Programe Forum - Welcome
FALL PA PARE HOROSKOP PARASHIKIM FATI....ETJ People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


FALL PA PARE HOROSKOP PARASHIKIM FATI....ETJ

Shko poshtë

FALL PA PARE HOROSKOP PARASHIKIM FATI....ETJ Empty FALL PA PARE HOROSKOP PARASHIKIM FATI....ETJ

Mesazh nga Anakonda prej Thu Jun 21, 2012 2:01 pm

Demi

Njerezit llogarisin ne ju qe t’i kryeni punet me kohe dhe me sukses kur te tjeret deshtojne. Nuk jeni fillestar, mirepo ju keni mundesi dhe jeni te gatshem t’i kryeni gjerat qe kane deshtuar nga te tjeret. Cilesia juaj me e madhe eshte durimi juaj qe e keni per gjerat. Kjo u ben qe te jeni te suksesshem ne te gjitha sferat. Nese ndonje person u tradheton nje here, nuk keni me vullnet te bashkepunoni me te. Ne ambient te ri nuk ndjeheni rehat, keni ndjesine se jeni mysafir i padeshiruar. Ndonjehere ndiheni ne menyre shqetesuese. Durim i madh gjendet ne ju, mirepo rralle here e tregoni. Sidoqofte nese te tjeret u vene ne situata te padeshirueshme ju dini edhe anen tjeter ta tregoni. Dini te jeni shume agresiv. Jeta me Demin nuk eshte cdo here interesante.Ndonjehere kritikat tek ju jane te mireseardhura, ndonjehere i urreni. Ndonjehere jeni shume xheloz, ndonjehere as qe doni te degjoni per xhelozine. Ka raste ku ju tregoni se nuk keni vullnet te punoni dhe zakonisht kur jeni ne gjendje te tille eshte veshtire te filloni.

Marredheniet e Demit me shenjat e tjera:
Demi & Dashi: Dashi shume shpejte do te lodhet nga lidhja e ngadalshme dhe nga varshmeria me Demin.
Demi & Demi: Ky kombinim mund te jete i mire per nje kohe te shkurter, sepse te dy palet do te duan te largohen. Demi & Binjaket: Te dy palet varen nga njeri tjetri, gje qe tregon se ka mundesi te dale dicka nga kjo lidhje.
Demi & Gaforrja: Interesat dhe deshirat e perbashketa e bejne kete nje marredhenie harmonike.
Demi & Luani: Keta te dy do te perfundojne duke e larguar njeri tjetrin. Ide e keqe per kombinim te ketille.
Demi & Virgjeresha: Demi mund t’i inicoje pasionet e Virgjereshes. Lidhje qe premton.
Demi & Peshorja: Qe te dy per nje kohe shume te shkurter do te lodhen nga kerkesat e njeri tjetrit.
Demi & Akrepi: Fillon per mrekulli, mirepo asnjeri nuk deshiron qe kjo lidhje te zgjase.
Demi & Shigjetari: Demi serioz dhe Shigjetari i joserioz dhe zbavites, do ta kene veshtire te rrine se bashku.
Demi & Bricjapi: Te dy duan te kene mbeshtetje te sigurte. Te dy mund ta sigurojne kete. Ide e mire.
Demi & Ujori: Liria dhe dashuria e madhe per Ujorin, shume shpejte mund te kaloje ne deshperim.
Demi & Peshqit: Mund te mos e kuptojne njeri tjetrin, mirepo te dy jane te terhequr nga njeri-tjetri. Lidhje qe premton.

Karakteristikat e Demit:
Elementi: Toka
Planeti: Venusi
Ngjyra: E Kaltert
Lulja: Vjollca
Kafsha: Macja
Shteti: Irlanda
Metali: Bakri
Guri i Lindjes: Smeraldi
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 24
Location : Burrel

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FALL PA PARE HOROSKOP PARASHIKIM FATI....ETJ Empty Re: FALL PA PARE HOROSKOP PARASHIKIM FATI....ETJ

Mesazh nga Anakonda prej Thu Jun 21, 2012 2:03 pm

Luani

Ju jeni te sigurt ne vete dhe ndiheni se mund te beni cfare te doni. Jeni te bindur se mund te merreni edhe me gjerat me te rendesishme. Ne fakt, ndiheni se cdo gje varet nga ju. Pa ju asgje nuk mund te rrjedh si duhet. Te tjeret ndoshta do te kishin pranuar te jene te mire, por asnjehere nuk do te kishin pranuar te jene, si ju. Mbani pergjegjesi te madhe per gjerat qe u rrethojne. Per ju, asgje nuk mund ta kete epitetin me te larte. Luksozi per ju ka rendesi te njejte sikurse frymemarrja. Keni aftesi te dramatizoni, prandaj ndonjehere mundoheni qe nepermjet kesaj aftesie, ta terheqni vemendjen e te tjereve. Nese nuk ka kenaqesi ne ate qe e beni, ju e krijoni vete. Jeni shume te mire dhe te sjellshem me te tjeret, dhe jeni te gatshem qe t’™ua falni gabimet te tjereve shume lehte. Askush nuk mund te kete shok me te mire se ju. Kenaqeni sot per sot dhe nuk e lodhni mendjen me ate se cfare do te ndodhe neser. Krenaria eshte problemi me i madh qe keni. Dini te krenoheni pa nevoje. Shpesh vuani nga nje plage emocionale dhe per shkak se jeni shume krenar, nuk kerkoni ndihme. Po ashtu mund te mos jeni ne dispozicion per te qene aktiv, mirepo nuk doni ta tregoni ate. Ne fund jeta nuk do te ishte aq interesante pa Luanet. Marredheniet e Luanit me shenjat e tjera:
Luani & Dashi: Nese mund te gjejne menyre dhe hapesire per kompromis, kjo mund te jete nje kombinim i mrekullueshem.
Luani & Demi: Keta te dy do te perfundojne duke e larguar njeri tjetrin. Ide e keqe per kombinim te ketille.
Luani & Binjaket: Ky kombinim eshte i mire dhe relaksues per te dy, prandaj kjo eshte nje ide e mire.
Luani & Gaforrja: Gaforrja e disponuar mund te gjeje, kenaqesi te madhe ne karakterin e Luanit.
Luani & Luani: Do te jete veshtire te gjindet zgjidhja se kush do te jete kryesor ne kete lidhje, mirepo keta dy mund te perputhen mire.
Luani & Virgjeresha: Ky kombinim nuk mund te zgjase shume.
Luani & Peshorja: Kontolli mbi Luanin eshte gjeja, te cilen e kerkon Peshorja.
Luani & Akrepi: Kjo fillon si nje lidhje e fuqishme, mirepo nuk do te vazhdoje ashtu. Shpejt do te vyshket.
Luani & Shigjetari: Te dy jane emocional ne kete aspekt qe tregon se kjo mund te jete nje kombinim i mire.
Luani & Bricjapi: Problemet presin pas cdo dere te kesaj lidhje. Nuk eshte ide e mire.
Luani & Ujori: Kjo mund te jete nje lidhje e mire, vetem nese Ujori ka durim dhe e duron Luanin.
Luani & Peshqit: Te dy jane te mahnitur nga dallimet e njeri tjetrit, mirepo kjo nuk do te thote se mund te zgjase lidhja e tyre.

Karakteristikat e Luanit:
Elementi: Zjarri
Planeti: Dielli
Ngjyra: Portokalli
Lulja: Luledielli
Kafsha: Kitra
Shteti: Franca
Metali: Ari
Guri i lindjes: Margaritari
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 24
Location : Burrel

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FALL PA PARE HOROSKOP PARASHIKIM FATI....ETJ Empty Re: FALL PA PARE HOROSKOP PARASHIKIM FATI....ETJ

Mesazh nga Anakonda prej Thu Jun 21, 2012 2:03 pm

Bricjapi

Te motivuar nga fuqia e suksesit, shendetit dhe statusit, ju jeni shume ambicioz. Jeni shume kembengules kur behet fjale per ate se qe doni. Po ashtu jeni shume te organizuar dhe ne shume raste dini te keni durim. Jeni te pergjegjshem dhe praktik, para se gjithash te determinuar. Perderisa ende keni mundesi nga te cilat mund te arrini sukses, ju do te jeni shume aktiv. Jeni te kujdesshem me te hollat dhe dini te kurseni. Asnje projekt nuk e filloni pa plan dhe pa organizim te mire, ndersa kur te filloni nuk ndaleni deri sa ta mbaroni si duhet. Te tjeret ne ju mund te shohin nje person te ftohte dhe te paarritshem, mirepo ajo eshte vetem si rezultat i praktikes tuaj, ne marredheniet me te tjeret jeni shume te kujdesshem. Doni te keni gjithcka ne kontroll sepse nese u dalin gjerat nga kontrolli, keni frike se do te keni veshtiresi te medha.

Marredheniet e Bricjapit me shenjat e tjera:
Bricjapi & Dashi: Pas cdo kendi te kesaj lidhje, presin argumente te shumta.
Bricjapi & Demi: Te dy duan te kene mbeshtetje te sigurte. Te dy mund ta sigurojne kete. Ide e mire.
Bricjapi & Binjaket: Te dy mund te mesojne shume gjera nga njeri tjetri, mirepo ky kombinim nuk zgjat shume. Bricjapi & Gaforrja: Dallimet ne mes ketyre dyve jane shume te veshtira per t’u tejkaluar.
Bricjapi & Luani: Problemet presin pas cdo dere te kesaj lidhje. Nuk eshte ide e mire.
Bricjapi & Virgjeresha: Nje lidhje e cila premton shume. Te dy palet tregojne interesim ndaj njera-tjetres dhe perputhem per mrekulli.
Bricjapi & Peshorja: Shume dallime ne mes ketyre dyve, bejne qe lidhja mos te zgjase shume.
Bricjapi & Akepi: Ne njeri tjetrin, keta shohin interesim te madh. Kombinim qe premton shume.
Bricjapi & Shigjetari: Te dy kane interesa te perbashketa dhe asnjeri nuk lejon qe kjo lidhje te deshtoje.
Bricjapi & Bricjapi: Keta te dy perputhen per mrekulli, mirepo ngjashmeria mund te shkaktoje nje situate banale.
Bricjapi & Ujori: ky cift mund te filloje ne menyre te pasigurte, mirepo nese pak perputhen ka mundesi te ndodhin gjera te mrekullueshme.
Bricjapi & Peshqit: Dallimet ne mes te dyve, bejne qe kjo te jete nje lidhje shume e qendrueshme.

Karakteristikat e Bricjapit:
Elementi: Toka
Planeti: Saturni
Ngjyra: Kafe
Lulja: Karafili
Kafsha: Cjapi
Shteti: Meksika
Metali: Alumini
Guri i Lindjes: Garneti
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 24
Location : Burrel

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FALL PA PARE HOROSKOP PARASHIKIM FATI....ETJ Empty Re: FALL PA PARE HOROSKOP PARASHIKIM FATI....ETJ

Mesazh nga Master prej Mon Jul 29, 2013 1:20 pm

I pa pam parshikimi lol


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

FALL PA PARE HOROSKOP PARASHIKIM FATI....ETJ Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FALL PA PARE HOROSKOP PARASHIKIM FATI....ETJ Empty Re: FALL PA PARE HOROSKOP PARASHIKIM FATI....ETJ

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi