Programe Forum - Welcome
Sulmet në Tru dhe Dëmtimet People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Sulmet në Tru dhe Dëmtimet

Shko poshtë

Sulmet në Tru dhe Dëmtimet Empty Sulmet në Tru dhe Dëmtimet

Mesazh nga Master prej Sat Sep 17, 2011 10:25 am

Sulmet në Tru dhe Dëmtimet
Sulmet në Tru dhe Dëmtimet Sulmitru300x244
Sulmi në Tru fillon nga Dëmtimet e Enëve të Gjakut. Sulmet në Tru radhiten si Sëmundje mjaft të rrezikshme, të cilat në të shumtën e rasteve lënë pasoja në të shikuar, Invaliditet apo shkakton Vdekjen. Kujdesi i shtuar dhe shërimi i shpejtë kanë rëndësi të veqantë.

Sulmi akut në Tru është Sëmundje, e cila paraqet një gjendje mjaft serioze. Fjala është për një çrregullim serioz që shkaktohet në Mungesë Gjaku në Indet e Trurit ose që është më e rrallë, Gjakderdhja në të njëjtin vend në Tru. Mungesa e Gjakut shkaktohet nga mbyllja e Enëve të Gjakut, që Indin e Trurit e furnizon me Gjak.

Një gjë e tillë mund të ndodh edhe si pasojë e dëmtimit të Enëve të Gjakut, që për një kohë tkurren dhe në këtë mënyrë zvogëlojnë rrjedhjen e Gjakut në Tru. Në disa raste kritike rrjedhja e Materieve ushqyese dhe Oksigjenit në Gjak është aq i paktë sa që Qelizat e Trurit pësojnë Dëmtim për të cilin nuk ka shërim.


Çfarë ndodh në këtë Rast ?

Pason Vdekja e Qelizave të goditura të Trurit, kështu që Funksioni i saj është i pamundur të kthehet. Indi i Trurit është një nga pjesët më të ndjeshme në Organizmin e Njeriut. Me një të dëmtuar nuk mund të kthehet në Funksionim normal. Shkalla e Dëmtimeve dallon nga njëra-tjetra, përderisa varet se cila pjesë e Trurit është e goditur. Prandaj edhe Simptomat mund të jenë të llojllojshme:

1. Shumë të lehta,
2. Shumë të rënda dhe
3. Ato vdekjeprurëse.

Fatmirësisht rreth 50% e pacientëve kanë një paralajmërim të caktuar rreth sulmit në Tru.


Cilat janë Simptomat më të rëndësishme ?

Simptomat e Sulmit në Tru paraqesin çrregullimin e Neuroneve, që zgjasin shumë shkurt. Sipas mënyrës së deritanishme, prej disa minutave deri një orë më së shumti, e më pas në mënyrë spontane tërhiqet. Pengesat dallohen në një Ligështim kalues nga njëra anë e funksionimit të Trupit, Këmbëve dhe Duarve. Mund të vijë deri tek Paraliza e tyre, Pengesë në koordinim në të lëvizur dhe në të ecur. Këto Simptoma përcillen edhe nga çrregullimi në të Folur që është i pamundur dhe nuk mund të kuptohet, çrregullim në të parë tek njëri Sy etj. Shfaqja e befasishme e Marramendjeve të përcjella me Mundim dhe Vjellje, si dhe kokëdhimbjet janë pjesë e Simptomave, ku të gjitha këto paralajmërojnë një Sulm të mundshëm në Tru.


A shfaqet njësoj tek të gjithë ?

Nuk kanë të gjithë një Episod kalues apo paralajmërues. Tek këta persona Sulmi në Tru vjen si Vetëtima në Qiell të hapur, me Simptoma shumë të rënda që nuk tërhiqen fare. Për shembull, nëse është goditur Pjesa e Trurit që është përgjegjëse për Funksionimin e Dorës, vjen deri tek një Dëmtim i përjetshëm, pra Paraliza e dorës. Për fat të keq, tek e treta e Njerëzve Sulmi në Tru përfundon me Vdekje.


Çka e shkakton Sulmin në Tru ?

Shkaktari më i shpeshtë për Sulm në Tru është Arterioskleroza -Sëmundje që sjell deri tek Dëmtimi i Enëve të Gjakut, që kontribuon në Formimin e disa Pllakave në Mure, që për pasojë kanë Praninë e pakët të Gjakut. Një gjendje e tillë e Enëve të Gjakut shkakton edhe Infarktin. Që të mos vijë deri tek një situatë serioze si kjo, Sëmundja kërkon një Reagim të shpejt për Largimin e shkaqeve që sjellin deri tek Sulmi. Më të rrezikshmit janë Hipertensioni, Duhani, Diabetes, Shtresi, Yndyra në Gjak etj…




Falënderimet i takojnë All-llahut xh.sh.


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Sulmet në Tru dhe Dëmtimet Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sulmet në Tru dhe Dëmtimet Empty Re: Sulmet në Tru dhe Dëmtimet

Mesazh nga Anakonda prej Tue May 15, 2012 5:14 am

ky truri i shkrete boll ka rezistuar dhe shpresoj qe te rezistoje akoma me shum ketyre sulmeve qe i vijne nga jashte
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 24
Location : Burrel

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi