shoh te lumtur para se te vdes"
nuk di se si zemra sme pushoi
gjith ate dhembje zemra nuk di si e duroi
mbeshteta lehte koken tek kraharori yt
por se dija se ti shpejt do mbyllje syte
cova koken lart por ti ishe larguar
zoti te kish marre me vete ne parajs te kish derguar
cka ndodhi me pas vertet nuk e di
di vetem se kur u zgjova ste kisha prane ty
vuajtjet qe kalova e qe sot po kaloj
njerezve qe na ndane me zemer ua uroj
te lutem ti mos me kerko te fal
te fal ata njerez qe ty te cuan ne varr
mos me kerko te harroj ata qe neve na ndane
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dashurie - Faqe 3 Empty Re: Poezi dashurie

Mesazh nga Master Sat Sep 15, 2012 10:25 pm

Asnje kujtim, sot je pa emer. Ky vend i shkret, pse quhet zemer. Mos prit te qaj, ato qe kam kaluar, Nje ore mjafton, per te t'harruar.. -S"kam besuar se do te vrapoja, i lenduar rruges kur kendoja, Nuk te njoh jo sa shume ke ndryshuar, Te shtrengoj por sot me dhembin duart.. Jo nuk di te them a bem gabim, dua vetem ta kuptoj c'fare ndjej per ty sot, Jo un nuk pres nga ty asnje pendim, Pas nje ore do mesojm c'fare humbem un dhe ti..!!
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dashurie - Faqe 3 Empty Re: Poezi dashurie

Mesazh nga Master Sat Dec 22, 2012 11:48 am

Duke heshtur iken dhe kjo dite
Duke qare po i shkruaj poezit...
Germat me lot per ty i formoj
Dua te harroj por akoma te mendoj....
Zemres i them ndal, por ajo sme degjon
Rreh si nje kemban kur ty te kujton...
Fjales i them hesht, ne veshin tend mos te vij
Dhe qe te dua cmendurisht askush s'dua ta dij .. :'((((
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dashurie - Faqe 3 Empty Re: Poezi dashurie

Mesazh nga Master Sat Dec 22, 2012 11:49 am

Mos qaj nese dikush te ka lenduar,
por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar.
Mos qaj nese ditet perfekte nuk i ke,
por qesh se qielli pas 1 stuhie nuk ka me re.
Mos qaj nese shoqeria ndonjehere te le ne balte,
por qesh se te gjithe bejme gabime, njerez perfekte nuk ka.
Mos qaj nese Zoti ndonjehere lutjet e tua s'i degjon,
por qesh se bota eshte me rrota...kete te gjithe e thone.
Thone se eshte dhimbje kur te mer malli per buzeqeshjen e dikujt, por eshte tragjedi kur dikush mundohet ate buzeqeshje ta ndali…Vazhdo te buzeqeshesh ashtu sic ti di...
mendo se sot vetem vetja ka rendesi…….. Wink
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dashurie - Faqe 3 Empty Re: Poezi dashurie

Mesazh nga Master Sat Dec 22, 2012 11:52 am

Nje dite do ndjesh mall per mua do me kerkosh ne rrug pa kthim.. do te keputet shpirti nga dhimbja kur te kujtosh emrin tim.. do therasesh fort por njeri s'do te degjoj.. se ajo qe te degjonte larg ksaj bote udhetoi.. s'do lesh gur pa levizur sa do trembet dhe vet nata.. do te qash me ze te hidhur do thuash ktheu mbrapa.. por ama kthim me s'do ket.. se zemra qe me shum se gjithcka te deshi e theve ti vet :'((((
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dashurie - Faqe 3 Empty Re: Poezi dashurie

Mesazh nga Master Sat Dec 22, 2012 11:56 am

Me shpirt te plagosur me zemer te lenduar shkova ne varreza nje vend per te kerkuar dikush me foli me tha cfar kerkon me lot ne sy i thash dua te iki nga kjo bote po pse me tha kush te ka lenduar
nje djal qe e desha nuk erdhi kurr per tme takuar. :'(
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dashurie - Faqe 3 Empty Re: Poezi dashurie

Mesazh nga Master Sat Dec 22, 2012 12:04 pm

Flasim per lot flasim per mall...
Flasim per endrra qe kthehen ne vaj.
Flasim per jeten as vet pa e kuptuar,
flasim per misteret cdo dit duke u shtuar.
Nje dit te qeshur,ecim te gezuar,
e 1 dit tjeter me lot,te trishtuar.
Shum gjera lem pas,
shum gjera mesojme,gjera na prekin e dot si harrojme.
Dike ke prane,cdo dit e shikon, dike ke larg e dot se harron.
Ndryshe mendojm e ndryshe jemi,
po dicka te perbashket kemi.
Si un,si ti,si cdo njeri,
nje enderr ruajme thelle ne brendesi.!! :♥
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dashurie - Faqe 3 Empty Re: Poezi dashurie

Mesazh nga Master Thu Dec 27, 2012 1:10 pm

Nje dit te erdha pran
ti me vdekjen po luftoje
shum papritur me than
kishe muaj qe me kerkoje…

por un ste qendrova pran
kur ti per mua nevoje kishe
nuk ti perkedhela dot buzet
se larg meje ishe…

dikur u deshem shum
por nje dor mekatare na ndau
sfola un sfole as ti
fati rruget tona i percau…

un u nisa shum larg
po se duroja dot vetmin
neteve te gjata pa gjum
te kerkonte shpirti im…

zemra jote shpertheu
sduronte dot larg meje
dhe ti e dije shum mir
dhe un tretesha larg teje…

nje dit telefoni ra
dhe erdhi lajmi i keq
esht ne ditet e fundit me than
pa ty si del shpirti
dhe shum po heq…

nuk dija cte mendoja
lotet me venin varg-varg
ty po te merrte vdekja
po un isha ende larg…

i hipa avionit te mallkuar
qe do me sillte pran teje
ta jepja dhe ty mundesin
te shuheshe pran meje…

dhe ja ku gjendem
para deres se nje spitali
aty ku do takohen bashk
gjysem e vdekur dhe e gjall…

brenda hyra,te gjeta ne shtrat
ishte shum e zbehte, me buze te that
te fola po ti sm degjoje
me mish e me shpirt lufotoje qe te jetoje…

tani qe me kishe pran
doje ti hapje syt
por vdekja e mallkuar
ste jep mundesi te dyt…

zemra te rrihte
e ndjeje qe isha aty
se zemra ndjeu zemren
qe dikur ishte me ty…

me mundim e hape syt e brishte
dhe me mall me pe
me fole dhe dy fjal
“mos qaj”-me the…

ti po shuheshe para meje
dhe ksaj si jepja dot shpjegim
dhe jeten do ta jepja
qe te gjeje ti shpetim…

“nuk munda larg teje”-me ze te ulet me the
“per mua nuk ka jet,kur pran meje sje”
te putha embel, me puthe dhe ti
lotova un,lotuam t dy…

fryme thell more
dhe zemra te pushoi
lotet ran nga syt e tu
dhe vdekja te pushtoi…

Pse o zot pseeeeeeeeeeee
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dashurie - Faqe 3 Empty Re: Poezi dashurie

Mesazh nga Master Thu Dec 27, 2012 1:12 pm

Dashuria e vertet vjen njer ne jet
Dedikim :'(

Mbrem te pash ne enderr :'(
Ne dasmen tende isha i ftuar jo si dhenderr :'(
Pash me dy syt e mi , Dashurin e jetes qe me dike tjeter e martuan :'(
Un doja te isha dhenderri po nje jet te Lumtur te gjith te uruan :'(
Mua syri vec me Lotonte :'(
Familja e saj pa deshiren e saj po e Martonte :'(
Ajo mua me donte dhe shum gjera me kishte premtu :'(
Qe sapo te mbaronte shkollen me mua ka per tu Feju :'(
Ska gje o shpirti im , mua me mjafton ti e Lumtur te jesh :'(
Qe te krijosh familje dhe ne shpirt qetesi te gjesh :'(
Te lutem mua mos me harro dhe nese vdes :'(
Ne jet nuk jetuam bashk ndaj atje do te pres :'(
Do te le nje leter te lutem lexoje :'(
Ne at leter do kuptosh qe vec per mua ti egzistoje :'(
Djali jot tani do jet ber burr :'(
Dhe un jam i vdekur ate nuk do e shoh kurr :'(
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dashurie - Faqe 3 Empty Re: Poezi dashurie

Mesazh nga Master Thu Jan 10, 2013 5:24 pm

Më ndjej në çdo hap,
dhe pse sytë ti mbyllur po i mbanë,
e rreshkët një lot,
të thërras ti dorën më shtrengon,
ndaj rri si çdo natë,
kujtoj ditët që kaluam bashkë,
me mungojne ti s'ke faj.

E dua këtë jetë me ty,
në mijëra ëndrra për të dy
sa do të zgjoj ky përqafim,
jo nuk e di ëngjëlli im.

Do bëhem lot, do zbres,
tek ty do bie por s'do hesht,
e do ndriëoj ne pafundësi,
...
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dashurie - Faqe 3 Empty Re: Poezi dashurie

Mesazh nga Master Sat Jul 27, 2013 3:28 pm

Dua te te fal gjithcka qe kjo Bote mban...te te fal jeten time qe pa ty sjeton...dua te te fal endrrat se per ty enderrojn ..te fal Zemren qe ty te kerkon...dua te te kem ne krah kurr te mos jem pa ty sepse je drita e shpirtit tim dhe dita qe shohin keta sy...je shpresa per jeten qe mund te jetoj..je fundi i jetes sime nese larg meje shkon,.ti je lumturia qe kam prit te jetoj...je engjelli i jetes sime qe rrugen drejt lumturis me mesoi...je dashuria qe me ben ne kete bot te egzistoj..te dua perfundimisht jeta ime dhe gjithmon do te dua ,..je ajri - drita , je gjithcka per mua..
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dashurie - Faqe 3 Empty Re: Poezi dashurie

Mesazh nga Master Sat Jul 27, 2013 3:29 pm

Dashuria eshte poezia e trishtimit. Dashuria eshte te parit ne pasqyre e shpirtit te brishte. Dashuria eshte te mos thuash kurre jam penduar. Dashuria eshte kthjelltesim. Dashuria eshte te japesh. Dashurise s'i dihet kurre. Dashuria eshte fjale boshe. Dashuria eshte te mberrish te Zoti. Dashuria eshte dhimbje. Dashuria eshte te shihesh sy nder sy me ENGJELLIN. Dashuria eshte lot. Dashuria eshte te presesh te bjere telefoni. Dashuria eshte nje bote e gjitha. Dashuria eshte te kapesh dore per dore. Dashuria eshte dehje. Dashuria eshte verberi. Dashuria eshte te degjosh zerin e zemres. Dashuria eshte nje heshtje e shenjte. Dashuria behet teme kengesh. Dashuria eshte malli per te perqafuar me afsh dike, per te qene ne nje vend me te. Eshte deshira per ta lene gjithe boten jashte kur e perqafon ate, malli per te gjetur nje strehe te sigurte per shpirtin...!
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dashurie - Faqe 3 Empty Re: Poezi dashurie

Mesazh nga Master Sat Jul 27, 2013 3:29 pm

Vitet me te bukura te jetes time i kalova me ty,
Ndarjen me te veshtir ne jeten Time e Perjetova me ty,
Fjalen "TE DUA" me Dashuri ta kam Then vec ty ,
Lamtumiren dot nuk te them dhe pse me ke len me lot ne Sy..
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dashurie - Faqe 3 Empty Re: Poezi dashurie

Mesazh nga Master Sat Jul 27, 2013 3:31 pm

Nuk ka rruge tjeter orientimi ne kete realitet qe e quajme jete per te dale pertej reve qe na mbulojne, vecse duke respektuar nje kod te ri, duke degjuar ate qe na thote shpirti jone.
Brenda shpirtit mund te arrish ato qe ne jeten matriale jane teresisht te privuar nga ekzistenca, me forcen e shpirtit mund te takosh miq qe i kupton dhe te kuptojne. Aty te bota e shpirtit nuk ka kufi midis mua dhe tjetrit, prandaj forca e shpirtit e gjykon njeriun pertej gjeografise, pertej kufijve dhe epokave, pertej iluzioneve te tij, pertej gabimeve apo meritave qe i kane njohur te tjeret. Ne shpirt bota eshte ne duart tona prandaj ne e udheheqim ate sikur nje femij i pafajshem dhe i padjallezuar.
Ti dish kufijte do te thote se shpirterisht i ke kaluar ata. Kufijte me te pameshirshem jane at ate padukshmit dhe te japin ndjenjen e nje lirie qe eshte iluzion .
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dashurie - Faqe 3 Empty Re: Poezi dashurie

Mesazh nga Master Sat Jul 27, 2013 3:33 pm

A ja vlen te vuash per dike qe te braktis...??
A ja vlen te vuash per dike qe mashtron...??
A ja vlen te vuash per dike qe nuk te do...??
A ja vlen te vuash per dike qe nuk te meriton...??
A ja vlen te vuash per dike qe nuk te vlerson...??
A ja vlen te vuash per dike qe te harron...??
Pse kto gjera zemra nuk i kupton...??
Po vuan ne heshtje , e renkon...
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dashurie - Faqe 3 Empty Re: Poezi dashurie

Mesazh nga Master Sat Jul 27, 2013 3:35 pm

Sa bukur eshte te falesh, kur ke mundesi te ndeshkosh.
Sa bukur eshte te heshtesh, kur ke mundesi te flasesh.
Sa bukur eshte te gezohesh, kur merzitja ka kapluar zemren tende...
Sa bukur eshte qe te qeshesh, kur syte e tu kane nevoje qe te qajne...!!
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dashurie - Faqe 3 Empty Re: Poezi dashurie

Mesazh nga Master Sun Jul 28, 2013 8:13 pm

Nëse Të Duhen...

Nëse të duhen trena për t'ia mbathur botës
E anije me vela që udhëtimesh të shpien larg
Për të kërkuar diell që ta mbash në sy
E këngë që lehtë mund t'i këndosh
Atëherë ...

Nëse të duhet agimi për të besuar të nesërmen
Dhe të nesërmen që të mundësh të shpresosh
Për të gjetur shpresën që të kap për dore
Për të gjetur dorën që ti ke braktisur
Ateherë ...

Nëse do të dëgjosh rrëfime e fjalë të moçme pleqsh
Për t'u ngushëlluar për ato që s'ke bërë dot
Nëse poezia për ty humbet vlerë e bëhet lojë
E nëse jeta jote nuk është veç një pleqëri
Ateherë ...

Nëse do të duhet pak mërzitje për t'u dukur i thellë
A rrëmujë qytetesh për të haruar çdo zhgënjim
E delikatesë për ta ndjerë veten të denjë
E pastaj zjarr e nerv për t'u dukur i fortë, trim
Ateherë...

Ateherë ti s'ke kuptuar asgjë ...

|Jacques Brel|
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dashurie - Faqe 3 Empty Re: Poezi dashurie

Mesazh nga Master Sun Jul 28, 2013 8:15 pm

Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
fjalët ti m’i ktheve në harrim,
në qiell është hëna, s’i them dot hënë
s’të flas dot për mjegullën në agim.

Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
në gjoks ti vër çdo fjalë në vend të saj.
Pastaj do të përkund në një djep-këngë,
me hënën flokëve si karficë e bardhë.

Dhe nëse rrugët për në zemër dot s’i gjen,
më thuaj të t’i zgjas gishtërinjtë e mi.
Mbi ta mbështete kokën,
dhe për një çast ti pendë do të kthehesh,
brenda meje do të vërtitesh, shpirt!

Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
kur ti je kaq pranë dhe kaq e thjeshtë,
u këput një gjethe nga një pemë,
e verdhë si harresa … ishte vjeshtë.

T. K
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dashurie - Faqe 3 Empty Re: Poezi dashurie

Mesazh nga Master Sun Jul 28, 2013 8:15 pm

Të isha TI!

Sikur unë të isha ti
me mendimet aq trazuar,
nuk do druhesha kurrsesi
nëpër vargje për t’i shkruar.

Sikur unë të isha ti
dhe e shkuara t’më rrënqethte
aq ëmbël sikurse ti
do ta falja një buzëqeshje.

Sikur unë të isha ti
mizorisht i tradhëtuar,
do e falja atë poshtërsi
por se quaj të harruar.

Sikur unë të isha ti
dhe të isha vetëm unë,
do jetoja përsëri
jo për gjurmë, por për më shumë!

_Ana Biçaku
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dashurie - Faqe 3 Empty Re: Poezi dashurie

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 4 Previous  1, 2, 3, 4  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi