Zbulohet planeti prej diamanti
Faqja 1 e 1 • Share
Zbulohet planeti prej diamanti

Astonomët kanë zbuluar një planet ekzotik që duket se është i përbërë tërësisht prej diamantesh dhe që rrotullohet përreth një ylli të vogël në pjesën e pasme të galaktikës tonë.
Planeti i ri është me densitet shumë më të lartë se të gjitha planetet e njohura deri më sot dhe ka përbërës kryesor karbonin. Për shkak se është kaq me densitet të lartë, shkencëtarët llogarisin se karboni duhet të jetë i kristalizuar, gjë që do të thotë se pjesa më e madhe e kësaj bote të çuditshme është praktikisht diamant.
“Historia e evolucionit dhe densiteti mahnitës në këtë planet tregojnë se ai përbëhet nga karboni, – pra është një diamant masiv që bën xhiron mbi një yll të vogël çdo dy orë në një orbitë kaq të ngushtë sa është edhe përmasa e diellit tonë,” thotë Mattheë Bailes, astronom në universitetin e teknologjisë në Melburn të Australisë.
Ky planet gjendet 4 mijë vite dritë larg dhe ndoshta është mbeturinë e një ylli dikur masiv që ka humbur shtresat e jashtme.lajmi

Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|