Programe Forum - Welcome
10 fakte qe nuk i dinit per naften... People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
10 fakte qe nuk i dinit per naften... People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

10 fakte qe nuk i dinit per naften...

Shko poshtë

10 fakte qe nuk i dinit per naften... Empty 10 fakte qe nuk i dinit per naften...

Mesazh nga Master Mon May 21, 2012 8:17 pm

Të gjithë ankohen për çmimet e larta të naftës: bizneset shqetësohen për koston në rritje të nënprodukteve dhe politikanët tromaksen për situatën gjeo-politike të vendeve të pasura me naftë, ndërsa pjesa tjetër prej nesh paguan përmes hundës atë që mbushet në pikat e karburantit. Por sa dimë ne vërtet për naftën? A e dini se nga vjen nafta? (Jo nga dinozaurët). Apo se gjatë ditëve të hershme benzina ishte kaq e pavlerë sa hidhej në lumenj? A e dini se sa i kushton sauditëve të prodhojnë një fuçi me naftë bruto. Kjo shpjegon faktin se pse ata janë kaq të pasur. Së bashku me këtë, lexoni 10 fakte që nuk i dinit për naftën. Emri i fjalës naftë në greqisht dhe latinisht do të thotë “vaj i gurit”. I pari që e përdori fjalën “petroleum” ishte mineralogu gjerman, Georg Bauer në vitin 1556.

Kinezët janë ata që kanë hapur për herë të parë pusin e thellë 240 metra, duke përdorur degë bambuje. Nafta ndodhet në shtresat e thella të karbonit thellë në tokë. Përdorimi më i lashtë në luftë është “zjarri grek”, një armë e përsosur që përmbante produkte të ndryshme të naftës, dhe hedhja e ujit nuk e shuante zjarrin, por e intensifikonte atë. “Aramco” është kompania shtetërore që nxjerr naftën në Arabinë Saudite. Sipas revistës “Forbes”, kjo kompani fiton gati 200 miliardë dollarë në vit. Ministri i naftës vitin e kaluar, Ali Al-Naimi u tha reporterëve se një fuçi normale me naftë kushton vetëm 2 dollarë për t’u prodhuar, ndërsa çmimi sot i ka kaluar të 130 dollarët.

1. “Petroleum” = Vaj shkëmbi

Fjala naftë (petroleum) vjen nga fjala greke “petros” dhe fjala latine “oleum”, që do të thotë “shkëmb” dhe “vaj”. Para se të shpikej fjala “petroleum” nga mineralogu gjerman, Georg Bauer në vitin 1556, njerëzit e quanin “vaji i shkëmbit”. Kinezët, që shpuan pusin e parë të naftës në vitin 347 para Krishtit (240 m të thellë), e quajnë “shi”, që do të thotë vaj guri.

2. Prejardhja e naftës

Disa thonë se nafta u krijua nga dinozaurët e dekompozuar dhe materiet bimore, por s’është e vërtetë. Edhe pse shkencëtarët besojnë se ka origjinë biologjike, nafta nuk ka ardhur nga planktonët e dekompozuar. Gjeologët rusë dhe ukrainas besojnë se nafta s’ka derivuar nga asgjë e gjallë, por nga depozitat e karbonit që datojnë që nga formimi i Tokës.

3. Përdorimet e lashta

Njerëzimi e përdor naftën prej kohësh. Asfalti përdorej në Babiloninë e lashtë për ndërtesa dhe anije. Bitumi u përdor për herë të parë në shekullin e 8-të në Bagdat për të shtruar rrugët. Format e papërpunuara të vajgurit përdoreshin për llambat. Gjatë mbretërimit bizantin, zjarri grek, një armë ndezëse formula e së cilës ka humbur prej kohësh në histori, besohej të ndizej me naftë.

4. Dashuron balenat? Falë naftës!

Në shekullin e 9-të, kërkesa e lartë për vajin e balenës për përdorime industriale nxiti industrinë e balenave. Ai përdorej për llambat, dyll qiriu dhe lubrifikanët e orëve; për të shkëlqyer fotografitë e hershme dhe përbërës esencial për farmacinë, sapunin dhe kozmetikën. Falë distilimit të naftës, kërkesa për vajin e balenës ra derisa nuk pati më arsye ekonomike.

5. Kur nafta derdhej në lumë

Gjatë ditëve të hershme të naftës standarde (para se makinat të bëheshin popullore), vajguri ishte karburanti i ditës. Benzina, një nënprodukt i naftës së distiluar, nuk kishte shumë kërkesë. Ishte një produkt i lirë që përdorej kundër morrave dhe për të hequr njollat. Në të vërtetë, nafta ishte kaq e lirë sa kompanitë e hidhnin në lumenj.

6. Zona të ndryshme, çmime të ndryshme

Nafta ka kosto të ndryshe në pjesë të ndryshme të vendit, edhe pse po njësoj kushton të prodhohet dhe të transportohet. Në SHBA çdo zonë ka çmime të ndryshme. Është strategji e kompanive të naftës për të nxitur përfitimet që t’i marrin klientëve sasi të ndryshme në bazë të volumit të trafikut, kushteve të karburantit, të ardhurat për frymë.

7. Rritja e çmimeve në 1970-ën

Është e lehtë të mendosh se çmimet e larta sot janë një problem i ri, por fakti është se kjo kanë ndodhur edhe dy herë më parë. Në vitin 1973, anëtarët arabë të “OPEC”-ut njoftuan se do prisnin prodhimin e naftës dhe nuk do ta eksportonin në SHBA, Evropë dhe Japoni, pasi mbështesnin Izraelin në luftën e Jom Kipurit. Në thelb, e përdorin naftën si armë për të dënuar Perëndimin. Në vitin 1979 ndodhi kriza e dytë pas revolucionit iranian.

8. Arsyeja që sauditët janë kaq të pasur

Nxjerrja e naftës nga toka është proces i ndërlikuar, por edhe një shkencë më vete. A e dini se sa i kushton “Saudi Aramco”, kompania kombëtare e naftës në Arabinë Saudite dhe prodhuesit më të madh të botës një fuçi naftë? Sipas “Forbes”, “Aramco” fiton gati 200 miliardë dollarë në vit neto, nga 350 miliardë bruto. Vitin e kaluar, ministri Ali Al-Naimi u tha reporterëve se një fuçi kushton 2 dollarë dhe shitet 130 dollarë.

9. Rritja e naftës sjell rritjen e mallrave

Nga 20 milionë fuçi që SHBA-ja importon çdo ditë, vetëm 45 për qind përdoret për benzinë. Boja, ekranet e kompjuterit dhe televizorit, telefonat celularë, llambat, jastëkët, letrat, dyshekët, ndenjëset e makinave, tapetet, poljestra, prodhohen të gjitha nga përbërës që kompanitë kimike i rafinojnë nga gazi natyral dhe nafta. Nafta përdoret edhe për energji nga shumë kompani ushqimore, kjo është arsyeja që gjithçka është e lidhur zinxhir.

10. A e kemi arritur pikun e rritjes së çmimit të naftës?

Grafiku tregon se prodhimi i naftës ka arritur kulmin në shtetet që s’ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik. Prodhimi shtëpiak i naftës në SHBA arriti kulmin në vitet 1970. Shumë janë të shqetësuar për naftën e prodhuar në kohë dhe sasinë që mund të nxirret në të ardhmen. Kjo sepse kosto e prodhimit do të rritet gjithnjë e më shumë ndërsa ai rrallohet. Një gjë është e sigurt, çmimi i lartë i naftës ka ardhur të mbetet.
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi