Pse na pëlqejnë parfumet ‘e ëmbla’?
2 posters
Faqja 1 e 1
Pse na pëlqejnë parfumet ‘e ëmbla’?
Trendi i parfumeve ‘gurman’ i ka tejkaluar preferencat e adoleshentëve, duke hyrë në kreacionet luksoze të të rriturve.
Kanë kaluar rrafsh njëzet vjet që nga lansimi i “Angel”-it, parfumit të parë të Tieri Muglerit, i cili me notat e tij intensive të çokollatës dhe karameles inauguroi familjen e aromave të famshme “gurmaze”. Kategoria e aromave “të ëmbla” sot okupon 30% të tregut të parfumeve.
Kjo është vetëm njëra ndër arsyet pse brendet luksoze, të cilat deri tani parfumet i kanë bazuar në simfonitë e sofistikuara të luleve, të fillojnë të kërkojnë fatin edhe te parfumet “me sheqer”, sikur që është rasti me “Prada”-n dhe parfumin e saj “Candy”.
Ekspertët mendojnë se prirja kah e ëmbla është e kushtëzuar nga gjenet. Meqenëse ushqimet e ëmbla janë të pasura me energji, ne instinktivisht anojmë kah ato, kur të na servohen në pjatë. Në të njëjtën mënyrë instinktivisht reagojmë edhe kur ndjejmë koktejin ‘e ëmbëlsuar’ të parfumeve.
Cilat janë esencat “e ëmbla”? Njëra ndër to është vanilja ekzotike, pa marrë parasysh a është përfituar esenca e saj nga bishtaja e vaniljes, apo është krijuar në mënyrë sintetike. Pastaj, aty janë edhe esencat e karameles dhe disa pemëve, sikur p.sh. mjedrave, dredhëzave, boronicës, kumbullës, mollës, dardhës ...
Një arsye tjetër, hiç më pak e rëndësishme, për popullaritetin e aromave të ëmbla, ka të bëjë me efektin nostalgjik, ku këto aroma na kthejnë në fëmijërinë e lumtur. Duke nuhatur këto parfume, ne identifikojmë esencat që i takojnë pjesës ‘optimiste’ të memories kolektive, prandaj mund të themi se këta parfume kanë efekt të madh edhe kundër depresionit.
Ajo që është më e mira, pa marrë parasysh sesa i përdorim, parfumet e ëmbla nuk na bëjnë që të shtojmë në peshë. /Telegrafi/
Re: Pse na pëlqejnë parfumet ‘e ëmbla’?
un si duroj dot ererat e parfumeve
Anakonda- Super Moderatore
- Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia
Similar topics
» Theniet qe ju pelqejne...
» Kenget qe ju pelqejne me shume...
» Meshkujt i pëlqejnë zeshkanet
» Femrave u pëlqejnë meshkujt e “këqij”
» Meshkujt pëlqejnë puthjet e ndjeshme, ndërsa femrat puthjet e gjata
» Kenget qe ju pelqejne me shume...
» Meshkujt i pëlqejnë zeshkanet
» Femrave u pëlqejnë meshkujt e “këqij”
» Meshkujt pëlqejnë puthjet e ndjeshme, ndërsa femrat puthjet e gjata
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|