Programe Forum - Welcome
Shqipëria, me çmimet më të larta të karburanteve People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Shqipëria, me çmimet më të larta të karburanteve

Shko poshtë

Shqipëria, me çmimet më të larta të karburanteve Empty Shqipëria, me çmimet më të larta të karburanteve

Mesazh nga Master prej Mon Jul 11, 2011 5:10 pm

Shqipëria, me çmimet më të larta të karburanteve F.0711123625155_m

Përfaqësuesit e biznesit shqiptarë kanë kërkuar sot që në pakën e re fiskale të përfshihet edhe ulja e çmimeve të karburanteve. Në fjalën e tij në mbledhjen e METE-s ku është prezantuar skema për ndryshimin e taksave.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka tha se çmimet e karburanteve në vendin tonë janë shumë të larta të krahasuara edhe me vendet fqinje. “Ne jemi vendi që kemi çmimet më të larta të karburantit si për industritë ashtu edhe për konsumatorin. Një litër karburant ka arritur në 1.4 euro në Shqipëri dhe ky çmim nuk është as në Maqedoni apo në Greqi” theksoi Jaka.

Sipas tij qeveria duhet të jetë më e angazhuar për të stimuluar industrinë e karburantit ndërsa kërkoi që mbledhja të shtyhet pasi grupet e interesit nuk janë njohur me paketën e propozuar nga ministria e Financave. “Kemi një procedurë që duhet t`ia kalojmë paketën të gjitha grupet e interesit. E mbështes fjalën e ministrit për të promovuar dhe stimuluar prodhimin vendas por mesa shoh shumica e ndryshimeve në paketë nuk e promovojmë prodhimin vendas qoftë edhe për eksportet” theksoi Jaka.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Zëvendësministrit të financave Rrushaj i cili ka theksuar se akciza e karburanteve është në nivel të pranueshëm. Sipas tij qeveria ka vënë rregulla të forta për konkurrencën në industrinë e karburanteve si dhe ka vënë në zbatim projekte që ndihmojnë bizneset prodhuese në këtë sektor. /Telegrafi/
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipëria, me çmimet më të larta të karburanteve Empty Re: Shqipëria, me çmimet më të larta të karburanteve

Mesazh nga Anakonda prej Thu May 17, 2012 5:40 am

e moj shqiperi po qem keshtu nuk do futemi dot kurre ne be
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi