Programe Forum - Welcome
Përqafimi, më i fuqishëm se puthja ..... People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Përqafimi, më i fuqishëm se puthja ..... People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përqafimi, më i fuqishëm se puthja .....

3 posters

Shko poshtë

Përqafimi, më i fuqishëm se puthja ..... Empty Përqafimi, më i fuqishëm se puthja .....

Mesazh nga Master Mon Jun 27, 2011 7:10 pm

Sipas kërkimeve të fundit shkencore të psikologëve të ndryshëm, mes dy trupave veprimi më erotik nuk është puthja, por përqafimi

E mbani mend përqafimin e nxehtë dhe sensual që Mishel Obama i dha bashkëshortit të saj natën e fitores së madhe? Pa mendoni pak për përqafimin e Humphrey Bogart dhe Ingrid Bergman-it në të famshmin film “Casablanca”, Të përqafuarit është një akt i mrekullueshëm, që fal e përcjell shumë energji edhe pa pjesëmarrjen e puthjes mes dy njerëzve që duhen dhe kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Një përqafim është një shprehje e jashtëzakonshme dashurie mes dy qeniesh që dëshirohen në mënyrë të parezistueshme. Nëse deri më sot keni menduar se lidhja e parë e fortë mes dy të dashuruarve, shprehja e parë e intimitetit të nxehtë, të sensualitetit është puthja, jeni gabuar.

Mesazhi më i fortë, mënyra më intensive për t’i thënë partnerit “më merr”, “mos më lër kurrë”, “mos më harro”, nuk është puthja, por përqafimi.

Dhe ky nuk është përfundimi i ndonjë përsiatjeje filozofike mbi ndjenjat e dashurisë, por përfundimi i një sondazhi dhe kërkimi shkencor nga një psikolog amerikan, i cili në një studim të tijin ka shpjeguar psikologjinë e pasionit në tërësi, duke u ndalur edhe te përqafimi, në veçanti.

Sipas këtij studimi të fundit, nuk është puthja, por përqafimi ai që arrin të transmetojë në mënyrë më të plotë ndjesitë që kemi ndaj partnerit tonë. Është përqafimi ai që na mundëson që t’i përçojmë shpirtit tonë binjak nevojën e madhe që kemi për të, dëshirën dhe gatishmërinë që kemi për të hequr koracën dhe mbrojtjet tona të brendshme e për t’iu dhënë tërësisht një akti dashurie.

“Gjuha dhe aftësitë komunikuese të përqafimit janë të jashtëzakonshme dhe të shumta, dhe mbi të gjitha shumë të pasura”, shkruan psikologu amerikan në studimin e tij. Sigurisht që puthja intime në publik shkakton skandal, sikurse ndodh rëndom me VIP-a të ndryshëm, por megjithatë puthja nuk mbart aftësinë më të madhe komunikuese mes dy personave, përcjelljen e dëshirës për dashuri dhe posedim të tjetrit.

Madje në këtë studim, përqafimi ia kalon edhe vetë marrëdhënies intime për nga tërësia dhe intensiteti i pasionit që përcjell mes dy qenieve. Përmes përqafimit me personin e dëshiruar, e kuptojmë më mirë se sa gjatë marrëdhënies intime sa është e dhënë ndaj nesh pala tjetër dhe se sa reciproke është në fund të fundit marrëdhënia.

Kjo sepse në marrëdhënien intime ndërfuten edhe ndjenja e instinkte të tjera që janë të përkohshme, ndërsa në përqafim ka vetëm dashuri, ose mungesë të saj.

“Seksi është instinkt, ndërsa përqafimi është erotizëm”,

thuhet në studim. Përqafimi na ofron shumë më tepër mundësi se puthja, apo aventura e një nate për të shprehur emocionet e fshehta.

Për ta kuptuar një gjë të tillë, mjafton që të shohim fotografitë e përqafimeve më të famshme të historisë.

Mishel dhe Barak për shembull: ai me flamurin amerikan në sfond duket i tëri në ekstazë e madje ka mbyllur edhe sytë për disa çaste, ndërsa ajo buzë fort, duke shfaqur edhe dhëmbët dhe duke e shtrënguar bashkëshortin në krahë. Le të shohim një foto më të vjetër.

Roman Polanski është ende i ri dhe ka përqafuar Sharon Tate, mikeshën e tij të dikurshme në vitet e hershme në Hollivud (ajo ishte ylli i mrekullueshëm kinematografik, që më pas u vra nga banda sataniste e Charles Manson). Në fakt, në këtë foto të dy janë të zhveshur, por fotoja është nga mesi e sipër. Ajo e shtrëngon fort në qafë, ndërsa ai e shtrëngon në mes. Sytë e saj janë si dy thëngjij të ndezur nga pasioni, ndërsa ai duket tërësisht i përhumbur në dashuri e gëzim.

Përqafimi e mund puthjen, por gjërat nuk mbarojnë këtu. Përqafimi është një art që duhet përsosur, nëse kërkon që të të falë më shumë kënaqësi.

Dhe ky akt merr një rëndësi shumë më të madhe për çiftet që janë në krizë. Në këtë pikë, psikologu rekomandon përqafimin e formës A, pra atë kur ajo dhe ai mbrohen me njëri-tjetrin, shtrëngohen shpatull më shpatull, duke tentuar të formojnë një germë A, edhe pse me trupat ende në distancë. Vetëm kështu mund t’i japin mundësi vetes që të shohin nëse ndjejnë për njëri-tjetrin dhe kanë dëshirë për një bashkim të mëtejshëm. Vetëm përmes një përqafimi mund ta kuptosh nëse një marrëdhënie ka të nesërme, apo ka marrë fund ndërkohë.

Nevoja për të përqafuar dikë është shumë më e madhe dhe më urgjente se ajo për ta puthur.

Kur kemi nevojë për të ngritur moralin, apo për t’u ndjerë mirë, nuk është puthja në buzë ajo që ëndërrojmë, por krahët mes të cilëve ndihemi më mirë dhe nga të cilët marrim energjinë e munguar.

Për sa i përket reaksionit kimik që ndodh në trupin e njeriut në rastin e përqafimit, ai është ositocina, që transmeton një ndjenjë proteksioni, sigurie, stabiliteti, dëshire për ta mbështetur dhe për t’u mbështetur njëherazi te tjetri.

Te femrat vihet në punë edhe hormoni i mëmësisë, që krijon ndjenjat e afeksionit. Shpesh kjo ndjenjë është shumë e rëndësishme edhe brenda një çifti të dashurish apo partnerësh, por sigurisht që vlen për të gjitha llojet e lidhjeve miqësore, apo farefisnore.

Ndërkaq, ka edhe gjeste të tjera, të cilat përcjellin shumë emocione të forta, si të kapurit për dore, që gjithsesi ka një domethënie shumë më të gjerë se sa vetëm atë të lidhur me sensualitetin.

Të kapurit për dore tregon veç përkatësisë edhe një lloj partneriteti, shpreh dëshirën e ndërmarrjes së një udhëtimi së bashku, të të qenit përkrah njëri-tjetrit, të mbështeturit e njëri-tjetrit. Një tjetër gjest shumë intim, edhe pse jo aq i fortë sa puthja apo përqafimi, është kalimi i gishtave në flokët e partnerit.

Megjithatë, përqafimi është dhe mbetet akti më i plotë i një marrëdhënieje dhe i shprehjes së dashurisë mes dy partnerëve.klealove.com
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përqafimi, më i fuqishëm se puthja ..... Empty Re: Përqafimi, më i fuqishëm se puthja .....

Mesazh nga Anakonda Fri Jun 08, 2012 5:41 am

kur jam e trishtuar edhe nje perqafim i ngroht me ben mire;sesa te me puthesh
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përqafimi, më i fuqishëm se puthja ..... Empty Re: Përqafimi, më i fuqishëm se puthja .....

Mesazh nga Master Fri Jun 08, 2012 6:42 am

Po eshte e vertet kete mendim kam dhe une
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përqafimi, më i fuqishëm se puthja ..... Empty Re: Përqafimi, më i fuqishëm se puthja .....

Mesazh nga Almita Fri Jun 08, 2012 4:05 pm

eshte e vertet sepse nuk munde te puthesh cdo njeri por vetem ate qe te do zemra por te perqafosh miq ato te japin kuraje per te vazhduar se sa te puthesh buzet\faqet e helmuara te dikuj
Almita
Almita
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 690
Reputation : 9
Join date : 08/06/2012
Age : 27

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përqafimi, më i fuqishëm se puthja ..... Empty Re: Përqafimi, më i fuqishëm se puthja .....

Mesazh nga Master Sun Jun 10, 2012 6:12 pm

Perqafimi eshte mbeshtetje,perkrahje,,,
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përqafimi, më i fuqishëm se puthja ..... Empty Re: Përqafimi, më i fuqishëm se puthja .....

Mesazh nga Almita Mon Jun 11, 2012 1:57 pm

shume e veretet flower
Almita
Almita
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 690
Reputation : 9
Join date : 08/06/2012
Age : 27

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përqafimi, më i fuqishëm se puthja ..... Empty Re: Përqafimi, më i fuqishëm se puthja .....

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi