Programe Forum - Welcome
Afrika e Jugut  People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Afrika e Jugut

Shko poshtë

Afrika e Jugut  Empty Afrika e Jugut

Mesazh nga Master prej Fri Jul 01, 2011 9:14 am

Afrika e Jugut
Afrika e Jugut ndodhet në Afrikën jugore dhe ka dalje në dy oqeane, dhe atë në pjesën perëndimore në Oqeanin Atlantik (pjesën veriore të tij) dhe në lindje në Oqeanin Indian. Afrika e Jugut në trupin e sajë ka Lesoton dhe po thuaj se tërësisht e përthekon Suazilandinë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Republikës Jugore Afrikane së bashku me ishullin Princ Eduard është 1,219,912 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 29 00 V, 24 00 L. Vija bregdetare e Afrikës së Jugut është 2,798 km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë 4,862 km i gjatë dhe e ndanë atë nga :Botsuana 1,840 km, Lesoto 909 km, Mozambiku 491 km, Namibia 967 km, Suazilandia 430 km, Zimbabveja 225 km.
Klima e në Afrikën e Jugut është oqeanike e ndryshueshme. Përgjatë bregdeti mbretëron një klimë sub-tropikale me ditë të ngrohta dhe net të ftohta
Relevi : Rrafshnalta e gjerë e brendshme e Afrikës së Jugut përfundon në rrafshnaltën me male dhe terene shkëmbore si dhe rrypinë e ngushtë bregdetarë. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregdetit të oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 3,408 metrave në vendin e quajtur "Njesuthi" (ang.:Njesuthi) në pjesën lindore në kufi me Lesoton.
Si pasurit natyrore të Afrikës së Jugut llogariten: Ari (Au), Kromi (Cr), Antimoni (Sb), Qymyri, Hekuri (Fe), Mangani (Mn), Nikeli (Ni), Fosfate, Kallaji (Sn), Urani (U), Diamante të çmuara, Platini (Pt), Bakri (Cu), Vanadium (V), Kripa, Gazi natyrorë.
Algjeria

Algjeria ndodhet në Afrikën veriore, në mes të Marokut dhe Tunizisë dhe ka dalje në Oqeanin Atlantik e Detin Mesdhe.
Sipërfaqja e saj e bënë atë që të radhitet si shteti i dytë me i
madh në këtë kontinent pas Sudanit. Një pjesë e madhe e teritorit të saj
shtrihet në shkretëtirën e Saharës. Sipërfaqja e përgjithshme e
Algjerisë është 2,381,740 km2 dhe shtrihet rreth koordinatave
gjeografike 28 00 V, 3 00 L apo shikuar nga Shqipëria në anën
jug-lindore (mes 7:00-8:00). Vija bregdetare e Algjerisë është 998 km
(tri herë më e gjatë se Bregdeti Shqiptar) ndërsa kufiri tokësorë 6,343
km i gjatë dhe e ndanë atë nga : Libia 982 km, Mali 1,376 km, Mauritania
463 km, Maroku 1,559 km, Nigeri 956 km, Tunizia 965 km,dhe me të
ashtuquajturën Sahara Perëndimore apo Sahara Oksidentale 42 km. Algjeria
veriore përfshinë pjesën pas bregdetit deri në Saharë ndërsa Algjeria
jugore (80% e vendit) pjesën e shkretëtirës. Veriu ka klimë mesdhetare
ndërsa jugu klimën e Saharës.
Klima dominuese në Algjeri është klimë e shkretëtirës gjerë në
gjysmë shkretinore në disa pjesë është më e butë me reshje në dimër dhe
thatësira përgjatë bregdetit, ndërsa në rrafshnaltë mbisundon një dimri
me acarë dhe vera me temperatura të ashpra. “Shiroko” thirret era e cila
zakonisht në verë qon pluhurin dhe zallin nga shkretëtira.
Relievi i Algjerisë përbëhet kryesisht nga rrafshnaltat dhe
shkretëtira e Saharës. Rripi përgjatë bregdetit të Mesdheut ndërpritet
nga disa male. Pika më e ultë e relievit është -40m nën nivelin e deti
në vendin e quajtur Çot Melërhir (ang.: Chott Melrhir ) dhe ajo më e
larta në lartësi mbidetare prej 3,003 metrave në Tahat (ang.:Tahat), në
pjesën jugore në brendi të Saharës.
Si pasurit natyrore të Algjerisë sipas CIA-Factboock llogariten të
jenë: Vajguri , Gazi natyrorë, Hekuri (Fe), Fosfate, Urani (U), Plumbi
(Pb)dhe Zinku (Zn). Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 3.22% e
sipërfaqes së vendit.
Angola


Angola ndodhet në kontinentit Afrikan në mes të Namibisë e Republikës Demokratike të Kongos dhe ka dalje në Oqeanin Atlantik. Sipas OKB-së hynë në rajonin e Afrikës qendrore mirëpo disa organizata e institute e plasojnë në Afrikën jugore.
Sipërfaqja e përgjithshme e Angolës është 1,246,700 km2 dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 12 30 J, 18 30 L apo shikuar nga Shqipëria në anën jug-lindore (ora 7:00). Vija bregdetare e Angolës është 1,600 km (diku pesë herë më e gjatë se Bregdeti Shqiptar) ndërsa kufiri tokësorë 5,198 km i gjatë dhe e ndanë atë nga : Republika Demokratike e Kongos 2,511 km (nga të cilat 225 km janë vijë kufitare e provincës së diskutueshme Kabinda (ang.: Cabinda ), Republika e Kongos 201 km, Namibia 1,376 km, Zambia 1,110 km
Klima në pjesën jugore dhe përgjatë bregdetit deri në Luandë, është klimë gjysmë shkretinore, ndërsa në veri mbajnë temperatura të ulëta me thatësira sezonale (Maj-Tetor) dhe reshje po ashtu sezonale që fillojnë në Nëntor e vazhdojnë deri në Prill.
Relievi i Angolës përshkruhet nga vija e ngushtë bregdetare, hapësirë e cila ngritët shpejt në lartësia dhe përfundon në rrafshnaltën e gjerë në brendi të vendit. Pika më e ultë e relievit është përgjatë bregdetit dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,620 metrave në pikën e quajtur "Moro de Moko" (ang.:Morro de Moco), në pjesën perëndimore në brendi të vendit.
Si pasurit natyrore të Angolesë sipas CIA-Factboock llogariten të jenë: Vajguri ,Diamante të çmuara, Hekuri (Fe), Fosfate, Bakri (Cu), Ari (Au), Boksit dhe Urani (U). Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 2.41% e sipërfaqes së vendit.
Egjipti

Egjipti ndodhet në Afrikën veriore dhe në Azi, në mes të Libisë e Rripit të Gazës dhe në mes të detit Mesdhe në veri e detit Kuq në jug. Në Egjipt gjendet edhe gadishulli i Azisë Sinai.
Sipërfaqja e përgjithshme e Egjiptit është 1,001,450 km2 ( 91 herë ma e madhe se Kosova ), nga e cila 6,000 km2 janë ujore dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 27 00 V, 30 00 L. Egjipti ka një bregdet të gjatë 2,450km dhe vijë kufitare tokësore 2,665 km të gjatë dhe e ndanë atë nga : Rripi Gaza 11 km, Izraeli 266 km, Libia 1,115 km, Sudani 1,273 km
Klima e Egjiptit është klimë shkretëtire e nxehtë me verë të thatë dhe dimër të butë.
Relievi i Egjiptit përbëhet nga fushat e gjëra shkretinore të cilat priten nga lumi Nili dhe degëzimet e tij. Pika më e ultë e relievit është -133 m në vendin e quajtur lugu Katara (ang.attara Depression) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,629 metrave në majën "Katerina" (ang.:Mount Catherine), në lindje, në pjesën aziatike të vendit.
Si pasurit natyrore të Egjiptit sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Vajguri, Gazi natyrorë, Hekuri (Fe), Fosfate, Mangani (Mn), Guri gëlqerorë, Gipsi, Talku, Plumbi (Pb) dhe Zinku (Zn) Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 2.87% e sipërfaqes së vendit.klealove
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi