Programe Forum - Welcome
Jetë dembelësh People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Jetë dembelësh

Shko poshtë

Jetë dembelësh Empty Jetë dembelësh

Mesazh nga Master prej Tue Jul 26, 2011 8:04 am


Shumë të rinj europianë nuk shkojnë në shkollë, nuk mësojnë asnjë zanat, nuk punojnë, nuk bëjnë asgjë. Një bombë e vërtetë sociale që pritet të “shpërthejë” nga momenti në moment
Ata nuk studiojnë, nuk punojnë, nuk mësojnë asnjë zanat. Nuk merren me sport, nuk shkojnë në kinema, nuk lexojnë libra, flenë gjatë dhe jetojnë në shtëpinë e prindërve. Jetojnë të dorëzuar. E kanë të pamundur të imagjinojnë jetën e tyre, përtej së tashmes dhe nuk janë protagonistët e ndonjë telenovele me titullin “adoleshentë përgjithmonë. Janë me moshë nga 15 deri në 29 vjeç dhe në shumë vende europiane i kalojnë 2 milionët. Sociologët i kanë pagëzuar me emrin NEET: akronim i “Not in Education, Employment or Trainning”. Janë një pjesë e mirë e shoqërisë që sot mbijeton dhe një bombë sociale për vitet në vijim: çfarë do të bëhet me këta të rinj, pa asnjë lloj formimi kulturor dhe intelektual në tregun e punës? Me çfarë mekanizmash mund të rikuperohen? Çfarë rruge do të marrin ëndrrat e tyre? Sipas të dhënave të Istatit, në Itali, për shembull, numri i tyre në 2010-n ishte rritur me 134 mijë në krahasim me një vit më parë. Me pak fjalë, ata përfaqësonin 22.1 për qind të të rinjve italianë, ndërsa mes spanjollëve ata përbënin 20.4 për qind të të rinjve. “Këta të rinj nuk kërkojnë punë: një pjesë nuk janë të disponueshëm, të tjerët duan të punojnë, por nuk kanë mundësi”, tregojnë sociologët. Fati i gjendjes ekonomike të vendit? Sigurisht që po. Është klima e përgjithshme ajo që i dekurajon. Kështu skeptikë dhe të pakënaqur, të rinjtë shndërrohen në dembelë të pandreqshëm. Prej kohësh ky fenomen nuk po njeh shenja përmirësimi. Numri i të rinjve të papunë është shumë i lartë. Po ashtu, gjysma e atyre që e kanë humbur punën gjatë krizës po përpiqen më kot prej vitesh, por pa gjetur gjë. “Kriza ekonomike e rriti në mënyrë domethënëse numrin e këtyre të rinjve me rreth 45 mijë në krahasim me 2008-n”, thonë specialistët. Ky fenomen është më i përhapur mes fermave: një në katër femra është NEEt. Po si shpjegohet përqindja e lartë mes femrave në krahasim me meshkujt: ndoshta sepse e konsiderojnë ende veten seks i dobët dhe kanë frikë të merren edhe me punët që bëjnë meshkujt. Në shtëpi, sipas sociologëve, këta të rinj flenë, lahen dhe hanë më shumë se të tjerët. Por edhe kohën e lirë e shfrytëzojnë ndryshe nga bashkëmoshatarët: shkojnë më pak në teatër, në muze, në ekspozita. Lexojnë më pak gazeta dhe kjo jo për faktin se përdorin internetin. Kompjuteri dhe rrjeti përkundrazi përdoren më pak se ata që janë në punë, përkundrejt 81 për qind të të punësuarve që lidhen vazhdimisht në internet dhe 91 për qind të studentëve, vetëm 50.9 për qind e NEET-ve preferojnë të rrinë në internet. “Këta të rinj i shfrytëzojnë më pak të mirat kulturore. Aspekti më kritik, vazhdimi i qëndrueshëm i gjendjes së NEET: sa më shumë kohë të kalojnë jashtë sistemit shkollor dhe atij të punësimit, aq më të vështirë do ta kenë për t’u rifutur. Sipas të dhënave pjesa më e madhe e tyre qëndron në këtë gjendje për të paktën dy vjet dhe rreziku i përjashtimit social është i madh nëse qëndrohet gjatë në këtë gjendje. Të gjithë janë të bindur se meritokracia nuk ekziston dhe më shumë se sa profesionalizmi dhe pasioni, kanë nevojë për fat. Gjithsesi e keqja më e madhe sipas psikologëve është braktisja e shkollës: kjo do të thotë ta gjesh veten pa kompetenca për të hyrë në botën e punës. Një fakt edhe më i rëndë, nëse mendohet se këta të rinj nuk duan të bëjnë as ato punë që ata i quajnë të rëndomta. Por një pjesë të përgjegjësisë në sjelljen e këtyre të rinjve e kanë edhe prindërit. Ata janë fëmijë te çifte të rinjsh të shpërqendruar nga pikëpamja e punës, që lodhen duke shkuar nga një punë te tjetra. Këta të rinj përbëjnë një problem publik, në kuptimin që përfaqësojnë një humbje, por edhe rrezik për shoqërinë. Për t’i integruar duhen politika sociale më bindëse. Shoqëria duhet t’i ofrojë atyre modelet që duhet të ndjekin.
Shpëtimi
Brezi i këtyre të rinjve është ai që përdor më shumë ilaçe. Kur gjërat nuk ecin ashtu siç duhet për një kohë të gjatë, shpëtimi i vetëm mund të gjendet te barnat dhe sidomos ato antidepresive. Ajo që e rëndon më shumë situatën është edhe koha dhe doza që të rinjtë përdorin. Zakonisht, një kurë me antidepresivë kërkon të paktën 20 ditë dhe ka efekte të kënaqshme nëse zgjat për disa muaj. Por sipas të dhënave, rreth 50 për qind e të rinjve e ndërpresin mjekimin brenda 90 ditëve dhe më shumë se 70 për qind e tyre në muajt e parë. Askush deri më tani nuk ka mundur t’i japë përgjigje pyetjes se përse vërehet një rritje shumë e madhe mes të rinjve antidepresivë që janë në mjekim të vazhdueshëm në vend që të ndodhë e kundërta? Psikologët e lidhin me fenomenet sociale.

Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jetë dembelësh Empty Re: Jetë dembelësh

Mesazh nga Anakonda prej Tue May 15, 2012 5:22 am

duan vec te dalin per kafe;i kan fajet prinderit qe i lejn te livadhisin ne ket menyre se e di un se cpo duan ata
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 24
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jetë dembelësh Empty Re: Jetë dembelësh

Mesazh nga Master prej Tue May 15, 2012 9:10 am

O keto dhe per kafe pertojne me dale e duan kafen te krevati


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Jetë dembelësh Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jetë dembelësh Empty Re: Jetë dembelësh

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi