Programe Forum - Welcome
KQZ nuk pati votat e mjaftueshme te miratonte aktin per keshillin Bashkiak te Tiranes People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


KQZ nuk pati votat e mjaftueshme te miratonte aktin per keshillin Bashkiak te Tiranes

Shko poshtë

KQZ nuk pati votat e mjaftueshme te miratonte aktin per keshillin Bashkiak te Tiranes Empty KQZ nuk pati votat e mjaftueshme te miratonte aktin per keshillin Bashkiak te Tiranes

Mesazh nga Embelsira prej Mon Jul 11, 2011 6:37 pm

Me 4 vota pro dhe 2 kundër Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk ka miratuar aktin per shperndarjen e mandateve për Këshillin Bashkiak Tiranë.
Miratimi i tabelës përmbledhëse kërkonte një shumicë të cilësuar prej te pakten 5 votash. Për rret 60 minuta përfaqësuesit e opozitës dhe pozitës si dhe anëtarët e KQZ-së debatuan lidhur me ligjshëmrinë e tabelës, ku përfaqësuesit e PS-së e kundërshtuan atë me argumentin se nuk paraqet vullnetin e vërtetë të qytetarëve, por eshte e manipuluar.
“Unë nuk kam qenë dakord në momentin kur është miratuar, kam votuar kundër kësaj tabele. Në bindjen time ligjore, është fakti që pasqyrimi i votave në kutinë e gabuar nuk mund të cënonin tabelën e rezultateve në kundërshtim me kriteret e KQZ-së. Sa kohë kam votuar bazën e kësaj kundër, nuk mund të votoj sot pro”- tha nënkryetarja e KQZ-së Dëshira Subashi.
Kreu i KQZ-së, Arben Ristani duke ftuar anëtarët e tjerë të KQZ-së të votonin aktin në parim, akuzoi Subashin për moskontribut.
“Ju jeni antishtet, ju jeni antinstitucion, jeni partiak nuk jeni të pavarur. Anjë kontribut s’keni dhënë”- tha Ristani gjatë debatit me nënkryetaren Subashi.
Pas ketij vendimi, çështja pritet t’i kaloje Kolegjit Zgjedhor.
Ristani: Procesi i vështirë, KQZ i mbijetoi
Në fjalën hapëse të mbledhjes, kreu i KQZ-së Arben Ristani duke iu referuar zgjedhjes së kryetarit të Bashkisë Tiranë, tha se KQZ i mbjijetoi një procesi të vështirë me kompetencë dhe profesionalizëm.
Ristani përshëndeti edhe vendimet e marra nga Kolegji Zgjedhor, të cilët ai i quajti ligjore dhe konfirmuese për vendimet që kishte marrë më parë vetë KQZ.
“Kishim të bënim me një proces ku transparenca ishte e shkëlqyer. Sigurisht për më skeptikun në këtë vend, ky proces tregoi se shteti ligjor funksionon”- tha Ristani.
Duke e diskutuar në parim aktin për shpërndarjen e mandateve për Këshillin Bashkiak, perfaqësuesi ligjor i PS-së, Eridjan Salianji tha se kjo tabelë nuk mund të miratohet pasi nuk shpreh vullnetin e zgjedhësve.
“Nuk mund ta realizoni miratimin e kësaj tabele, në asnjë pjesë të saj nuk duket vullneti i zgjedhësve”- tha ai.
Sipas, Salianjit KQZ nuk arriti që të perputhte vullnetin e çdo votuesi me votën, pasi sipas tij, po të bëhej kjo do të dilte në pah manipulimi i bërë.
Ndërkohë, përfaqësuesi i PD-së i ftoi anëtarët e KQZ-së të miratojnë tabelën.
Embelsira
Embelsira
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 562
Reputation : 3
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi