Programe Forum - Welcome
Yjet, të vdekur bëjnë më shumë para se gjallë People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Yjet, të vdekur bëjnë më shumë para se gjallë

Shko poshtë

Yjet, të vdekur bëjnë më shumë para se gjallë Empty Yjet, të vdekur bëjnë më shumë para se gjallë

Mesazh nga Master prej Sun Jul 31, 2011 5:04 am

Yjet, të vdekur bëjnë më shumë para se gjallë Michael-jacksons-300x168
Tani që Amy Winehouse vdiq, albumet e saj po shiten në shifra rekord. Kështu ndodhi edhe me Micheal Jackson dhe kështu ka ndodhur edhe me të tjerë yje…
Pjesa më e madhe e tyre janë emra shumë të njohur. Të gjithë personazhet e pranishme në klasifikimin e këtij viti janë imazhi i “perandorëve” komercialë tepër fitimprurës dhe në rritje të vazhdueshme. Për shembull, emri i Ajnshtajnit përdoret për shitjen e DVD-ve “Baby Einstein”. Librat e Teodor Seus Gejzes “Dr. Seuss”, njihen nga të gjithë fëmijët e botës. Qindra performanca të librit “Shoku im, Çarls Braun” i kanë dhënë famë autorit Çarls Shulz, krijuesi i “Peanuts” (Kikirikët), seriali vizatimor i publikuar në të gjithë botën. Kësaj liste i është bashkangjitur edhe Elvis Presli. Edhe pas vdekjes, mbreti vazhdon të mbetet numër një. Këtë vit, emri i tij ka fituar 49 milionë dollarë, shifër kjo që e pozicionon në vendin e parë të klasifikimit. “CKX Entertainment”, shoqëria që drejton “perandorinë” e Elvisit, ka thënë se me rastin e 30-vjetorit të vdekjes së mbretit, “Graceland” (shtëpia që i përkiste dikur Elvisit) është rinovuar e gjitha. Projektet kanë dhënë menjëherë frytet e tyre: fitimet e “Graceland” këtë vit janë rritur me 15%, duke prekur shifrën 35 milionë dollarë, pa llogaritur fitimet nga shfrytëzimi i të drejtave të muzikës së Elvisit, të DVD-ve dhe licencave të dhëna për përdorimin e emrit dhe imazhit të këngëtarit. 
Por, ajo që të çudit më shumë, është pikërisht fakti se disa prej yjeve më të mëdhenj të vitit 2011 nuk kanë arritur të hyjnë në klasifikimin e këtij viti. Mes tyre është edhe Kërt Kobein, ish- solisti dhe pjesëtari i “Nirvanave”, i cili vitin e kaluar qëndronte në krye të klasifikimit, pasi Kërtnej Love, ish-vejusha e tij e pangushëllueshme, mori një vendim paksa të çuditshëm për të shitur të drejtën e disa prej këngëve të tij për një shumë rreth 50 milionë dollarë. Por, nëse ky operacion brilant komercial u hapi dyert mundësive të tjera për të fituar, fitimet e Kobein nuk i dhanë mundësinë as të qëndronte në klasifikim. Ndërsa Xhon Lenon ka lëvizur nga vendi i katërt i klasifikimit ku ishte renditur vitin e kaluar, me 44 milionë dollarë. Në muajin shkurt, “Beatles” kanë mbyllur një betejë legale kundër “Apple Inc”, e cila po zgjaste prej 15 vjetësh. Beteja u mbyll në favor të vendimit të shoqërisë për të punuar edhe në botën e muzikës (agjencia që administron interesat komerciale të grupit “Beatles” quhet “Apple Corps” dhe kjo mund të krijonte ngatërresa). Pas dy muajsh, grupi ka nxjerrë në sipërfaqe një tjetër polemikë me “EMI”, e njohur si shtëpia diskografike, për disa të drejta që nuk ishin paguar. Marrëveshja e përfunduar, e cila i kalon 100 milionë dollarë, ka mbajtur edhe sendet me vlerë të Xhorxh Herrison, një tjetër pjesëtar i zhdukur i grupit që mban vendin e katërt në klasifikim me një shumë të ardhurash prej 22 milionë dollarësh. Tani që “Apple” dhe “Beatles” kanë shpallur armëpushim, analistët e tregjeve aksionere mbështesin prezantimin e Stiv Xhobs, shefi i “Apple”, mbi mundësinë që edhe pjesët e grupit legjendar mund të merren nga radiot e muzikës historike. Ish-reperi Tupak Shakur zotëron 9 milionë dollarë. Debutimi i tij në këtë klasifikim është shfaqur që në vitin 2002. Që pas vrasjes së tij, ku kanë kaluar më shumë se katërmbëdhjetë vjet, Tupak mbetet një ndër emrat më të kërkuar të muzikës hip-hop. Madje, këngëtarit i është kushtuar edhe një film biografik, një videolojë dhe një show në Broduej. 
Të vlerësosh përfitimet e njerëzve të famshëm nuk është një punë e lehtë. Ndërkohë, për ata që nuk jetojnë më mund të jetë diçka më e mërzitshme. Ashtu siç edhe ka ndodhur me Aron Spelling, producentin e madh që ka ndërruar jetë pak kohë më parë, pasardhësit e të cilit vazhdojnë të kontrollojnë të drejtat e riprogramimit të “Love Boat” dhe “Melrose Place” në të gjithë botën. 
Shfrytëzimi i të drejtave përfaqëson “copën më të madhe të fitimeve” të yjeve të shuar dhe kush i ka trashëguar këto pasuri është gjithnjë objekt i polemikave të forta. Ana Strasberg, vejusha e mjeshtrit të famshëm të recitimit, Li Strasberg, trashëgoi nga burri i saj i fundit të gjitha të drejtat për shfrytëzimin e emrit dhe imazhit të Merilin Monrosë. Dy vite më parë ajo hodhi në gjyq dy agjenci fotografike, të administruara nga trashëgimtarët e fotografëve të Merilin Monrosë, sepse përdorën disa fotografi pa lejen e saj. Njëri prej tyre, i madhi Sem Sheu, e kishte përjetësuar divën në foton e famshme të filmit “Kur gruaja është me pushime”. Strasberg ka thënë se fotoja ishte pjesë e një “pronësie intelektuale” të Merilinit, e si pasojë përfitimet u kalonin vetëm trashëgimtarëve të divës. Por, në muajin maj, Gjykata e Kalifornisë dhe e shtetit të Nju Jorkut nuk i dhanë të drejtë, duke konfirmuar se koncepti i së drejtës për autopsi në legjislacionin amerikan është lejuar vetëm nga viti 1984, ndaj edhe vetë Merilin nuk mund t’u jepte një të drejtë të tillë pasardhësve të saj. Dhe kjo normativë vijon edhe në “Dead Celebrities Act”, që garanton të drejtat pas vdekjes për 70 vjet. Vendimet e gjykatës u japin mundësinë shoqërive të tjera t’i japin licencën e imazheve të Monrosë, pa autorizimin e pasardhësve. Të drejtat e yjeve të shuar, përpara vitit 1984, mund të shfrytëzohen pa asnjë detyrim. Në tetor, ndërkohë, Kalifornia ka lëshuar një ligj që bie në kundërshtim me vendimet e mëparshme të gjykatës dhe u lejon pasardhësve shfrytëzimin e të drejtave të yjeve të shuar para vitit 1984.gazetajone


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Yjet, të vdekur bëjnë më shumë para se gjallë Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Yjet, të vdekur bëjnë më shumë para se gjallë Empty Re: Yjet, të vdekur bëjnë më shumë para se gjallë

Mesazh nga Anakonda prej Mon Jun 18, 2012 5:49 am

kur vdes njeriu,te gjith thojn je i mire;ndersa kur je gjall sta thot kush nje fjal te mire
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi