Si të parandaloni një tradhti të mundshme!
2 posters
Faqja 1 e 1
Si të parandaloni një tradhti të mundshme!
Ndodh që në lidhjen tuaj gjërat të funksionojnë mirë. Por tradhtia mund të jetë shumë e prekshme. Për t’i shpëtuar asaj, ndiqni këshillat që psikologët sugjerojnë. Krijoni intimitet të sigurt, thyeni vazhdimisht rutinën dhe, mbi të gjitha, besojini njëri-tjetrit…
THYENI RUTINËN
Një lidhje fillon me mendimin se do të jeni bashkë gjithmonë. Kjo është edhe më e sigurt nëse bëhet fjalë për martesë. Do t’ju ndihmonte vërtet nëse çdo ditë të re do ta konsideronit sikur të ishte dita e fundit që e kaloni me bashkëshortin. Riorganizojeni lidhjen në atë mënyrë, sikur ajo do të mund të përfundonte menjëherë. Kjo do t’ju bëjë që personit që keni pranë t’i ofroni më tepër dashuri. Një kompliment, diçka ndryshe, një darkë e veçantë, do të mjaftojnë që lidhja juaj të bëhet më pasionante. Intimiteti, çelësi kryesor Shpesh, meshkujt duket se janë të fiksuar vetëm pas marrëdhënies fizike. Por e vërteta është se ata fillojnë një lidhje tjetër, për shkak të dëshirës që të ndiejnë edhe intimitet mbi të gjitha. Ndaj, rrini sa më pranë partnerit tuaj. Vetëm duke u lidhur emocionalisht, ai nuk do të ketë gjasa të mendojë për të tjera.
FLISNI ME TË
Vajzat flasin për gjithçka me shoqet e tyre, por djemtë rrallë bisedojnë me shokët e tyre rreth emocioneve. Nëse mendoni se partneri dëshiron t’ju thotë ndonjë gjë, atëherë dëgjojeni me kujdes, mbani mend atë që ka thënë dhe merreni me seriozitetin më të madh. Jeni ju ajo që duhet t’i qëndroni sa më pranë, duke e ftuar në bisedë herë pas here.
MIQËSIA NDIHMON
Gruaja mund ta parandalojë mashtrimin e burrit të saj, duke insistuar që ai të kalojë një kohë më të gjatë me shokët e tij të momentit dhe të shkollës. Në këtë mënyrë, mashkulli do të lidhet më tepër me miqtë dhe do të harxhojë kohë pa rrezikuar të cenojë lumturinë e
përbashkët. Ndaj, lëreni partnerin tuaj të rrijë sa më tepër me shokët.
DILNI EDHE VETËM
Grave u pëlqejnë gjërat e rralla dhe të rëndësishme për to, si të bërit e shopping-ut në fundjavë apo daljet me shoqete tyre. Kjo u jep atyre përshtypjen se jeta është e vlefshme. Por, që partneri t’ju shohë si diçka të vlefshme në jetën e tij, është e nevojshme që të ketë dëshirë të flaktë për ju. Gjeni ndonjë aktivitet të lirë, shëtisni. Lëreni burrin tuaj vetëm ndonjë ditë gjatë javës. Duke mos ju pasur shumë pranë, do t’jua ndiejë më shumë mungesën.
BESOJINI NJËRI-TJETRIT
Nëse keni besim te vetvetja dhe te partneri…atëherë ka shumë gjasa që të
keni një jetë të gjatë e të lumtur së bashku. Kjo nënkupton që nuk do të përqeshni
të metat e partnerit, do t’i ofroni më tepër përkrahje, e momentet e dobësisë nuk do t’i përdorni si argumente gjatë grindjeve dhe mospajtimeve.Ndodh që në lidhjen tuaj gjërat të funksionojnë mirë. Por tradhtia mund të jetë shumë e prekshme. Për t’i shpëtuar asaj, ndiqni këshillat që psikologët sugjerojnë. Krijoni intimitet të sigurt, thyeni vazhdimisht rutinën dhe, mbi të gjitha, besojini njëri-tjetrit…
THYENI RUTINËN
Një lidhje fillon me mendimin se do të jeni bashkë gjithmonë. Kjo është edhe më e sigurt nëse bëhet fjalë për martesë. Do t’ju ndihmonte vërtet nëse çdo ditë të re do ta konsideronit sikur të ishte dita e fundit që e kaloni me bashkëshortin. Riorganizojeni lidhjen në atë mënyrë, sikur ajo do të mund të përfundonte menjëherë. Kjo do t’ju bëjë që personit që keni pranë t’i ofroni më tepër dashuri. Një kompliment, diçka ndryshe, një darkë e veçantë, do të mjaftojnë që lidhja juaj të bëhet më pasionante. Intimiteti, çelësi kryesor Shpesh, meshkujt duket se janë të fiksuar vetëm pas marrëdhënies fizike. Por e vërteta është se ata fillojnë një lidhje tjetër, për shkak të dëshirës që të ndiejnë edhe intimitet mbi të gjitha. Ndaj, rrini sa më pranë partnerit tuaj. Vetëm duke u lidhur emocionalisht, ai nuk do të ketë gjasa të mendojë për të tjera.
FLISNI ME TË
Vajzat flasin për gjithçka me shoqet e tyre, por djemtë rrallë bisedojnë me shokët e tyre rreth emocioneve. Nëse mendoni se partneri dëshiron t’ju thotë ndonjë gjë, atëherë dëgjojeni me kujdes, mbani mend atë që ka thënë dhe merreni me seriozitetin më të madh. Jeni ju ajo që duhet t’i qëndroni sa më pranë, duke e ftuar në bisedë herë pas here.
MIQËSIA NDIHMON
Gruaja mund ta parandalojë mashtrimin e burrit të saj, duke insistuar që ai të kalojë një kohë më të gjatë me shokët e tij të momentit dhe të shkollës. Në këtë mënyrë, mashkulli do të lidhet më tepër me miqtë dhe do të harxhojë kohë pa rrezikuar të cenojë lumturinë e
përbashkët. Ndaj, lëreni partnerin tuaj të rrijë sa më tepër me shokët.
DILNI EDHE VETËM
Grave u pëlqejnë gjërat e rralla dhe të rëndësishme për to, si të bërit e shopping-ut në fundjavë apo daljet me shoqete tyre. Kjo u jep atyre përshtypjen se jeta është e vlefshme. Por, që partneri t’ju shohë si diçka të vlefshme në jetën e tij, është e nevojshme që të ketë dëshirë të flaktë për ju. Gjeni ndonjë aktivitet të lirë, shëtisni. Lëreni burrin tuaj vetëm ndonjë ditë gjatë javës. Duke mos ju pasur shumë pranë, do t’jua ndiejë më shumë mungesën.
BESOJINI NJËRI-TJETRIT
Nëse keni besim te vetvetja dhe te partneri…atëherë ka shumë gjasa që të
keni një jetë të gjatë e të lumtur së bashku. Kjo nënkupton që nuk do të përqeshni
të metat e partnerit, do t’i ofroni më tepër përkrahje, e momentet e dobësisë nuk do t’i përdorni si argumente gjatë grindjeve dhe mospajtimeve.
Re: Si të parandaloni një tradhti të mundshme!
ahahahahahhaa na mbyten tradhetaret
Anakonda- Super Moderatore
- Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|