Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Vrasja në Tiranë, dëshmia e plotë e Aleksandër Koliçit mbi trafikun e drogës

Shko poshtë

Vrasja në Tiranë, dëshmia e plotë e Aleksandër Koliçit mbi trafikun e drogës

Mesazh nga Master prej Sun Jul 17, 2011 3:03 pm



TIRANE – Lajmifundit – Shtetasi Aleksander Koliçi i vrare me arme zjarri te premten ne Tirane i denuar per trafik droge, ka deshmuar ne vitin 2007 per kete trafik duke bere me faj shtetasin Bledar Balliu, tashme i arrestuar me akuzen e vrasjes se Koliçit.
Deshmia e Koliçit, e bere para gjykates me nje marreveshje per uljen e denimit dhe jo marreveshje si bashkepunetor apo i penduar i drejtesise, fajeson Bledar Balliun si drejtues dhe ideator te trafikut te droges.
Ne fund te gjykimit, Aleksander Koliçi ishte denuar me 4 vjet burg kurse Bledar Balliu ishte denuar me 8 vjet burg.
Gjykata e krimeve te Renda pohon ne vendimin e saj se nga procesverbali i deklarimeve te te pandehurit Aleksander Koliçi te dt. 09.01.2007 ai deshmon mbi trafikun duke pohuar se:
“…….deri ne vitin 2004 kam qene ne burg ne Greqi dhe ne veren e 2004 kam ardhur ne Shqiperi dhe kam ndenjur ne Tirane ku dhe jam njohur me Bledar Balliun te cilin e kam njohur prej vellait te tij Fredit, me te cilin jemi njohur qe te vegjel. Ne periudhen qe rrija me Bledin , nepermjet nje te njohurit tim Bati nga Kurtjani i Fierit jam njohur me nje gjerman qe rrinte ne Shqiperi Zren Lutschke, i cili me ka propozuar qe te ngrija biznes per dyer druri te cilat do te mi sillte ai nga Gjermania. Ai me tha qe duhet te nxirrja liçence, por une nuk isha i licencuar dhe per kete jam lidhur me Xhevdet Shehun, i cili ishte i liçencuar dhe i kerkova qe une te isha administrator.Zreni me nxorri vize gjermane me pashaporten me emrin Aleksander Gremi…………
Ai me ka propozuar edhe mua nje gje te tille , por une nuk arrita , pasi nuk kisha leke, nderkohe qe dhe Bledi me kishte propozuar qe si mund te lidheshim me Zrenin per hashash apo dhe heroine…Une vetem sa i ka lidhur Bledi ma ka sjelle mua kete sasi dhe une ja kam dhene Zrenit.
Me pas kam shkuar ne Gjermani dhe aty jam njohur me 2 vellezer nga Tirana Olti dhe Fredi.Keta me propozuan qe ti merrnim makinat me qira.
……….. Ne Greqi kam takuar nje shokun tim Aldi qe punon ne Angli , i cili ishte me dy qipriote Sava dhe Mihali, te cilet ne bisede e siper doli qe interesoheshin per hashash dhe une u thashe qe me mire te vinin vete ne Shqiperi dhe ta shikonin se une nuk e njoh mire.Dy qipriotet erdhen ne Shqiperi dhe une i thashe Bledit qe kam njohur dy qipriote qe donin hashash te mire dhe ai tha qe do tua gjejme ne Hollande.Ai po ashtu me tha qe ti pyesja se mos donin nga ky i joni se u gjejem te mire , kam folur ne telefon dhe me kane thene qe nuk duam.
Bledi me ka then qe meqenese eshte kamioni per ne Gjermani ta mbushim te marri sa te marri, une i kam tene mire dhe me tha qe ne Gjermani kam njerezit e mi per ta shitur dhe shoferit do ti jepnim 200 euro, por Bledi nuk donte qe ti thoshim gje shoferit dhe me tha mua qe ti çoja makinen. Une e kam marre makinen duke i thene shoferit qe do ta çoja ta rregulloja.Une i dhashe çelesat e makines Bledit dhe e lame qe do te takoheshim ne Fier kur ai ta kishte gati, pra te kishte ngarkuar hashashin. Te nesermen me merr ne telefon dhe me tha qe çdo gje ishte gati dhe ka ardhur te une me ka dhene çelesat dhe une bashke me shoferin kam vajtur ne Fier.
E kam percjelle shoferin deri ne Tepelene dhe aty jemi ndare dhe une nuk i kam treguar gje per drogen .Me vone me merr shoferi ne telefon dhe me tha qe me ka dale nje llamarine poshte dhe kane dale disa pako. Kam folur me Bledin dhe ai me ka thene qe ti hidhte pakot qe kane dale dhe te vazhdonte rrugen dhe une kete ia thashte shoferit. Komunikoje shpesh ne telefon me te dhe ne nje moment ai nuk ma hapte telfonin .
Pas disa kohesh qe une tentoja te flisja me te ma hapi dikush dhe me tha qe nuk eshte ketu dhe une kuptova qe mund te ishte kapur pasi me tha qe e kane kapur, ik se jemi policia.me pas nga gazetat kemi marre vesh se ishte kapur me 80 kg droge .
Kemi bere perseri muhabet me Bledin se ç’fare mund te bejme dhe une i thashe Bledit se jane ata qipriotet qe duan hashash te mire por jo nga ky i joni dhe Bledi tha qe do ta siguroj une ne Hollande por ishte problemi i transportit. Une i thashe qe njoh une nje gjermane Brisera qe mund te beje transportin.Kam folur me te ne telefon dhe me tha qe kishte nje makine Passat qe mund te sillte. I kam thene qe te vinte ne Shqiperi dhe ajo ko ardhur dhe ishte dakort qe te transportonte sasine e hashashit nga Hollanda per ne Athine.Kam folur me Bledin dhe ai donte te shikonte makinen se ç’fare mbante dhe ç’fare s’mbante…….. Me pas ka ardhur Sava dhe Mihali dhe kemi shkuar te Uji i Ftohte ne Tepelene . Une kisha folur me pare me Adilin nga Lazarati, i cili me tha se do te dergonte nje person tjeter. ka ardhur personi qe kishte derguar Adili, i cili quhej Kasem dhe ka sjelle me bvete nje xhufke cannabisi per ta provuar Sava dhe Mihali. Me pas ka ardhur dhe nje person qe quhej Xhelo te cilin e kam njohur dhe me pare pasi vinte te lokali i Ladi Pashes Escape.
Sava dhe Mihali nuk e pelqyen cannabisin, por Sava tha qe mund te merrte 10 kg hashash, por qe duhet tia çonim ne Athine. Me pas kemi vijuar biseden me Bledin ne Tirane per sasine e hashashit qe do te vinte ng Hollanda, kam folur me gjermanen Briseiren se si do te veprohej per ta transportuar nga Hollanda ne Gjermani.Bledi do te dergonte Jungen qe atehere e njihja vetem si emer por qe behej fjale per Gezim Mekaj , te cilin une di se e therrisnin dhe Armando, i cili eshte takuar me Briserien qe i ka dhene nje makine me qera .
Me pas shkoi ne Hollande dhe jane takua perseri me Briseiren, e cila ka marre sasine e hashashit dhe do te ndiqte intenerarin Hollande –Gjermani- Austri – Itali- Greqi.Ne Athine do te takonte Saven ku do tij jepte sasise e hashashit ose do te lidhej Bledi me dike qe do te bendte shkarkimin, por kjo nuk u diskutua me pasi morem vesh se Briseira ishte kapur.kete ma ka theneBledi,eshte kapur dhe Junga bashke me mallin dhe nje djale tjeter , madje vete Junga me ka thene se kur eshte kapur me te ka qene dhe Ilia nje i afer i Dilos.Gjate kohes qe ka qene ne burg Junga me ka thene qe po kerkojne njerin me bisht, pasi kane kapur nje gjerman me 80 kg ne Greqi, ate kohe une kam qene me floke te gjata me bisht , te cilat me pas i preva”…. di qe Bledari merrej me droge e konkretisht me heroine qe vinte nga Turqia. rreth fundit te vitit 2004 di qe ka patur gjendje rreth 50 kg heroine qe e mbante ne Tirane.Kete sasi ai e ka shperndare per ne Greqi nepermjet personave te ndryshem, njeri nga ata kishte psudonimin’’çuni i vogel’’.
Ne proçesverbalin e pyetjes se te pandehurit Aleksander Koliçi te dt.31 Maj 2007 pohon qe:
“…ne lidhje me episodin e trafikimit te dt.04.02.2006 , organizator dhe sigurues i mallit ka qene Bledra Balliu… Bledari eshte marre prej vitesh me trafikimin e lendeve narkotike …kur erdhi Fritzi ne Shqiperi jam takuar me Bledin te lokal Plan B dhe Bledi me tha qe do ta mbushim kamionin sa nxe. lnden narkotike do ta gjejem ne Larzarat ose ne Vlore Jungja qe ishte prezent do te bente dhe gjetjen e mallit , Bledi do e financonte lenden , i kam dhene çelesat e kamionit Bledit , te nesermen me ka sjelle çelesat ndersa kamioni ishte ne Sheq.
Ne lidhje me trafikimin e nje sasie lende hashash dt.15.04.2006 nga Hollanda ne Greqi si ma propozoi Bledi , Bledi kete do ta bente me nje te njohurin e tij me emrin Dilo, pastaj meqenese Junga kishte shkuar ne Hollande donte ta bente nepermjet tij… parate per hashashin i kishte gjetur Bledi… une Biseres i kam thene qe do te transportonte vetem hashash dhe per kete do te paguhej 12 000 Euro.
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi