Programe Forum - Welcome
Lotaria amerikane, gabimet që duhet ti shmangni kur të aplikoni People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Lotaria amerikane, gabimet që duhet ti shmangni kur të aplikoni People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lotaria amerikane, gabimet që duhet ti shmangni kur të aplikoni

3 posters

Shko poshtë

Lotaria amerikane, gabimet që duhet ti shmangni kur të aplikoni Empty Lotaria amerikane, gabimet që duhet ti shmangni kur të aplikoni

Mesazh nga Master Mon Oct 03, 2011 1:06 pm

Lotaria amerikane, gabimet që duhet ti shmangni kur të aplikoni Ambasada_amerikane1
Janë 50 mijë viza emigrantësh që merren në sajë të lotarisë amerikane në të gjithë botën. Pjesë e këtij programi, bëhen çdo vit qindra aplikantë nga Shqipëri. Por një pjesë e tyre s’kualifikohen nga gabime të panevojshme. Pikërisht për t’i evituar konsullja e SHBA në vendin tonë Lyra Carr, jep të gjitha detajet që nevojiten për të qenë të saktë në aplikim.
Çfarë është Programi i Vizave të Shumëllojshmërisë? Programi i Vizave të emigrantëve të diversitetit i autorizuar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) administrohet nga Departamenti i Shtetit dhe bazohet në ligjet e SHBA-së.
Ligji mundëson për një grup emigrantësh të njohur si “emigrantë të shumëllojshmërisë” pajisjen me viza të personave prej vendeve me shkallë historikisht të ulët emigrimi në Shtetet e Bashkuara. Për vitin fiskal 2013, do të jenë në dispozicion 50 000 viza emigrantësh të shumëllojshmërisë (të lotarisë).
Si funksionon Programi i Vizave të Shumëllojshmërisë?
Në mbarë boten, vendasit e vendeve që kualifikohen për lotarinë i plotësojnë regjistrimet e tyre për lotarinë në dvlottery.state.gov gjatë një periudhe kohore prej 30 ditësh, e cila zhvillohet pothuajse gjatë të njëjtës periudhë të vitit. Për vitin 2011, kjo periudhë do të fillojë më datë 4 Tetor, në orën 18:00 dhe do të mbarojë më datë 5 nëntor, në orën 18:00, me orën në Shqipëri. Aplikuesit do të përzgjidhen në mënyrë të rastësishme nga një kompjuter në Qendrën Konsullore Kentucky. Duke filluar nga data 1 maj 2012, pjesëmarrësit do të mund të kontrollojnë faqen e internetit në dvlottery.state.gov nëse janë përzgjedhur, duke përdorur numrin e konfirmimit që i shfaqet aplikuesit në ekranin e kompjuterit pas regjistrimit të suksesshëm për lotarinë. Nëse aplikuesi do të rezultojë i përzgjedhur, faqja e internetit do t’i japë atij udhëzime se si të vazhdojë më tej procesin. ¨shtë shumë e rëndësishme që të printohet fleta me numrin e konfirmimit dhe të ruhet numri i konfirmimit, sepse e vetmja mënyrë për t’u informuar nëse aplikuesi është përzgjedhur apo jo për lotarinë DV-2013, do të jetë duke përdorur numrin e tij unik të konfirmimit dhe informacionin personal në Kontrollin e Statusit të Regjistrimit, duke filluar nga data 1 maj 2012.
Përse po e reklamoni Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë?
Ne duam të rrisim shkallën e njohurive rreth rregullave të Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë dhe të ndihmojmë Shqiptarët të bëjnë zgjedhjen e duhur për të marrë pjesë ose jo në Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë. Ka disa gabime, si për shembull regjistrimi për programin e lotarisë më shumë se një herë, apo mospërfshirja e një anëtari të familjes, të cilat rezultojnë në skualifikim të menjëhershëm. Ne nuk na vjen aspak mirë të shikojmë njerëz të skualifikuar për shkak të këtyre gabimeve që mund të ishin shmangur lehtësisht, ndaj ne shpresojmë të ndihmojmë shqiptarët t’i shmangin këto gabime të thjeshta, duke lexuar rregullat e publikuara në shqip në faqen e internetit albanian.tirana.usembassy.gov. Për më tepër, çdo vit ka shqiptarë që shfrytëzohen nga faqe interneti apo individë që gjoja përfaqësojnë qeverinë e SHBA-ve. Nuk ka asnjë pagesë për t’u regjistruar për Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë dhe të vetmet faqe zyrtare të qeverisë amerikane përfundojnë me “.gov”. Ne e kuptojmë se shumë shqiptarë nuk e flasin gjuhen angleze dhe mund të kenë nevojë për dikë që t’i ndihmojë ata që të plotësojnë regjistrimin për Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë. Kjo është më se në rregull, por shqiptarët duhet të zgjedhin dikë që është i besueshëm për ta, dhe që nuk do t’i shfrytëzojë duke i kërkuar shuma marramendëse parash për të plotësuar regjistrimin e tyre në lotari. (Mbani mend që qeveria e Shteteve të Bashkuara NUK ka vendosur asnjë tarifë për regjistrimin për lotarinë!) Ambasada dhe qeveria amerikane nuk mbështet asnjë noter, përshpejtues, ndihmues, apo palë të treta. Nuk ka rëndësi se kush e plotëson regjistrimin tuaj në lotari; personi, emri i të cilit është në formularin e aplikimit për lotari, duhet të ruajë numrin e konfirmimit, sepse atij do t’i duhet ai numër për të kontrolluar nëse ka fituar.
Ku duhet të aplikojnë njerëzit për lotarinë?
E vetmja mënyrë për t’u regjistruar në Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë është që të plotësohet formulari në dvlottery.state.gov. Nuk ka asnjë tarifë për t’u regjistruar për lotarinë, por të lexohen udhëzimet (në shqip në http://albanian.tirana.usembassy.gov/dv.html) që të sigurohen nëse kualifikohen dhe që të kuptojnë se si plotësohet formulari, përpara se të plotësohet formulari. Nëse personi nuk i ka kalifikimet e duhura për lotarinë, ai nuk do të marrë një vizë edhe nëse do të jetë përzgjedhur për lotarinë.
Si do të informohen për njoftimin zyrtar të regjistruarit në lotari?
Njoftimet zyrtare nga Departamenti Amerikan i Shtetit do të bëhen VETËM nëpërmjet kontrollit të statusit të regjistrimit, i cili do të jetë në funksionim, duke filluar nga data 1 maj 2012 në faqen e internetit të lotarisë dvlottery.state.gov. Të regjistruarve në lotari do t’u duhet të përdorin numrin e tyre të konfirmimit, në faqen e internetit të lotarisdvlottery.state.gov. Është shumë e rëndësishme që të ruhet numri i konfirmimit! As Ambasada, as Departamenti Amerikan i Shtetit nuk do të mund ta sigurojë dot më atë numër në rast se humb. Departamenti Amerikan i Shtetit NUK do të dërgojë njoftime nëpërmjet postës. Pjesëmarrësit në lotari që do të rezultojnë të përzgjedhur NUK do të njoftohen nëpërmjet e-mail-it.
A kualifikohet automatikisht çdokush që është përzgjedhur nga kompjuteri?
Jo. Për t’u kualifikuar për lotarinë e Vizave të Diversitetit, aplikantët anembanë botës duhet të plotësojnë kritere shumë të rrepta të kërkesave të kualifikimit nëpërmjet: 1) arsimit ose 2) profesionit. Aplikantët duhet të bëjnë zgjedhjen e duhur nëse duhet të aplikojnë apo jo për të marrë pjesë në lotarinë e Vizave të Shumëllojshmërisë. Shqiptarët, të cilët nuk kanë kryer një arsim të shkollës së mesme me kohë të plotë që të jetë i barabartë me edukimin e shkollës së mesme në SHBA (4 vjet, me kohë të plotë), nuk do të kualifikohen, bazuar në kushtin e arsimit. Edhe pse, në raste të rralla, është e mundur të kualifikohen bazuar në eksperiencën e punës, duhet të mbahet parasysh që profesionet që mund të përdoren për këtë kualifikim pothuajse gjithmonë kërkojnë një shkallë edukimi më të lartë se shkolla e mesme e kërkuar për lotarinë.
Cili arsim më kualifikon për Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë?
Bazuar në kërkesat për arsimin, i cili duhet të jetë i barabartë me arsimin e shkollës së mesme në Amerikë (4 vjet, me kohë të plotë), shqiptarët që nuk e kanë mbaruar arsimin e shkollës së mesme me kohë të plotë nuk do të kualifikohen për Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë. Pra, për t’u kualifikuar për lotarinë nëpërmjet arsimit, aplikanti kryesor duhet të ketë kryer shkollën e mesme me kohë të plotë. Dëftesat e pjekurisë së arsimit me kohë të shkurtuar – pa shkëputje nga puna, shkolla e mbrëmjes, apo me korrespondencë, përfshirë edhe arsimin 5-vjeçar apo programe me afat më të gjatë (me kohë të shkurtuar – pa shkëputje nga puna, shkolla e mbrëmjes, apo me korrespondencë), nuk kualifikohen për programin e Vizave të Shumëllojshmërisë (lotarisë). Gjithashtu, dëftesat e arsimit profesional 3-vjeçar nuk kualifikohen për programin e lotarisë së Shumëllojshmërisë. Edhe nëse ju e keni kryer shkollën e mesme pjesërisht me kohë të shkurtuar dhe pjesërisht me kohë të plotë, përsëri kjo dëftesë nuk ju kualifikon për Programin e Vizës së Shumëllojshmërisë.
Ju keni thënë që njerëzit duhet të përfshijnë në aplikimin e tyre për lotari të gjithë antëtarët e familjes. Po në rastin kur fëmija nuk jeton me aplikuesin kryesor, ose ai është duke u divorcuar nga bashkëshortja?
Bashkëshortja dhe të gjithë fëmijët, thjeshtërit dhe fëmijët e birësuar, të cilët janë nën 21 vjeç, duhen përfshirë në regjistrimin për lotarinë, edhe nëse ata nuk jetojnë me aplikuesin kryesor. Nëse aplikuesi kryesor nuk është ligjërisht i ndarë nga bashkëshortja e tij, ai duhet ta përshijë atë në regjistrimin e tij për lotari. Duhet mbajtur mend që thjesht fakti që emri i dikujt është përfshirë në regjistrim, nuk do të thotë që ai është i detyruar të marrë pjesë në procesin e aplikimit apo të emigrojë në SHBA. Pavarësisht kësaj, nëse aplikuesi kryesor nuk e përshin një anëtar të familjes që është në varësinë e tij në regjstrimin për lotari, kjo do të rezultojë në skualifikimin e rastit. Një bashkëshorte e ardhshme nuk duhet të përfshihet në regjistrimin elektronik në rast se statusi civil i aplikuesit kryesor në momentin e aplikimit është beqar, sepse kjo do të rezultojë në skualifikimin e tij në ditën e intervistës. Nëse anëtarët e famijes së aplikuesit kryesor janë shtetas amerikanë apo banorë të përhershëm të ligjshëm në momentin e regjistrimin elektronik për lotari, ai nuk ka nevojë t’i përfshijë ata në aplikimin e tij.
Nëse dikush është përzgjedhur për Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë, ku duhet ta bëjë pagesën e vizës së shumëllojshmërisë?
Tarifa e procesimit të vizës së shumëllojshmërisë do të paguhet në të njëjtën ditë me intervistën zyrtare vetëm në seksionin konsullor, përveç rastit kur aplikuesi ndodhet në SHBA. Në qoftë se intervista e aplikuesit kryesor do të jetë në seksionin konsullor të Ambasadës Amerikane në Tiranë, ai do të duhet ta paguajë tarifën në Ambasadë. Shqiptarët nuk duhet të bien viktimë e e-mail-eve mashtruese që i kërkojnë të dërgojnë para në emër të një individi me postë ose me shërbime të tilla si Western Union.
A do të paguajë qeveria amerikane për strehimin në SHBA të fituesit të vizës së shumëllojshmërisë, ta ndihmojë të gjejë një punë, apo t’i japë asistencë ekonomike për ta ndihmuar derisa të përshtatet në SHBA?
Jo, aplikantëve të cilët pajisen me vizën e DV-së nuk u sigurohet ndonjë lloj asistence ekonomike, apo ndihmë federale. Gjithsesi, ne duam që ata t’ia dalin me sukses në Amerikë dhe të kalojnë një tranzicion sa më të qetë, kështu që, në disa raste ne mund t’i kërkojmë të gjejnë një sponsor i cili të jetë dakord që t’i ndihmojë ata sapo të kenë mbërritur në SHBA. Programi i Vizave të Shumëllojshmërisë u ofron atyre të përzgjedhurve rastësisht një mundësi të mrekullueshme për të emigruar dhe për të filluar një jetë të re në Shtetet e Bashkuara.
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lotaria amerikane, gabimet që duhet ti shmangni kur të aplikoni Empty Re: Lotaria amerikane, gabimet që duhet ti shmangni kur të aplikoni

Mesazh nga erlind.f.l Sat Dec 10, 2011 10:19 pm

nattenn
erlind.f.l
erlind.f.l
Anetare i Ri
Anetare i Ri

Numri i postimeve : 96
Reputation : 0
Join date : 05/12/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lotaria amerikane, gabimet që duhet ti shmangni kur të aplikoni Empty Re: Lotaria amerikane, gabimet që duhet ti shmangni kur të aplikoni

Mesazh nga Anakonda Thu May 17, 2012 5:37 am

num merrem me pun llotarie se atehere lej trut per me fitu lotarin
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lotaria amerikane, gabimet që duhet ti shmangni kur të aplikoni Empty Re: Lotaria amerikane, gabimet që duhet ti shmangni kur të aplikoni

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi