Programe Forum - Welcome
Kalate e Shqiperise People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Kalate e Shqiperise People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kalate e Shqiperise

+3
erlind.f.l
Alessia
Master
7 posters

Shko poshtë

Kalate e Shqiperise Empty Kalate e Shqiperise

Mesazh nga Master Fri Jun 24, 2011 5:23 pm

Kalaja e Ali Pashë Tepelenës në Butrint
Kalate e Shqiperise Alipashe
Pranë qytetit të Butrintit, ndërsa rruga të çon në skajin më jugor të Shqipërisë, në Konispol, vetëm pak metër larg detit, ndodhet një tjetër kala e njohur me emërtimin Kalaja e Ali Pashë Tepelenës, në Butrint.Kalaja e Ali Pashë Tepelenës ndodhet në veri të qytetit në një pozicion gjeografik që ndihmonte nëe mbrojtejen e kalasë. Nga burimet historike, kalaja është vizonuar nga vetë Pashai i cili ka inspektuar etapat e ndërtimit të kësaj perle të rajonit. Kalaja aktuale u rindërtua prej tij më 1819 me një sipėrfaqe 4-5 ha me tre hyrje dhe 3 kulla. Deri mė 1820 ka qėnė rezidenca e dytė e Ali Pashë Tepelenës.
Kjo kala, u ndërtua për të përballuar rezistencën franceze. Arkitektura e saj nuk është shumë e ndërthurur, gjë që flet për periudhën kur francezët morën në kontroll Korfuzin dhe kërkonin të depërtonin në qytetin e Butrintit si një pasuri e madhe arkeologjike dhe vlerash të tjera.
Aktualisht kalaja ka vetëm një hyrje.
Punim i njëjtë i gurit dhe dora e vetme e ndërtimit flasin për një periudhë të vetme të ndërtimit të kalasë së mësipërme.Të dhënat historike tregojnë se kjo kala është ndërtuar rreth vitit 1807, nën kujdesin e vetë Ali Pashë Tepelenës.
Kalaja e Bashtovës
Kalate e Shqiperise Bashtova
Kështjella e Bashtovës është ndërtuar mbi një terren fushor, rreth 400 m në veri të lumit Shkumbin. Planimetria e saj ka formë drejtkëndëshe me përmasa 60 x 90 m. Muret janë të ndërtuar me gurë ranorë dhe konglomerat me forma te çrregullta
Kështjella është e pajisur me 8 kulla, të vendosura përkatësisht në të katër qoshet dhe në mesin e çdo muri të saj, me përjashtim të murit të saj perëndimor që i takon një periudhe të dytë ndërtimi. Ato kanë formë rrethore dhe katërkëndëshe, dhe ishin të hapura nga ana e brendshme e kështjellës.
Ambienti i brendshëm i tyre ndahej në 5 kate me dysheme druri.
Kështjella e Bashtovës ka pasur 3 hyrje, ku ajo kryesore ndodhej në mesin e murit verior duke përshkuar kullën që ndodhej këtu.
Një hyrje tjetër ndodhej në mesin e murit perëndimor, dhe tjetra në pjesën veriore të murit lindor. Shkallë të cilat mbështeteshin në faqen e brendshme të mureve të kështjellës të ngjisnin në shtegun e rojeve. Vijueshmëria e këtij të fundit ndërpritej vetëm nga kulla e hyrjes.

Kalaja e Beratit
Kalate e Shqiperise Berat
Kalaja e Beratit është e ngritur në një kodër 187 metra të lartë, në të majtë të grykës së lumit Osum.
Fillimisht, një vendbanim protourban, në shekullin e VII - V p.e.s, si një pikë strategjike e rëndësishme, ajo u shndërrua në qytet kështjellë me mure që arrinin në gjatësi deri në 1.400 metra dhe me një sipërfaqe prej 10 ha.
Burimet historike dëshmojnë se prej këtij viti, kalaja e Beratit ka qenë objekt i sulmeve të ndryshme dhe si rezultat përmendet në dokumente historike të kohës me një sërë emrash. Me emrin e lashtë Antipatrea përmendet në vitin 216 p.e.s..
Nga romakët u quajt edhe Albanorum oppidium (fortesa e Arbërve).


Kalaja e Drishtit
Kalate e Shqiperise Drishti
Gjendet në një distancë prej 6 km nga Ura e Mesit mbi lumin Kir. Fshati i sotëm gjendet poshtë vend gërmimit të Drivatiumit të lashtë. Ai u ngrit në periudhën romake si një vendbanim në rrugën Shkodër - Kosovë.
Në antikitetin e vonë, kjo kala ishte njëra prej fortesave zinxhir që mbronin Shkodrën.
Kalaja gjendet në një kodër 800 metra e lartë. Brenda mureve të kalasë gjenden 11 shtëpi të fshatit që formojnë një lagje.


Kalaja e Elbasanit
Kalate e Shqiperise Kalaja%20ulbasoni
Është një kala fushore në qytetin e Elbasanit. Ajo përmendet për herë të parë nga Kristobuli, historian i Mehmetit të II -të.
Objekt studimi i plotë, kalaja u bë nga arkeologët austriakë, Prashniker dhe Shober të cilët konstatuan se poshtë mureve mesjetare kishte fortifikime të periudhës antike.
Kalaja ka formë katër këndore me përmasa 308 x 48 metra. Nga 26 kulla që ka pasur, sot ruhen vetëm 8 prej tyre.
Në periudhën e vonë antike, qyteti brenda kalasë me emrin Skampini, nisi jetën si qendër banimi pranë rrugës Egnatia.
Rindërtimi i kalasë u bë nga turqit për qëllime strategjike.
Sot muret brenda kalasë janë të banuara. Aty gjenden edhe objekte të rëndësishme kulti si të besimit mysliman ashtu edhe të atij kristian.

Kalaja e Gjirokastrës


Kalaja e Gjirokastrës, përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336.
Në këto vite, ajo ishte qendra e feudalëve shqiptarë Zenevisë.
Historianë të ndryshëm mendojnë se ekzistenca e kalasë së gurtë është më e hershme. Sipas tyre, kalaja ka pasur dy faza ndërtimi, të cilat lidhen me periudhën para dhe pas Pashallëkut të Janinës dhe fortesave të Ali Pashë Tepelenës.
Nga Kalaja mesjetare, ajo e para pushtimit të Ali Pashës, ruhen vetëm pak gjurmë pasi muret janë veshur deri në lartësi nga ndërtimet e reja.
Me kalimin e viteve, ajo filloi të luajë gradualisht rolin e një kështjelle për qëndrimin e sunduesit dhe garnizonit të qytetit.
Në vitin 1812, kalaja e Gjirokastrës u pushtua nga Ali Pashë Tepelena, i cili filloi rindërtimin e saj.
Kalaja përmbante përveç barakave për vendosjen e një garnizoni prej 5 mijë ushtarësh, magazina të shumta nëntokësore që ishin llogaritur mirë për sigurimin e municioneve dhe ushqimeve të nevojshme.
Kronikat e kohës përmendin se vetëm për ndërtimin e vendqëndrimit të Ali Pashës, një kullë pranë këndit juglindor, punuan 1500 vetë. Me rënien e Pashallëkut të Janinës, Kalaja do të humbiste shkëlqimin e saj.
Në vitet e luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, ajo do të shërbente si vendstrehim për banorët e qytetit për tu mbrojtur nga bombardimet ajrore.


Kalaja e Kaninës
Kalate e Shqiperise Kanine

Ndodhet 6 km larg nga qyteti i Vlorës. Kalaja ngrihet në majë të një kodre me lartësi 380 metra mbi nivelin e detit. Ajo ka një sipërfaqe prej 3.6 hektarë.
Kjo kala është përmendur që në shekullin e IV. Megjithatë aty janë zbuluar gjurmë që prej periudhës ilire. Mendohet se është ndërtuar që në shek III -të.
Gjurmë të mëpasshme janë ato të periudhave bizantine, veneciane dhe turke.
Kalaja është rindërtuar nga Justiniani në shek e V -të dhe meremetuar nga sulltan Sulejmani në 1531.

Kalaja e Krujës
Kalate e Shqiperise Kruja
Është objekti kryesor turistik i qytetit të Krujës. Kështjella është ngritur gjatë shekujve të V - VI. Ajo ka trajtë eliptike me një perimetër prej 804 metrash. Muret rrethuese janë të përforcuara nga 9 kulla. Në pjesën më të lartë, në veri - lindje, ngrihet kulla e Sahatit, e cila shërbente për vrojtim dhe sinjalizim me kalanë e Petrelës dhe Durrësit.
Muzeu ndodhet në hyrjen kryesore të kështjellës.
Muzeu është përuruar në vitin 1982.
Krahas stendave që shpjegojnë veprimtarinë e Skënderbeut, në muze ndodhen edhe biblioteka, dokumente dhe botime që lidhen me këtë figurë legjendare.
Muzeu ka karakterin e një memoriali dhe ka elemente të tilla si; harqe guri, piktura në xham etj.
Brenda mureve të kalasë gjenden disa shtëpi dhe Teqeja e Dollmasë.
Në perëndim të kështjellës ruhet edhe hamami i shek XV.

Kalaja e Lezhës
Kalate e Shqiperise Lezhe
Ngrihet në majë të një kodre me lartësi 186 metra, në lindje të qytetit. Kalaja ka origjine ilire.
Në vitin 1440 ajo iu nënshtrua një rindërtimi nga venedikasit dhe më pas nga osmanët në vitin 1522. Këtu mund të shihen gjurmë të arkitekturave ilire, romake, bizantine dhe osmane.
Objektet më interesante për tu vizituar janë rrënojat e ndërtesave osmane brenda kalasë, xhamia, kulla në murin juglindor me një hark romak dhe kulla ilire në murin jugor.
Kalaja e Lezhës është monument kulture.
Prej saj shihet një pamje mjaft e bukur e fushës së Lezhës dhe e detit Adriatik.

Kalaja e Prezës
Kalate e Shqiperise Preza
Ndodhet sipër fshatit me të njëjtin emër, në kreshtën e kodrës. Kjo është një kështjellë e vogël e cila ka nisur të ndërtohet në shek e XIV dhe ka përfunduar në fillim të shek e XV nga ana e familjes feudale të zonës, Topiajve.
Kalaja është shpallur monument kulture.
Në qoshet e saj kalaja ka katër kulla rrethore.
Kulla e sahatit është ngritur rreth viteve 1800 - 1850. Ajo shquhet për pozicionin mjaft të bukur, duke kontrolluar fushën e Tiranës.
Po kështu përballë saj ndodhet kalaja e Krujës.
Kjo kala ndodhet gjithashtu, fare pranë aeroportit ndërkombëtar "Nënë Tereza", të Rinasit.
Në kala ndodhen restorante dhe lokale shërbimi .

Kalaja e Rozafës
Kalate e Shqiperise Rozafa

Rozafa është një prej kështjellave më të rëndësishme në të gjithë Shqipërinë dhe objekti kryesor turistik në qytetin e Shkodrës. Ajo rrethohet prej ujërave të tre lumenjve: Bunës, Drinit dhe Kirit.
Emri Rozafa del në mesjetë, me të cilën lidhet legjenda që ka në qendër mbajtjen e fjalës së dhënë. Si subjekt është murosja e Rozafës, nuses më të re të tre vëllezërve që ngrinin muret e kalasë, por që shembeshin natën.
Në hyrje të kalasë ndodhet bozorelievi i Rozafës dhe uji gëlqeror që depërton tek hyrja kryesore dhe lidhet me fantazinë popullore si qumështi i gjirit të Rozafës , i cili u la jashtë gjatë murosjes për të ushqyer foshnjën e saj.
Sot shumica e mbetjeve të kalasë i përkasin periudhës veneciane, asaj osmane (shek XVI - XVII) dhe Bushatllinjve (shek XVIII - XIX).
Muret e kalasë së Rozafës kanë një gjatësi prej 880 metrash dhe rrethojnë një sipërfaqe prej 9 hektarësh.
Objekte të tjera brenda kalasë janë cisternat e ujit të shek XV, katedralja e shek XIII e cila pas pushtimit osman u kthye në xhami. Aty ndodhet edhe muzeu i Rozafës që shpjegon periudhat e ndryshme të kalasë.

Kalaja e Tiranës ishte një stacion rrugor i vijës Egnatia i tipit Mansio-Mutatio. Ajo përbënte qendrën e një vendbanimi, të emërtuar me një variacion emrash që në shekujt e parë të erës sonë. Tirkan (shek IV e.s ), Tergiana (1297) kur në të ishte vendosur kancelaria e sundimtarit të saj Karli I Anzhu, dhe në formën e sotme Tyranna (1505) sipas Barletit. Ky tiponim akoma nuk është saktësuar plotësisht. Por kalaja, dëshmia më e lashtë e këtij qyteti, ndodhet pikërisht në vendin ku derdheshin e kryqëzoheshin rrugët e vjetra e të reja që e lidhnin kryeqytetin dhe pastaj krejt Shqipërinë - veriun me jugun, lindjen me perëndimin.







Kalaja e Pogradecit

Kalaja e Pogradecit është e vendosur në majën e kodrës, në pjesën perëndimore të qytetit të Pogradecit, me lartësi 205 m mbi nivelin e liqenit të Ohrit. Ka filluar të banohej që në shek. V para Krishtit, ndërsa në shek. IV para Krishtit u pajis me mure mbrojtëse. Ka pasur një vjetërsi banimi prej 1400 vjetësh, duke qenë një kala iliro - shqiptare e hershme.

Kalaja e Badhrës

Kalaja e Badhrës ndodhet në Jug-Perëndim të fshatit Borsh dhe shtate kilometra nga Fterra
Kalaja ka formën e një elipsi të çrregullt. Kalaja e Badhrës si nga teknika e ndërtimit të mureve, 2 m lartësi (me gurë të papunuar) me përmasa mesatare e të vogla dhe pa lidhje llaçi, ashtu edhe nga materiali arkeologjik, paraqet një nga fazat më të hershme të ngritjes së vendbanimeve të fortifikuara të epokës së bronzit të vonë, 1500-1200 vjet para Krishtit. Linja e murit është gjarpëruese, e parregullt, e pasigurt, duke iu përshtatur terrenit, mbrohet nga ana jugore nga rrëzime shkëmbore, si një ndërtim i bërë pjesë-pjesë. Sipërfaqja brenda mureve është pjesërisht shkëmbore dhe nuk ka gjurmë banimi. Fortifikimi nuk është llogaritur për një kohë të gjatë, por vetëm për qëndresa kundër grabitësve. Këto të dhëna na japin fizionominë e një vendbanimi fisnor, ku bashkësia patriarkale është vendosur në një territor të përshtatshëm për blegtorinë. Jashtë mureve të kalasë (në anën Veriore e Perëndimore) ruhen rrënojat e 15 banesave, të cilat kanë rëndësi sepse janë banesat e para të epokës së bronzit në Shqipëri. Ato hedhin dritë mbi organizimin fisnor patriarkal të shoqërisë ilire të asaj kohe. Kalaja e Badhrës është e një periudhe me kalatë e tjera ilire të zbuluara ne bregdetin e Jonit, si: në Koros, Qeparo, Kalivo. Me Badhrën kemi modelin më të hershëm të lindjes së fortifikimit. Ajo përfaqëson etapa të ndryshme në realizimin e lidhjes midis hapësirës së fortifikuar dhe asaj të banuar. Kalaja e Badhrës është dominuese e të gjithë bregdetit Lukovë, Borsh, Piqeras. Brenda fortifikimit janë zbuluar banesa në formën rrethore. Venbanimi datohet në bronzin e mesëm e të vonë.

Kalaja e Borshit

I përket shek IV B.C. dhe është rindërtuar në mesjete. Ajo ka një sipërfaqe prej 5 hektaresh dhe ka një bazament prej blloqe gurësh. Pas periudhës antike është përmendur për herë të parë në vitin 1258 me emrin Arkontea e Sopotit. Po në këtë vit kalaja i jepet si prikë bijës së Despotit të Epirit , Helenës.
Në vitin 1417 u pushtua nga turqit, ndërsa në vitin 1441 u pushtua nga princi arbër Kostandin Muzaka. Turiqit e rimorën përsëri në 1848 . Kalaja njohu edhe pushtimin nga ana e Ali Pashait. Ajo ndodhet në majë të një kodre dhe është e dëmtuar.




Kalaja e Shkodrës

Kalaja e Shkodrës është e ngritur mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit të Shkodrës. Mbi faqet e pjerrëta të kodrës ngrihen muret rrethuese të cilat zenë një sipërfaqe rreth 9 ha. Në periudhën e lashtë muret ishin të stilit poligonal, gjurmë të të cilave ruhen edhe sot. Si qendër e fortifikuar ilire përmendet për herë të parë gjatë sundimit të mbretit Gent dhe historiani Tit Livi e quan “vendi më i fortë i labeatëve”. Kështjella del me emrin Rozafa në periudhën e mesjetës, gjatë së cilës u pushtua herë nga sllavët dhe herë nga bizantinët. Brenda mureve të saj ruhen një sërë mjedisesh si garnizone, depo, një ndërtesë administrative etj.


Kalaja e Skelës

Në vitin 1531 Sulltan Sulejmani ndërtoi Kalanë e Skelës e cila gjendej në afërsi të Skelës së sotme, dhe deri në vitet e fundit ishte 4 km larg periferisë së qytetit. Kronikani turk Evliha Çelebi shkruan se largësia midis dy kullave skajore ka qenë 90 m. Rrjedhimisht, sipërfaqja e kalasë ka qenë rreth 3.5 ha. Sipas peizazhit që përshkruan Çelebiu kur thotë se “ky qytet (Vlora) nuk ka asnjë kontakt me kalanë”, kuptojmë se kjo shkëputje nuk ndodhi në shekujt që pasuan ndërtimin e kalasë, por lindi që në fillim. Qenia e kalasë në një largësi të madhe nga qyteti tregon se Vlora, si qytet i hapur nuk lindi prej rritjes së popullsisë së kalasë dhe as kalaja nuk u ndërtua për mbrojtjen e Vlorës, strukturë kjo mjaft specifike që nuk e hasim në ndonjë qytet tjetër të vendit tonë. Për numrin e kateve dhe kupolën e saj, na vë në dijeni Çelebiu, i cili shkruan se kulla ishte 7- katëshe dhe mbulohej me kupolë plumbi, mbi të cilën lartësohej një shtizë e gjatë, me sa duket shtiza e flamurit, të cilën e shohim dhe në një nga gravurat. Prej të dhënave del se brenda kullës gjendeshin magazinat dhe banesa e komandantit të kalasë. Ruajtja në të e municioneve kërkonte mure të fuqishëm që të mos shpoheshin prej predhave. Së fundi, në të dëshmohet prania e topave në pjesën e sipërme të kullës. Mbrojtja e kalasë kryhej edhe prej kryekullës. Kronikani turk që e kishte parë këtë vepër arkitekturore më shumë se një shekull pas ndërtimit shkruan: “ata që s’kanë parë fortesën e Vlorës nuk kanë dijeni mbi mjeshtërinë e osmanëve”.


Kalaja e Prezës

Barleti përmend Prezën si qyteza e Parthinëve. Fakti që e përmend Barleti tregon se Kalaja e Prezës duhet të jetë ndërtuar para rrethimeve të Krujës dhe ndërtimi i saj duhet të jetë në fillim të shek. XV nga Topiasit të cilët ishin zotëruesit e kësaj zone. Me sa kuptohet, braktiset në kohën e Gjon Kastriotit dhe vetë i biri i tij. Pas pushtimit turk asaj iu bënë disa riparime, ndërmjet të tjerave u ndërtua edhe një xhami.

Kalaja e Tiranës

Kalaja e Tiranës ishte një stacion rrugor i vijës Egnatia i tipit Mansio-Mutatio. Ajo përbënte qendrën e një vendbanimi, të emërtuar me një variacion emrash që në shekujt e parë të erës sonë. Tirkan (shek IV e.s ), Tergiana (1297) kur në të ishte vendosur kancelaria e sundimtarit të saj Karli I Anzhu, dhe në formën e sotme Tyranna (1505) sipas Barletit. Ky tiponim akoma nuk është saktësuar plotësisht. Por kalaja, dëshmia më e lashtë e këtij qyteti, ndodhet pikërisht në vendin ku derdheshin e kryqëzoheshin rrugët e vjetra e të reja që e lidhnin kryeqytetin dhe pastaj krejt Shqipërinë - veriun me jugun, lindjen me perëndimin.

Kalaja e Tujanit

Kalaja e Tujanit, një fortifikatë e gurtë me formë katërkëndëshe, ku gjurmët e jetës hasen që nga periudha e parë e hekurit. E rindërtuar në shek e IV e.s., ajo ishte porta hyrëse e koridorit Dibër-Tiranë-Durrës


•infoalbania•
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalate e Shqiperise Empty Re: Kalate e Shqiperise

Mesazh nga Alessia Sat Aug 13, 2011 2:42 pm

Shume te bukura
Alessia
Alessia
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 1074
Reputation : 0
Join date : 12/08/2011

http://www.twitter.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalate e Shqiperise Empty Re: Kalate e Shqiperise

Mesazh nga erlind.f.l Sat Dec 10, 2011 8:26 am

hahhahha shum e bukur kjo
erlind.f.l
erlind.f.l
Anetare i Ri
Anetare i Ri

Numri i postimeve : 96
Reputation : 0
Join date : 05/12/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalate e Shqiperise Empty Re: Kalate e Shqiperise

Mesazh nga erlind.f.l Sat Dec 10, 2011 9:56 pm

Very Happy
erlind.f.l
erlind.f.l
Anetare i Ri
Anetare i Ri

Numri i postimeve : 96
Reputation : 0
Join date : 05/12/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalate e Shqiperise Empty Re: Kalate e Shqiperise

Mesazh nga Alessia Mon Jan 02, 2012 8:48 pm

me pelqen...kalaja e krujes se vetem atje kam qene..
Alessia
Alessia
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 1074
Reputation : 0
Join date : 12/08/2011

http://www.twitter.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalate e Shqiperise Empty Re: Kalate e Shqiperise

Mesazh nga VLoNjate Fri Jan 06, 2012 1:01 am

Kalaja e Krujes esht thjesht mahnitesee..!!!
VLoNjate
VLoNjate
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 518
Reputation : 3
Join date : 05/11/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalate e Shqiperise Empty Re: Kalate e Shqiperise

Mesazh nga Master Sun Jan 08, 2012 8:17 pm

Te gjitha jane super
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalate e Shqiperise Empty Re: Kalate e Shqiperise

Mesazh nga Anakonda Mon Apr 09, 2012 3:28 pm

Kalaja e krujes eshte shum e bukur,sidomos krutanet i kam fix. Crying
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalate e Shqiperise Empty Re: Kalate e Shqiperise

Mesazh nga Vlonjati Mon Jul 09, 2012 5:46 pm

vetem te e krujes kam qen

Vlonjati
Anetare i Ri
Anetare i Ri

Numri i postimeve : 17
Reputation : 1
Join date : 08/07/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalate e Shqiperise Empty Re: Kalate e Shqiperise

Mesazh nga Vlonjati Mon Jul 09, 2012 5:46 pm

ah dhe e prezes

Vlonjati
Anetare i Ri
Anetare i Ri

Numri i postimeve : 17
Reputation : 1
Join date : 08/07/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalate e Shqiperise Empty Re: Kalate e Shqiperise

Mesazh nga Almita Tue Jul 10, 2012 12:28 pm

SHKODRES
Almita
Almita
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 690
Reputation : 9
Join date : 08/06/2012
Age : 27

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalate e Shqiperise Empty Re: Kalate e Shqiperise

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi