Programe Forum - Welcome
Bëjini meshkujt për vete qe ne kontaktin e pare People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Bëjini meshkujt për vete qe ne kontaktin e pare

Shko poshtë

Bëjini meshkujt për vete qe ne kontaktin e pare Empty Bëjini meshkujt për vete qe ne kontaktin e pare

Mesazh nga Snake prej Sat Jul 30, 2011 8:19 am

Ja 7 detajet për te cilat duhet te kujdeseni qe te bëni për vete një mashkull qe ne kontaktin e pare qe do keni me te
Bëjini meshkujt për vete qe ne kontaktin e pare Images
Sharmi është një bashkësi detajesh te cilat bashkohen me njëra tjetrën për t’iu bere te pa rezistueshme. Por a dini ju ta bëni një mashkull për vete qe ne kontaktin e pare? Me poshtë do te mësoni cilat janë 7 detajet për te cilat duhet te kujdeseni.

· Buzëqeshja e pa sforcuar

Sytë te shkëlqejnë dhe buzëqeshja jote është pa sforcuar.. Janë këto detaje qe meshkujt vrojtojnë me kujdes. Ata i interpretojnë si shenja shkujdesjeje dhe natyrale. Edhe nëse keni një aparat dentar, nuk duhet te fshiheni. Lëreni veten te lire. Çunat duan t’iu shohin ashtu si jeni ne te vërtetë. Kur nuk ju qeshet mos qeshni kot sepse do kuptohet menjëherë qe është e sforcuar.

· Fytyra juaj e bukur

Meshkujt kërkojnë një fytyre qe te shkëlqejë. Nëse e dini këtë mundohuni te hiqni stresin dhe ankthin sepse ato ndikojnë shume ne lëkuren e fytyrës. Nëse doni te bini ne sy kujdesuni me shume. Përdorni kremra dhe maska qe i përshtaten lëkurës suaj. Lini dhe ndonjë takim me dermatologen nëse është e nevojshme, për te rregulluar te gjitha problemet.

· Sjellja

Mos rini e mënjanuar dhe me turp sepse edhe sikur te keni fytyrën e Megan Fox-it asnjë nuk do jua hedhe sytë. Dinamizmi, sjellja dhe personaliteti kane po aq rëndësi sa pamja fizike, ne mos edhe me shume. Duhet te jeni te hapur dhe te komunikoni me te tjerët. Asnjë nuk do ju “haje”. Nëse jeni shume te turpshme, bëni çdo dite nga një hapa para për te pasur besim tek vetja.

· Duart

Ndonjëherë i neglizhojmë pa e ditur se shpeshherë ato janë ne plan te pare. As qe behet fjale te keni thonj te papastër apo te gjakosur nga anët dhe me lëkurë te dale. Mos mbani as unaza me kafka dhe mos i zgjatni thonjte ne pafundësi. Mundohuni t’i rregulloni vete nëse s’keni mundësi te shkoni tek estetistja. Edhe thonjte e shkurtër kane nevoje për kujdes. Përdorni kremra hidratonte për duart, sidomos gjate dimrit kur lëkura thahet mjaft. Mundohuni te ndiqni modën për ngjyrat e manikyrit por pa e ekzagjeruar.

· Zëri

Shpesh nuk i kushtojmë rëndësi dhe për këtë arsye...Mos ngurroni te luani me këtë instrument joshjeje te padiskutueshëm. Nëse ke një zë te ëmbël (lolita) apo te forte (femër fatale) mos harro te flasësh qarte, qete dhe me kujdes. Mos bërtisni!

· Flokët

Nuk ka nevoje për shume shpjegime. Qe kur njerëzit jetoni neper shpella, meshkujt tërhiqeshin nga flokët me shkëlqim dhe te shëndetshëm. Flokë te yndyrshëm apo te rralle? Kujdesuni me shume për to. Dy here ne jave përdorni maska për llojin tuaj te flokut dhe lajini çdo dite. Mos abuzoni me pjastrat as me ngjyrat. Përndryshe flokët tuaj do te digjen dhe do duken edhe me keq.

· Komunikimi dhe mënyra e te shprehurit

Ato femrat qe thonë gjere interesante janë me joshëse se ato qe janë te bukura por s’dinë cfare te flasin. Një mendje e zgjuar dhe një aftësi për te komunikuar te bëjnë me tërheqëse. Për te ditur sa me shume lexoni libra, revista, dëgjoni informacionet ne radio, shihni televizor, informohuni ne fusha te ndryshme..Shkurt “ushqeni shpirtin dhe mendjen”. Kur te vije momenti i duhur nuk do rrini ne tavoline pa folur por gjithmonë do keni tema interesante për te diskutuar.
Snake
Snake
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 87
Reputation : 0
Join date : 30/07/2011

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bëjini meshkujt për vete qe ne kontaktin e pare Empty Re: Bëjini meshkujt për vete qe ne kontaktin e pare

Mesazh nga Anakonda prej Mon Apr 09, 2012 5:00 am

ua cfare keshillash,po meshkujt i bejn keto gjera?
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi