Programe Forum - Welcome
Pavarsia e Kosoves People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Pavarsia e Kosoves People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pavarsia e Kosoves

2 posters

Shko poshtë

Pavarsia e Kosoves Empty Pavarsia e Kosoves

Mesazh nga Master Mon May 07, 2012 9:08 pm

Deklaratë për pavarsinë e Kosovës :

Të mbledhur në mbledhje të jashtëzakonshme më 17 shkurt 2008, në
kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë,
Duke iu përgjigjur thirrjes së popullit për të ndërtuar një shoqëri që
respekton dinjitetin njerëzor dhe afirmon krenarinë dhe synimet e
qytetarëve të saj, Të zotuar për t’u përballur më trashëgiminë e dhembshme
të së kaluarës së afërt në frymë të pajtimit dhe faljes,
Të përkushtuar ndaj mbrojtjes, promovimit dhe respektimit të
diversitetit të popullit tonë,
Duke riafirmuar dëshirën tonë për t’u integruar plotësisht në familjen
euroatlantike të demokracive,
Duke vërejtur se Kosova është një rast special që del nga shpërbërja
jokonsensuale e Jugosllavisë dhe nuk është presedan për cilëndo situatë
tjetër,
Duke rikujtuar vitet e konfliktit dhe dhunës në Kosovë që shqetësuan
ndërgjegjen e të gjithë popujve të civilizuar,
Mirënjohës që bota intervenoi më 1999 duke hequr në këtë mënyrë
qeverisjen e Beogradit mbi Kosovën, dhe vendosur Kosovën nën administrimin e përkohshëm të Kombeve të Bashkuara,
Krenarë që Kosova që atëherë ka zhvilluar institucione funksionale,
multietnike të demokracisë që shprehin lirisht vullnetin e qytetarëve
tanë,
Duke rikujtuar vitet e negociatave të sponsorizuara ndërkombëtarisht
ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mbi çështjen e statusit tonë të
ardhshëm politik,
Duke shprehur keqardhje që nuk u arrit asnjë rezultat i pranueshëm për
të dyja palët përkundër angazhimit të mirëfilltë të udhëheqësve tanë,
Duke konfirmuar se rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të
Bashkuara, Martti Ahtisaari, i ofrojnë Kosovës një kornizë
gjithëpërfshirëse për zhvillimin e saj të ardhshëm, dhe janë në vijë me standardet më të larta europiane për të drejtat të njeriut dhe qeverisjen e mirë,
Të vendosur që ta shohim statusin tonë të zgjidhur në mënyrë që t’i
jipet popullit tonë qartësi mbi të ardhmen e vet, të shkohet përtej
konflikteve të së kaluarës dhe të realizohet potenciali i plotë demokratik i
shoqërisë sonë,
Duke nderuar të gjithë burrat dhe gratë që bënë sakrifica të mëdha për
të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën,


1. Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike,
nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.
Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në
pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për
Zgjidhjen e Statusit të Kosovës.
2. Ne shpallim Kosovën një republikë demokratike, laike dhe
multietnike, të udhëhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtes së barabartë sipas ligjit. Ne do të mbrojmë dhe promovojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe krijojmë kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen e tyre efektive në proceset politike dhe vendimmarrëse.

3. Ne pranojmë plotësisht obligimet për Kosovën të përmbajtura në
Planin e Ahtisarit, dhe mirëpresim kornizën që ai propozon për të udhëhequr Kosovën në vitet në vijim. Ne do të zbatojmë plotësisht ato obligime, përfshirë miratimin prioritar të legjislacionit të përfshirë në Aneksin XII të tij, veçanërisht atë që mbron dhe promovon të drejtat e
komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.

4. Ne do të miratojmë sa më shpejt që të jetë e mundshme një kushtetutë
që mishëron zotimin tonë për të respektuar të drejtat e njeriut dhe
liritë themelore të të gjithë qytetarëve tanë, posaçërisht ashtu siç
definohen me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kushtetuta do të inkorporojë të gjitha parimet relevante të Planit të Ahtisaarit dhe do
të miratohet nëpërmjet një procesi demokratik dhe të kujdesshëm.

5. Ne mirëpresim mbështetjen e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare
për zhvillimin tonë demokratik nëpërmjet të pranive ndërkombëtare të
themeluara në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit
të Kombeve të Bashkuara (1999). Ne ftojmë dhe mirëpresim një prani
ndërkombëtare civile për të mbikëqyrur zbatimin e Planit të Ahtisaarit dhe
një mision të sundimit të ligjit të udhëhequr nga Bashkimi Europian.
Ne, po ashtu, ftojmë dhe mirëpresim NATO-n që të mbajë rolin udhëheqës në praninë ndërkombëtare ushtarake dhe të zbatojë përgjegjësitë që i janë
dhënë sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të
Bashkuara (1999) dhe Planit të Ahtisaarit, deri në atë kohë kur
institucionet e Kosovës do të jenë në gjendje të marrin këto përgjegjësi. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht më këto prani në Kosovë për të siguruar
paqen, prosperitetin dhe stabilitetin në të ardhmen në Kosovë.

6. Për arsye të kulturës, gjeografisë dhe historisë, ne besojmë se e
ardhmja jonë është në familjen europiane. Për këtë arsye, ne shpallim
synimin tonë për të marrë të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar
anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian sapo që të jetë e mundshme dhe
për të zbatuar reformat e kërkuara për integrim europian dhe
euroatlantik.

7. Ne i shprehim mirënjohje Organizatës së Kombeve të Bashkuara për
punën që ka bërë për të na ndihmuar në rimëkëmbjen dhe rindërtimin pas
lufte dhe ndërtimin e institucioneve të demokracisë. Ne jemi të
përkushtuar të punojmë në mënyrë konstruktive me Organizatën e Kombeve të Bashkuara gjersa ajo vazhdon punën e saj në periudhën në vijim.

8. Me pavarësinë vie detyra e anëtarësisë së përgjegjshme në bashkësinë
ndërkombëtare. Ne e pranojmë plotësisht këtë detyrë dhe do t’i
përmbahemi parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, Aktin Final të
Helsinkit, akteve tjera të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, obligimeve ligjore ndërkombëtare dhe parimeve të marrëdhënieve të mira ndërkombëtare që shënojnë marrëdhëniet ndërmjet shteteve. Kosova do të ketë kufijtë e saj ndërkombëtarë ashtu siç janë paraparë në Aneksin VIII të Planit të Ahtisaarit, dhe do të respektojë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjithë fqinjve tanë. Kosova, po
ashtu, do të përmbahet nga kërcënimi apo përdorimi i forcës në cilëndo
mënyrë që është jokonsistente me qëllimet e Kombeve të Bashkuara.

9. Ne, nëpërmjet kësaj Deklarate, marrim obligimet ndërkombëtare të
Kosovës, përfshirë ato të arritura në emrin tonë nga Misioni i
Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), si dhe obligimet e traktateve dhe obligimet tjera të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ndaj të cilave obligohemi si ish-pjesë konstituive, përfshirë konventat e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht me Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Ne synojmë të kërkojmë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, në të cilat Kosova do të synojë të kontribuojë për qëllime të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.

10. Kosova shpall zotimin e saj ndaj paqes dhe stabilitetit në rajonin
tonë të Europës Juglindore. Pavarësia jonë e sjell në fund procesin e
shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë. Gjersa ky proces ka qenë i
dhembshëm, ne do të punojmë pa pushim për t’i kontribuar një pajtimi që do të lejonte Europën Juglindore të shkojë përtej konflikteve të së
kaluarës dhe të farkojë lidhje të reja rajonale të bashkëpunimit. Për këtë
arsye, do të punojmë së bashku me fqinjtë tanë për të avansuar të ardhmen
tonë të përbashkët europiane.

11. Ne shprehim, në veçanti, dëshirën tonë për të vendosur marrëdhënie
të mira me të gjithë fqinjtë tanë, përfshirë Republikën e Serbisë, me
të cilën kemi marrëdhënie historike, tregtare dhe shoqërore, të cilat
synojmë t’i zhvillojmë më tej në të ardhmen e afërt. Ne do të vazhdojmë
përpjekjet tona për t’i kontribuar marrëdhënieve të fqinjësisë dhe
bashkëpunimit me Republikën e Serbisë duke promovuar pajtimin ndërmjet popujve tanë.

12. Ne, nëpërmjet kësaj, afirmojmë në mënyrë të qartë, specifike dhe të
parevokueshme se Kosova do të jetë ligjërisht e obliguar të plotësojë
dispozitatat e përmbajtura në këtë Deklaratë, përshirë këtu veçanërisht
obligimet e saj nga Plani i Ahtisaarit. Në të gjitha këto çështje, ne
do të veprojmë në pajtueshmëri në parimet e së drejtës ndërkombëtare
dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përfshirë
Rezolutën 1244 (1999). Ne shpallim publikisht se të gjitha shtetet
kanë të drejtën të mbështeten në këtë Deklaratë, dhe i bëjmë apel të na
ofrojnë përkrahjen dhe mbështetjen e ty
re.
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pavarsia e Kosoves Empty Re: Pavarsia e Kosoves

Mesazh nga Master Mon May 07, 2012 9:10 pm

Pavarsia e Kosoves 650px-CountriesRecognizingKosovo
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pavarsia e Kosoves Empty Re: Pavarsia e Kosoves

Mesazh nga Anakonda Mon May 14, 2012 5:05 am

Ecja duke shikuar
Frymoja duke rimuar
Ritmi I te rrahurave te zemres
Motivonte fuqin qe ti jepte vrapë themres

Ndjenjat filluan ta luanin vallen kuqe e zi,
Per ti paraqitur te buzëqeshurat sheshazi.
Hapi qe levizte trupin,
E gezonte haptazi 17 shkurtin.

Buzeqesh dhe kerce me thoshte Flamuri,
Tash eshte koha te shpaloset arti I nje Burri.
Plisi I bardh i nje plaku mi ndriqonte rruget
Dhe Mi jepte mundesit qe ti perjetoj botet.

Rruget zgjeroheshin dhe mireprisshin kembet,
Te kaluaren e art dhe te tashmen e blert e pasqyronin kenget
Vallet dhe brohoritjet te cilat mbulonin rruget,
Perballonin te ftohtit e nje bore ,qe dukej se kurr nuk do zhduket.

Ka ardhur koha qe gezimi te na behet mikë
Paqja ka ngritur koken I thotë dhunes nga ketu Ikë
Tash eshte koha e shqiptarit te kultivoj paqe dhe Mirëqenje
Te gezoj jeten dhe te drejtat e tij vetem me buzëshje.
O Zot bekoje kete Popull dhe kete Vend
Kerakterizoje si Popull qe gjykon me Mend
Ta Duan dhe rrespektojn njeri Tjetrin
Qe ta qmojnë me shumë Dobinë e Pasur se sa Gabimin e Vjeter.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pavarsia e Kosoves Empty Re: Pavarsia e Kosoves

Mesazh nga Anakonda Mon May 14, 2012 5:06 am

E diel 17 shkurt dymije e tete
ecte me te madhe, ora e trete,
kur kryeministri Thaqi me qendrim stoik
shpalli Kosoven republike.

Ne kuvend cdo njeri
ishte ne kembe ish madheshti,
duartrokitjet frenetike
percollen fjalet magjike.

Me rralle cdo deputet
dha nenshkrimin e vete,
festonim edhe ne ne dhome
se na dehu kjo arome.

Here buzeqeshje here lot
ishin keto momente sot,
dhebmje per ata qe s'jane ne jete
gezim se tani me kemi shtet.

Se shtetit te sapo l shpallur
cdo shqiptar dicka i ka falur,
gur te vegjel ,e te medhenj
u be nje kala e denj.

Te merituar, sa qe miqte tane
zemer hapur pavarsise ,po i thane,
historia hyri ne binar
te eci tutje cdo gje mbare.

Por me pune dihet
edhe arrmiku gusht zihet,
- te punojme Kosovar
ta bejme per veti boten mbare.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pavarsia e Kosoves Empty Re: Pavarsia e Kosoves

Mesazh nga Anakonda Mon May 14, 2012 5:06 am

{17 SHKURTI I VITIT 2008}



Sa kohë ka kaluar
derisa erdhi kjo ditë
Sa shumë njerëz janë flijuar
sa shumë kemi prit.

Plot sakrifica e mundime
plot vuajtje e padrejtësi
kaloj kjo Kosova ime
gjatë rrugës për Pavarësi.

Vite e vite të tëra
trimat për liri luftuan
Ditë e ditë të tëra
nënat lotuan.

Sa e shenjtë
E sa çmuar është kjo ditë
Sa me mall therrasim:
“KOSOVA REPUBLIKË”

Ëndrra shekullore
e shqiptarëve je ti
amaneti i atyre që ranë për liri
Fjala: “PAVARËSI”
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pavarsia e Kosoves Empty Re: Pavarsia e Kosoves

Mesazh nga Anakonda Mon May 14, 2012 5:06 am

KËTU BËJ SHTET MADHËRISHT
S’më ndali furtuna as acari
N’ shekuj qëndrova burrërisht
Si zakon që ka shqiptari.

Lum që erdhe ti moj ditë,
Borë e bardhë e Alpeve shkëmbore
Dardaninë e qite në dritë
e gjyshërve - ëndërr shekullore.


S’e mbaj fshehur – gëzimin ma sheh në sy,
E them haptas – botërisht:
Ndaj i thërras Adem Jasharit – Bac u Kry!
- KËTU BËJ SHTET MADHËRISHT!
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pavarsia e Kosoves Empty Re: Pavarsia e Kosoves

Mesazh nga Anakonda Mon May 14, 2012 5:07 am

Urime ditelindja vendi ime
Pa Mitrovicen e bashkuar
Mbeti ne duar te shkaut
S'dij si me festuar!

At dite te madhe
Te gjithe do ta gezojn
E ne ne Mitrovice
Na thuani,si ta festojm?

Me zemer te ndar ne dysh
Nuk dij si jetohet
Te uroj Kosove e dashur
Qe vendi te bashkohet!
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pavarsia e Kosoves Empty Re: Pavarsia e Kosoves

Mesazh nga Anakonda Mon May 14, 2012 5:07 am

KËTU BËJ SHTET MADHËRISHT
S’më ndali furtuna as acari
N’ shekuj qëndrova burrërisht
Si zakon që ka shqiptari.

Lum që erdhe ti moj ditë,
Borë e bardhë e Alpeve shkëmbore
Dardaninë e qite në dritë
e gjyshërve - ëndërr shekullore.


S’e mbaj fshehur – gëzimin ma sheh në sy,
E them haptas – botërisht:
Ndaj i thërras Adem Jasharit – Bac u Kry!
- KËTU BËJ SHTET MADHËRISHT!
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pavarsia e Kosoves Empty Re: Pavarsia e Kosoves

Mesazh nga Anakonda Mon May 14, 2012 5:07 am

Dy Vite Jetë

Jam një foshnje dy vjeçare,
Kam identitet dhe quhem kosovare.
E lodhur dhe me duar të buta,
Dhe nuk jap, por akoma marr fruta.

Frikësohem nga syri i keq!
Që kojshia më hudhin në hendeq.
Kam flamurin me ngjyra qe s'më pelqejnë!
Por gëzohem tash, per ata që më urrejnë.

Kam vëllezer e motra me miliona,
Tash jemi më të fort, se disa biliona.
Dy vite i mbusha dhe qendroj urtë,
Kam ditëlindjen me 17 shkurtë.

Me zemer e cila rrah pa mërzi,
Per mua flamuri është kuq e zi.
Krenar dhe optimist për të ardhmen,
Me sy shprese, sot shikoj të tashmen.

Gëzojeni këtë ditë,
Sepse për ne bënë dritë,
Urojeni njëri-tjetrin, se tash është koha,
Jemi të pavarur dhe po na njef bota
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pavarsia e Kosoves Empty Re: Pavarsia e Kosoves

Mesazh nga Anakonda Mon May 14, 2012 5:07 am

Gëzuar Pavarsia

Me rrespekt kujtojmë të kaluarën,
Dhe për jetë, nuk e harrojmë të shkuarën.
Kaluam sfida dhe momente të vështira,
Por me durim kemi bërë qudira.

Sot jemi të lirë dhe të pavarur,
Nga dhembja te gëzimi kemi ardhur.
Tash kemi shtetin, të cilin e gëzojmë,
Ta duam dhe mbajmë, të gjithë premtojmë.

Falenderues për të gjithë ata që ndihmuan,
Që këtë përhershmëri gëzimi për ne realizuan.
Lusim Zotin, për bekimet e Tij, pambarim,
Që këtë shtetin tonë ta ruaj dhe përgëzojë me përparim.

Kujto të kaluarën dhe gëzo të tashmen,
Puno të tashmen dhe syno të ardhmen.
Festo me gëzim dhe krenari,
Dy vjetorin e shtetit më të ri.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pavarsia e Kosoves Empty Re: Pavarsia e Kosoves

Mesazh nga Anakonda Mon May 14, 2012 5:08 am



kosove,ti bija e shqiperis
ke te fala nga tetova dhe gjithe malesis,
sote me ty bashke festojm,
cdo kosovare...edhe pse large urojm.

ndjenje e forte me kaplon trupin,
kure kujtoj 17 shkurtin,
ne syte tane nga gezimi ka vec lote,
per nje kosove te re ne kete bote.


"bac u kry" nga qielli valle a veshtron,
a p'e sheh se si kjo shqipe e lire po valon,
e p'e shehe se sa i forte eshte shqipetari,
nga ju trashegoi c'do fuqi kosovari.


moj kosove ,t'u dhashte e mbara gjithmone ne jete,
sakrifica e heronjeve tua nuk u trete,
po te ishte shote galica,te shkonte vare mbi vare.....
sote...te ngrihet nga vari kushe eshte kosovare.


"njerezit vdesin,populli nuk vdes kure,
trimate dhe trimeria nuk vdesin kure,
ata jetojne bashke me popullin"
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pavarsia e Kosoves Empty Re: Pavarsia e Kosoves

Mesazh nga Anakonda Mon May 14, 2012 5:08 am

UÇK

Mbi gjakimin e lashtë Forcë e ngritur
E mpleksur ndër kohëra si stuhi e rrufe
Lisi kokë në qiell në rrëbeshe rritur
Lartësisë diellore shkon me ty atdhe.

Gjaku në damar flamurin e valon
Frymëverohet dimri më një emër
Det në dallgë i qeshur syri vezullon
e ndjejmë më të ngrohtën në zemër.

Nga ngrehina e re flitka edhe muri:
-Ç`u mboll në aqë mote,u mbi…
Ushtri Çlirimtare njerëzish palcë guri
Shkëmbi që s`ja di në kurrnjë stuhi.

Në ato lartësira,te flamuri i ngritur
Sakush do e sheh gjakun që dasmon
Te emri i ngritur si një e ndritur,
Diadema e lirisë vezullon
veletini nuk është në linjë
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pavarsia e Kosoves Empty Re: Pavarsia e Kosoves

Mesazh nga Anakonda Mon May 14, 2012 5:09 am

edhe nje poezi per ty....


sote,gjithe shqipet ne qiell fluturojn,
edhe ata kete dite e festojn,
e bilbili me kenge i shoqeron,
qielli i bukur...s'ka ku shkone.


jehone kenga,vallezon shqiperia,
ne kete valle edhe shqipet nga maqedonia,
sote edhe shpirterate e heronjeve jane zgjuar,
skender beu,adem jashari per te festuar jane takuar.

gjithe ata trima qe dhane jeten per liri,
sote prehen ata ne qetesi,
sepse sote,qe dy vite kosova e tyre,
eshte nje shtet,i pavarur..jo me zinxhire.


sote c'do nene gezone me lote ne sy,
shume krenare,sepse djalin te dha kosove ty,
sote shume femi te permalluar,
shume krenare per baban jane duke biseduar.


e ne zemer sa shume dhimbje por edhe gezim,
te urojm oj kosove....atedheu ime,
jemi shume large tek ti s'mujna me ardhe,
por njekohesishte shume afer jena...kem nje gjake.


se c'fare zemre paska shipetari,
nga i fundite gjer tek i pari,
sote te gjithe neve kem nje shpirte kosovari,
zemra ne kraharor,dote nuk duron,
done edhe ajo,me shpiqonjat te fluturon...
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pavarsia e Kosoves Empty Re: Pavarsia e Kosoves

Mesazh nga Anakonda Mon May 14, 2012 5:09 am

me prite kosove se po vi,
jam jote moter e kam nene te madhen shqiperi,
kam edhe une bija dhe bijte e mi,
bashke me ata kosove po vije.


le tja nisime valles,me nje kenge per ty,
me kenge me te bukur qe flete per liri,
e pastaj trimat tane te uck-s le te bejne nderim,
me ca te shtena per kete festim.


se gjithemon ka qene i pari shqipetari,
ndace per lufte,ndace per valle i pari,
te bashkuar,me gjake e me shpirte...
gjere sa te shkone tek varri....
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pavarsia e Kosoves Empty Re: Pavarsia e Kosoves

Mesazh nga Anakonda Mon May 14, 2012 5:09 am


Na i këndell politikajtë, të lutem ,Zot!
Nga mëritë e tyre vërtallemi ne;
Mëritë s`bënë punën në asnjë mot.
Nuk bëhet dot ndarjesh ky Dhè .

Ata shtyhen:– ti ,unë , unë ,ti…,
E ne lëkuremi,bëhemi plojë;
Hapjau sytë, o Zot , si Ti di,
Të shohin brevën dhëmbë e gojë.

Të keqen që u fryen ,përdreq,
Ngulfatjau në zemër ,të lutemi ne!
Zot ,engjuj dërgo ,ata ti ndreq,
Më shumë se vetën ta shohin këtë Dhè.

Ne,edhe më,shenjohemi rrufeshë,
Dhe ata as lozkan nga e mëritur;
Përmendi, o Zot , të quarit peshë!
Si bën të mëdhenjtë aq të mitur?
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pavarsia e Kosoves Empty Re: Pavarsia e Kosoves

Mesazh nga Anakonda Mon May 14, 2012 5:10 am

Gezuar Pervjetori

Gezuar kete pervjetor,
gezuar sot, mot dhe perjete!
Kosova kesulebardhe debore,
NJe cope e Shqiperise se vertete.

Ky pervjetor do te shikohet,
shume shpejt ne ardhmeri.
Si kujtim qe nuk harrohet,
ne rrugetimin per NJE SHQIPERI.

Gezuar Kosova Loke,
je vete Gjergj Elez Alia.
Lulekuqja e kesaj toke,
Krahehapur te pret Shqiperia.

Me Ty jemi gjithmone,
ne dhimbje dhe ne festime.
Kosove oj zemra jone,
Gezuar oj locka ime !
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pavarsia e Kosoves Empty Re: Pavarsia e Kosoves

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi