Vrau gruan me thikë para dy fëmijëve, dënohet shqiptari në SHBA
Faqja 1 e 1 • Share
Vrau gruan me thikë para dy fëmijëve, dënohet shqiptari në SHBA

Një burrë shqiptar u dënua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 40 vite burg pasi theri gruan e tij përpara dy fëmijëve, në atë kohë 11 dhe 16 vjeç. Ngjarja ndodhi në Chesterfield në dhjetorin e vitit 2009 ndërsa gjykata e mbylli pas dy vitesh procesin gjyqësor. Mediat amerikane njoftojnë se 43 vjeçari Leonart Nazarko ju drejtua trupit gjykues në Macomb Contry Circuit duke thënë se ndjen keqardhje për çka ka ndodhur. Siç raportojnë gazetarët zëri i tij shkëputej disa herë gjatë kohës që fliste pasi gjendja nervore duket të ishte jo e mirë. “Nuk kam patur asnjëherë qëllim të shkatërroj familjen time. Kërkoj falje nga fëmijët e mi për gjithçka ka ndodhur”, tha Nazarko. Ai u dënua në fakt nga gjykata për vrasje të shkallës së dytë, krim i kryer në dëm të shtetases Andoneta Nazarko 41 vjeçe.

Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|