Programe Forum - Welcome
Stresi zvogëlon trurin People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Stresi zvogëlon trurin

Shko poshtë

Stresi zvogëlon trurin Empty Stresi zvogëlon trurin

Mesazh nga Master prej Sun May 27, 2012 12:14 pm

Stresi zvogëlon trurin Truri-stresi
Shkencëtarët japonezë kanë vërtetuar se stresi emotiv nga cunami i vitit të kaluar në Japoni te disa të mbijetuar ka çuar deri te zvogëlimi i trurit, të cilët kanë përdorur mundësinë unike për të studiuar efektet e traumës në tru.

Në përpjekje për të kuptuar më mirë çrregullimin post-traumatik të stresit shkencëtarët kanë krahasuar incizimet e trurit të 42 adoleshentëve të shëndetshëm, të incizuar në kuadër të hulumtimeve të mëhershme të kryera dy vjet para tërmetit dhe cunamit që kanë goditur Japoninë në mars të viti të kaluar, me incizimet e reja të kryera tre deri katër muaj pas katastrofës.

Hulumtimi i publikuar të martën e kaluar në revistën “Nature Journal Molecular Psychiatry” ka treguar që te personat, të cilëve u është diagnostikuar çrregullimi post-traumatik i stresit ka ardhur deri te reduktimi i korteksit orbito-frontal – pjesës së trurit që është e përfshirë në marrjen e vendimeve dhe reagimin emocional.

“Ndryshimet në vëllimin e korteksit orbitofrontal janë në lidhje me ashpërsinë e simptomave të çrregullimit post-traumatik të stresit”, ka thënë për AFP, Atsushi Sekiguchi, udhëheqës i hulumtimeve nga Universiteti i Tokios.

Hulumtimet e mëhershme kanë treguar që në trurin e pacientëve me çrregullim post-traumatik të stresit, vjen deri te ndryshimet, por ky është i pari që ka dëshmuar në cilën pjesë shkaktohen te ndryshimet për shkak të traumës.

Zbulimi do të mund të ndihmojë vënien më të lehtë të diagnozës së çrregullimit post-traumatik të stresit dhe me këtë edhe shërimin në kohë.

Shkencëtarët kanë vërtetuar që personat të cilët para traumës kanë pasur korteks të përparmë më të vogël cingular, i cili po ashtu merr pjesë në marrjen e vendimeve dhe emocione, kanë pasur shanse më të mëdha që pas stresit të zhvillojnë çrregullimin post-traumatik të stresit.

“Mendojmë që këto ndryshime nuk janë të përhershme, sepse hulumtimet e deritashme kanë treguar që vjen deri te përmirësimi në tru pas terapisë”, ka thënë Sekiguchi. LajmeSot.


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Stresi zvogëlon trurin Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Stresi zvogëlon trurin Empty Re: Stresi zvogëlon trurin

Mesazh nga Anakonda prej Fri Jun 08, 2012 12:45 pm

epo ne nuk duam te jemi te sresuar po cti bejm jetes dhe rreziqet qe na paraqet ajo;shpeshere stressi mund te ndikoj pozitivisht tek ne(pasi ben qe ne te behemi me te preokupuar ndaj problemeve qe na dalin)
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 24
Location : Burrel

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi