Programe Forum - Welcome
Cassano i ngazëllyer me paraqitjen ndaj Spanjës People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Cassano i ngazëllyer me paraqitjen ndaj Spanjës

Shko poshtë

Cassano i ngazëllyer me paraqitjen ndaj Spanjës Empty Cassano i ngazëllyer me paraqitjen ndaj Spanjës

Mesazh nga sportnews prej Thu Aug 11, 2011 8:21 pm

Cassano i ngazëllyer me paraqitjen ndaj Spanjës F.0811140610782_m
Sulmuesi i Milanit, Antonio Cassano, ishte krenar që mbajti shiritin e kapitenit në Bari, në ndeshjen në të cilën Italia mposhti kampionin e Evropës dhe Botës, Spanjën, me rezultat 2-1.
Cassano mori shiritin nga portieri i Juventusit, Gigi Buffon, i cili ia lejoi atij të jetë kapiten para bashkëqytetarëve të tij.

“Dua ta falënderoj Gigin, trajnerin dhe bashkëlojtarët për gjestin e mrekullueshëm. Vërtet nuk e kam pritur të mbaj shiritin e kapitenit. Shkova të nxehem dhe kur erdha në dhomën e zhveshjeve e pashë shiritin e kapitenit në ulësen time. Mendova se ishte gabim, por duket sikur ata kishin biseduar më herët për të ma dhënë këtë dhuratë të mrekullueshme”.

“Përveç të qenit kapiten dhe lojtar i shkëlqyeshëm, Gigi është njeri i shkëlqyeshëm. Ne qëndrojmë afër njëri-tjetrit nga fillimi deri në fund të detyrave me kombëtaren, andaj ai duhet të ketë durimin e një shenjtori”, ka thënë Cassano.

sportnews
Anetare i Ri
Anetare i Ri

Numri i postimeve : 19
Reputation : 0
Join date : 11/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi