Programe Forum - Welcome
Me 1 Gusht diten e pare te Muajit te Ramazanit People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Me 1 Gusht diten e pare te Muajit te Ramazanit

Shko poshtë

Me 1 Gusht diten e pare te Muajit te Ramazanit Empty Me 1 Gusht diten e pare te Muajit te Ramazanit

Mesazh nga Master prej Sun Jul 17, 2011 9:09 pm

Me 1 Gusht diten e pare te Muajit te Ramazanit te themi te gjith Shehadetin dhe ta publikojm kudo ne profilet tona....kudo neper foto...KUDO KU LEXOHET...
Tu kujtojme atyre qe nuk e thone dhe te marim sevape duke u mundsuar ta belbezojne Shehadetin edhe ata qe nuk e kan thene kurr ndonjehere ne jeten e tyre...
Mundesisht na mbeshtetni ne kte nisme qe kemi marre (Allahu ua shperbleft)


(Shehadeti)

Gjëja e parë që sqaron Islamin është dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij. Këto dy dëshmi janë shumë të lidhura njëra me tjetrën, prandaj vijnë gjithmonë bashkë dhe të pandara.

Shehadeti (dëshmia: LA ILAHE IL ALLAH, MUHAMEDUN RESULULLAH) është i domosdoshëm dhe duhet pranuar nga çdo njeri apo xhind, duke filluar nga dita kur u dërgua Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) profet e deri në Ditën e Gjykimit. Ai që nuk beson në profetësinë e Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) do jetë nga banorët e zjarrit. Argument për këtë është fjala e Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) që thotë: “Betohem në Atë i Cili ka në dorë shpirtin tim se çdo njeri, qoftë çifut apo i krishterë që dëgjon për mua dhe vdes duke mos i besuar profetësisë me të cilën u dërgova, ai do jetë nga banorët e zjarrit."


Fjala ''LA ILAHE IL ALLAH'' do të thotë se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut. Kjo fjalë është e përbërë nga dy elemente apo baza: Mohim i përgjithshëm në fillim të fjalisë (LA ILAHE) dhe pohim i veçantë në fundin e saj (ILALLAH).”
D.m.th, te pjesa e parë mohohet çdo adhurim që i dedikohet dikujt tjetër përveç Allahut, ndërsa pjesa tjetër pohon vetëm adhurimin që i bëhet Allahut, sepse vetëm Ai e meriton diçka të tillë.


Kuptimi i pjesës së dytë të shehadetit (MUHAMEDUN RESULULLAH) është ta duash Profetin (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) më shumë se çdo krijesë tjetër, t’i bindesh në gjërat që ai urdhëron dhe të largohesh nga gjërat që ndalon. Të besosh lajmet që sjell qofshin për kohën e tij apo për të ardhmen dhe ta adhurosh Allahun në përputhje me udhëzimin e tij.
Sinqeriteti në bërjen e një vepre për hir të Allahut dhe pasimi i rrugës profetike, formojnë atë që quhet dëshmi.


Prandaj, një punë që të pranohet tek Allahu duhet të plotësojë dy kushte:


a) të bëhet e sinqertë për hir të Allahut
b) të bëhet në përputhje me sunetin (rrugën, traditën) e të Dërguarit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!)
Nëse një punë nuk bëhet e sinqertë për hir të Allahut atëherë ajo refuzohet dhe tek Allahu nuk pranohet.
Allahu i Madhëruar në Librin e Tij thotë: ''Ne do iu kthehemi veprave që bënë ata dhe do i bëjmë ato hi e pluhur.''
Gjithashtu, në një hadith kudsij (të shenjtë) Allahu i Madhëruar ka thënë: "Unë jam më i panevojshmi për ortak. Prandaj kush punon një punë duke më shoqëruar ortak, Unë do e lë atë dhe ortakun e tij."


Gjithashtu, nëse një punë nuk bëhet në përputhje me rrugën e Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) atëherë edhe kjo punë refuzohet. Argument është hadithi i Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) i cili thotë: “Kush shpik në fenë tonë diçka që nuk i përket asaj, atëherë ajo punë nuk pranohet (nga Allahu)”.


Ndërsa në versionin që transmeton Muslimi, Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kush punon një punë që nuk përputhet me fenë tonë, ajo do t’i refuzohet”.
Duke u nisur nga kjo, themi se nuk janë të vërteta fjalët e disa njerëzve të cilët thonë se nëse një punë është e sinqertë, për hir të Allahut dhe ai që e vepron ka qëllim të mirë, kjo punë pranohet edhe nëse nuk është në përputhje me rrugën e Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!). Ky mendim hidhet poshtë me fjalën e Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) kur iu drejtua njërit prej shokëve të tij, i cili kishte therur kurbanin para namazit të bajramit: “Kafsha jote nuk vleu vetëm se për mish”.


Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) nuk e konsideroi kafshën e tij kurban, sepse ai e kishte therur para kohës së duhur.
Ibën Haxheri (Allahu e mëshiroftë!) në komentin e këtij hadithi ka thënë: “Eshtë transmetuar se dijetari Ebu Muhamed bin Ebi Xhemrah ka thënë: “Nga ky hadith përfitojmë se puna sado e sinqertë të jetë, nuk pranohet, përderisa nuk është në përputhje me sheriatin."'


Eshtë transmetuar në “Sunenin” e Darimiut se Abdullah bin Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) kishte parë disa njerëz të mbledhur bashkë në xhami dhe që po mbanin në duart e tyre gurë të vegjël për t’i numëruar. Njëri nga ata thoshte: “Thoni ''Allahu Ekber'' njëqind herë dhe ata e thonin, thoni ''Elhamdulilah'' njëqind herë dhe ata e thonin, thoni ''SubhanAllah'' njëqind herë dhe ata e thonin”. Abdullah bin Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) kur i pa ata, u tha: “Cfarë është kjo që po bëni?” Ata u përgjigjën: “O baba i Abdurrahmanit! Nuk po bëjmë gjë tjetër vetëm se tesbih që i numërojmë me këta gurë”. Abdullahu tha: “Më mirë për ju është të numëroni mëkatet që bëni dhe (sikur ta lini këtë punë) unë ju siguroj se asnjë vepër e mirë nuk do t'ju shkojë dëm. Mjerë për ju, o popull i Muhamedit! Sa shpejt humbisni! Shokët e Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) janë të pranishëm, rrobat e tij akoma nuk janë kalbur dhe enët e tij akoma nuk janë thyer e ju veproni kështu! Betohem në Allahun se ju ose jeni popull më i udhëzuar se populli i Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), ose i keni hapur vetes dyert e humbjes!” Ata thanë: “Betohemi në Allahun o baba i Abdurrahmanit, se nuk kishim për qëllim vetëm se të mirën”. Abdullahu atëherë u përgjigjet: “Sa njerëz e duan të mirën, por nuk e arrijnë atë”.





Vlerat e këtij muaji

Pika e parë: Agjërimi i muajit të Ramazanit është nga pikat e para të "Themeleve të Besimit" të fesë Islame. Agjërimi ka disa anë të dobishme, që mbështeten tek Edukata Hyjnore, tek jeta shoqërore dhe individuale, sidomos në edukimin e veseve të nefsit dhe për të shprehur falenderimin ndaj All-llahut xh.sh., për mirësitë që na ka dhënë. Muaji i Ramazanit është një vërejtje dhe paralajmërim nga pikëpamja e Edukatës Hyjnore, sepse ka shumë dobi. Ja një nga këto:
All-llahu xh.sh. i Madhëruar, faqen e tokës e ka krijuar në formën e një sofre, tryeze, me të gjitha llojet e mirësive dhe e ka shtruar përpara të gjithë popujve në një mënyrë të atillë: “nga nuk e kujton fare (nga s’ta merr mendja); dhe në këtë mënyrë, Ai shfaq Edukimin e Gjithmëshirshmërisë dhe Plotmëshirshmërisë së Vet. Njerëzit, nën perden e pakujdesisë të të mirave materiale, nuk po munden të vlerësojnë dhe të çmojnë të mirat e All-llahut xh.sh.. All-llahu i Madhëruar me urdhërin e agjërimit të Ramazanit, i shtyn besimtarët të vihen në pozitën e një ushtrie. Sunduesi i Pafillimtë dhe i Pambarimtë, duke dalur para Mbretërisë, i fton besimtarët të marrin pjesë në një adhurim dhe festë të amshueshme. Ata dalin dhe presin ftesën Hyjnore të iftarit me fjalën e ezanit të akshamit, duke thënë: “All-llahu- Ekber!", që shpirtërisht ka këte kuptim: "Urdhëroni robërit e Mi të nënshtruar”. Përkundrejt kësaj situate të bukur të Mëshirshmërisë së Gjerë të të Gjithmëshirshmit, besimtarët përgjigjen me një rregullsi dhe përsosmëri të shkëlqyer. Të gjithë besimtarët në momentin e iftarit, përpara sofrës presin urdhërin e Krijuesit të Madhëruar. Çfarë thua, a e meritojnë t’u thuash njerëz,atyre që nuk marrin pjesë këtë adhurim të ndershëm dhe fisnik?
Pika e dytë: Kjo pikë e ka qëllimin tek falenderimi i mirësive të All-llahut xh.sh..dhe përmban shumë dobi, por ne do të parashtrojmë vetëm një. Siç është treguar edhe në “Fjalën e Parë", nuk mund të merret me mend se sa çmenduri është të shpërblesh shërbëtorin për arsye se ka sjellur dhurata nga mbreti, duke mosvlerësuar atë që i ka dërguar dhe në mënyrë të pakujdesshme t'i nënvlerësosh ato, kur dihet që ato dhurata kanë vlerë të jashtëzakonshme. Pra duhet pranuar se All-llahu i Madhëruar, përballë mirësive që ka ekspozuar në faqen e tokës, kërkon falenderime nga njerëzit.
Shkaqet e dërgimit të mirësive, nuk vlejnë për gjë tjetër, por më tepër ato janë si një shërbyes. Ne veten e konsiderojmë mirënjohës ndaj tyre, duke i dhënë një vlerë apo çmim, më shumë se sa e kanë merituar, kurse Bamirësi i Vërtetë, duke u nisur nga arsyeja e mirësive, meriton shumë më tepër falenderime. Pra duhet ta falenderosh Atë, duke i pranuar mirësitë drejtësisht nga Furnizuesi i Madhëruar, duke e ditur se kush është Pronari i vërtetë dhe të përcaktosh vlerën e tyre. Kjo do të dalë në pah atëhere kur e pranon nevojën ndaj tyre, e kjo vlerësohet vetëm kur agjëron.
Tani e kuptuat se agjërimi në muajin e Ramazanit është një "Çelës" i vërtetë për një falenderim të madh dhe të pastër. Në kohëra të tjera, ngaqë nuk kanë qenë të detyruar, shumë njerëz nuk e kanë ndjerë dhimbjen e urisë dhe nuk kanë mundur të përcaktojnë dot vlerën reale të mirësive. Njeriu nuk mund ta dijë vlerën e copës së bukës të thatë, sidomos pasanikët, të cilët e kanë mundësinë e vlerësimit vetëm gjatë muajit të Ramazanit. Kurse në pikëpamjen e besimtarit, në kohën e iftarit ajo bukë thatë, në dëshminë e shqisës së shijes, na tregon se është një mirësi e madhe.
Duke filluar që nga Mbreti dhe deri tek më i varfëri i fundit, në muajin e Ramazanit, duke vlerësuar mirësitë e All-llahut xh.sh., shpirtërisht e fitojnë sevapin e falenderimit. Besimtari është i ndaluar të hajë ditën, mirësitë e All-llahut xh.sh. dhe nuk mund t'u afrohet, duke menduar se këto mirësi nuk janë të tiat. Unë nuk jam i lirë t'i konsumoj në qejfin tim. Ato janë malli dhe mirësia e tjetërkujt dhe duhet pritur urdhërin e Tij. Me këtë mendim duke i vlerësuar mirësitë, shpirtërisht ai falenderon All-llahun xh.sh.. Tani e kuptuat se duke agjëruar, ju bëni detyrën ndaj All-llahut xh.sh., që është çelësi i falenderimit.
Pika e tretë: Ne do të shënojmë vetëm disa nga dobitë e shumta të agjërimit, që kanë si pikësynim jetën shoqërore.
Kështu: Njerëzit, Zoti i ka krijuar që të ushqehen në forma dhe mundësi të ndryshme. Sipas këtyre dallimeve, për këtë pasanikët i fton të ndihmojnë të varfërit. Kurse pasanikët gjendjen e dhimbshme të varfërisë, mund ta kuptojnë vetëm atëhere kur duke agjëruar, ta ndjejnë vetë atë. Po të mos ishte agjërimi, shumë pasanikë duke mos e provuar dhimbjen e urisë, do të binin viktimë e nefseve të tyre dhe nuk do të kishin asnjë pikë mëshire për të varfërit, të cilët kanë shumë nevojë për atë mëshirë. Ky mendim që të shtyn të respektosh racën tënde, është themeli i të vërtetës së falenderimit. Patjetër që mund të gjesh dikë më të varfër se vetja, sado i varfër që të jesh. Po qe se nuk detyrohet të vuajë urinë, atëhere askush nuk mund të kryejë detyrimin e mëshirës, që është i obliguar të bëjë mirë dhe të ndihmojë të varfërit siç e meritojnë. Pa ndjerë dhimbjen e urisë edhe në qoftë se do të bëjë mirë, e bën mangut, sepse nuk ka rënë në gjendjen e saj.
Pika e katërt: Agjërimi i Ramazanit mbi edukimin e nefsit ka shumë dobi, ne vetëm* një do të shpjegojmë:
Kështu nefsi i njeriut do ta shohë veten të lirë. Përderisa veten e imagjinon idhull, nuk pranon që dikush t'i ndërhyjë në fushën e vet. Nuk mund të pranojë se dikush po e edukon me mirësi të panumërta. Në veçanti kush ka pasuri dhe pushtet të pakufizuar dhe sidomos kur atë e ndihmon edhe pakujdesia. Në këtë rast, mirësitë e All-llahut xh.sh. i gëlltit si kafshë dhe përfiton si i shfrenuar. E pe se në muajin e Ramazanit nefsi i secilit, nga më i pasuri deri tek më i varfëri e kupton se askush nuk është zot, sepse Pronar është tjetërkush. Askush nuk është i lirë, por rob dhe e pranon se po nuk urdhëroi Ai edhe punët më të thjeshta dhe më të lehta nuk mund të realizohen. As dorën nuk mund ta zgjasë pa lejen e Tij, prandaj imagjinata e tij thyhet dhe idhujt e tij bien. Në këto rrethana i kushtohet adhurimit dhe fillon të bëjë detyrën kryesore të falenderimit. *nefs, egoja, uni, dëshira që janë të karakterizuara vetëm për këtë botë.
Pika e pestë: Prej shumicës së dobive, agjërimi është ndikimi në edukimin e nefsit,duke i përmirësuar ato. Njërin, të cilin po e përmendim më poshtë, i shërben braktisjes së punëve të liga dhe përmirësimit të sjelljeve të këqija. Nefsi i njeriut nga pakujdesia e harron vetveten, sepse mban dobësinë, varfërinë e pafundme dhe paaftësitë e panumërta. Ai nuk do që t’i shohë ato dhe ta kuptojë se është një i varfër që mund të shkojë drejt zhdukjes. Ky është edhe thelbi i fatkeqësisë, sepse ai është një krijesë që është krijuar prej mishi dhe kocke, që do të prishet së shpejti dhe do të ndahet. Ai mendon se ka një trup prej çeliku, që kurrë nuk do të zhduket, prandaj sulet pas interesave të kësaj bote, duke imagjinuar se nuk do të vdesë. Me një ambicje të tmerrshme dhe me një lidhje të fortë pas kësaj bote, bën çdo përpjekje. Tërhiqet pas çdo gjëje që është e shijshme dhe e vlefshme, duke e harruar Krijuesin që e edukon me Mëshirën e Pasosur. Më në fund rrokulliset në moralin e keq, duke mos menduar për përfundimin e jetës, sepse edhe ai do të vdesë një ditë dhe do të ikë në jetën e përjetshme. Agjërimi i Ramazanit u tregon dobësinë mosmirënjohësve, varfërinë dhe pakujdesinë e tyre. Për shkak të urisë ata mendojnë stomakun dhe e pranojnë nevojën e tij. Me anë të urisë së agjërimit, njeriu e kujton se sa mashtrues është trupi i tij dhe e pranon se ka nevojë për Mëshirën e All-llahut xh.sh.. Uria e shtyn të braktisë idhujtarinë e nefsit dhe të pranojë dobësinë dhe varfërinë e tij. Në këtë mënyrë i zgjohet dëshira që të mbështetet në praninë e All-llahut xh.sh. dhe atëhere shpirtërisht bëhet gati që me dorën e falenderimit të trokasë në derën e Mëshirës së Tij (me një kusht që të mos ia prishë zemrën pakujdesia).
Pika e gjashtë: Gjithashtu në muajin e Ramazanit, është zbritur Kur'ani, e cila është një ngjarje e rëndësishme. Ne vetëm për një dobi do të flasim. Kur'ani i bekuar që ka zbritur në tokë pikërisht në këtë muaj, ka zgjedhur për vete muajin e Ramazanit, po këtë periudhë, për të treguar mikëpritjen e mesazhit të All-llahut xh.sh. dhe për t’u pastruar nga veset e këqija epshore. Për këtë arsye, ne duhet t’i përulemi urdhërit, duke mos ngrënë dhe pirë, veprime këto që të çojnë në përngjasimin e melekëve (engjujve). Pra siç veprojmë kur lexojmë Kur'an, ashtu edhe e dëgjojmë me respekt fjalën e All-llahut xh.sh., me një vëmendje të madhe, sikur se sapo të kishte ardhur nga Ai, nëpërmjet të Dërguarit Fisnik (a.s.), nga Xhebraili (a.s.). Të duket sikur këto fjalë po i shpreh Ai, i Pafillimti dhe kështu përfiton një kënaqësi shpirtërore, sepse mendon arsyen e zbritjes së Kur'anit në tokë. Veç kësaj, për të tjerët ju bëheni edhe si një përkthyes i posaçëm.
Në muajin e Ramazanit sipërfaqja e tokës shndërrohet në një xhami të tillë, që një milion hafizë të Kur'anit, ia këndojnë atë popullit, të cilët e dëgjojnë me respekt. Kështu sa herë që vjen muaji i Ramazanit. Këtë kuptim e nxjerr në dritë ky Ajet i ndritur:
3) Muaji i Ramazanit që në të (filloi të) shpallet Kur’ani.
Me këtë veprim dëshmohet se muaji i Ramazanit është gjithashtu edhe muaji i Kur'anit. Përveç hafizëve të fesë Islame edhe shumë grupe të tjera, i përulen Atij kur dëgjojnë zërin e bukur të hafizëve, gjithashtu edhe shumë të tjerë këndojnë për vete. Në këtë mënyrë të ndahesh nga një xhami, prej një adhurimi të bukur që i bëhet Zotit dhe të adhurosh nefsin duke ngrënë dhe pirë, padyshim kjo sjellje është e shëmtuar dhe i hidhëron shumë ata që shkojnë në xhaminë e madhe të botës (domethënë të gjithë myslimanët që agjërojnë, konsiderohen si një xhami e madhe). Po kështu edhe kur u kundërshton atyre që agjërojnë muajin e Ramazanit, fiton urrejtjen shpirtërore të të gjithë popujve myslimanë kudo në botë.
Pika e shtatë: Prej shumë dobive të agjërimit të muajit Ramazan, është edhe vërtetimi se kjo botë është një vend tregtimi dhe bujqësie për jetën tjetër:
Pra në muajin e Ramazanit vetëm me një punë të mirë të jetës së mbrapme, përfiton njëmijë sevape. Me Kur'an dhe me Hadithe të Pejgamberit (a.s.), theksohet se jashtë Ramazanit, për çdo shkronjë të Kur'anit që ti këndon, fiton së paku dhjetë sevape, mirësi dhe fruta të xhennetit. Në muain e Ramazanit, jo dhjetë, por për secilën shkronjë fiton njëmijë, kurse për ato të disa ajeteve, siç janë ato të “Ajetul Kursi”-së, fiton me mijëra sevape. Në të xhumatë e muajit Ramazan dhe në natën e Kadrit, për një shkronjë fiton tridhjetëmijë sevape. Ja pra, një shkronjë njeriut i jep tridhjetëmijë sevape dhe Kur'ani për atë bëhet dobiprurës në muajin e Ramazanit, si një pemë e xhennetit, "Tuba”-s, një dru frutor i shndritshëm dhe i përjetshëm.Tani ec,duke kujtuar dhe soditur këtë tregti të amshuar dhe të përjetshme dhe kuptoje se sa humbje të pafundme është për ata që nuk e çmojnë Kur'anin.
A e kuptove se Ramazani është një model ekspozite dhe shumë fitimprurës për jetën e përjetshme? Për të mbjedhur prodhimet e jetës tjetër, Ai është si ai shiu i prillit në pranverë. Prandaj ndaj mirësive dhe Edukatës së Zotit xh.sh., është si një festë dhe parakalim zyrtar. Ky është një shkak i arsyeshëm për t'i urdhëruar myslimanët të agjërojnë Ramazanin dhe të mos i shtojnë pakujdesitë. Të mos jenë të pangopur ndaj ushqimit dhe pijes, larg nefseve dhe nevojave kafshërore dhe orekseve të papëlqyera. Kështu urdhërohen që për një kohë të shkurtër të braktisin veset kafshërore dhe t’u shëmbëllejnë melekëve të pamëkatshëm. Ndoshta njeriu duhet ta mendojë se ka hyrë në tregtinë e jetës tjetër, për të mbledhur prodhimet e saj, prandaj le të bëhet njeri i pamëkatshëm për një farë kohe. Shpirtërisht le t’i braktisë nevojat dhe të bëhet Pasqyra e Gjithëdrejtuesit duke pranuar dobësinë dhe varfërinë e vet.
Në muajin e Ramazanit myslimanët në këtë jetë të përkohshme, me një jetë të shkurtër u jepet mundësia të përfitojnë moshën e përjetshme dhe një jetë të përgjithmonshme.Vetëm në muajin e Ramazanit njeriu mund të përfitojë frutat e një moshe të gjatë prej tetëdhjetë vjetësh. Në Kur'an theksohet se nata e Kadrit vlen më shumë se njëmijë muaj.
Shpesh herë një Mbret i Famshëm, disa ditë të vitit i zgjedh për vetveten si ditë festimi apo kuvendi dhe shtetasit e posaçëm të vet i njeh me ligje të veçanta, ndoshta dhe u falë dhurata të veçanta, duke qëndruar ballë për ballë njëri tjetrit pa kurrfarë perdeje, ashtu siç u ka hije shtetasve besnikë.
Po kështu edhe Sunduesi i Pafillimtë dhe i Pambarimtë, Mbretëria e të Cilit arrin në njëzetetetë mijë botëra, ku të gjitha mbretëritë lëvizin me Fermanin e Urdhërave të Tij. Mesazhin dhe Fermanin më të madh dhe më të përsosur neve na i ka zbritur në muajin e Ramazanit. Kjo është edhe arsyeja që Ramazani të bëhet si festë e veçantë për All-llahun xh.sh., të Gjithdijshëm dhe të shndërrohet në një ekspozitë të madhe të Edukatorit të Vërtetë dhe në një kuvend shpirtëror. Pra kjo festë që thamë është Ramazani i Bekuar. Në të vërtetë për nga angazhimi i largimit të veseve epshore dhe të jetës kafshërore, duhet të na urdhërohet për një agjërim. Përsosmëria e Tij më e madhe është se ashtu siç na largon nga nevojat e stomakut, na pastron edhe nga zilia e shqisave; syri, veshi, zemra apo mendimet e liga të imagjinatës.
Domethënë secilës shqisë i ndalohet të ndërhyjë në shijime të ndaluara dhe të padobishme.
Përshembull: Gjuhën ta ndalosh nga gënjeshtra, përgojimi dhe nga fjalët e papëlqyera, sepse për të tilla veprime është duke agjëruar edhe ajo. Atë ta angazhosh në këndimin e Kur'anit, të bëjë "tespih", të përmendë All-llahun xh.sh., të pendohet për gabimet dhe t’i dërgojë përshëndetje Pejgamberit (a.s.).
Shembull tjetër: Syrin ta ndalosh nga vështrimi i harameve dhe nga lëvizjet në vende të dyshimta, kurse veshin ta drejtosh të mos dëgjojë fjalët e liga, por Kur'anin dhe fjalët e drejta. Në këtë mënyrë edhe shqisat e tjera i shtyn të agjërojnë në këtë muaj të ndritur.
Në qoftë se gjatë agjërimit e ndalon të punojë këtë fabrikë të madhe të stomakut, tryezat e tjera do t’i përshtaten më shumë atij.
Pika e tetë: Për jetën individuale, nga dobitë e shumta që sjell agjërimi i Ramazanit, do të veçojmë vetëm njërën.
Shpirtërisht dhe fizikisht për njerëzit, agjërimi është një ilaç me shumë efekt. Nga pikëpamja mjekësore është një dietë e mirë, sepse njeriu kur ha më tepër se sa duhet dhe pa kontroll, e dëmton stomakun, gjë që mund t’i shkatërrojë shëndetin. Duke gjykuar në këtë formë, ai mund të bëhet i pavëmendshëm edhe për ushqimiet e palejuara, gjë që do ta shqetësojë shumë shpirtërisht, jo vetëm për këtë jetë por edhe për atë tjetrën. Kjo vepër e papëlqyer bëhet shkak që zemra dhe shpirti të mos u binden urdhërave të fesë Islame. Në këtë moment nefsi i pakujdesshëm i merr në dorë frerët e njeriut dhe e sundon atë, duke e çuar ku të dojë vetë. Me agjërimin e Ramazanit njeriu mësohet të mbajë dietë. Të tillë janë edhe evlijatë, që duke ngrënë pak e pastrojnë veten nga veset e nefsit. Kështu nefsi mësohet t’i bindet urdhërave dhe stomaku i dobët e fatzi shpëton nga pesha e rëndë e bluarjes, që bëhet shkak që njeriu të sëmuret shpesh. Njeriu gjatë muajit të Ramazanit disiplinohet,që ai të mos i sulet haramit, duke braktisur hallallin. Ai e mëson njeriun ta kuptojë se qëllimi i krijimit të tij është të mos e shkatërrojë jetën shpirtërore.
Njeriu në jetën e tij në shumë raste përballohet me urinë, pra agjërimi i Ramazanit është një lloj ushtrimi, që ia kalit durimin njeriut. Agjërimi i Ramazanit zgjat rreth pesëmbëdhjetë orë në ditë dhe po të mos hahet syfyr, ai zgjat njëzetekatër orë. Pra për të kalitur durimin, ky është një ushtrim shumë i mirë dhe një ilaç për atë që nuk duron dot fatkeqësinë dhe nuk ka rezistencën e duhur. "Fabrika" e stomakut (lukthit) ka shumë anë shpirtërore, sepse pajisjet e saja kanë kontakt me vetë njeriun. Po qe se nefsi nuk e duron urinë e një muaji, atëhere sundimin e merr në dorë ai dhe bëhet shkaktari i veseve të tjera, duke u dhënë pas tij dhe duke harruar detyrat e adhurimit. Shqisat tek të vegjëlit, që janë si ato dhëmbëzat interesante, duke u marrur me ulërimën dhe tymin e "fabrikës" shpirtërore të stomakut, të ngrënit i ngatërron ato dhe ua rrëmben kohën e tyre. Po të mos ishte agjërimi, do t’i shtynte të harronin detyrat. Ky është një shkak që prej vitesh shumë njerëz të shenjtë, për të arritur përsosmërinë, e kanë mësuar veten të jetojnë me pak bukë dhe ujë. Me agjërimin e Ramazanit pajisjet e kësaj "fabrike" e kuptojnë se nuk janë krijuar vetëm që t’i shërbejnë asaj. Të tjera pajisje në vend që ta kalojnë kohën në ambjente të papastra të stomakut, ato duke agjëruar, kohën shpirtërisht e kalojnë duke provuar shije si melektë. Agjërimi e detyron njeriun ta kthejë vëmendjen nga ata që e kalojnë jetën pa ngrënë, si engjëjt. Për këtë shkak, në muajin e Ramazanit myslimanët shpirtërisht përparojnë në shkallë të ndryshme dhe sipas meritave fitojnë gëzime, qetësi dhe lehtësira të zemrës. Zemra, shpirti, mendja dhe sekretet e shqisave të besimtarëve në muajin e Ramazanit, për shkak të agjërimit përsosen dhe fitojnë shumë ngushëllime shpirtërore. Ato qeshin përballë vajtimeve të stomakut.
Pika e nëntë: Pikësynimin kryesor agjërimi i Ramazanit drejtëpërsëdrejti e ka të thyejë imagjinatën prej idhulli të nefsit dhe ta njohë dobësinë që të fillojë të bëjë adhurimin ndaj Krijuesit të tij. Këtu do të pasqyrojmë vetëm njërën nga dobitë e shumta:
Nefsi i njeriut nuk mund ta pranojë ekzistencën e një Edukatori të Gjithësisë. Ashtu si një faraon, ai kërkon të bëhet idhull. Megjithëse me shumë vështirësi, mundohu sa të duash, damari i tij përsëri kërkon të ringjallet. Ky damar i tij mund të thyhet vetëm me anë të urisë.
Përfundimisht agjërimi i Ramazanit e ka qëllimin drejtëpërsëdrejti të thyejë faraonësinë e nefsit, duke i treguar dobësinë, varfërinë dhe pafuqinë e tij. Ai e njofton se është një rob dhe asgjë më tepër.
Hadithi i Pejgamberit e ka theksuar se All-llahu i Madhëruar, nefsit i ka thënë:”Kush je ti, kush jam Unë". Nefsi i është përgjigjur: “ Unë jam unë, Ti je Ti". E ka torturuar, e ka futur në ferr dhe përsëri e ka pyetur, por ka marrë të njëjtën përgjigje: Ene ene, ente ente" (Unë jam unë, Ti je Ti) dhe asnjë torturë nuk i ka mjaftuar për t'ia thyer egon. Më pas All-llahu xh.sh. i ka bërë torturën e urisë, pra e ka lënë pa ngrënë dhe e ka pyetur: "Kush jam Unë, kush je ti?" Atëherë nefsi ka thënë:
4) " Ti je Edukatori im Mëshirëplotë, unë jam robi Yt i dobët".
(O Zot derdhi bekimet Tuaja mbi profetin tonë Muhammed (a.s.), aq sa është numri i sevapeve që përfitohen nga shkronjat e Kur’anit duke e kënduar në muajin Ramazan. Sjellna të bëjmë vepra të mira për të fituar hirën Tënde. I pastër, i Lartë është Zoti i Gjithfuqishëm, nga ajo që ata i përshkruajnë. Çdo e mirë qoftë mbi të dërguarit dhe falenderimi i qoftë All-llahut, Zotit të gjithësisë.)
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi