Programe Forum - Welcome
Ushqimet që favorizojnë epshin People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Ushqimet që favorizojnë epshin

Shko poshtë

Ushqimet që favorizojnë epshin Empty Ushqimet që favorizojnë epshin

Mesazh nga Master prej Wed Jul 13, 2011 9:49 am

Një dietë e shëndetshme jep edhe rezultat e saj pozitive.

Dhe kjo vlen jo vetëm në drejtimin shëndetësor dhe mirëqenien fizike, por edhe në rregullimin dhe përmirësimin e aktivitetit seksual. dietologët dhe seksologët pas studimeve dhe eksperimenteve të ndryshme kanë arritur të na servirin një dietë me rezultate pozitive për shëndetin seksual.

Në fakt, këtë herë, përveç vështirësisë për të rënë ndonjë kile nga pesha në një muaj dhe falë një regjimi ushqyes shumë preciz, do të jetë e mundur për ta rregulluar më mirë performancën tuaj seksuale dhe arritjen e orgazmës kënaqshëm e më lehtësisht. Një numër jo vogël dietash të tilla gjenden në faqe të ndryshme të internetit.

Dietat për arritjen e orgazmës që shumë shpejt do të bëhen edhe një libër i vërtetë, që do bazohet në rezultatet e shumë kërkimeve, të cilat tregojnë që disa ushqime mund të jenë shumë favorizuese dhe disa të tjera penguese të epshit e përgjigjes seksuale, si te meshkujt ashtu edhe te femrat.
Neurotransmetuesit

Problemi është ekuilibri i duhur i një neurotransmetuesi shumë të rëndësishëm për kënaqësinë seksuale, serotonina. Në fakt, kjo substancë, e cila gjithmonë është e nevojshme dhe e rëndësishme për shëndetin tonë, nuk duhet të jetë shumë me tepricë në organizmin tonë dhe kështu që është e nevojshme balancimi i saj me një neurotransmetues tjetër të rëndësishëm, dopamina.

Nëse prezenca e këtyre dy substancave është e rrëzuar, problemet seksuale zmadhohen dhe arritja e epshit largohet, ndërsa me kombinimet precize të arritura i ekuilibrojmë dhe orgazmat do të jenë më të arritshme dhe më të kënaqshme. Ndërmjet ushqimeve të përmendura në dietat seksuale dhe me shumë ndikim është vaji i peshkut. Ai është i dobishëm edhe për zemrën.

Gjithashtu, më pas, është i nevojshëm edhe një raport preciz i vitaminave dhe i mineraleve, konsumimi i çokollatës është prezenca e balancuar e ushqimeve të ndryshme të tavolinës. Edhe më të rëndësishme se ushqimet, të cilat favorizojnë orgazmën, janë ato të cilat e rrëzojnë këtë balancë. Mund të jepen disa shembuj të substancave shumë të ngjashme, të cilat me shumë lehtësi mund ta “vrasin” orgazmën. E para është kafeina, një substancë me të cilën ne abuzojmë shumë shpesh, sidomos në ditët që jemi shumë të mbingarkuar me punë.

Kafeja dhe shumë ushqime të cilat shtojnë kafeinën duhet të konsumohen me një farë kursimi. Në vendin e dytë të ushqimeve jo për orgazmën ndodhen disa bimë e rrënjë jo shumë të njohura në vendin tonë, shpesh të treguara si përforcues, provokojnë në fakt një bllokim të serotoninës me probleme relative, sidomos te femrat.

Nikotina është një element tjetër, e cila meqë i jep një shtysë fillimi dopaminës, bllokon serotoninën, duke vepruar negativisht si mbi epshin ashtu edhe në qarkullimin e gjakut në aparatin gjenital. Kështu, në konsumimin e nikotinës duhet të jenë shumë të kujdesshëm të dyja sekset, po më të prekur nga ky fenomen janë meshkujt.

Edhe karbohidratet dhe sheqeri i tepruar kanë efekte negative mbi kënaqësinë. Në fakt, kërkimet tregojnë që kur merren karbohidrate e sheqerna niveli i serotoninës rritet shumë dhe kështu është e nevojshme që të ekuilibrohet prezenca e këtij neurotransmetuesi me konsumin paralel të proteinave e fibrave.

Rëndësia e komunikimit në çift

Është plotësisht e vërtetë që në shtrat është e rëndësishme të bisedohet për çdo gjë që e shqetëson njërin apo partnerin tjetër, po aq sa është e rëndësishme që të luani dhe të argëtoheni.

Por sipas të intervistuarve gjithmonë hasen vështirësi apo mungese guximi në shtrimin e problemeve, sidomos në ata çifte që nuk janë shumë të hapur me njëri-tjetrin. Sikur të gjithë partnerët në shtrat të flisnin hapur rreth problemeve që i shqetësojnë, pjesa më e madhe e tyre nuk do të kishte asnjë dyshim për t’u afirmuar dhe depërtuar në çdo element “pikant” të raportit seksual.

Ndaj këshilla më e mirë, sipas specialistëve, është të flisni me parterin për seksin dhe gjithçka që e ndikon apo ka të bëjë me të. Por gjithashtu kaloni kohën duke biseduar me njëri-tjetrin për familjet, për dëshirat tuaj, për ta ardhmen, pasi këto ndikojnë mjaft pozitivisht në krijimin e një marrëdhënieje të fortë.

Zgjedhja e personit të duhur

Nuk është e arsyeshme që të tërhiqeni nga pamja e jashtme e dikujt edhe pse kjo është ajo që ndodh gjithmonë, dhe pothuajse në çdo ambient ku ju mund të ndodheni. Si meshkujt edhe femrat mendojnë se nëse një femër apo mashkull tregon kujdes ndaj paraqitjes së jashtme, duke qenë i vëmendshëm edhe ndaj detajit detyrimisht është i pastër edhe në marrëdhënien seksuale.

Por është vërtetuar se kjo nuk është aspak e vërtetë. Deri tani të gjithë njerëzit të cilët kanë pasur sëmundje seksualisht të transmetueshme, nuk kanë pasur pamjen e një varfanjaku apo që nuk kujdeset ndaj vetes.

Të gjithë njerëzit, të çfarëdo race, posti apo detyre qofshin, të gjithë janë të ekspozuar njësoj ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Nëse e gjykoni dikë ashtu siç është para syve tuaj, ndodh edhe të gaboni. Ndaj është e rëndësishme të logjikoni deri në atë masë sa të mund të bëni zgjedhjen e duhur, në mënyrë që çdo mëngjes të zgjoheni të lumtur me personin që keni në krah.

Tradhtia, një lidhje e fshehtë

Studimet zbulojnë një panoramë tradhtarësh të qetë me ndërgjegjen e tyre. Pjesa më e madhe, rreth 75 për qind e tyre, përgjigjet se nuk ndjehet aspak në faj ndaj partnerit, ndërsa gjysma e tyre pranon se situata me një marrëdhënie të rregullt dhe një lidhje të fshehtë është krejt normale për ta. Të paktën derisa të mos zbulohen nga partneri.

Dy të tretat e personave nuk arrijnë të zbulojnë tradhtinë e partnerëve të tyre. Vetëm 13 për qind e të tradhtuarve është në dijeni të mëkatit dhe vetëm për shkak se partneri ka pranuar gjithçka që në dyshimin e parë. Si reagojmë kur zbulojmë mungesën e besnikërisë? Në të shumtën e rasteve shndërrohemi në detektivë të vërtetë.

Ndjekim çdo lëvizje të partnerit dhe në fund të gjitha dyshimet dhe provat vendosen si akuzë përpara tradhtarit. Ndërsa për ata 13 për qind që zbulojnë faktin e të qenit të tradhtuar gjërat ndryshojnë. Një e treta e tyre ndjehet se njohin dashurinë e fshehtë.
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi