Programe Forum - Welcome
Eksploziv e granata poshtë makinës, familja shpëtohet nga vdekja e sigurt People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Eksploziv e granata poshtë makinës, familja shpëtohet nga vdekja e sigurt

Shko poshtë

Eksploziv e granata poshtë makinës, familja shpëtohet nga vdekja e sigurt Empty Eksploziv e granata poshtë makinës, familja shpëtohet nga vdekja e sigurt

Mesazh nga Master prej Sun Jul 10, 2011 8:39 am

Eksploziv e granata poshtë makinës, familja shpëtohet nga vdekja e sigurt Policia-tirane--150x150

SARANDE- Një vrasje me paramendim është parandaluar një ditë më parë në fshatin Xarrë. Nje sasi e konsiderueshme eksplozivi mes tij edhe dy granata e vendosur poshtë një mjeti, e tipit opel astra ngjyrë gri me targa greke është zbuluar ende pa shpërthyer. Policia po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.
Policia ka zbuluar një pako te mbështjellë me plastamas të bardhë u gjet e vendosur tek disku i gomës së pasme të një mjeti tip opel astra ngjyrë gri me targa greke YHI 5178, pronë e shtetasit Mario Hasani, banor i fshatit Xarrë.
Pakoja është zbuluar nga vetë familjarët në momentin kur 26 vjeçari Mario Hasani ka hypur në mjetin e tij dhe nisi ta lëvizte atë për ta nxjerrë nga parkimi, ku e kishte parkuar një natë më parë.
Në moment është pikasur pakoja e lidhur tek disku. Menjëherë është njoftuar inspektori i zonës Petrit Kapo, i cili shkoi menjëherë në vendngjarje. U njoftua policia e Sarandës dhe nisën hetimet për të identifikuar autorët dhe zbardhur shkaqet.
Ndërkohë është bërë izolimi i zonës ku ndodhej mjeti, ndërsa u kërkua ndihmë nga specialistë nga Tirana për të bërë çaktivizimin e granatave të gjetura në pakon e mbështjellë.
Në orët e vona të së premtes, rreth orës 22.00, specialistë të ardhur nga Tirana kanë realizuar çaktivizimin, ndërsa mësohet se pakoja ka pasur një sasi rreth 1 kg, e dyshuar si ajo e llojit tritol si dhe dy granata, ku siguresat e tyre ishin lidhur me tel në diskun e gomës së pasme të mjetit.
Po punohet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e shkakut të vendosjes së kësaj sasie lënde plasëse, që nëse do të kishte shpërthyer do të kishte ndodhur një katastrofë me shumë viktima. Ndërsa mësohet se nga policia e Sarandës janë shoqëruar në komisariat rreth 10 persona, banorë të fshatit Xarrë.gazetajone
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Eksploziv e granata poshtë makinës, familja shpëtohet nga vdekja e sigurt Empty Re: Eksploziv e granata poshtë makinës, familja shpëtohet nga vdekja e sigurt

Mesazh nga Anakonda prej Sun May 13, 2012 5:26 am

Shyqyr qe te pakten spaska pasur te vdekur.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi