Programe Forum - Welcome
6-Keshillat per te gjetur shpirtin binjak    People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
6-Keshillat per te gjetur shpirtin binjak    People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

6-Keshillat per te gjetur shpirtin binjak

4 posters

Shko poshtë

6-Keshillat per te gjetur shpirtin binjak    Empty 6-Keshillat per te gjetur shpirtin binjak

Mesazh nga Sarita Mon Aug 29, 2011 11:55 am

Nga ekspertët e filozofisë orientale vijnë edhe gjashtë këshilla për të gjetur rrugën e duhur në kërkim të shpirtit binjak. Në përfundim të ditës keni menduar ndonjëherë për mënyrën se si zhvisheni? Se si i vendosni këpuucët apo rrobat? Sipas principeve të filozofisë orientale Zen çdo gjë lidhet me mënyrën e thjesht se si silleni çdo çast të ditës, këto gjëra reflektojnë mbi veten tonë. Jeni të lodhur nga situata jote prej beqari apo nuk doni më të përballoni të njëjtat çështje të jetës suaj sentimentale? Ndoshta është koha të mësoni artin e të rënit në dashuri dhe sekretet e tij.
6-keshilla per te gjetur shpirtin binjak


1. Keni parë me vëmendje rreth vetes

Është i njohur fakti se pjesën më të madhe të ditës harxhojnë kohën duke kërkuar personin e zemrës kudo. Vështroni përreth dhe personat që të qëndrojnë afër në jetën e përditshme. Një shok, një koleg mund të jetë një nga adhuruesit e tu dhe ti e ke përjashtuar nga të qenit partner. Duhet t'i shihni gjërat me një këndvështrim tjetër dhe të dashurin mund ta gjeni shumë afër vetes.

2. Në dashuri duhet të jeni vetvetja

Shumë persona ankohen se nuk i do njeri. Arsyeja është e thjeshtë, janë të zëna duke recituar një rol, aq sa të tjerët nuk arrijnë t'i njohin në të vërtetë. Duhet të jeni të lirshëm dhe vetvetja në marrëdhënien që doni të nisni. Pos merrni një rol që nuk është juaji. Lëreni veten të lirshme pasi autenticiteti ju bën të çmuar.
3. Partnerin lëreni të jetë "beqar"

Një nga pengesat kryesore në dashuri është tendenca për të
"mbajtur" partnerin. Partnerët prangosen me njëri-tjetrin duke mos e lënë dashurinë e tyre të rritet lirshëm dhe natyrshëm. Nëse dikur bëhet pjesë e jetës tënde, jepi hapësirë dhe lëre të lirë. Duhet të jeni të lumtur për çdo gjë që të dhuron, edhe nëse është pak. Nëse preferon të dalë për një kohë jashtë skene jepi mundësinë ta bëjë, pa qenë shumë posesiv.

4. Eliminoni mendjen

Ka njerëz që mendojnë se dashuria është e pamundur të kënaqë të gjitha aspektet. E keni pyetur veten se cilat janë "gjërat e duhura" për dashurinë. Bëni një listë të tillë dhe, pasi ta lexoni do të vëreni se jeni kthyer në një njeri që vetëm kërkon të marrë. Ndaj mundohuni ta lëshoni veten.

Të paktën një ditë provoni të hiqni dorë nga kërkesat e tua dhe shikoni se sa mirë jeni pa to. Duke vepruar në të njëjtën mënyrë për disa ditë me radhë do të vini re se gjërat që i keni konsideruar si shumë të rëndësishme nuk janë aspak ashtu dhe se mund të jetoni shumë mirë pa të. Kështu do t'i jepni më shumë hapësirë vetes dhe partnerit tuaj, pa qenë shumë tendencioz.

5. Zbulo zemërgjerësinë tënde

Të japësh dhe të marrësh është një pikë e fortë e çdo lidhjeje. Kur bie në dashuri, kjo nuk është aspak problem. Jemi të lumtur kur dhurojmë spontanisht dhe çdo gjë. Mundohuni t'i dhuroni diçka që ta ndryshojë rrjedhën e ditës suaj të zakonshme, për ta kthyer atë në një ditë të veçantë. Përdorni fantazinë tuaj për të bërë çdo ditë unike dhe të vetme.

Edhe nëse nuk merrni ndonjë gjë në shkëmbim. Do të ndjeheni të lumtur qoftë edhe nëse merrni një buzëqeshje apo një puthje të ngrohtë si shkëmbim të dhuratës suaj. Por ju duhet të jeni të ndërgjegjësuar se, kur jepni diçka të mos merrni asgjë në këmbim, qoftë edhe buzëqeshjen apo një faleminderit. Jepni thjesht për kënaqësi, pa kërkuar gjë në këmbim.

6. Mëso të jesh shoqe

Shumë gra ankohen se janë vetëm, edhe kur kanë në krah një partner. Kjo ndodh për faktin e thjeshtë se nuk janë shoqe të vetes së tyre. Kushtojini kohë vëzhgimit të vetes tënde. Prano gjithçka të personalitetit tënd dhe mos e gjyko më veten.

Mundohu të shohësh çfarë ndodh brenda teje. Duke mos qenë të rreptë me veten, arrijmë të kuptojmë se të tjerët të duan për faktin e thjeshtë se si jeni realisht. Duke vlerësuar veten, do të arrini të vlerësoni edhe të tjerët.
Sarita
Sarita
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 404
Reputation : 3
Join date : 11/07/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

6-Keshillat per te gjetur shpirtin binjak    Empty Re: 6-Keshillat per te gjetur shpirtin binjak

Mesazh nga Master Mon Aug 29, 2011 1:16 pm

Heu sa gjera duhen per te gjene perfekt
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

6-Keshillat per te gjetur shpirtin binjak    Empty Re: 6-Keshillat per te gjetur shpirtin binjak

Mesazh nga KITTY Tue Aug 30, 2011 12:47 pm

ouu ti bej un gjith kto sdo kem nevoj per partener fare...:pp
KITTY
KITTY
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 763
Reputation : 7
Join date : 28/07/2011
Age : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

6-Keshillat per te gjetur shpirtin binjak    Empty Re: 6-Keshillat per te gjetur shpirtin binjak

Mesazh nga Anakonda Sun Apr 08, 2012 5:06 am

He pra he,me mir me nejt beqare;sesa te merresh me budallalleqe
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

6-Keshillat per te gjetur shpirtin binjak    Empty Re: 6-Keshillat per te gjetur shpirtin binjak

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi