Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Tiranë, kosovarët blenë pasaporta biometrike shqiptare për 5 mijë euro

Shko poshtë

Tiranë, kosovarët blenë pasaporta biometrike shqiptare për 5 mijë euro

Mesazh nga Master prej Sat Jul 23, 2011 11:06 am



Pesë mijë euro në dorë, një fotografi në format dixhital dhe për dy javë bëhesh shtetas shqiptar me pasaportë të rregullt biometrike. Kaq duhej të paguante një kosovar për marrjen e identitetit dhe gjeneralitetet e një personi me shtetësi shqiptare, tek rrjeti i sekserëve në të gjithë Shqipërinë.
Bëhet fjalë për pasaporta të rregullta me të gjitha të dhënat biometrike dhe tashmë kjo po kryhet edhe nga të huajt. Në këtë rrjet marrin pjesë edhe funksionarë të gjendjes civile në njësi të ndryshme vendore dhe punonjës së firmës franceze që prodhon kartat dhe pasaportat biometrike. Por kjo skemë është përdorur edhe nga persona në kërkim ndërkombëtar, të cilët tashmë disponojnë dokumente të rregullta shqiptare me fotografinë e tyre dhe gjurmët e gishtërinjve të ndonjë “fakiri” që nuk do të dalë kurrë jashtë Shqipërisë. Gjashtë persona të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari, u arrestuan dje nga policia dhe Prokuroria e Tiranës. Afërdita Sukniqi, 41 vjeçe, punonjëse e zyrës së Gjendjes Civile të Njësisë bashkiake nr.7, në Tiranë, akuzohet për shpërdorim detyre. Bashkë me të, policia ka ndaluar edhe pastruesen e kësaj njësie Diana Rexha, 41 vjeçe, e cila akuzohet për të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm.
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi