Programe Forum - Welcome
Nga duhani në Shqipëri humbin jetën 3 mijë persona në vit People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Nga duhani në Shqipëri humbin jetën 3 mijë persona në vit

Shko poshtë

Nga duhani në Shqipëri humbin jetën 3 mijë persona në vit Empty Nga duhani në Shqipëri humbin jetën 3 mijë persona në vit

Mesazh nga Master prej Tue Jul 26, 2011 7:01 am


Rreth 3 mijë shqiptarë vdesin çdo vit nga konsumi i duhanit. Të dhënat alarmante raportohen nga OBSH, për herë të parë pas një studimi të realizuar në Shqipëri. Objekt i tij ka qenë niveli i vdekshmërisë nga përdorimi i duhanit apo qëndrimit në ambientet ku konsumohet ky produkt. Pasi të rrezikuar nuk janë vetëm ata që pinë cigare, por edhe personat e ekspozuar në ambientet me duhanpirës. Alarmi rritet teksa raportohen të dhënat më të freskëta mbi vdekshmërinë në një vit nga kanceri. Ky numër është katërfishuar, pasi rezultojnë se 2565 shqiptarë vdesin në vit nga kjo sëmundje. “Gjithsej numri i të vdekurve me sëmundjen e kancerit, atribuar duhanit, është 1197. Vdekje të shkaktuara nga qarkullimi i gjakut, nga sëmundjet e zemrës, 4500 janë meshkuj dhe 4476 femra. Në bazë të të dhënave të OBSH-së,1800 persona janë viktima të duhanit”, tha Roland Shuperka, specialist i duhanit në ISHP, duke iu referuar studimit të ISHO. Në këto kushte, Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar ngritjen e Task-Force për zbatimin e Ligjit antiduhan. Specialist pranë ISHP, Shuperka, është personi që është caktuar nga ministri Vasili. Ai tha se po merret me mbledhjen e grupi të punës për të ulur nivelin e duhanpirjes në Shqipëri. Sipas të dhënave, rezulton se në Shqipëri vdesin çdo vit rreth 14 880 persona dhe rreth 3 000 persona kanë shkak kryesor duhanpirjen. Sipas studimeve të kryera në Shqipëri, numërohen gjithsej 950 mijë duhanpirës, ku 680 mijë llogariten meshkuj dhe 220 mijë të tjerë janë femra. Vetëm në një vit shpenzohen rreth 550 milionë dollarë nga shqiptaret për të blerë duhan.
Një ligj i miratuar dy vjet me parë për të ndaluar përdorimin e duhanit në mjediset publike, si mënyrë për të ndikuar në kufizimin e përdorimit të duhanit, dështoi së zbatuari. Në 10 persona të sëmurë me kancer mushkërish, 9 prej tyre janë duhanpirës, sipas të dhënave ekzistuese nga Instituti i Shëndetit Publik. Shqipëria renditet në vendet me përqindje të lartë të duhanpirjes. Studimet e fundit tregojnë se 60% e meshkujve në vendin tonë janë duhanpirës, ndërsa 18% janë femra. Specialistët e ISHP theksojnë se tendenca e fundit në këtë fenomen është rritja e përqindjes së femrave që janë të dhëna pas duhanit. Gjithashtu, në shkollat nëntëvjeçare dhe të mesme të vendit është rritur ndjeshëm numri i atyre që e provojnë të paktën një herë duhanin. Studimet theksojnë se: 4 në 10 studentë janë duhanpirës. Meshkuj zënë 65,1% dhe femrat: 35,7%. Në vit, shpenzohen 300 milionë USD për duhanin, ndërsa në ditë, 850 mijë USD. Pasojat në shëndet: Duhanpirësit kanë 8 vjet jetë më pak, Kanceri i mushkërive është 18 herë më i lartë te duhanpirësit, Infarkti, 3 herë më i lartë.

Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nga duhani në Shqipëri humbin jetën 3 mijë persona në vit Empty Re: Nga duhani në Shqipëri humbin jetën 3 mijë persona në vit

Mesazh nga Anakonda prej Tue May 15, 2012 5:22 am

epo budallenjt sado e lexojn se duhani demton shendetin ato vazhdojn serish ta pijn
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nga duhani në Shqipëri humbin jetën 3 mijë persona në vit Empty Re: Nga duhani në Shqipëri humbin jetën 3 mijë persona në vit

Mesazh nga Master prej Tue May 15, 2012 7:00 am

Fatkeqesisht jane shifra qe te bejne vertet ta lesh duhanin por,,,


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Nga duhani në Shqipëri humbin jetën 3 mijë persona në vit Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nga duhani në Shqipëri humbin jetën 3 mijë persona në vit Empty Re: Nga duhani në Shqipëri humbin jetën 3 mijë persona në vit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi