Programe Forum - Welcome
Simbolika, rezolutat dhe mirëpritja e Vitit të Ri People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Simbolika, rezolutat dhe mirëpritja e Vitit të Ri People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Simbolika, rezolutat dhe mirëpritja e Vitit të Ri

Shko poshtë

Simbolika, rezolutat dhe mirëpritja e Vitit të Ri Empty Simbolika, rezolutat dhe mirëpritja e Vitit të Ri

Mesazh nga Master Sun Jan 01, 2012 7:00 am


Le ta bëmë festën e Vitit të Ri më domethënëse duke kuptuar së pari disa të dhëna interesante që e karakterizojnë atë dhe së dyti, duke gjetur mënyra se si mund të kontribuojmë për një festim të këndshëm dhe të veçantë.
Rreth festës së Vitit të Ri ka fakte dhe supozime të ndryshme për kohën dhe mënyrën se si festohet. Viti i Ri të cilin e festojmë ne dhe shumë vende tjera të botës bie me 1 janar dhe i takon kalendarit gregorian si vazhdim i kalendarit romak. Por, vende të tjera si Kina, Japonia, India, Vietnami dhe vendet islamike e përdorin kalendarin lunar, kalendar ky i cili bazohet në lëvizjet e hënës rreth tokës, dhe datat e festimit dallojnë dukshëm nga njëra tjetra. Disa vitin e ri e festojnë në pranverë me mbjelljen apo rritjen e të korrurave ose në vjeshtë për të festuar mbledhjen e tyre.
Nga kjo shohim që njerëzit në mbarë botën, pavarësisht nga besimet dhe kulturat e ndryshme, kohën apo mënyrën e festimit, e kanë të përbashkët një gjë; vetë faktin që ‘festojnë’ shënimin e vitit të ri.
Në kulturën perëndimore bredhi i stolisur, babadimri dhe dhuratat janë karakteristike për festat e fundvitit. Por çfarë simbolizojnë nga e kaluara dhe çfarë nënkuptojnë aktualisht?
Bredhi i stolisur
Tradita e bredhit ka orgjinë antike. Mendohet që egjiptianët e kanë kultivuar gjatë traditën e prezencës së bredhit në shtëpitë e tyre në dimër për të simbolizuar triumfin e jetës mbi vdekjen. Romakët poashtu e adhuronin bredhin dhe e festonin stinën e dimrit për nderë të zotit të bujqësisë që njihej me emrin Saturnus. Traditë e tyre ishte që shtëpia të stolisej me drunj të gjelbër dhe drita si dhe të shkëmbenin dhurata. Në mesjetë, gjermanët dhe skandinavët vendosnin bredha jashtë dyerve të shtëpisë si simbol shprese për pranverën e ardhshme.
Duket që bredhi i stolisur të cilit ne i referohemi si “bredhi i Vitit të Ri” dhe i cili në kulturën perëndimore njihet si “druri i Krishtlindjes” (Christmas tree), ka evoluar nga këto traditat antike. Sipas disa të dhënave, me shpjegimin që ngjyra e gjelbër simbolizon jetën, natyrën, fertilitetin dhe mirëqenien, vet bredhi simbolizon zjarrin, ndërsa zjarri qëndron si simbol antik për shpirt, si dhe dritat dhe stolitë tjera përfaqësojnë madhështinë dhe mrekullinë qe Krishti ka bërë në kryq. Në këtë mënyrë të bukur, si tërësi rikujtohet tregimi i Jezu Krishtit.
Origjina krishtere mund të jetë arsyeja pse disa familje sot në vend të bredhit preferojnë dekorime të ndryshme sikurse dritaret e stolisura me drita shumëngjyrëshe, apo përdorimin e eksplozivëve për ndezje të atmosferës. Disa të tjerë kënaqen me pamjen madhështore të stolive dhe dekorimeve shumëngjyrëshe të një bredhi, andaj edhe e konsiderojnë atë si simbol të festave të fundvitit, pa u fokusuar fare në domethëniet apo interpretimet fetare. Qëllimi duket të qëndrojë thjeshtë tek emocionet që ngjall një atmosferë e ndezur vizuale.
Babadimri dhe dhuratat
Dhënia e dhuratave që në shumë vende perëndimore është traditë e festës së krishtlindjes, tek ne praktikohet kryesisht gjatë festës së vitit të ri dhe vetëm për fëmijët. Kjo mund të konsiderohet paksa e çuditshme, por duke i marrë parasysh supozimet që figura e babadimrit dhe dhënia e dhuratave ka edhe origjinë pagane, dhe që mirësia e plakut të dimrit qëndron tek kujdesi dhe dashurua e tij për fëmijët e varfër të cilët i ndihmon dhe gëzon me dhurata, bën që babadimri të konsiderohet një personazh përralle i Vitit të Ri.
Por ja që figura humane e babadimrit si një plak në të kuqe që fluturon me sajë dhe drerë dhe u shpërndan dhurata fëmijëve të varfër, gjatë viteve ka ndryshuar dhe u përshtatur kulturave apo traditave të shumta. Njerëzit me stabilitet financiar tanimë i llastojnë fëmijët me aq shumë dhurata sa që esenca e dhurimit humbet dhe shndërrohet në një shprehi të festave të fundvitit. E njëjta ndodh me të rriturit, andaj është tejet e rëndësishme që ndjenjave ngazëlluese që sjellin festat të u bashkëngjiten modestia, domethënia dhe solidariteti.
Duke konsideruar këto besime të ndryshme, nuk mund të mos pajtohemi për ngjashmërinë në mes të përshkrimeve të ndryshme. Për të shpjeguar figurën e babadimrit dhe për të u lënë fëmijëve hapësirë për të imagjinuar dhe ëndërruar si ushqim i kreativitet, atëherë është e udhës të e bashkëngjitim një tregim përmes së cilit një prind, mësues apo adult mund ta pasojë tek fëmija një porosi të vlefshme dhe edukative. Para se gjithash, fëmijës duhet t’i shpjegohet qëllimi i dhuratës, si p.sh. meritat në shkollë apo sjellje, ndihma rreth punëve të lehta të shtëpisë e kështu me radhë.
Rezolutat e Vitit të Ri
Rezoluta e Vitit të Ri nënkupton përkushtimin që një individ e bënë për arritjen e objektivave personale, realizimin e ndonjë projekti, si dhe ndryshimin apo reformimin e shprehive. Ndër rezolutat më të shpeshta radhitet lërja e duhanit dhe alkoolit, fitnesi i rregullt apo humbja e peshës, si dhe pagimi i borxheve. Këto rezoluta zakonisht nuk vendosen në formë të prerë, por nuk do të thotë që nuk zbatohen. Shprehja “Shumë njerëz mezi e presin Vitin e Ri për të rifilluar me shprehitë e vjetra” mund të jetë shprehja e duhur e cila i përshtatet vendosjes së rezolutave më të zakonshme sikurse humbja e peshës, apo lënia e duhanit.
Festa e Viti i Ri është për të gjithë
Me qëllim që të kalojmë sa më mirë gjatë ditëve dhe netëve festive të vitit të ri, koordinimi i përgjegjësive të përgatitjeve, dekorimeve dhe shërbimit është kyç në një familje. Le të jenë këto përgjegjësi e përbashkët e anëtarëve të familjes. Në këtë mënyrë kursehet mungesa e humorit dhe e ankesave, dhe të gjithë kanë mundësi të kënaqen dhe të kontribuojnë në mbajtjen e atmosferës festive.
Për një natë të këndshme festive, sigurohuni që ushqimin të e konsumoni ngadalë por shpesh dhe me sasi të vogël. Poashtu alkoolin, i cili duhet të përcjelljet me sasi të mjaftueshme uji në mënyrë që të parandalohet dehidrimi i trupit. Ajrosja e hapësirës festive gjatë netëve festive është e domosdoshme, pasi që erërat e ushqimit në kombinim me tymin e duhanit dhe substancave të tjera kimike të cilat mblidhen brenda, lehtë mund të shkaktojnë trazim dhe shqetësim.
Duke marrë parasysh mënyrat e ndryshme të festimit, arsyet e ndryshme që datojnë qysh prej ritualeve pagane, versioneve fetare dhe periudhat e ndryshme të festimit, na mbetet të konsiderojmë që esenca e festës së Vitit të Ri është që të festojmë për vitin e kaluar, ndodhitë e rëndësishme apo ato interesante, poashtu të festojmë fillimin e Vitit të Ri duke menduar dhe vendosur për planet dhe rezolutat e vitit të ardhshëm dhe të shprehim optimizëm për një vit më të mirë, më të begatë dhe më produktiv.
Atëherë shfrytëzojeni këtë festë për kohë kualitative me familje dhe miq; gëzojini të arriturat dhe pranoni të kundërtat si shenjë e pjekurisë dhe vullnetit për të ardhmen. /Telegrafi/
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi