Programe Forum - Welcome
Lufta e Parë Botërore People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Lufta e Parë Botërore

Shko poshtë

Lufta e Parë Botërore Empty Lufta e Parë Botërore

Mesazh nga Master prej Sat Jul 23, 2011 1:28 pm

Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo luftë e paparë ndonjëherë në historinë e njerëzimit i kushtoi atij humbjen e mbi nëntë milionë njerëzve. "Lufta e Madhe" përfshiu gjashtë kontinentet e banuara të lëmshit tokësor: Evropën, Azinë, Afrikën, Amerikën e Jugut, Amerikën e Veriut dhe Australinë.

Lufta e I Botërore nisi me vrasjen e kryedukës Franc Ferdinandit, trashëgimtarit të tronit të Perandorisë Austro-Hungareze në Sarajevë të Bosnjës nga kombëtaristi serbo-boshnjak Gavril Princip me 28 qershor 1914.

Në këtë konflikt mbarëbotëror të armatosur u përballuan dy fuqi të mëdha: Perandoritë qendrore (Perandoria gjermanike dhe Perandoria Austro-Hungareze) dhe nga ana tjetër Pakti i Trefishtë (me Mbretëritë e Bashkuara, Francën, dhe Rusinë). Lufta e Madhe filloi me 28 korrik 1914 dhe përfundoi më 11 nëntor 1918 me fitoren e Paktit të Trefishtë.

Lufta shkaktoi shpërbërjen e katër perandorive: Perandorisë Austro-Hungareze, Prusisë, Perandorisë Osmane dhe Rusisë. Gjermania humbi perandoritë koloniale dhe shtetet evropiane të Çekosllovakisë, Estonisë, Finlandës, Letonisë, Lituanisë, Polonisë dhe Jugosllavisë fituan pamvarësinë.

Lufta e I Botërore shënoi mbarimin e rendit botëror që u vendos pas Luftërave Napoleoniane, dhe ishte një shkaktare e rëndësishme për shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore.

Shkaqet
1.Rivaliteti mes shteteve per te vendosur hegjemonine e tyre ne kolonite me te largeta 2.Politika agresive qe ndiqnin shtetet ndaj njeri-tjetrit dhe gara e shfrenuar e armatimeve 3.Konflitet mes shteteve per pabarazine ekonomike dhe lindja e ndjenjes se nacionalizmit.

Shpërthimi i luftës
Shkaqet e luftës së 1 Botërore ishin të shumëllojshme.Britania e Madhe dhe Franca humbën parësin ekonomike dhe ushtarake, kurse vendi i tyre ishte marrë nga forcat e reja ushtarako-ekonomike SHBA , Gjermani dhe Japonia.Ky ekulibër i ri ushtarako-ekonomik, këmbëngulja për ndarje të re të botës në zona per ndikim, ndarja e re koloniale, dëshira për sigurim të tregjeve të reja dhe lëndë të parë- e gjitha kjo e komplikoi seriozisht jetën politike ndërkombëtare dhe krizat politike bëheshin gjithnjë me te shpeshta dhe më të rrezikshme.Rivaliteti midis fuqive të mëdha u theksua në Evropë,Azi dhe Afrikë. Për arritjen më të mirë të qëllimeve të tyre, fuqitë e mëdha evropiane formuan dy blloqe të luftarako-politike ANTANTEN dhe FORCAT QENDRORE.

Pasojat
Pasojat me te madha gjate lutes se 1 boterore ishin shkaterimet dhe demet qe u bene, si psh. vdekja e njerzve, shkaterrimi i shtepive, i fabrikave, i shkollave, i urave etj. Pasojat qe solli Lufta I Boterore ishin te shumta. 1.Ne fushen politike:Solli ndryshimin e kufinjve dhe lindjen e shteteve te reja 2.Ne fushen sociale:Mbi 8.5 milion njerez u vrane. 3.Ne fushen ekonomike:a)Shpenzimet e shumta ne fushen ushtarake sollen rrenimin ekonomik te Britanise se Madhe dhe te Gjermanise b)Tokat me bujqesore te Frances dhe te Belgjikes mbeten djerre ose u shkaterruan c)U rrit niveli i papunesise sepse moshat e reja dhe ata qe ishin te afte te punonin kishin marre pjese ne lufte dhe ishin vrare ose ishin gjymtuar.--77.242.30.81 4 Tetor 2009 13:55 (CEST).

Ngatërresë ndërmjet Fuqive Qëndrore
Strategjia e Fuqive Qëndrore vuajti nga pamundësia për komunikim. Gjermania kishte pranuar të mbështeste pushtimin austro-hungarez nga Serbia, por interpretimi i kuptimit të saj ndryshonte. Liderët e Austro- Hungarezëve besonin se Gjermania do të mbulonte anën veriore kundra Rusisë. Sidoqoftë, Gjermania parashikoi drejtimin austro-hungarez drejt shumicës së trupave të tij kundër Rusisë, në kohen që Gjermania luftonte me Francën. Ky ngatërrim detyroi ushtrinë austro-hungareze te shpërndante forcat e saj ndërmjet Rusisë dhe Serbisë. Në 9 Shtator, 1914 programi I shtatorit,një plan I cili detajoi dëshirat specifike të Gjermanisë për luftë dhe kushtet që Gjermania vuri për t’u ndaj Fuqive Aleate, u përjashtua nga kancelari gjerman Theobald von Bethmann Hollweg.

Krimet e luftës
Masakra e Belgjikës
Në Belgjikë, trupat gjermane, nga frika e ushtarëve guerile të Francës dhe Belgjikës, masakruan banorët e qytetit të Andenne (211 të vdekur), Tamines (384 të vdekur), dhe Dinat (612 të vdekur). Në 25 gusht 1914, gjermanët i vunë zjarrin qytetit Leuven, dogjën librarinë me afërsisht 230,000 libra, vranë 209 civile dhe detyruan 42,000 të evakuoeshin. Këto veprime sollën dënim në mbarë botën.
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lufta e Parë Botërore Empty Re: Lufta e Parë Botërore

Mesazh nga Anakonda prej Fri Jun 22, 2012 3:43 pm

Një historian ushtarak shpjegon përse Lufta e Parë Botërore ndodhi dhe si ajo ndryshoi gjithçka

Fundi i botës

TONY JUDT

Nuk është e lehtë të shpjegosh, sidomos të rinjve, përvojën e Luftës së Parë Botërore dhe domethënien e saj për shekullin që kaloi. Në atë luftë, Shtetet e Bashkuara ishin pjesëmarrëse dhe në të gjetën vdekjen 114 mijë amerikanë - dy herë më shumë se numri i atyre të vrarë në Vietnam. Por ndërkohë, më shumë amerikanë gjetën vdekjen gjatë Luftës së Dytë (292.000) dhe të dy këto shifra, nga ana tjetër, janë shumë më pak se numri i viktimave gjatë Luftës Civile në SHBA (mbi 600.000). Angazhimi i amerikanëve në Luftën e Parë zgjati vetëm 19 muaj; si rezulat, ndonëse përqindja e vdekjeve të amerikanëve në muaj qe e lartë, përvoja ishte jetëshkurtër. Dhe duke qenë se ishte një luftë që u luftua shumë milje larg, jehona e saj me vështirësi mbërrinte në brigjet e SHBA.Humbjet ushtarake të britanikëve në Luftën e Dytë Botërore ishin të krahasueshme me ato të SHBA - 265 mijë burra dhe gra. Por ato duken shumë të vogla statistikisht dhe nga pikëpamja njerëzore kur mendon horroret e konfliktit të mëhershëm. Në një kodër të vogël në fshatin verior francez Thiepval, 20 milje në jug të Arrasit, ndodhet një memorial ku janë të renditur emrat e 70 mjë ushtarëve britanikë të humbur apo të paidentifikuar, pas betejës që ndodhi aty në verën e 1916.

Thieval shtrihet në luginën e lumit Somme, mespërmes vijave të frontit të Perëndimit. Sot është një vend i butë e i gjelbërt, me krahina e fshate paqësorë (dhe të rindërtuar). Por në betejën e Somme, që ishte një prej dhjetëra konfrontimeve, të mëdhenj e të vegjël, përgjatë këtij fronti gjatë katër viteve të luftës, - britanikët pësuan 420 mijë humbje në njerëz, francezët 195 mijë dhe gjermanët 600 mijë. Vetëm në ditën e parë të betejës së Somme, në 1 korrik 1916, brenda vetëm 24 orëve, 20 mijë ushtarë britanikë u vranë dhe 40 mijë të tjerë u plagosën.Kjo ishte, siç shkruan John Keegan në librin e tij "Lufta e Parë Botërore", "humbja më e madhe e jetëve në historinë e ushtrisë britanike". Bashkë me betejën e tretë të Ypres në korrik 1917 (e njohur më mirë si beteja e Passchendaele, duke marë emrin e fshatit belg ku dhe ndodhi), ku gjetën vdekjen 70 mijë ushtarë britanikë dhe u plagosën 170 mijë, Somme ishte një goditje e fortë në shtyllën kurrizore të ushtrisë britanike dhe "ajo shënoi fundin e një epoke optimizmi në jetën britanike, e cila nuk është rigjeneruar asnjëherë që atëherë".

Por britankët e fituan Luftën e Parë Botërore, një luftë e luftuar në territor të huaj dhe ku gjetën vdekjen më pak se 2000 civilë britanikë. Domethënia e kësaj lufte për gjermanët, që humbën atë dhe bashkë me të edhe 2 milion njerëz apo francezët, në territorin e të cilëve u luftua dhe që humbën 1.7 milion njerëz, vetëm mund të imagjnohet. Në 1918, kishte 630 mijë vejusha lufte në Francë, si dhe dhjetëra mijëra gra beqare që nuk do të martoheshin asnjëherë - ato mund të shiheshin deri në vitet gjashtëdhjetë tek plakeshin duke kryer punë burrash në sektorin publik, një kujtesë e zymtë e Luftës së madhe, ashtu si edhe memorialet për të vdekurit në pothuajse çdo fshat të Francës.Kështu u përjetua Lufta e Parë në Evropën Perëndimore. Në Evropën Lindore, pasojat ishin njësoj të këqia. Në Serbi gjetën vdekjen 15% e popullsisë; rusët humbën pothuajse po aq njerëz sa francezët, ndërsa humbjet e turqve as që nuk u llogaritën ndonjëherë, ndonëse me siguri ishin qindra mijëra. Nëse kujtimi i Luftës së Parë është më pak i pranishëm në Lindje, kjo ndodh vetëm sepse humbjet ushtarake gjatë Luftës së Dytë ishin edhe më keq. Por lufta në Evropën Lindore ishte ashtu si luftërat e mëhershme atje, me burra e kuaj që përshkonin hapësira të mëdha - do të kish qenë e pranueshme për Napoleonin në madhësi dhe lëvizje. Në Perëndim, ajo kish zbritur në 475 milje llogore në nëntor 1914 dhe mbeti aty për afro katër vite. Ja përse imazhi klasik i Luftës së Parë Botërore në Britani dhe në SHBA është ai i një ushtari të këmbësorisë që lufton ose vdes, në një pellg me baltë dhe prandaj ne, kur mendojmë për Luftën e Madhe, mendja na shkon menjëherë tek Fronti Perëndimor.John Keegan është një historian ushtarak, ndoshta historiani ushtarak më i mirë i kohëve të sotme dhe historia e tij e saposhkruar e luftës mishëron pikat e forta të tij. Eshtë shkruar në mënyrë elegante, me qartësi dhe në detaje. Si narativë është e mrekullueshme, duke rrëfyer historinë se si nisi lufta, si u luftua dhe përse u fitua nga aleatët. Në sytë tanë, Lufta e Parë mund të duket shumë misterioze: përse ndodhi një luftë kaq e pakuptimtë? Përse masakra dhe horrore të tillë duhej të zgjasnin kaq shumë? Përse njerëzit vazhdonin të shërbenin dhe luftonin në kushte kaq të paimagjinueshëm? Keegan nuk i injoron asnjëherë këto shqetësime, por ai meret me to në mënyra të kuptueshme për bashkëkohësit.
Lufta e Parë nisi me një seri incidentesh dhe vendimesh, që u ndërmorën duke menduar shumë pak për pasojat e tyre dhe askush, aq më pak gjeneralët gjermanë përgjegjës që ia këshilluan drejtuesve të tyre, nuk prisnin që të merrte formën që mori dhe për aq gjatë. Në këtë kuptim, liderët ushtarakë gjermanë vshtirë se mund të fajësohen për nisjen e asaj që u bë e njohur si Lufta e Madhe, duke qenë se kurrë nuk e patën qëllim atë. Sa për ushtarët profesionalë që luftuan në betejat e hershme, Keegan shkruan se "ata vdiqën me mijëra në Ypres jo për shkak të ndonjë ideali të vetëflijimit por sepse kjo gjë pritej prej tyre dhe, në çdo rast, nuk është se kishin ndonjë alternativë".

Rekrutët, të cilët në 1916 përbënin shumicën dërrmuese të ushtrive, luftuan dhe vdiqën me një vendosmëri dhe kurajë që është e vështirë ta kuptosh sot; por në 1917, pas betejës së Passchendaele, si dhe ofensivës katastrofike franceze të urdhëruar nga gjenerali Robert Nievlle në prill të atij viti, ata kishin mbërritur në limit. 49 divizione francezë u rebeluan atë verë; ata do të vazhdonin deri në fund të mbronin vijat e frontit dhe tokën e tyre, por nga ana tjetër kundërshtonin thirrjet e mëtejshme për të sulmuar. Diçka e krahasueshme ndodhi me ushtrinë ruse, si dhe ushtrinë gjermane pas ofensivës së pasuksesshme të pranverës së 1918. Fryma dhe rendi social i shekullit evropian të XIX vdiq në katakombet e baltosur të Flanders dhe Argonne.Keegan shpjegon më mirë se çdokush tjetër arsyen përse fronti perëndimor ishte kaq vrastar. Në një farë kuptimi, ishte një luftë e modës së vjetër: gjermanët mobilizuan 715 mijë kuaj, austriakët 600 mijë. Kavaleria franceze në 1914 mbante prazmore të ngjashme me ato që kish mbajtur në Vaterlo një shekull më herët. Komunikimi në det kryhej përmes ngritjes së flamujve, ndërsa në tokë me mesazherë apo sinjale me duar. Nelson dhe Uellingtoni do ta kishin njohur mirë këtë skenë.

Armatimi, nga ana tjetër, ishte transformuar. Vetëm një grusht automatikësh mund të fshinin një regjiment të tërë brenda disa orësh. E vetmja mënyrë për të fituar ishte të dërgohej këmbësoria që të sulmonte këmbësorinë përballë në llogore disa qindra metra larg dhe e vetmja mënyrë për të siguruar që ata do të mbërrinin atje ishte të shkatërroheshin llogoret kundërshtare. Artileria britanike hodhi tre milion predha në pozicionet e gjermanëve përpara ofensivës së Somme.Por artilierët nuk kishin si të kuptonin nëse predha kish goditur objektivin dhe këmbësorët që marshonin përpara për të pushtuar terrenin që kish kundërshtari nuk kishin si të informonin artilerinë se ku të shënjestronte dhe kur të qëllonte. Shkurt, në Luftën e Parë Botërore, gjeneralët kishin teologji vrasëse destruktive nën komandën e tyre, por nuk kishin asnjë mënyrë si ta vendosnin në përdorim me efektivitet. Në vitet e mëparshëm ata mund të shihnin përparimin e trupave të tyre; në vitet e mëvonshëm ata kishin komunikim të çastit me radio apo telefon. Mes viteve 1914 dhe 1918 ata u mbërthyen në një boshllëk teknologjik dhe çmimin e paguan njerëzit e tyre.

Të kuptosh nuk do të thotë të falësh. Duhet bërë një dallim i qartë mes dënimit të gjeneralëve për rrethana që ishin përtej kontrollit të tyre dhe justifikimit të tyre për dështimin për të kuptuar dhe përshtatur me një lloj të ri lufte.Erich von Falkenhayn në Verdun dhe Doouglas Haig në Ypres nuk kishin strategji përtej asaj të gjakosjes për vdekje të armikut. Tek Haig është i dukshëm fakti që nuk ka asnjë lloj shqetësimi për vuajtjet njerëzore. Tek Somme, ai "kish dërguar lulen e rinisë britanike drejt vdekjes apo gjymtimit; në Passchendaele kish dërguar të mbijetuarit në batakun e dëshpërimit". Gjeneralët, ashtu si politikanët, ndodheshin në një luftë që nuk e kishin pritur dhe që nuk e kuptonin; por entuziasmi mospërfillës me të cilin ata dërguan qindra mijëra të rinj drejt vdekjes e ruan gjithsesi fuqinë për të tronditur dhe shkaktuar krupë një shekull më vonë.Keegan e shpejgon shumë mirë se si nisi lufta dhe përse në shumë drejtime ajo ishte një aksident - vetëm nacionalistët serbë që synonin të gjymtonin pushtetin e Habsburgëve në Ballkan dhe stafi i gjeneralëve gjermanë që kish një "plan" të eleminonte Francën e më pas të shtypte rusët kërkuan në mënyrë aktive një zjarr të madh.

Fuqitë e mëdha arritën që të meremetojnë qëndrimin gjatë konfliktit, por nuk ishin ato që e shkaktuan atë. Në shpjegimin që jep për fundin e luftës, Keegan mbështetet kryesisht në idenë që ishte një eksperiencë e përjetuar dhe kujtuar nga ushtarët. Kështu që, në memorien e britanikëve, Lufta e Parë Botërore ishte një fitore e blerë me gjak, një konflikt, rezultati pozitiv i të cilit nuk mjafton për të justifikuar kostot njerëzore. Por, domethënia e tij institucionale dhe politike ishte e vogël.Në Evropën kontinentale, trashëgimia e luftës shkonte më tej. Mënyra se si u humb lufta është ajo çfarë kish rëndësi për memorien e Gjermanisë dhe prandaj zhvillimet politike të 1918 janë kaq të rëndësishëm. Në Francë, mësimet e Verdun, ofensivës së Nivelle, si dhe rebelimet sollën frute të hidhura në zënkat e politikës mes luftërave, si dhe katastrofën e 1940. Në pjesën më të madhe të pjesës tjetër të kontinentit lufta solli mungesë stabiliteti ekonomik, rendi social dhe autoriteti imperial. Historia e Luftës së Parë Botërre në tokat e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore është e pandashme nga kolapsi në frontin kryesor, si dhe një seri revolucionesh dhe kundërrevolucionesh të përgjakshëm.Keegan e shpreh këtë në rastin e rusëve, por neglizhon aplikimin në vende të tjerë.

Kur polakët apo ukrainasit shkruajtn apo folën më vonë për luftën, ata kujtonin jo vetëm përvojat e betejave në Galici apo në Prusinë Lindore, por edhe, e ndoshta veçanërisht, luftërat civile, si dhe zënkat e hidhta partiake, si dhe masakrat që nisën përpara armëpushimit të nëntorit 1918 dhe që zgjatën për shumë vite me radhë. Në Turqi, luta, revolucioni politik i Ataturkut si dhe konfliktet me Greqinë që pasuan, përbëjnë në fakt një të tërë e të pandashme. Në histori lute që kufizohet në luftimet e organizuar në frontet kryesorë dhe që merr fund në 1918 ka një histori për të rrëfyer; por sigurisht, jo të gjithë historinë.Sepse, siç ka thënë një ushtar indian që i shkruante shtëpisë që nga fronti perëndimor në 1915, "kjo nuk është luftë, ky është fundi që po pëson bota".

Dhe kështu ishte. Bota që vdiq në fushat e Evropës, bashkë me më shumë se 9 milion vetë gjatë vetëm 52 muajve luftime, ishte diçka që shkonte përtej shumës së copëzave të saj të plagosura. Bota e re e Evropës që do të dilte nga ai konflikt, ishte krejt ndryshe: më e errët, më e dhunshme, më e polarizuar, më cinike, më pak e sigurtë tek vetvetja dhe më pak e dhënë për shpalljen me vetëbesim të superioritetit dhe shanseve të veta, përveçse në një formë të helmët ideologjike. Shkurt, shekulli i XX i Evropës, tronditjet dhe pasojat e të cilit janë ende të ndjeshme.

Tony Judt është Profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin e Nju Jorkut
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lufta e Parë Botërore Empty Re: Lufta e Parë Botërore

Mesazh nga Anakonda prej Fri Jun 22, 2012 3:45 pm

Shqipëria në vorbullën e Luftës së Parë Botërore
Materiali i botuar më poshtë është përgatitur nga kujtimet e gjeneralit italian Emilio Bertotti, i cili ka qenë komandant i Trupave Speciale në Shqipëri dhe i ka botuar ato në librin e tij “Ekspedita jonë në Shqipëri”, ku ai u referohet edhe disa kolegëve të tij të ushtrive të tjera që asokohe kanë luftuar në territorin shqiptar.

Lufta e Parë Botërore, e cila preku dhe Shqipërinë, është bërë objekt i hulmtimeve nga shumë historianë dhe studiues të huaj, të cilët duke shfrytëzuar kujtimet e botuara nga ish-ushtarakët që kanë qenë në Shqipëri, si dhe dokumentacionet e pasura që janë ruajtur nëpër arkivat e Italisë, Austro- Hungarisë, Pragës, Beogradit e disa shteteve të tjera evropiane të cilat u përfshinë në vorbullën e asaj lufte, herë pas here kanë botuar libra të cilët kanë ngjallur interesa nga lexuesit e shumtë.lgota shqiptare”

Duke parë se ushtria serbe e kral Pjetrit u mund përfundimisht në fushën e luftës nga ana e austriakëve, si rrugëzgjidhja e vetme për të shpëtuar të gjallë pjesën e mbetur të asaj ushtrie u pa kalimi nëpër territorin shqiptar për të dalë në detin Adriatik e më pas për t’u rikthyer në Beograd. Tërheqja e Ushtrisë serbe nëpër Shqipëri, konsiderohet si një nga ngjarjet më tragjike të Luftës së Parë Botërore, apo siç njihet ndryshe nga studiuesit e shumtë që janë marrë me atë periudhë si “Lufta e Madhe”. Aty nga fillimi i tetorit 1915, pasi Ushtria serbe u sulmua në pjesën veriore të saj nga forcat austro-gjermane dhe në lindje nga bullgarët, të cilët kishin si synim që të pengonin bashkimin e forcat franko-angleze që ishin dislokuar në Luginën e Vardarit, ushtria serbe u detyrua që të sprapsej drejt Perëndimit ku kishte mbështetjen e malazezve. Pas këtij vendimi nga Nishi ku ishte dislokuar, filloi tërheqja e gjithë ushtrisë dhe në ballë të kolonës së gjatë prej 70 mijë forcash, ata kishin vënë robërit austro- hungarezë, të cilët i kishin zënë rob gjatë luftimeve që kishin zhvilluar në fazën e pare të luftës. Sipas burimeve të ndryshme arkivore italiane, udhëtimi i asaj kolone të gjatë të forcave serbe nëpër malet dhe gërxhet me borë të Shqipërisë së Veriut, ishte një ferr I vërtetë për Ushtrinë serbe, të cilët detyroheshin të marshonin ditë e natë pa pushim për të shpëtuar nga hakmarrja e kundërshtarëve të tyre që po i ndiqnin nga veriu dhe lindja e Serbisë. Gjatë atij marshimi rraskapitës nga kushtet e vështira të motit, në radhët e Ushtrisë serbe, e cila gjithashtu ishte dhe e paushqyer, pati humbje të mëdha prej epidemisë së tifos që preku një pjesë e madhe të ushtrisë, duke bërë që t’I shpëtojnë atij kalvari vetëm 27 mijë prej tyre. Lidhur me këtë ka shkruar në kujtimet e tija dhe ish-oficeri çekosllavak, Rudolf Prohaska, në një libër që e ka botuar në Pragë në vitin 1928. Në kujtimet e tij, Prohaska shkruan: “Gjatë atyre dy muajve, tërheqja e robërve çekë së bashku me masën e robërve austro-hungarezë në krye të Ushtrisë serbe, ishte një përvojë e tmerrshme për ne. Asokohe ne ecnim e marshonim të rraskapitur nëpër atë ngricë dhe acar, ku nga çasti në çast mund të gjenim vdekjen nga të papriturat e asaj rruge në shkrepa malesh të mbuluara me dëborë. Shumica e ushtarëve ishin të lehtësuar disi nga pajimet personale që mbanin mbi shpinë, sepse gjatë rrugës në afërsi të fshatrave ata i kishin shkëmbyer rrobat e batanijet me mish gjengji dhe patate me banorët e rrallë të atyre zonave ku kaluam”. Pas përshkrimeve të hollësishme të atij marshimi, ish-oficeri çekosllavak Prohaska I zënë rob nga forca e Ushtrisë serbe, në librin e tij flet dhe për shqiptarët. Në mes të tjerash ai shprehet: “Të pajisur me një instikt të paepur për lirinë, por të privuar nga sensi i disiplinës, në rebelime të përgjakshme e të vazhdueshme me autoritetet e veta, të papërgatitur për çdo shkëndijë të pranimit të shtetit dhe të ndarë në klane (fise) përjetësisht rivalizuese me njëritjetrin, ata preferonin më mirë të merreshin vesh me robërit austro-hungarezë, sesa me serbët që i shihnin në mënyrë armiqësore”. Në fund të atij kapitulli ku Prohaska flet mbi vuajtjet dhe torturat që pësuan ushtarët serbë në atë marshim rraskapitës që bënë në territorin shqiptar, ai shprehet: “Jo të gjithë ushtarët serbë i rezistonin mundimeve mbi shtigjet me borë të atyre maleve të larta. Kush binte i raskapitur, vdiste pa pasur mundësi që t’i jepej asnjë ndihmë. Gjatë atij marshimi serbët hodhën në lumin Drin të gjitha ato paisje që i pengonin për të ecur, si kamionë, topa e deri dhe automobilin e Mbretit të tyre Pjetrit”.

Okupimi i Shqipërisë

Lidhur me vorbullën e Luftës së Parë Botërore ku u përfshi dhe territori shqiptar, autori gjerman Helmut Shvanke shkruan: “Prej fronteve më të vogla të Luftës së Madhe (është fjala për Luftën e Parë Botërore) si ato palestineze, kaukaziane, mesopotamike, dardaneleve, frontet e ndryshme koloniale dhe ai për zotërimin e Kanalit të Suezit, fronti shqiptar ishte ai që zgjati më tepër, i shtyrë deri në përfundim të konfliktit botëror, edhe pse sigurisht njëri prej më pak të përgjakshmeve. Por ka qenë një front me aspekte tepër dramatike, nëse llogaritet përveçse Ushtrisë serbe, lufta detare, në sipërfaqe e nën det për kontrollin e kanalit të Otrantos. Fronti shqiptar ishte edhe strategjikisht i rëndësishëm për kufizimin e presioneve aneksioniste të vendeve kufitare dhe sepse kishte hyrë në pengesën ballkanike të Antantës. E bërë e pavarur një vit para shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, Shqipëria u kthye përsëri për të qënë gjatë konfliktit një vend i okupuar, ashtu siç kishte qenë në shekuj nga pushtimet e romake dhe bizantine. Në atë luftë të madhe ajo u okupua në dy të tretat e territorit të saj, prej austro-hungarezëve dhe në pjesën tjetër në Jug prej italianëve e francezëve. Bombardimi i Durrësit, i cili ndodhi më 6 dhjetor 1915 nga anijet e flotës austro-hungareze, kishte shtyrë Esad Pashën, i cili në atë kohë kishte pasur Princ Vidin, për tu tërhequr në Tiranë. Duke lëvizur nga liqeni i Ohrit, bullgarët depërtuan ndërkaq nëpër Shqipërinë qendrore dhe pushtuan qytetet e Beratit, Fierit dhe Kavajës. Në nëntor të atij viti komanda supreme gjermane kishte tërhequr nga fronti shqiptar pothuaj tërësisht trupat e saja. Nga kjo gjë u gjendën të lirë austro-hungarezët, të cilët vendosën për të pushtuar Malin e Zi dhe Shqipërinë. Nga ana e gjermanëve kjo gjë u pa si një zgjidhje e pakëshillueshme dhe e diskutueshme për aleatët e tyre austriakë, për arsye se shikohej e pamundur furnizimi i ushtrisë në rajonet pa rrugë që kishin ato vënde dhe ku armiqësitë në mes popullsive ishin evidente. Në këtë kontekst
ai veprim do t’u kërkonte një shpërpjesëtim të madh ushtarak. Për pushtimin e Malit të Zi, austro-hungarezët përdorën në fakt më tepër trupa se në Serbi, gjë e cila ishte e barabartë me 20 % të popullsisë vendase. Pasi kishin pushtuar në fillim të janarit 1916 Lovqenin, austro-hungarezët e paten rrugën të lirë për të marshuar në drejtim të Shkodrës dhe Shqipërisë Veriore”, shkruan autori gjerman Helmut Shanke në librin e tij.

Austro-hungarezët në Vjosë

Nisur nga situata që po precipitonte në atë kohë në Shqipëri, trupat italiane duke përfituar prej vështirësive të trupave austrohungareze, nisën mbrojtjen e Durrësit me brigadën “Savona” , Batalionin 159 territorial dhe disa bateri artilerie. Por megjithë angazhimin e gjithë këtyre forcave, në shkurtin e vitit 1916 trupat italiane u thyen nga sulmet e katër brigadave austro-hungareze. Nga fundi i shkurtit qyteti i Durrësit ishte zbrazur plotësisht nga trupat italiane të cilat u imbarkuan nëpër anije, por pa mundur që të merrnin me vete instalimet e artilerisë të cilat mbetën tërsisht të paprekura në dorën e ushtrisë austro-hungareze. Pas rënies së Durrësit, aty nga prilli i vitit 1916, trupat austro-hungareze përparuan deri në brigjet e lumit të Vjosës, i cili shënonte dhe vijën kufizuese të frontit me italianët. Objektivat e ekspeditës italiane në Shqipëri, mbetën pothuaj të kufizuara në zotërimin e pjesës jugore dhe në lindje me armatën franko-angleze të komanduar nga gjenerali francez Serrail, që vepronte në Selanik. Me gjithë neutralitetin e Athinës që u prish vetëm më 29 gusht 1917, atëhere kur Greqia u fut në luftë duke dalë në krah të Antantës, Armata e Lindjes u rrit me 220 mijë francezë, 120 mijë anglezë, 80 mijë serbë, 20 mijë italianë (nën komandën e gjeneral Petitit) dhe 16 mijë rusë. Lidhja me franko-anglezët e bëri të nevojshëm një operacion italian i cili çoi në zbrazjen dhe evakuimin e territoreve shqiptare të okupuara në Jug prej Greqisë që në vitin 1914 dhe të aneksuara në mars 1916. Më 28 qershor të vitit 1916 repartet italiane shtinë në dorë rajonin e Himarës dhe aty nga fillimi i shtatorit dhe qëndrat e Tepelenës, Gjirokastrës, Delvinës dhe Sarandës. Pak kohë më vonë ato hynë në kontakte dhe me pararojat franceze në rajonin e Korçës. Në territoret shqiptare të pushtuara, italianët dhe austro-hungarezët bënë çmos për të fituar simpatinë dhe bashkëpunimin ushtarak me popullsinë vëndase dhe nga kjo italianët arritën të vendosnin së bashku dy batalione trupash lokale, kundër batalioneve të ndryshme të rekrutuara në veri nga kundërshtarët e tyre.

Konflikti italo-austro-hungarez

Nisur prej konflikteve të brendshme që kishin përfshirë Greqinë prej dhunimeve të sovranitetit territorial nga ana e francezëve dhe anglezëve, kishin bërë që në qershorin e vitit 1917 të provokohej dorheqja e Mbretit Konstandin, i cili u zëvendësua nga i biri Aleksandri. Në atë kohë aty nga data 29 e atij muaji, Greqia hyri në luftë përkrah Antantës dhe territori i saj u bë baza e veprimeve ushtarake në Ballkan. Pasi u bë mobilizimi i përgjithshëm, nga tre divizione që ishin në fillim të vitit 1918, në atë kohë numri i tyre arriti në nëntë. Po atë pranverë sulmet e francezëve në territorin e liqenit të Ohrit, bënë që të thyhej plogështia e frontit shqiptar duke i detyruar që të zbrapsen forcat e Koorporatës XIX austro hungareze, sistemi mbrojtës i së cilës hyri në krizë në muajin korrik të po atij viti si pasojë e ndërhyrjes së Korparmatës XVI italiane. Si rezultat i kësaj, pasi humbën zinxhirin kodrinor të Mallakastrës në verilindje të Vlorës, austro-hungarezët u detyruan të tërhiqen në vijën e frontit për rreth tridhjetë kilometra. Më 2 tetor të vitit 1918, Koorparmata XVI italiane e përbërë nga disa brigada këmbësorie dhe regjimente artilerie, nisi sulmin kundër austro-hungarezëve të cilët e kufizuan rezistencën e tyre në mbrojtje të tërheqjes. Trupat austro-hungareze të komanduara nga gjenerali Karl von Pflanzer- Baltin, prej pusive që kishin ndeshur në rajonin e Mirditës, kishin lënë në dorën e rebelëve shqiptarë rreth 1200 pushkë, dhe 10 mijë korona austriake ari. Duke përfituar nga humbjet e mëdha të ushtrisë austrohungareze, trupat italiane hynë në qytetin e Elbasanit më 8 tetor të vitit 1918 dhe në datën 14 të atij muaji ata u futën në Durrës dhe një ditë më vonë në Tiranë. Pas rënies së Tiranës, më 31 tetor trupat italiane hynë dhe në qytetin e Shkodrës i cili kaloi i gjithi nën administrimin ndërkombëtar.

Thyerja e italianëve më 1920

Fundi i Luftës së Parë Botërore apo siç njihet ndryshe nga studiuesit e huaj si Lufta e Madhe, rindezi vatrat anarkoide në brendi të Shqipërisë dhe shpresat aneksioniste në vendet fqinje, të cilat dolën të gjitha fitimtare nga ajo luftë. Riatdhesimi I kontingjenteve të shënuara të Trupave Speciale italiane dhe transferimi i disa reparteve në Mal të Zi e Dalmacinë Jugore, në fillimin e vitit 1919 e dobësuan seriozisht pozicionin ushtarak italian në Shqipëri, i cili nuk u përmirësua dot as me ardhjen e gjashtë batalioneve alpine që u dërguan apostafat nga Italia. Nga kjo gjë përfituan bandat e shumta të kusarëve që plaçkisnin nëpër krahina, pasi ishin armatosur mire me plaçkën e mbetur nga lufta. Nga sulmet që po iu bëheshin në atë kohë trupave italiane në Shqipëri, gjë e cila për gjeneralin italian Piacentini do të thoshte fillimi i një preludi për një revolucion të mundshëm nga ana e shqiptarëve, e detyroi atë që në majine 1920-ës, të kthente në Itali garnizonet ushtarake që ishin shpërndarë nëpë qytetet kryesore të Shqipërisë. Pasi në fillim të atij viti francezët kishin ikur nga Shkodra dhe Korça, në Shqipëri mbeti vetëm garnizoni italian i Vlorës i reduktuar në 1800 forca të cilët në qershorin e atij viti u sulmuan nga 6000 forca shqiptare. Në fillim italianët mundën që tu bëjnë ballë sulmeve shqiptare, por më pas ata u thyen dhe u tërhoqën nga Vlora. I vetmi që mbeti në atë kohë në duart e italianëve ishte ishulli I Sazanit.








Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lufta e Parë Botërore Empty Re: Lufta e Parë Botërore

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi