Programe Forum - Welcome
BESIMET FETARE . People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


BESIMET FETARE .

Shko poshtë

BESIMET FETARE . Empty BESIMET FETARE .

Mesazh nga Anakonda prej Thu Jun 21, 2012 6:59 am

Feja ka luajtur një rol te dores se pare ne mbijetesen e kombit shqiptar ne po ate shkall sipër disa popuj te tjere te lashte si armenet dhe hebrejte. Ishte krishterimi ai që I dha një identitet me te forte popullit shqiptar ne kohen e dyndjeve barbare dhe osmane duke u kthyer ne një vend te shenjte ne kohen e Skenderbeut pasi e mbrojti krishterimin ne kohen(shek XV) kur papa dhe patriku kacafyteshin. Ishte feja Islame dhe bektashizmi që I diferencoi shqipetaret kur politika sllavizuese dhe helenizuese e fqinjeve synonin asimilimin dhe perfitimin e territoreve shqipetare.Flaka morale e perbashket për klerin shqiptar te te gjithë besimeve ishte ajo e një zelli apostolik te lashte gershetuar me një ndjenje patriotike te zjarrte.
Baptiser of ButhrotNë Shqipëri, Krishterimi është apostolik, d.m.th ai është percjelle tek arbrit direkt nga goja e vete apostujve te Jezu Krishtit dhe filloi të përhapej në Iliri që në shek. I te e.s si fe ilegale.Apostulli Pal rreth vitit 57 shkruan “Kështu prej Jerusalemit e përqark e deri në Iliri kam kryer shërbimin e ngjalljes se Krishtit, duke u përpjekur të ungjillizoj atje ku nuk ishte i njohur emri i Krishtit”..Pervec Palit ne trevate IIire kane predikuar edhe shume shenjtore te tjere dhe prej ketej kane kaluar ne hapesiren ballkanike nepermjet rruges Egnatia duke hyre ne Durres(Dyrrachium)për te kaluar ne lindje.Dokumente thone se në Durres, në vitin 58 ka patur 60 familje të krishtera.
Në Iliri nisin aktivitetin peshkopët më të hershëm të krishterë, duke filluar me peshkopin Qesar të Durresit në vitin 70 e më pas, Shën Astin në vitin 98. Shën Asti u dënua me vdekje në vitin 116, nga perandori Trajan dhe sundimtari vendas, Agrikoli, pasi ne këtë kohe Krijsterimi ishte ilegal dhe denohej nga Roma.
Qendrat e para të krishtera te themeluara nga veprimtaria predikuese e apostujve dhe perkrahesve te tyre ilire nga shekulli I deri ne shekullin e IV(kur krishterimi u be fe zyrtare) vërtetohen nëpër qytete si Durrësi, Butrinti, Onhezmi (Saranda), Jerikoja, Vlora, Apolonia, Amantia, Bylisi (Balshi), Antipatrea (Berati), Skampis (Elbasani), Scodra, Albanopolis, Lyhnidi (Ohri) etj.
Ndër mozaikë e në ndërtime te vjetra kishash, si në Shën Kollin e Kurjanit në Fier, në bazilikën e Ballshit, etj janë ruajtur simbole paleokristiane enigmatike siç janë ato të bimëve me gjethe në formë zemre (shiko mozaikët e Butrintit e gjetkë), figura e kryqit në mozaikët e Sarandës, figura e peshkut ne gdhendjet e Ballshit apo në mozaikë të tillë si ai i Linit ne Pogradec e gjetkë. Keto deshmojne se Iliria u be që ne fillim një nga trevat kryesore te perhapjes se fese se krishtere për vete lashtesine dhe shtrirjen e madhe te popullisise se saj, zhvillimin e madh urban me kryeqendra te tilla si Durresi, Apollonia, Shkodra etj; dhe poziten gjeopolitike mjaft te favoreshme duke u qene një korridor natyral ndermjet lindjes dhe perendimit sipër transmetuar vlerat morale te krishterimit ashtu edhe për te transportuar ushtri dhe beteja pa fund …
Në shek. IV pas J.K. Krishterimi u shpall fe shtetërore nga perandori Konstandin ,u kodifikua në Bibël dhe u krijuan institucionet e tij : kishat dhe manastiret dhe njëkohësisht hierarkia e tij : peshkopët, kryepeshkopët, abatët dhe dioqezat e tyre me qender ne Rome. Konvertimi i plotë i në Krishtërizëm në territoret ku sot banojnë shqiptarët, u krye gjatë shekujve V-VI pas J.K.
Shen Jeronimi (Hieronymus) i Ilirise beri perkthiumin e pare te bibles latinisht ( La Vulgata) duke i dhene botes për herë te pare librin e shenjte ne mesin e shekullit IV.
Koncili i parë Ekumenik i Nikesë në vitin 325, ishte i pari që formuloi parimin bazë të krishterimit: “Besoj ne një përëndi, Atin e tërëfuqishëm, krijuesin e qiellit e të dheut dhe të gjithë të dukurave e të padukurave”.
Shen Niketa I Dardanise (Remesianes) është krijuesi I kryelutjes se krishterimit (kryrehimnores) TE DEUM LAUDAMUS (Ty zote te lavderojme) që vazhdon te jetë kryelutje edhe sot pas me se 15 shekujsh
Kostandini i Madh ne lufte kunder fiseve barbare urdhëroi ngritjen e disa bazilikave madhështore.Tipi i këtyre bazilikave kostandiane ishte me dysheme drejtkëndëshe dhe nuk përjashtohej shtrimi i sipërfaqes së saj me mozaikë. Në anën e jashtme, ato kishin kolonada, ku sajohej hajati i kishës. Bazilika të këtij lloji janë hasur edhe në Shqipëri, në Butrint, Bylis, Antigone, Tepe në Elbasan e ndoshta edhe gjetkë. Strukturat kishtare në periudhën e antikitetit të vonë ishin të organizuara mbi bazën e provincave (Dardanisë, Prevalit, Epirit të Ri dhe Epirit të Vjetër), duke patur në krye secila një mitropolite prej nga vareshin peshkopatat . Deri ne shekullin e VIII kisha ne Iliri ishte direkt nen varesine Romes. Ky është shkaku që terminologjia e kishes Shqiptare është latine( meshe, kungate, prift, shenjt, pagezim , peshkop, kryq, mallkim etj. Kjo për me teper tregon se arberit ishin këtu ne shekujt IV deri V kur u sanksionuan dukuri te tilla si gjuha e kishes etj. Pas ndarjes së perandorisë ato u përfshinë në zonen e Ilirikut lindor, varësia kishtare e të cilit ka lëvizur midis Romës dhe Kostandinopojës. Duke filluar nga gjysma e parë e shek. VIII (viti 731 pas vendimit te Leon Isaurit për ndarjen e dioqezave te lindjes nga ato te prendimit ) hapesira Ilire (tashme te njohur si vend I arberve) u nda ne zona që vareshin Patrikana e Kostandinopojës dhe ne zona që vareshin nga Roma. Mendohet që Lumi I Matit te këtë qene vije ndarje e Bizantit nga Roma. Ndarja e kishes (se lindjes nga ajo e perendimit) u thelluan nga procese historike dhe prezenca e galeve (para francezeve) (Karli I madh shek IX) dhe normandeve apo Anzhuineve duke sjelle perfundimisht ne vitin 1054 ndarjen zyrtare te plote. gjatë periudhes 731 deri 1054 dhe ne vazhdim, nga shqyrtimi I dokumentave arkivore te shumte ,verehen konkurrence ndermjet Romes dhe Konstandinopojes se kush te këtë nen influence dioqezat e Ilirise/ Arberise duke arritur edhe ne beteja te pergjakeshme.
Ardhja e bullgareve ne viset e Arberit e izoloi këtë hapesire nga Patrikana por krishterimi u ruajt nga vendasit. për me teper mbreti I bullgareve ,Borisi ne vitin 866 u pagezua me popullin e tij ne Kishen e Ballshit ne tokat e Arberit. Bullgaret nga pagane u bene te krishtere . Borisi pas kesaj duke kuptuar rendesine e fese ne trevat e pushtuara kerkoi te lidhej me papen e Romes për te kerkuar udhezime për një administrim kishtar te sakteThuhet nga autore te ndryshem se Borisi duhej ti drejtohej Kostandinopolit .Por kur je pagezuar ne një vend aq te lashte si Iliria / Arberia ku krishterimin e solli vete Pali është e natyreshme që do ti drejtoheshe Romes si kryeqendra e pare zyrtare.
Armiqesia e Kostandinopolit me mbreterit bullgareve vazhdon dhe arrijne kulmin ne 1018 kur Car Samueli u mund nga pernadori I Bizantit Vasili Il. Vasilli II riorganizoi peshkopaten e Ohrit duke vënë ne krye peshkope greke si Theogilikati ne 1100 për te synuar ne perfshirjen e te gjithë Arberise apo edhe te Italise se jugut.
Nderkohe Patrikana e Romes që u vetequajt Papati (influence Franceze) vazhdoi deri ne vitet 1303 te intensifikoje luften për te fituar sa me shume dioqeza ne Dalmaci dhe Arberi me ane te Peshkopeve te Raguzes duke marre edhe disa masa ndaj disa prifterinjve (te Tivarit dhe Ulqinit viti 1167, te Tivarit 1303) që predikonin me ritet e lindjes.Kjo behej edhe ne kuader te uniatizimit te kishes se krishtere.
Zbarkimet e normandeve, I pari ne 1081 dhe I dyti ne 1105 si edhe kryqezata e pare 1095 filloi te lekundte Bizantin për unifikimin e kishes se krishtere. Pushtimi i Konstandinopojes me 1204 nga Kryqezata e 4 dhe mbajtjen e saj për 60 vjet nen sundimin francez solli edhe murgjit franceze benediktine ne Arberine e viteve 1230 duke u vendosur fillimisht ne Shirgj mbi Bune dhe me vone ne Durres dhe Shkoder pas viteteve 1250 nen mbrojtjen e Karlit Anzhu. Thuhet se po ne këtë kohe u vendos edhe Urdheri Franceskaneve duke thelluar kthimin e arberve te krishtere tek qendra e vjeter, Roma. Keto zhvillime i perkrahte edhe principata e Arberit dhe me 1208 ka dokumente leterkembimi te Dhimitrit princit te Arberise me papa Inocentin III ku kerkohet nga papa për ushtrimin e besimit te krishtere.
Nderkohe që papa dhe patriku luftonin ne ballkan për hegjemoni dalin ne skene turqit osmane te cilët pushtuan Ohrin ne 1408, Tivarin (qender që varej nga Roma) me 1571 dhe Kostandonopojen me 1453 duke sjelle një rrenim apo nenshtrim te patrikanes. U arrit te lidhej një traktat ndermjet Sulltan Mehmetit II dhe patrikut te ri te Patrikanes Gjergj Skalari ku u ra dakord që mos te prisheshin kishat për tu bere xhami :martesa dhe funeralet te beheshin ne kishe dhe to mos prishej festa e pashkeve. Kastrioti-Skenderbeu , biri I princit te Krujes I mbiquajtur « Mbrojtes » dhe « Atlet » i Krishterimit theu për 25 vjet ushtrite osmane duke entuziasmuar boten e krishtere me bemat e tij dhe duke marre mirenjohjen e tere bashkesise kristiane kudo që ndodhej . Skenderbeu dhe papa stabilizuan marëdhënie te ngushta me me synime te qarta për mbrojtjen dhe lartesimin e kishes se shenjte. Kjo lidhje e ngushte me papen dhe perendimin i perputhej me idete që kishte Skenderbeu dhe fisniket e tij për fatin e Mbreterise se Arberit ne ballkan dhe Evrope. Pas renies se Skenderbeut Sulltani ndermori një fushate konvertimi ne myslimane ndaj arberve te krishtere duke perdorur paketen e privilegjeve dhe te detyrimeve dhe taksa te tilla si “defshirmeja”(takse gjaku) ku cdo familjari I merrej djali I vogel dhe nuk I kthehej kurre për tu perdorur si jenicer .Kjo takse shpesh I detyronte fshatra te tere te emigronin. një pjese u konvertuan duke nderruar vetëm emrin dhe vazhdonin ritet e tyre te krishtera feshurazi Njihen raste që dokumentohen edhe nga Frang Bardhi ne vitin 1637 kur brenda një familje (vellezer apo burre dhe grua)jane me fe te ndryshme vetëm për te shpetuar nga taksat apo për te perfituar privilegje. Gjurme ne qendresen fetare ndaj konvertimit ne fene islame ka lene Shpati i Elbasanit gje që deshmohet ne afresket e pikturuara nga Onufri nga Neokastra (Elbasani)ne vitete 1556 ne kishen e Shen Kollit dhe ate te Shen Premtes. Ne këtë klime myslimanizimi prifterinjte Shqiptare patriote si Archbishop of Durrës, Pal Ëngjëlli, a close associate of Skanderbeg doli nevoje emergjente perdormi I gjuhes shqipe ne kishe as the “Formula of Baptism” of 1462 AD. It is a short sentence in Albanian “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit” (I bless you in the name of the Father, the Son and the Holy Spirit), which is found in a circular (pamphlet) written in Latin
During a visit to Mat, Pal Ëngjelli noticed irregularities in the religious practice and following this he left some directions and recommendations with the Catholic priest, namely the aforementioned blessing, which could be used by parents in baptising their children in case they could not do it in church or there was no priest available. The formula is written in the Latin alphabet in the northern dialect of the ghegs (gegërisht).
Duke perfituat nga kunder-refoma e papatit, me lejen e Selise se Shejte për te konsoliduar krishterimin ne 1555 botohet “Missal” by Gjon Buzuku which is the translation of the main parts of the catholic liturgy into Albanian; it contains the services of the main religious holidays of the year, comments from the book of prayers, parts from the Testament as well as parts from the ritual and catechism.
The “Missal” by Gjon Buzuku is written in the northern dialect (gegërisht), in the Latin alphabet, and is provided with some special letters. The book has a relatively rich vocabulary and its orthography and grammatical forms seem to be established, which is indicative of an earlier tradition in the writing of the Albanian language.
one Arbëresh priest in Italy Lekë Matrenga published in 1952 “E mbesuame e krishterë” ("The Christian FaIt is a booklet of 28 pages, the translation of a catechism. The book is written in the southern dialect, in Latin alphabet, and is provided with some special letters representing the sounds of the Albanian language that are missing in Latin.
Me vone Pjetër Budi perkthen “Doktrina e Krishtere 1618 “Pasqyra e te rrefyerit” 1621 dhe “Rituali Roman” 1621
Pasi perkrahu perdorimin e gjuhes shqipe ne kishe , Selia e shejte ne Rome ne 1634 vendosi që franqeskanet te vendosen pergjithmone ne zonen e Shkodres Zadrimes dhe Lezhes për te frenuar myslimanizmin.
Nderkohe Kisha ortodokse administruar nga patrikana autoqefale e Ohrit, që kishte ne varesi edhe peshkopaten e Beratit, ishte e angazhuar ne mbledhjen e taksave për sulltanin dhe nga studimet shihet se patrikana ka qene një sherbyese e zellshme ne këtë drejtim
Osmanet vendosen parimin fetar si te vetmin që dallonte kombesine dhe prandaj myslimanet i quanin turq dhe te krishteret greke. Ka shume te dhena që edhe disa qarqe extremiste helene te patrikanes kishin kohe që e zbatonin këtë këtë parim te pa fe duke kerkuar helenizimin e te gjithë te krishtereve . Kuptohet që si reaksion i kesaj por edhe për zona influence Selia e shenjte solli shume dergata ne Arberi për te riperterire krishterimin me qender Romen. Por Roma nuk synoi ne asimilimin e arberit gje që deshmohet edhe për perkrahjen e perdorimit te gjuhes shqipe gjatë predikimeve. këtu duhet kerkuar aresyeja e orientimit perendimor drejt Romes qofte e princ Dhimitrit me 1208 qofte e Skenderbeut ne mesin e shekullit XV.
Mbledhja e « Kuvendit te Arberit » ose « Koncili i Arberit « ne Merqi te Zadrimes me 20 korrik 1703 nen kryesine e Tivarit dhe me bekimin e papa Klementit XI (që ishte Shqiptar) mori vendime te rendesishme për konsolidimin e kishes katolike ne Shqiperi siç ishin ndalimi i fshehjes se perkatesise fetare ; ndalimi i predikimit fshehtas nga prifterinjte për keta besimtare kriptokristiane etj. Ne këtë kuvend katoliket u shprehen hapur edhe kunder ortodokseve.
Kisha e Beratit, shekulli 15Megjithese jezuitet erdhen me vone ne Shqiperi ata e rroken shpejt natyren dhe kulturen shqiptare Bie ne sy revista e tyre patriotike “leka “.Kurse për Franceskanet dallohet Pater Gjergj Fishta I konsideruar si poet Kombetar Shqiptar dhe themelues I alfabetit te gjuhes shqipe ne Kongresit te Manastirit. Polemika apo konkurrenca mes jezuiteve dhe franceskaneve nuk arriten asnjëherë ne krize te kishes katolike ne Shqipetare.për me teper ato kishin bashkuar gjithnje perpjekjete për te siguruar perkrahes ne fuqite e medha si Austria e cila kishte ndikuar prane portes se larte për te mbrojtur interesat e katolikeve dhe kishte financuar për kishen katolike shqiptare
Ne pasluften e pasigurt për fatet e Shqipeprise prej lakmise se fqinjeve një delegacion I kryesuar nga ipeshkv katolik Bumci shkoi ne Versaje dhe perdoren influencen e tyre ne Seline e Shenjte për te garantuar se katoliket shqiptare nuk donin te jetonin te ndare nga shqiptaret e tjere muslimane duke pase parasysh copetimin e mundshem te pasluftes.
për tiu pershtatur te gjithë besimtareve te vet Kisha katolike mori parasysh edhe kanunin e leke Dukagjinit dhe variante te tij dhe u mundua që te mos I binte ndesh ketij kodit te nderit;, mikpritjes, fjales se dhene etj duke spjeguar keto elemente edhe me biblen.
Kisha katolike shqiptare ,ne dallim nga simotrat ne Evrope, karakterizohej nga një pavaresi e komponenteve te saj për shkak te rolit te vecante që luajten franceskanet dhe jezuitet . Kjo gje shkaktonte mospelqimin e dergatave nga Roma sepse nuk e kuptonin situaten ne vend.
është për tu theksuar se, ashtu si edhe ne shekullin e XV dhe XVI, ne dallim nga riti lindor, Kisha katolike nxiti perdorimin e gjuhes shqipe që me 1861 ne seminarin e urdherit franceskan dhe u shqua për një patriotizem ta pashoq. Ky ishte shkaku që me 1933 ipeshkvit katolike do ti shkruanin bashkerisht Zogut ”Ne jemi këtu ne Shqiperi prej dy mije vjetesh;katolike atehere katolike edhe sot, shqipetare atehere shqipetare sot edhe gjithmone”Dy revistat katolike te viteve 30 “Drita” dhe “Leka” harmonizojne doktrinen fetare me kontekstin shqiptar dhe propagandojne tolerancen fetare dhe mundesine e bashkejeteses midis feve ;Psh solidaritet shoqeror kristian do te gjente mbeshtetjen e vet ne Shqiperi ne praktiken e beses dhe te fjales se dhene te tradites zakonore shqiptare
Pushtimi Italian zgjoi perseri idene e vejeter te Vatikanit për uniatizimin e Kishes dhe pati edhe misionare dhe u organizuan mbledhje për këtë ne kuader te luftes italo-greke.
kleri fetar i te te gjithë besimeve (musliman,katolik, bektashian dhe ortodoks) u perpoq te perfitonte sa me shume financime nga politika e fashisteve italaine dhe gjerman. Por kjo nuk I pengonte besimtaret te vazhdonin te shihnin një pushtues që duhet te ikte një ore dhe me pare. Bektashinjte u hodhen totalisht kunder fashizmit italian dhe nazizmit gjerman
Me shkrirjen e patrikanes se Ohrit dhe kalimi i varesise se kishes ortodokse direkt nga Kostandinopoli, pas janarit te vitit 1767 (influencuar edhe nga rezultatet e lufterave ruso-turke) u vu re një perpjekje fare e hapur për helenizimin e popujve te ballkanit duke shtuar numrin e shkollave greke dhe te qendrave te rendesishme fetare dhe didaktike si Voskopoja ku u hapen shkolla si « Akademia e Re » (një institucion illuminist ne te cilen kontribuan greke, rumune-vllhe dhe shqiptare si Kavalioti )ne vitin 1744 apo shtypshkronja etj. Por patriotet fetare dhe njerez te ditur Shqiptare e shfrytezuan këtë infrastrukture dhe kulture fetare për te prodhuar vepra për te ardhmen e kombit shqiptar siç ishte edhe fjalori tre gjuhesh i Kavaliotit i botuar ne Venedik me 1744. Keshtu Voskopoja u be një qender iluminizmi , arti dhe atdhetarizme e . Po si devocion patriotik ne te kishes shqiptare erdhi edhe Ali Pashe Tepelena i cili ngarkoi mjekun e tij Vangjel Meksin te Perkthente Dhiaten e re për besimtaret shqiptare ne vitin 1819 deri 1827 për te vazhduar vone me perkthimet e Kristoforidhit te vitit 1872

Pushtimi osman dhe përhapja e islamizmit e demtoi rende fene e krishtere katolike apo ortodokse. Me rritjen e ndërgjegjes kombëtare në luftën kundër sundimit të huaj, nga shtresa e klerit vendës dolën disa figura të njohura si Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani të cilët luajtën një rol të rëndësishëm për kulturën shqiptare. Gjatë Rilindjes kombëtare nga rradhët e dy degëve të Krishtera pati klerikë që punuan për interesat e vendit e të kulturës kombëtare, si Papa Kristo Negovani, Ndoc Nikaj, Nikollë Kaçorri etj.
Ne fund te shekullit XIX dhe ne fillim te shekullit XX ,patriotet Shqipetare te mergimit, kryesisht ortodokse e kuptuan heret se për te kundeshtuar politiken dhe praktiken helenizuese te Greqise duhej një Kishe Autoqefale Shqiptare.Tentativat e para për këtë jane bere nga Nikolla Naco me orijgine nga ne Bukuresht por pa sukses.
E drejta ligjore për autoqefali i lindi Kishës Ortodokse të Shqipërisë qysh më 28 Nëntor 1912. Me shpalljen e pavarësisë nga Turqia, Kisha Ortodokse e Shqipërisë nuk mund të mbrohej më juridikisht nga Patrikana, e cila ishte nën juridiksionin e shtetit turk. Kjo kishte ndodhur edhe me popullsitë e tjera të Ballkanit që kishin qenë të pushtuara nga Turqia. Kështu, kishin shpallur autoqefalinë Kisha Ortodokse Greke, Bullgare, Rumune dhe Serbe, e cila e kishte fituar këtë të drejtë që në shek.XIII.
Në Amerikë kjo përpjekje filloi qysh në Maj te vitit 1907. Një shkak që i dha shtysë këtij problemi, ka qenë një ngjarje konkrete. Më gusht të vitit 1907, vdiq një djalë i ri, në qytetin Hadson. Kur trupi i tij u shpu ne Kishen Ortodokse ku zakonisht kryenin shërbesat e tyre shqiptarët ortodoksë, prifti grek refuzoi ti kryente sherebesen e permortshme pasi djaloshi njihej si nacionalist shqiptar dhe ishte “automatikisht i c’kisheruar” .
Për këte shkak, shqiptarët krijuan një shoqëri fetare në Shtator 1907, me emrin “Nderi Shqiptar” dhe zgjodhën një komision, që ai ta lidhte shoqërinë e Usterit me emigrantët e Natikut, Marlboros, Bostonit, etj. Ky ishte hapi i parë për një Kishe Ortodokse Shqiptare të pavarur në emigracionin e Amerikës.
Meqë shqiptarët nuk kishin një prift legal të dorezuar nga një peshkop, vendosën që të thërrisnin një prift nga Shqipëria.
Nga kandidatët fitoi F.Noli, i cili pas shume peripecish te stisura nga patrikana ,më Mars te vitit 1908, F.Noli u dorëzua prift i ligjshëm. Noli u shigurua prift nga tre peshkope një rus , një ukrainas dhe një rumun.
Kjo ngjarje u prit me gëzim nga të gjithë shqiptarët kudo që ndodheshin dhe pati jehonë të gjerë në të gjithë shtypin e kohës. Për të shkroi gazeta “Drita” e Sofjes, të cilën e nxirrte Shahin Kolonja, “Shpresa e Shqypnis”, si dhe gazeta të tjera shqiptare të Misirit dhe të Amerikës.
Fan Noli ne një nga misionet e tij për një kishe te pavarur shqiptareMeshën e parë në gjuhën shqipe, F.Noli e dha më 22 Mars 1908.
Pas kesaj ne Amerkike fillon ethshem ndertimi i Kishave ortodokse shqiptare kisha e Shën Kollit në Sauth Brixh, e cila perfundoi në vitin 1912.kisha e Shën Palit dhe e Shën Pjetrit në Filadelfia. Iniciativën e mori emigranti Stavri Seminaku nga Berati dhe prifti nga Rehova e Kolonjës at Naum Cerja. Në vitin 1919 u ngrit kisha e Shën Mërise në Natik.
Për nevojat e Kishës së re shqiptare e të pavarur, F.Noli përktheu me radhë nga viti 1908-1914, të gjithë librat kishtare të domosdoshëm “Sherbesat e Javes së Madhe”, Libri i Sherbesave të Shenjta”, “Libri i të Kremteve të Mëdha”, “Triodhi i vogel”, “Lutjesorja” dhe “Pesëdhjetëvjetorja e vogël”.
Të gjitha këto përpjekje për një Kishë Ortodokse Autoqefale Shqiptare, F.Noli i bëri me synimin e krijimit të një peshkopate ortodokse shqiptare në Amerikë, fronin e së cilës, në të ardhmen ta shpinin ne Shqipëri.
Një nga ngjarjet më të shënuara të Kishës Ortodokse Shqiptare ka qene Kuvend i dates 16 Mars të vitit 1919 ku u mblodh diaspora shqiptare e Amerikes Kanadase dhe Meksikes Kuvendi i kërkoi peshkopit rus t’u jepte mundësi që të formonin Peshkopatën Shqiptare të Amerikës dhe të dorëzonte peshkopin e tyre të parë. Për këtë qëllim u bënë shumë kërkesa edhe në kryepeshkopata të tjera. Peshkopi rus premtoi tri herë që të dorëzonte F.Nolin peshkop dhe të tri herët u terhoq. Në rrethana të tilla më 26 Korrik 1919, në kishën e Shën Gjergjit në Boston, F.Noli iu drejtue të pranishmëve: “Kush e bëri peshkopin e parë fare?” Dhe populli iu pergjigj: “Të parin fare e bëri populli. Dhe mua populli të më dorëzojë se jam i pari fare për shqiptarët” - tha F.Noli.
Nga ana tjetër, Kuvendi i 30 Korrikut 1919 e shpalli Kishën Ortodokse Shqiptare të Amerikës kishë autoqefale dhe F.Nolin peshkop të saj.
Ndërsa në Amerikë ndodhnin këto ngjarje, në Shqipëri, e cila ishte bërë shesh lufte, mbizotëronin mitropolitët grekë, si Jakovi i Durrësit e pastaj i Korçës, Njoftime kishte se Në Shqipëri vepronin bandat terroriste greke të “kompanive të shenjta”, të cilat vranë Papa Kristo Negovanin në vitin 1904, terrorizuan popullsinë e Shqipërisë së Jugut në vitin 1914, vranë At Stath Melanin në vitin 1917.
Pas gjithë këtyre pengesave më në fund, më 28 Prill 1921 at Vasil Marku dha të parën meshë shqip në kishën e Shën Gjergjit në Korçë.
Ngjarja më e madhe për Kishën Ortodokse të Shqipërisë ishte mbledhja e një kongresi gjithëshqiptar në Berat, më 10 Shtator të vitit 1922 ku u aprovua nga kongresi që si qender e Kishës Autoqefale të Shqiperisë të ishte Korça.
Kongresi vendosi që gjuha e liturgjisë në Kishen Ortodokse Autoqefale Shqiptare të ishte gjuha shqipe.Kongresi i Beratit u mbyll më 19 Shtator 1922.
Më 21 Nëntor 1923, Sinodi I Pare I themeluar ne Berat shpalli F.Nolin kryepeshkop. Ceremonia u bë në kishën e Shen Gjergjit në Korçë.
Kështu, sikurse shkruan dhe F.Noli, pas 500 vjetësh u krijua Sinodi i Pare i Kishës Ortodokse Shqiptare qysh në vitin 1478, kur e gjithë Shqipëria (Arberia) ra nën sundimin osman. Ky Sinod i Shenjtë përbëhej nga Hireotheu, miropolit i Korçës dhe i Gjirokastrës, Kristofor Kisi, mitropolit i Beratit dhe i Vlorës, F.Noli, mitropolit i Durrësit dhe i Tiranës. Ky Sinod sipas F.Nolit, vijoi deri më 24 Dhjetor 1924, kur Fan Noli u detyrua të largohej nga Shqipëria.
Me përkrahjen e qeverisë, erdhi në krye te Kishës Ortodokse të Shqiperisë at Visarion Xhuvani, i cili u shpall kryepeshkop në këtë mënyrë. Në vitin 1929, ai u dërgua nga Sinodi dhe mitropoliti i tij tek Anastasi i Koshavacit.
Që aty u thirr në Tiranë dhe tok me peshkopin serb të Shkodrës, si dhe me dy peshkopë të tjerë, Evthim Ikonomin dhe V.Camcen (Agathangjelin), krijuan Sinodin e Dytë të Kishës Ortodokse Shqiptare me kryepeshkop Visarion Xhavanin. Patrikana Ekumenike e kundërshtoi këtë sinod Megjithëketë, duhet theksuar se V.Xhuvani u tregua shumë energjik. Gjatë kohës që ishte në krye të Kishës ai mblodhi Kongresin II gjithëortodoks në Korçë, më 16 Qershor 1929
Nën formulën: Kishe e lirë në shtet të lirë”, Kishë e ndarë nga shteti, u formulua neni 16 i Statutit ku thuhet: ”Kryepeshkopi, peshkopët, zëvendësit e tyre lokalë, Ikonomi i Madh Mitrofor, Sekretar i Përgjithshëm i Sinodit, si dhe ndihmësit dhe zëvendësit klerikë të Kryepeshkopit dhe peshkopëve, duhet të jenë prej gjakut dhe gjuhës shqiptare, si dhe të kenë nënshtetësinë shqiptare”.
Sinodi II i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërise, po i panjohur nga Patrikana Ekumenike u përbë nga: Kryepeshkop dhe peshkop i Tiranës dhe i Durrësit V.Xhuvani, imzot Camce, imzot Ambrozi, imzot Eugjeni. Më vonë ky sinod u plotësua dhe me Ikonomin e Madh, Mitrofor, at Vasil Markun.
Mbreti Zog gjatë perpjekjeve për te krijuar një stabilite politik ne Shqiperi ndoqi një politike neutrale ne lidhje me besimet e ndryshme ne Shqiperi duke e ndare pushtetin nga feja , duke perkrahur autoqefaline e kishes ortodokse si edhe duke preferuar shqipetare ne drejtimine fese. për tre vjet ai pat një konflikt me shkollat katolike (1933-1936) te cilat I mbylli dhe pastaj I hapi prape. Kjo u be ne kuader te reformes arsimore.Ka interpretime se kjo levizje e Zogut u be edhe për te mbajtur një ekuiliber fetar dhe për ti vënë një kufi ekspansionit te gjithanshem italian ne Shqiperi
Problemi atoqefalise u be një nga temat kryesore edhe për mbretin Zog I clili dergoi minitrsin ortodoks Kota dy hetre ne Stamboll për te negociuar por edhe për te kercenuar.Në vitin 1933, qeveria e mbretit Zog bëri presion edhe ndaj Xhuvanit që ai të jepte dorëheqjen dhe u ngarkua Kristofor Kisi për të formuar Sinodin e Tretë te Kishës Ortodokse Shqiptare. U arrit që më 20 Shkurt 1937, qeveria shqiptare të niste delegatë për në Athinë K.Kisin dhe laikun Josif Kedhi.
Kështu, më 12 Prill 1937, Kishes Ortodokse Shqiptare iu njoh zyrtarisht varesia direkte nga patrikana dhe u shpall autoqefale. Dekreti i lartë kishtar, Tomi., iu dorëzua K.Kisit. Me këtë rast, Patrikana i dërgoi një mesazh Ministrit të Drejtësisë Thoma Orollogaj, Mbretit Zog dhe Kryeministrit Koço Kotta.
Tani e tutje, kjo kishë edhe juridikisht e në mënyrë kanonike, vendoste vetë për organizimin e saj, si për caktimin e peshkopëve dhe të peshkopatave, për përkthimin e liturgjisë dhe librave të meshës në gjuhën shqipe, etj.
Nga ana e saj, Patrikana ruante të drejtën e shpjegimit e të interpretimit të dogmës ortodokse dhe kërkoi që ndër të gjithë peshkopët e mundshëm të fronësuar nga Sinodi i shenjtë i Kishës Autoqefale të Shqipërisë, dy prej tyre të kishin, për këtë arsye, formim teologjik ortodoks në shkollat greke dhe të kishin jetuar jashtë vendit, dmth në Greqi ose në Malin e Shenjtë, për mjaft kohë. Ky ishte i vetmi kusht që vuri Patrikana Ekumenike.
Sinodi III i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, përbëhej nga Kristofor Kisi, kryepeshkop dhe mitropolit i Durrësit dhe i Tiranës, Agathangjel Çamçe, mitropolit i Beratit, Evllogji Kurnila, mitropolit i Korçës, Pandeli Kotoko, mitropolit i Gjirokastrës.


Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 24
Location : Burrel

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi