Programe Forum - Welcome
Tiranë, zbulohet OJF që pajiste të kërkuarit me distinktivë policie People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Tiranë, zbulohet OJF që pajiste të kërkuarit me distinktivë policie

Shko poshtë

Tiranë, zbulohet OJF që pajiste të kërkuarit me distinktivë policie Empty Tiranë, zbulohet OJF që pajiste të kërkuarit me distinktivë policie

Mesazh nga Master prej Sun Jul 31, 2011 5:10 pm

Tiranë, zbulohet OJF që pajiste të kërkuarit me distinktivë policie Distinktiv
TIRANE – Lajmifundit – Persona të kërkuar dhe me probleme me drejtësinë janë pajisur me dokumente të rreme si efektiva policie dhe kanë shmangur kontrollet falë veprimtarisë së paligjshme të një OJF-je private në Tiranë.
Ministria e Brendshme, sipas TCH, ka paditur Qendrën Shqiptare të Studimeve të Luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar për 12 episode të kundraligjshme, sipas këtij institucioni.
Në padinë e depozituar në gjykatë dhe që me short i ka rënë për shqyrtim gjyqtares Rezarta Vigani, thuhet se “qendra ka tejkaluar kompetencat duke përdorur siglat e Policisë së Shtetit”.
Juristët e Ministrisë së Brendshme pretendojnë në padi se shumë persona janë kapur me një dokument të lëshuar nga kjo qendër dhe që prezantoheshin si punonjës policie të inflitruar apo dedektivë.
Rasti më i rende është ai i kunatit të Dritan Dajtit, Ergys Xhoxhaj, i cili gjatë operacionit të shtatë gushtit ku mbetën të vrarë katër punonjës policie, ju gjet me vete një dokument i tillë i lëshuar nga kjo qendër.
Ky dokument i jashtëligjshëm i jepte të riut tagrin e një oficeri policie. Po kështu në Holandë, një të kërkuari shqiptar për trafik droge dhe që më pas u kap në këtë vend për vrasje, iu gjet një dokument i ngjashëm. Në Elbasan, thuhet më tej, një personi iu kap dokumenti me të cilin prezantohej si agjent i infiltruar i Policisë së Shtetit.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe në qytetin e Sarandës me një person që u kap duke kaluar kufirin. Edhe në Angli dhe Itali autoritetet e këtyre vendeve kanë njoftuar homologët shqiptarë se kanë ndaluar shtetas të cilët gjatë operacioneve të këtyre policive u janë sekuestruar dokumente të tilla.
Qendra shqiptare e studimeve të luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar në faqen e saj online prezantohet si një bashkim vullnetar ekspertësh dhe studiuesish me përvojë në luftën kundër krimit dhe të përkushtuar në mbrojtjen e ligjeve të shtetit.
Në këtë faqe thuhet se kjo qendër ka si objektiv mes të tjerash të bëjë kërkime shkencore për prirjet e fenomenet kriminale dhe terroriste, të paraqesë rekomandime për parandalimin e tyre, si dhe të organizojë veprimtari sensibilizuese për informimin e publikut lidhur me problemet e shoqërisë në fushat e krimit të organizuar dhe terrorizmit.


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Tiranë, zbulohet OJF që pajiste të kërkuarit me distinktivë policie Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tiranë, zbulohet OJF që pajiste të kërkuarit me distinktivë policie Empty Re: Tiranë, zbulohet OJF që pajiste të kërkuarit me distinktivë policie

Mesazh nga Anakonda prej Sun May 13, 2012 5:16 am

Policeve mesa duket dashkan tu marrin vendin e punes
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi