Edhe njerëzit e epokës së gurit kishin autostrada
Faqja 1 e 1 • Share
Edhe njerëzit e epokës së gurit kishin autostrada

Njerëzit e epokës së gurit kanë krijuar një rrjet masiv tunelesh të nëndheshme, të cilat siguronin kalimin nëpër Evropë, nga Skocia në Turqi. Arkeologu gjerman, Dr. Heinrich Kusch tha se prova të tuneleve janë gjetur nën qindra vendbanime neolitike në të gjithë kontinentin.
Në librin e botuar së fundi, “Sekretet e portës së nëndheshme të një bote antike”, ai detajon se fakti që kaq shumë tunele kanë mbijetuar edhe pas 12 mijë vjetësh, tregon se rrjeti origjinal i kalimeve të nëndheshme mund të ketë qenë gjigant. “Vetëm në Bavari, Gjermani, janë gjetur 700 metra të këtyre tuneleve. Në Styria, Austri, janë gjetur 350 metra”, tha ai, transmeton Noa.
“Në të gjithë Evropën ne kemi gjetur mijëra sosh, që nga Skocia deri në Mesdhe”. Shumë prej tyre nuk kanë qenë më shumë se 70 cm të gjera, mjaftueshëm për kalimin e një personi. Tunelet kanë kryqëzime, në disa pjesë janë më të gjera dhe kanë vende pushimi apo dhoma. Jo të gjitha kanë lidhje me njëra-tjetrën, por të marra së bashku formojnë një rrjet gjigant nëntokësor komunikimi. Disa ekspertë besojnë se tunelet kishin funksionin që sot kanë autostradat. Libri thekson se shpesh në hyrje të tuneleve ishin ndërtuar faltore, sepse Kisha i trembej trashëgimisë pagane që mund të përfaqësonin tunelet. Në disa raste janë zbuluar shkrime që i trajtojnë tunelet si një portë kalimi për në botën e nëndheshme.

Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Re: Edhe njerëzit e epokës së gurit kishin autostrada
kishin autosrdada shpellash jo si i kemi ne
Anakonda- Super Moderatore
- Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 24
Location : Burrel
Re: Edhe njerëzit e epokës së gurit kishin autostrada
e pra po nrm qe jo si ne

Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|