Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


MASH: 3550 bursa për nxënës e studentë

Shko poshtë

MASH: 3550 bursa për nxënës e studentë

Mesazh nga Master prej Mon Jul 25, 2011 6:19 pm


Ministria e Arsimit ka vendosur që për vitin e ri akademik 2011-2012 do të japë 1 650 bursa për nxënësit dhe 1 900 bursa për studentët, për hyrjet e reja në vitin e parë në sistemin arsimor publik, për të gjitha kategoritë përfituese.
Kategoritë që përfitojnë bursa nga shteti sipas kriterit ekonomik, janë nxënësit/studentët që ndjekin studimet në largësinë mbi 5 km, nxënësit që banojnë në fshat, të cilët nuk kanë shkollë 9-vjeçare brenda rrezes prej 5 km e që vendosen në konvikt publik, nxënësit/studentët, që kanë përfituar statusin e jetimit, nxënësit/studentët të cilët kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë, secili nga studentët bashkëshort me fëmijë, apo fëmijët, nxënës apo studentë që kanë statusin e invalidit, paraplegjikut dhe tetraplegjikut.
Ndërsa në kategoritë që kanë të drejtë të marrin bursë jashtë kriterit ekonomik, përfshihen fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës. Gjithashtu përfitojnë nxënësit që vijnë nga zonat verilindore dhe juglindore të vendit, të cilët regjistrohen dhe ndjekin studimet në vitin e parë shkollor 2011-2012 në shkollat e mesme profesionale dhe nxënësit që ndjekin mësimin sipas degëve prioritare për zhvillimin e ekonomisë si në degët bujqësore, pyjore, ndërtim dhe teknologji informacioni, raportoi BW.
Afati përfundimtar për shqyrtimin dhe miratimin e bursave, për vitet e para, është data 15 dhjetor 2011, për të gjitha kategoritë e shkollave. Ndërsa për vitin e dytë e lart është data 15 nëntor 2011./Telegrafi/
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi