Durrës-Kukës, kalimi me pagesë 5-10 euro për automjetet në 2012
Faqja 1 e 1 • Share
Durrës-Kukës, kalimi me pagesë 5-10 euro për automjetet në 2012

Kalimi i automjeteve në rrugën Rrëshen-Kalimash, përfshi dhe tunelin, pjesë e rrugës Durrës-Kukës, do të bëhet me pagesë.
Media e shkruar raporton se në muajin dhjetor, qeveria pritet të miratojë kushtet e kontratës dhe projektin e dhënies me koncesion të rrugës Rrëshen-Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Kukës.
Në janar parashikohet të hapet tenderi për përzgjedhjen e firmës private e cila do të mirëmbajë tunelin e Thirrës prej 6 km. Për këtë mirëmbajtje njoftohet se do të ketë një pagesë nga përdoruesit e rrugës, e cila do të variojë në 5 euro për automjetet e vogla, deri në 5 vende dhe 10 euro për automjetet e rënda, 8 vende e sipër.

Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi