Programe Forum - Welcome
Data e Lindjes dhe misteri i saj People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Data e Lindjes dhe misteri i saj

Shko poshtë

Data e Lindjes dhe misteri i saj Empty Data e Lindjes dhe misteri i saj

Mesazh nga Vizitor prej Thu Sep 08, 2011 1:20 pm

Secila ditë e muajit ka vibrimin e vet të veçantë numerik, nga i cili
varet disponimi ynë i gjithëmbarshëm, ritmi jetësor e madje edhe vetë
jeta. Se a do të jemi në ditën e caktuar të kthjellët apo të vranët, do
të ngrihemi apo do të bijmë shpirtërisht, do ta duam vetveten dhe çdo
gjë që na rrethon apo do ta urrejmë tërë botën, krejt kjo varet nga
vibrimet astrale, kozmike në momentin e dhënë. Vibrimi numerik ka
ndikimtë veçantë në ditën e lindjes të secilit prej nesh veçanërisht.
Po qe se jeni të lindur të parin, të dytin apo cilëndo qoftë ditë të
muajit, karakteri juaj është i kushtëzuar, në një mënyrë i
parapërcaktuar, me numrin e asaj date. Ku dallon numri i ditëlindjes
suaj nga numri i ciklit tuaj jetësor? Numri i ciklit të jetës është
themelor, numri qenësor i personalitetit tuaj. Numri i ditëlindjes suaj
ju paraqet të atillë siç të tjerët ju shohin. Ky numri i fundit është ekuivalenti numerik i ndikimit astrologjik.
Të kuptuarit e vetvetes është çelësi për forcën kozmike e cila është në
ne, forcë e cila gjithnjë rishtas na kthen në jetë, forca jetësore e
cila vërtet është esenca e jetës në ne si edhe i jetës jashtë nesh.
Sepse, të tjerët mund t’i njohë vetëm ai i cili paraprakisht e ka njohur
vetveten, por ndodh edhe e kundërta: duke njohur të tjerët, ne në të
njëjtën masë e njohim edhe vetveten. Vështrojeni qenien tuaj me sytë e
të tjerëve, që të mund t’i zhvilloni potencialet tuaja më të mëdha
intelektuale dhe shpirtërore. Kijeni, me këtë rast, parasysh se dita e
lindjes suaj ështëe pavarur nga muaji dhe viti në të cilin jeni të
lindur....


Për të Lindurit në daten 1


Ju i keni të gjitha vetitë e një prisi; karakterizoheni me guxim,
nisjativë dhe me aftësitë organizative. Keni shpirt aktiv dhe të
ndritur, si dhe mendje tejet kreative. Nënshtrimi ndaj urdhrave, apo
vetëm zbatimi i urdhrave, për ju është e neveritshme dhe e huaj për
karakterin tuaj. Jeni kurajozë, të vetëdijshëm për aftësitë tuaja, dhe
kurrë nuk lëkundeni për t’u ballafaquar edhe me problemet më të rënda jetësore.
Duke qenë se jeni “kokë në vete”, gjë që këtu ka kuptim
pozitiv, për ju problemi më i madh është si të bashkëpunoni me të
tjerët, sepse çdo gjë e dëshironi me tuajën, sipas ideve tuaja. I
mjaftoni vetvetes, kurse në shoqëri dilni vetëm nga nevoja. Nuk mund ta
duroni askend, edhe pse, shikuar nga jashtë, jeni të qetë dhe të heshtur
e, me këtë, edhe plot dashuri e ngrohtësi për të tjerët.


Për të Lindurit me daten 2

Ja,bashkëpunëtori i përsosur, partner të cilin vetëm mund ta dëshironi!
Roli juaj në jetë është që t’i zbatoni në jetë idetë dhe projektet e të
tjerëve, gjë që nuk do të thotë se ju mungon krijimtaria origjinale, por
se origjinaliteti juaj qëndron në atë që t’i gjeni rrugët dhe mënyrat
më të mira për jetësimin e ideve të njerëzve me të cilët bashkëpunoni.
Për nga natyra jeni të butë dhe të ndijshëm dhe kurrë nuk nguroni që t’i
tregoni ndjenjat tuaja. Gjithmonë jeni të matur, të kujdesshëm,
jovetiakë dhe, në çdo moment, plot mirëkuptim për të afërmit. Edhe pse
nuk jeni karrieristë, njerëzit mund të krijojnë përshtypje të tillë,
sepse gabimisht mund ta interpretojnë gatishmërinë tuaj për t’iu
ndihmuar të tjerëve.
Nuk guxoni t’iu lejoni të afërmve që t’i shfrytëzojnë, duke i keqpërdorur, ndjenjat tuaja fisnike, natyrën tuaj joegoiste!


Për të Lindurit me daten 3

Popullariteti dhe kontaktet me shumë njerëz jua marrin kohën e çmueshme.
Spirituoziteti dhe sharmi natyror ju ndihmojnë të zini shumë miq, dhe që
në çdo shoqëri të jeni në qendër të vëmendjes. E doni shoqërinë tepër,
dhe gjithnjë përpiqeni që të jeni sa më zbavitës në secilin rast. Jeni
të talentuar gjithanshmërisht, keni talent për shumë arte, por asnjërin
talent nuk e zhvilloni deri në fund, pasi që ngapak jeni hutaq. Ashtu e
derdhni energjinë tuaj kreative në banalitete, harxhoheni në jetën e
lehtë. Por, jo: njerëzit ju duan, dhe gjithkund jeni mysafirë të dashur.


Për të Lindurit me daten 4

Keni zë të mirë, jeni të besueshëm dhe të sigurt. Thënë simbolikisht, ju
jeni si Pjetri – gur këndi. Supozohet se jeni mjeshtër kozmik i cili
gjithkund vë themele. Jetën e keni aktive dhe kreative, pasi që pandalim
punoni për të mirën e njerëzimit. Jeni shumë praktikë, ndaj keni shumë
sukses në punët e natyrës materiale dhe praktike.
Kurrë nuk iu ikni detyrimeve, dhe gjithmonë e bëni atë që ka qenë dashur bërë. Kijeni në
mendje se kuadrati është simboli i numrit katër: dhe ju më së lehti do
të ngriheni shpirtërisht brenda kuadratit, po qe se në atë rast nuk jeni
të lidhur me botën fizike.


Për të Lindurit me daten 5

Për nga natyra jeni shpirt i trazuar, i doni ndryshimet dhe
llojllojshmëritë, kurse gjithanshmëria juaj rrallë haset tek njerëzit
tjerë. Jeni orator tepër i shkathtë, dhe këtu gati se jeni të
pashembullt. Çdo gjë që bëni, karakterizohet me shpejtësi, efikasitet
dhe qartësi. Keni shpirt të paqetë, bredhëritës; jeni temperamentë dhe
sensualë. Jeni të lindur artistë, ëndërrimtarë dhe poetë të jetës, por
vetë jeta për ju është art mbi arte. Pesë është numri i mistikëve, që do
të thotë se ju jeni magjistar të lindur, alkimistë, mistikë.
Jeni të prirur për ezoteri, magji, mësimet okulte; jetoni për dashuri dhe nga
dashuria. Jeni joekzistus si pakgjë në natyrë dhe, nguteni nga njëra
përvojë në tjetrën, duke mbledhur bukurinë dhe lëngun e çdo gjëje dhe të
të gjitha krijesave, që tërë këtë në fund t’ia shtoni urtisë suaj, me
të cilën natyra ju ka pajisur. Asgjë nuk mund të ju lidhë gjatë për një
gjë, për një vend; sepse gjithmonë rishtas synoni kah takimet e reja,
kah njohjet e reja, udhëtimet e reja. Jeni mendjemprehtë e jo rrallë
edhe kritikë mjaft të ashpër, por për nga shpirti jeni të ngrohtë, të
butë dhe sensitivë.


Për të Lindurit me daten 6

E tërë jeta juaj është vargan hapash progresivë, meqë nga çdo përvojë
nxirrni mësime të dobishme. Ju mësoni në çdo hap dhe me secilin hap
arrini kokërr të re urtie, duke përforcuar karakterin tuaj e duke
fuqizuar individualitin tuaj. Jeni shumë të dhënë pas familjes dhe
shtëpisë, dhe njëra nga ëndrrat tuaja më të dashura është që t’i lumturoni ata që i doni.
Keni dëshirë t’i pranoni detyrimet që priten
nga ju, të cilat vërtet janë të shumta. Puna dhe harmonia në jetë për
ju janë shumë të rëndësishme, dhe ju e gjakoni rivënien dhe mbajtjen e tyre.
Besoni se dashuria mund të dominojë mbi të gjitha, se me
dashuri ngadhënjehet mbi të gjitha, dhe ky besim tërësisht ju shpërblen dhe ju udhëheqë në jetë.


Për të Lindurit me daten 7

Keninatyrë të qetë dhe jo të imponueshme, përgjithmonë të interesuar për
përmbajtje më të thella dhe më të fshehta të jetës sesa për manifestimet
e saj sipërfaqësore. Me të gjitha, lini përshtypjen e personalitetit
kreativ serioz dhe studimor. Pak njerëz ju njohin në të vërtetë, se ju
nuk e tregoni zemrën tuaj dhe ndjenjat. Jeni të prirur ndaj misticizmit
dhe ndaj mësimeve të Lindjes, si dhe ndaj arteve të bukura.
E injoroni botën materiale, fizike, dhe besoni se shpirti dhe shpirtërorja
janë mbi të gjitha. Jeni ëndërrimtar të mëdhenj dhe poetë të jetës.
Shtatë është numër i mistikëve dhe okultistëve.


Për të Lindurit me daten 8

Ju jeni mishërim i njeriut i cili i zbaton në vepër ligjet e jetës.
Tregoni aftësi për shumë trajta organizimi, si në familje ashtu edhe në
shoqëri. Me lehtësi të madhe i bëni të gjitha punët e natyrës materiale,
sidomos ato që lidhen me fitimin e parasë. Kur miqtë tuaj janë në
vështirësi, ata ju drejtohen për ndihmë, sepse e dinë se ju keni
mirëkuptim për problemet e të afërmve dhe askujt nuk ia mohoni
përkrahjen e gjithëmbarshme. E ndieni nevojën që të flijoheni për të
tjerët, në radhë të parë për farefisin dhe miqtë tuaj.


Për të lindurit me daten 9

Ju karakterizon ndjeshmëria dhe zemërgjerësia, ngrohtësia dhe
toleranca. Keni përvojë jetësore tejet të begatë dhe horizonte të gjera.
Jeni të prirur kah mësimet okulte, magjia, alkimia, spiritualizmi. Mbi
të gjitha e çmoni muzikën dhe letërsinë e bukur, në radhë të parë
poezinë. Keni për të udhëtuar shumë, keni për të vizituar shumë vende
dhe qytete e në njërin nga ato udhëtime do ta takoni edhe personin e
ëndrrave tuaja. Me atë person do të jeni të lumtur, si edhe ajo me ju;
do ta vazhdoni rrugëtimin në dysh, sepse me të jeni shumë të lidhur në
planin kërkimor dhe shpirtëror. Nëntë po ashtu është numër magjik, e kjo
don të thotë dashuri, harmoni, mirëkuptim, mësim të fshehtë.


Për të Lindurit me daten 10

Ju jeni qenie e ndryshimeve, alkimist i jetës. Si rrallë kush ia dilni që
të keqen ta shndërroni në të mirë, urrejtjen në dashuri, shëmtinë në
bukuri. Gjithmonë jeni të kthjellët dhe përplot optimizëm. Besoni edhe
në të pamundurën; dhe jo vetëm se besoni, ju edhe në vepër jeni të
atillë. Njerëzit thjesht jua kanë lakminë, madje ngapak edhe zilinë për
fuqinë shpirtërore. Dini t’i udhëhiqni gjërat, që të gjithë penjtë e
fatit t’i mbani në duart tuaja.


Për të Lindurit me daten 11

Ju e keni një tërheqshmëri magnetike jo të zakonshme; pasi që numri 11 merret edhe si
zotërues i fuqisë. Ju ju karakterizon intuita tejet e zhvilluar dhe
gjakimi kah idealet e larta. Nga veçantitë e magnetizmit tuaj gati se
shpërthen elektriciteti, energjia çudibërëse e cila ju ngritë mbi të
gjitha problemet jetësore.
Ëndrrat
tuaja nuk janë ëndërrim i kotë, meqë ju edhe idetë më të mëdha i
zbatoni në jetë. Shpesh dashuroheni, por vetëm në fund e gjeni personin
me të cilin do të jetoni jetë të
gjatë dhe frytdhënëse.


Për të Lindurit me daten 12

Ju në njerëz lini përshtypje mahnitëse. Jeni tejet atraktivë, si në dukjen
fizike ashtu edhe në aspektin shpirtëror. Jeni të drejtë dhe të matur;
aksionet tuaja të motivuara janë nga parimet më të larta morale. Jeta
shoqërore ka rëndësi shumë të madhe për ju, e edhe vetë jeni tejet
aktivë në krijimin e asaj jete.

Për të Lindurit me daten 13

Ju posedoni aftësi të pakufizuara për punë, edhe pse në fëmijëri jeni
dukur si të painteresuar për çfarëdolloj pune. Në bazë të kësaj shihet
se jeni adeptë të lindur, meqë dobësitë tuaja ia keni dalur që t’i
shndërroni në mbifuqi, dembelinë në aktivitet, shëmtinë në bukuri. Nëse
jeni të qëndrueshëm, do të bëheni shembull dhe prijës, si i të
dedikuarve ashtu edhe i masave të gjera. Njerëzit kanë për të ju
festuar, thjesht do të ju adhurojnë. Keni shumë talente; jeni të prirur
për pikturë, muzikë, si dhe për artet aplikative. Trembëdhjetë është po
ashtu shenjë e fortë, numër okult.


Për të Lindurit me daten 14

Ju jeni lajmëtari i së vërtetës. Gënjeshtra, madje edhe kur ka qëllim të mirë në vetvete,
është e huaj për qenien tuaj. Në ju shfaqet nevoja që në botë ta
përhapni mendimin tuaj, bindjet dhe idetë tuaja. Jeni kritikë të
jashtëzakonshëm. Shija juaj e rafinuar dhe profesionaliteti ju sigurojnë
autoritet të lartë tek të gjithë që ju njohin. Ju karakterizon shpirti i
fuqishëm dhe kreativ. Imagjinatën e keni shumë të zhvilluar dhe
pjellore, i doni ndryshimet dhe llojllojshmërinë. Dobësia juaj e vetme
është “jeta e ëmbël”. Prirja kah udhëtimet dhe ndryshimet mund ta
pengojë zhvillimin tuaj; për ju është më së miri që të mbeteni në shtegun tuaj.


Për të Lindurit me daten 15

Shtëpia,familja, miqtë nga rrethi i atyre që i doni, ju pengojnë në njëfarë
mënyre, por në instancën e fundit kjo nuk ju pengon. Problemet e natyrës
juridike dhe të arsimimit ju interesojnë posaçërisht. Mund të jeni
orator i shkëlqyeshëm, ligjërues, shkrimtar apo spiker. Idetë tuaja
origjinale mund të ju sjellin sukses në punë, sepse jeni si rrallë kush
të durimshëm, rezistentë, të qëndrueshëm. Bukuria në trajta të ndryshme
është shumë e rëndësishme në jetën tuaj, prandaj edhe keni vënë
ekuilibrin në mes të shqisores dhe shpirtërores, konkretes dhe abstraktes.
Ndjenja fort e shprehur e detyrimit mund të ju pengojë në
gjetjen e lumturisë suaj personale. Ju më me dëshirë iu ndihmoni të
tjerëve, por ruajuni që joegoizmi juaj të mos e kufizojë dhe pengojë
zhvillimin e potencialeve tuaja intelektuale dhe shpirtërore. Jini të
dashur dhe joegoistë, por jo përtej kufijve të cilët mund t’i përballoni.


Për të Lindurit me daten 16

Ju jeni spirituozë, të shkathtë, të kujdesshëm dhe intelektualë. Shkaku i
fuqisë kolosale të cilën e posedoni e me të cilën jeni në gjendje të
rrënoni muret e paditurisë e të problemeve të rënda, shpesh nuk keni
kohë që të merreni me marrëzinë. Pa vështirësi i zotëroni situatat, por
këtë askujt nuk ia thoni, sepse jeni të thjeshtë dhe të qetë për nga
natyra. Në jetë ju interesojnë gjërat më të thella dhe më të subtile, si
edhe çdo gjë që është mistike. Keni ndikim të madh magnetik në njerëz,
por nuk jeni mjaft të fortë që të distancoheni nga adhuruesit tuaj.
Prandaj, në disa momente jeni tejet të tendosur, dhe çdo nerv e keni të
tendosur si teli në violinë. Atëherë ju nevojitet relaksimi, si në
planin shpirtëror po ashtu edhe në atë fizik. Tendosja e tepruar mund të
ju sjell në depresion të cilës duhet t’ia preni hovin me kohë.

Për të Lindurit me daten 17

Ju ju karakterizon ambicioziteti, guximi dhe vitaliteti. Kur me të vërtetë aktivizoheni,
dhe kur jepni çdo gjë prej vetes, çdo gjë mund të arrini. Suksesin jua
sjellin idetë tuaja origjinale dhe prezentimi i tyre i urtë para të
tjerëve. Gjërat i kuptoni më thellësisht se të tjerët, prandaj
ngandonjëherë jeni të vetmuar; por kjo aspak nuk ju pengon, pasi që ju
lumturinë tuaj e gjeni në botën tuaj personale.
Shpeshherë tërhiqeni në vetmi, nga arsyeja se keni frikë nga njerëzit, edhe pse keni natyrë
të shoqërueshme. Droja juaj jo rrallë mund të ju shokojë, sepse jeni
mësuar që të jeni prijës, që të gjitha gjërat vetë t’i sinkronizoni. Në
ato momente zbuloni se thellë në ju është një qenie më subtile, e cila
iu kundërvihet aktiviteteve tuaja shoqërore. Natyra juaj është lirike, e
ndijshme dhe ju, në të vërtetë, nuk jeni ashtu siç të tjerët ju shohin.


Për të Lindurit me daten 18

Ju jeni njeri i virtyteve dhe thjeshtësisë. Nuk dëshironi që të imponoheni
shumë në shoqëri; jeni të qetë dhe të vetmuar. Juve më së tepërmi ju
tërheqë natyra sepse ju jeni fëmijë i Nënës Natyrë. Po qe se jeni të
qëndrueshëm në rrugën tuaj, mund të bëheni biolog apo botanist i
shkëlqyer/shëm/, edhe pse edhe poezinë nuk e keni për të huaj.
E doni jetën, dini t’iu gëzoheni gjërave të vogëla, të zakonshme; besoni se
përmbajtjen e jetës e përbëjnë pikërisht ato gjëra të thjeshta, të zakonshme.
Njerëzit nuk ju njohin mirë, shkaku se ju vetë nuk iu
tregoheni, së andejmi shpesh jeni enigmatikë, misteriozë për rrethin
tuaj. Të jesh në shoqëri me ju – ajo është kënaqësi e vërtetë! Ju jeni
person tejet të ngrohtë, spirituozë, joimponues.
Keni kuptim të gjithanshëm për botën, për të afërmit tuaj, për miqtë tuaj, por të
afërmit shpesh nuk ju kuptojnë, prandaj, së andejmi, në disa momente,
jeni tepër të palumtur. Vuani shkaku i të tjerëve, e kjo nuk do të duhej
të ndodhte, sepse bota thjesht është e atillë/ashtu/ siç është, dhe ju
si të tillë duhet ta pranoni.

Për të Lindurit me daten 19

Ju karakterizojnë durimi dhe qëndrueshmëria. Para se të sillni çfarëdo
vendimi, mendoni gjatë për çdo gjë, e vështroni nga të gjitha
këndvështrimet, e peshoni secilën ‘për’ dhe ‘kundër’. Por, kur veçse e
pranoni një gjë, atëherë shkoni deri në fund, pavarësisht nga sakrifica dhe pasojat.
Për nga natyra jeni të butë, të qetë dhe emotivë; i
ruheni çdo banaliteti. Në secilin njeri e kërkoni dhe e gjeni atë më
sublimen, më fisniken; askë për asgjë nuk e gjykoni; jeni tolerantë dhe,
në çdo situatë, tregoni mirëkuptim maksimal për veprimin e të gjithëve.
Keni
prirje ndaj muzikës, poezisë dhe pikturës, por mbi të gjitha ju
magjepsin pikturat e artistëve të hershëm. Ju tërheqin edhe mësimet
okulte, ku e shihni çelësin për të gjitha problemet njerëzore.


Për të Lindurit me daten 20

Ju jeni personi të cilin me kënaqësi e pranon rrethi, edhe pse për nga
natyra nuk jeni imponues. Jeni të kthjellët, të qeshur dhe në çdo
situatë rrezatoni ngrohtësi dhe dashuri. Nuk i dëshironi spekulimet, nuk
teorizoni shumë, pasi që jeni qenie aksioni, që do të thotë: njeri që
të gjitha idetë menjëherë i shndërroni në vepër.
Ata të cilët nuk ju njohin mirë, ju marrin si qejfli të mëdhenj, edhe pse ju në esencë jeni
diçka krejt tjetër. Ju thjesht i gëzoheni jetës dhe mendoni se jeta
është shenjtëria më e madhe. Për ju sikur nuk ka probleme të
pazgjidhshme dhe me këtë më së tepërmi i tërhiqni njerëzit. Gati se
magjikisht ndikoni në personat e polit të kundërt, e kjo rrjedh shkaku
se besoni në vetvete, se jeni, si pak-kush, entuziatë, përplot
optimizëm.

Për të Lindurit me daten 21

Edhe numri 21 merret si numër magjik, pasi që në vete mban dy numra të fuqishëm: 2 dhe
1. Numri 2 është principi material, kurse 1 është simbol i kozmosit,
Zotit, energjisë hyjnore. Kështu që ju, me vetë lindjen, jeni të prirur
kah magjia, mësimet e fshehta, mistika, okultizmi. Për ju me shumë
rëndësi është ekuilibri në mes të materiales dhe shpirtërores, të
dukshmes e të padukshmes, së poshtmes dhe së lartmes.
Në jetë do t’i keni shumë mësues, do t’i pranoni shumë mësime, por në fund do ta gjeni
rrugën tuaj dhe do të sillni diçka të re në nivelin okult. Në vitet
tridhjetë të jetës do ta kuptoni se jeta, vetvetiu, në qoftë se në
mënyrë adekuate e kuptoni, është më e madhe se të gjitha artet.
I besoni dashurisë dhe ai besim ka për t’ju mbajtur, madje edhe në krizat
më të mëdha, deri në fund të jetës së gjatë dhe të frytshme.


Për të Lindurit me daten 22

Ju keni frikë nga ndryshimi i papritur. Jeni të pavendosur në sjelljen e
vendimit. Shumëçka ju lidhë me botën materiale, prandaj edhe ndiheni të
pasigurt në sferat intelektuale dhe shpirtërore.
Ndryshimet e mëdha kah e mira ju presin para fundit të decenies së katërt të jetës. Do të
keni sukses në punët që lidhen me shkencat natyrore, pasi që ju jeni dy
herë botë tokësore (numri 2 është dy herë shenja juaj).
Nuk besoni shumë në gjërat e padukshme; i përmbaheni besnikërisht asaj që ju sjell begati materiale.
Jeni të lidhur për shtëpinë dhe familjen; në rrethin e të afërmve tuaj e gjeni gëzimin dhe ngrohtësinë e gjithëmbarshme.

Për të Lindurit me daten 23

Që me lindje jeni të parapërcaktuar për gjëra të mëdha, për ndërmarrje të mëdha në jetë;
por, jo: duhet të investoni mjaft angazhim edhe për t’i realizuar idetë
tuaja. Jetën nuk do ta keni të lehtë – do të keni mjaft probleme
materiale – por në fund të gjitha vështirësitë do t’i tejkaloni. Fama ju
pret në mes viteve tridhjetë dhe katërdhjetë të jetës. Në këtë periudhë
do të keni më tepër dashuri, por, njëra, megjithatë, ka për të qenë më e madhe nga të gjitha.
Njerëzit kanë për të gjykuar gabimisht për ju,
sepse të gjithë do ta shikojnë vetëm atë të jashtmen, e askush nuk do ta
ndjejë natyrën tuaj subtile. Keni shpirt të mrekullueshëm; ju tërheqin
të gjitha gjërat e bukura e të lartësuara, derisa për gjërat e shëmtuara
i ikni çdo bisede.


Për të Lindurit me daten 24

Bota e argëtimit ju tërheqë shumë, pasi që mendoni se vetëm në një botë të
tillë shprehet natyra juaj e vërtetë. E doni jetën e lehtë dhe të
këndshme, por rrethanat materiale nuk ju lënë që të notoni në ujërat e
hedonizmit. Por, jo; ju edhe më tej besoni se nuk ka për të zgjatur
shumë kur edhe ylli juaj i fatit do të vezullojë në qiellin e të privilegjuarve.
Në të gjitha rastet, do të kishit mundur ta shijonit
lumturinë në estradë apo skenë, si këngëtarë, gjegjësisht si artistë,
duke qenë se keni mjaft dhanti dhe prirje kah këto arte, edhe pse edhe
artet tjera – si poezia dhe piktura – nuk ju janë të huaja.
Shpesh jeni të shqetësuar e të trazuar, e që edhe vetë të mos e dini se përse.
Kjo vjen nga ajo se ju do të dëshironit shumë më tepër sesa që rrethanat
ju lejojnë. Mos fluturoni aq lart, lëshohuni për toke, dhe lumturinë
kërkojeni në gjëart e vogëla, në mesin e botës së zakonshme.


Për të Lindurit me daten 25

Jeta juaj është kërkim i përjetshëm kah e vërteta, pastërtia dhe gjërat e
bukura. Për nga natyra jeni mjaft emotivë dhe spirituozë. Lëshoheni në
thellësinë e qenies suaj dhe gjeni vendstrehim në vetvete. Më të
sigurtit jeni kur të ndodheni në botën tuaj personale, ku asgjë
plotësisht nuk mund të ju lëkundë. Keni imagjinatë të bujshme dhe prirje
kah artet. Jeni të qetë, të heshtur, të tërhequr në vetvete, enigmatikë
për të afërmit tuaj, enigmë e madhe madje edhe për ata me të cilët rrini për çdo ditë.
Rruga të cilën e keni zgjedhur nuk është aspak e
lehtë; por, jo: ju jeni rezistentë dhe qëndroni deri në fund. Keni
përjetuar shumë zhgënjime në jetë, por edhe më tej besoni në dashuri dhe
miqësi. Kurrë, as për një moment, nuk ju humbin nga përceptimi idealet tuaja të larta.
Jeni të kthyer kah mistika, magjia dhe mësimet okulte. Besoni në atë se bota do të
jetë gjithnjë e më e mirë; se dashuria është më e fuqishme se urrejtja;
se e mira është më e qëndrueshme se e keqja. Shpirti juaj i kthjellët
është burim i shëndetit tuaj dhe i energjisë suaj jetësore.


Për të Lindurit me daten 26

Ju jeni person energjik dhe vital. Me atë energji tuajën në zgjedhë është edhe dëshira
juaj për bashkëpunim me të tjerët të cilëve dëshironi t’ua
transmetoni/bartni diturinë tuaj të gjithëmbarshme. Veçanërisht jeni të
brengosur për lumturinë dhe mirëqenien e familjes suaj dhe të atyre që i
doni. Jeni të entuziamuar me punët e mëdha, me ndërmarrjet e
rëndësishme dhe ndiheni të lumtur kur mund të merrni pjesë në diçka të
madhe. Jeni të dashur, të kujdesshëm; të arsyeshëm; kurrë askë nuk e
shfrytëzoni; ndini gëzim të madh kur iu ndihmoni të tjerëve, miqve dhe
farefisit. E merrni se pasuria është në dhënie e jo në marrje.
I dëshironi shkencat natyrore, por asnjë trohë më pak nuk ju tërheqin edhe
mësimet e fshehta ku e gjeni kuptimin e gjithëmbarshëm të jetës dhe
botës.


Për të Lindurit me daten 27

Jeta,të cilën e bëni ju, përfshin përvoja jetësore të shumta dhe të
ndryshme. Jeni person intelektual, emotiv, mendimtar dhe simpatik.
Posedoni forcë të madhe të imagjinimit dhe vizuelizimit, prandaj do të
kishit mundur të merreshit me arte. Punët lidhur me udhëtimet, anijet,
telegrafinë dhe televizionin do të mund të ju sillnin suksese. Ju
tërheqin okultizmi dhe misticizmi, dhe mund të bëheni njohës të mëdhenj
të këtyre fushave. Hiqjuni jetës dhe të jetuarit asketik, vetmitar; hyni
në shoqërinë e njerëzve të zakonshëm, të atyre që ndodhen në vetë burimin /amën/ e jetës.
Në mesin e viteve të tridhjetave e të
katërdhjetave të jetës, po qe se i orientoni forcat tuaja si duhet, do
t’i zgjidhni problemet e natyrës materiale; mund të bëheni madje edhe
biznesmen i suksesshëm me ndihmën e artit.


Për të Lindurit me daten 28

Jeni me vetënisjativë, sipërmarrës dhe energjikë. I posedoni të gjitha
kualitetet e një prijësi, të një personaliteti të jashtëzakonshëm
spirituoz. Forcat kozmike janë thellë të mbjella në ju, dhe ju ato i
shprehni në punët e natyrës organizative. Jeni kreativë dhe origjinalë,
por punët ju shkojnë më mirë kur bashkëpunoni me dikë, sesa kur punoni
vetëm, kokë më vete. Jeni tepër të shkathtë që gjërat t’i ktheni kah e
mira, kështu që do të kishit mundur të keni sukses në kimi, fizikë dhe në shkencat natyrore.
Mos u bëni së tepërmi të pavarur në aksionet
dhe idetë tuaja. Po qe se vetveten e merrni si të mjaftueshëm, për nga
natyra, diç më i madh se të tjerët, mund ta humbisni afërsinë kah miqtë dhe të afërmit në familje.


Për të Lindurit me daten 29

Forca magnetike me të cilën ndikoni mbi njerëzit tjerë, është esenca e
veçantisë suaj, e si pasojë e kësaj janë miqtë dhe adhuruesit e shumtë,
të cilët i mblidhni rreth vetvetes. Ju, këtë, natyrisht, në mënyrë
spontane, e arrini, gjë që shprehet në pozicionin tuaj në familje dhe në
shoqëri. Me kënaqësi e pranoni bashkëpunimin, por ai impuls më parë
vjen nga koka sesa nga zemra. Keni instikt të lindur për njohjen dhe
njohjen dhe mirëkuptimin e njerëzve të tjerë. Fuqia juaj e madhe e
përceptimit ju bën qytetarë të botës. Mund të jeni pavetëdijshmërisht të
prirur të reflektoni vetitë e të njohurve tuaj. Mos jini tepër të
përshtatshëm, por as tepër të vrazhdë. Maturia është mënyra më e mirë e
të shprehurit tuaj, nëna e urtisë suaj jetësore.


Për të Lindurit me daten 30

Për nga natyra jeni të butë, emotivë dhe përplot dashuri për të afërmit. I doni artet –
poezinë, pikturën, muzikën. Jeni të lidhur për familjen dhe natyra juaj e
vërtetë vjen në shprehje vetëm në familje. Ata të cilët nuk ju njohin
mirë, kanë për të gjykuar për ju gabimisht, pasi që nuk do t’i kuptojnë
disa veprime tuajat, pasi qqë ju jeni personi i cili më shpesh mendon me zemër sesa me kokë.
Posedoni forcë të madhe magnetike dhe kurrë nuk
kanë për të ju munguar miqtë, por për ju kjo sikur nuk çon shumë në
peshë. Për ju gjëja më e rëndësishme është qetësia në shtëpi dhe
mirëqenia në familje. Jeni bashkudhëtar i mrekullueshëm në jetë dhe
prind i këndshëm; keni shumë mirëkuptim për të gjitha, por shpesh,
shkaku i kësaj, e pësoni, sepse hasni në moskuptim. Mos i dëgjoni
këshillat dhe komentet e të tjerëve, veçse kthehuni kah vetvetja dhe të
afërmit tuaj; mos e harxhoni kot energjinë tuaj kreative; kini kujdes
për shëndetin tuaj personal.


Për të Lindurit me daten 31

Ju keni ide kreative dhe njohësi me njerëzit adekuatë të cilët mund t’i
realizojnë ato. Mund të keni sukses të madh në jetën shoqërore, po qe se
asaj i përkushtoheni si duhet. Posedoni forcë të gjykimit të drejtë,
forcë për dallimin e të rëndësishmes nga e parëndësishmja.
Ndërgjegjshmëria juaj kurrë nuk mbetet e pashpërblyer. Kini pak më tepër
kujdes për interesat tuaj personalë. Jo egoizmi juaj mund të ju dërgojë
aq larg saqë thjesht ta harroni vetveten. Bashkëpunimi me njerëzit e
profesionit ka për të ju sjellë sukses dhe ka për të ju ndihmuar që t’i
zgjidhni problemet materiale.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Data e Lindjes dhe misteri i saj Empty Re: Data e Lindjes dhe misteri i saj

Mesazh nga Master prej Thu Sep 08, 2011 1:29 pm

qenkam perfect


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Data e Lindjes dhe misteri i saj Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Data e Lindjes dhe misteri i saj Empty Re: Data e Lindjes dhe misteri i saj

Mesazh nga KITTY prej Thu Sep 08, 2011 7:02 pm

jo me shum se un...Razz
KITTY
KITTY
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 763
Reputation : 7
Join date : 28/07/2011
Age : 27

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Data e Lindjes dhe misteri i saj Empty Re: Data e Lindjes dhe misteri i saj

Mesazh nga Master prej Thu Sep 08, 2011 7:09 pm

hehe mbase


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Data e Lindjes dhe misteri i saj Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Data e Lindjes dhe misteri i saj Empty Re: Data e Lindjes dhe misteri i saj

Mesazh nga Vizitor prej Sat Sep 10, 2011 7:39 pm

Për të Lindurit me daten 21

Edhe numri 21 merret si numër magjik, pasi që në vete mban dy numra të fuqishëm: 2 dhe 1. Numri 2 është principi material, kurse 1 është simbol i kozmosit,
Zotit, energjisë hyjnore. Kështu që ju, me vetë lindjen, jeni të prirur
kah magjia, mësimet e fshehta, mistika, okultizmi. Për ju me shumë
rëndësi është ekuilibri në mes të materiales dhe shpirtërores, të
dukshmes e të padukshmes, së poshtmes dhe së lartmes.
Në jetë do t’i keni shumë mësues, do t’i pranoni shumë mësime, por në fund do ta gjeni
rrugën tuaj dhe do të sillni diçka të re në nivelin okult. Në vitet
tridhjetë të jetës do ta kuptoni se jeta, vetvetiu, në qoftë se në
mënyrë adekuate e kuptoni, është më e madhe se të gjitha artet.
I besoni dashurisë dhe ai besim ka për t’ju mbajtur, madje edhe në krizat
më të mëdha, deri në fund të jetës së gjatë dhe të frytshme.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Data e Lindjes dhe misteri i saj Empty Re: Data e Lindjes dhe misteri i saj

Mesazh nga Anakonda prej Sat Apr 07, 2012 5:12 am

qenkam mire un jo dhe aq keq sac mendoja(12)
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 24
Location : Burrel

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Data e Lindjes dhe misteri i saj Empty Re: Data e Lindjes dhe misteri i saj

Mesazh nga SunShiNe prej Thu Aug 23, 2012 2:52 pm

Për të Lindurit me daten 16

Ju jeni spirituozë, të shkathtë, të kujdesshëm dhe intelektualë. Shkaku i
fuqisë kolosale të cilën e posedoni e me të cilën jeni në gjendje të
rrënoni muret e paditurisë e të problemeve të rënda, shpesh nuk keni
kohë që të merreni me marrëzinë. Pa vështirësi i zotëroni situatat, por
këtë askujt nuk ia thoni, sepse jeni të thjeshtë dhe të qetë për nga
natyra. Në jetë ju interesojnë gjërat më të thella dhe më të subtile, si
edhe çdo gjë që është mistike. Keni ndikim të madh magnetik në njerëz,
por nuk jeni mjaft të fortë që të distancoheni nga adhuruesit tuaj.
Prandaj, në disa momente jeni tejet të tendosur, dhe çdo nerv e keni të
tendosur si teli në violinë. Atëherë ju nevojitet relaksimi, si në
planin shpirtëror po ashtu edhe në atë fizik. Tendosja e tepruar mund të
ju sjell në depresion të cilës duhet t’ia preni hovin me kohë.



Sikur te kisha gjysmen e ketyre sa mir do ishte shshss


Duke u perpjekur per te qen e sjellshem me te tjeret shpesh e gjej veten , me shpirtin plot shirita, nuk ka rendesi . Truri im mbyllet... degjoj,pergjigjem, dhe te tjeret jane teper memec per te kuptuar qe une nuk jam ...!
SunShiNe
SunShiNe
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 642
Reputation : 25
Join date : 14/04/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Data e Lindjes dhe misteri i saj Empty Re: Data e Lindjes dhe misteri i saj

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi