Programe Forum - Welcome
Gjetjet Arkeologjike ne Tropoje People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Gjetjet Arkeologjike ne Tropoje People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjetjet Arkeologjike ne Tropoje

2 posters

Shko poshtë

Gjetjet Arkeologjike ne Tropoje Empty Gjetjet Arkeologjike ne Tropoje

Mesazh nga Ameliaaa Thu Jun 21, 2012 6:52 pm

ROSUJA : Qytezë e fortifikuar ilire që ndodhet në prendim të lagjes Rosujë të fshatit Bujan,rreth 6 km në jugprendim të qytetit Bajram Curri. Ajo ngihet mbi kurrizin e dy valëzimëve shkëmbore në mes të përroit të të Grazhdanit në lindje dhe atij të Gashit në prendim. Gërmimet arkeologjike të bëra në Rosujë gjatë viteve 1964-1965 kan dhënë mjaft dëshmi mbi historinë e lindjes dhe zhvillimit të kësaj qyteze. Materiali i pasur arkeologjik i zbuluar këtu si,vegla pune prej stralli,enë e objekte të tjera balte,vegla pune e armë hekuri,zbukurimore dhe monedha ari dhe argjrndi etj. treguan se kjo qendër ish banuar që në fundin e mijëvjeçarit të dytë para erës sonë,dhe vazhdoi të banohet deri në shek. e V të erës sonë. Kultura e vendbanimit paraqet ngjsjshmëri të mëdha me materialet e zbuluara në qytezën e Gajtanit (rrethi i Shkodrës) e qendra të tjera jugore të vendit tonë. Këtej del edhe karakteri etnik ilir i banorve të qytezës dhe tërë krahinës së Tropojës. Që nga shek. IV p.e.s. Rosuja u bë qëndra më e rëndësishme zejtaro-tregëtare dhe administrative e krahinës. Monedhat e Shkodrës,Durrësit dhe Apolonisë të gjetura në Rosujë,tregojnë për lidhjet tregëtarë të kësaj krahine me qytetet tjera ilire. Ndërsa hambari me pitosa (enë të mëdha balte për mbajtjen e grurit) dhe gruri i zbuluar këtu tregojnë se qysh në shek. e IV – III p.e.s. krahina kish arritur nivel të lartë zhvillimi edhe në prodhimet bujqësore. Përkrah materialit të importuar,një vend të rëndësishëm për historinë kulturore të krahinës zënë prodhimet lokale. Edhe këtu,si në shumë qendra tjera ilire, ndeshet në masë qeramika me ngjyrë gri në të kaltër që i përkët shek III – II p.e.s. Për t’u vënë në dukje është se enët e punuara me këtë baltë kan forma ilire,të lyera ndonjë herë me vernik të zi,dhe në to gjejmë zbukurime tipike ilire vijash zikzake. Muret fortifikuese,të ngritura herë pas here,dhe shtresa masive e djegjes në shek. e II p.e.s. janë deshmi e qëndresës të paraardhësve tanë ilirë kundër sulmeve grabitçare të pushtuesëve të huaj.Në pjesën më të madhe të kësaj qyteze ruhet edhe sot fragmenti i një kulle tëvendosur mbi murin rrëthuës të kohës romake. Për vlerat e rëndësishme të kulturës materiale që ka patur dhe ruan akoma kjo pikë arkeologjikë është shpallur monument kulture.


TUMAT E BUJANIT: Në krahun e majtë të lumit Valbona,në një taracë të lagjes Mollë e Kuqe të fshatit Bujan,në vitin 1982 u zbuluan disa tuma (kodra të vogla ku jan kryar varrime). Nga gërmimet arkeologjike të kryera në vitin 1984 doli se këto tuma i përkasin përiudhës së hekurit të hershëm,rreth 3 mij vjet më parë. Mënyra e ndërtimit dhe riti i varrimit në to ishte i njejtë me tumat ilire të Fushë Kosovës e Rrafshit të Dukagjinit. Të njejtës kultur i përkasin dhe objektet arkeologjike të zbuluara këtu si,enë balte,stoli prej bakri e bronzi e qelqi etje. Ato kan ngjajshmëri të dukshme edhe me tumat e Kukësit,Matit e krahinave tjera të vendit tonë,gjë që dëshmon për lidhjet e përkatësinë etnike të njejtë të këtyre krahinave,për unitetin e gjërë të kulturës ilire në epokën e hekurit të hershëm.Tumat e Bujanit dhe objektet e zbuluara në to,disa prej të cilave ruhen në muzeun historik të rrethit të Tropojës,na njohin me tiparet e kulturës ilire të trvës së Tropojës,me aspekte të veçnata të zhvillimit ekonomiko-shoqëror dhe botës shpirtërore të banorve ilirë të kësaj krahine.

KALAJA E SHOSHANIT: Aty ku fillon gryka e Dragobisë,në të majtë të lumit Valbona,mbi një shkëmb të fuqishëm që bije thik rreth 60m.mbi lum,gjenden rrënojat e një vendbanimi të fortifikuar të përiudhës romake,shek. I – V të erës sonë,e njohur me emrin Kalaja e Shoshanit. Kjo ka një sipërfaqe rreth 0.4 hektarësh,rrethuar nga tre anët me mure që kapin gjatësisnë rreth 150 m.dhe gjërësi 1-1.70 m. mbi të cilat ishin vendosur tre kulla. Në anën e lumit nuk ka patur mure pasi mbrojtja i është besuar shkëmbit të thiktë. Pranë kalasë,në shpellat buzë lumit,banorët kan gjetur një shat dhe një shpatë antike,ndërsa në sipërfaqen e sheshtë në lindje ka fragmente qeramike të përiudhës romake. Kalaja e Shoshanit dallon nga fortifikimet e kësaj zone për nga përmasat më të mëdha,dhe shtrirja buzë rrugës në një teren të sheshët.Rrafshi në lindje i pasur me qeramikë tregon edhe për praninë e një vendbanimi të hapur. Kjo kala ka sherbyar si pikë strategjike mbrojtëse e luginës së Malësisë nga ana e Grykës së Dragobisë dhe është e njëkohëshme me fortifikimet që ju bënë qytezës së Rosujës gjatë përiudhës romake. Si vendbanim ajo ao duhet të kishte dhe funksionet e qendrës administrativo-ekonomike të zonës.

KAMI: Në të djathtë të lumit të Tropojës,aty ku fillon gryka e Sulbicës,ngrihet një masiv malor rreth 1700 m. i lartë i quajtur mali i Komit. Në një rrafsh të vogël rrëzë tij janë zbuluar fragmente muresh dhe gjurmët e një rruge rreth 2m. e gjërë që lidhte luginën e Tropojës me bjeshkën e Sulbicës,Dobërdolit,Koshuticës,për të vazhduar më tej në Theth e Kosovë. Fragmenti i murit,që ruhet edhe sot pranë rrugës është 1.20 – 1.40 m. i lartë, i punuar me gurë të thyer e llaç gëlqërje. Ai ka sherbyer si mur fortifikues i rrugës dhe i vendbanimit të Komit që shtrihej pranë saj. Rreth 1.5 km. në juglindje të këtij vendbanimi gjendet mulliri i Gradit (mulliri i qytetit). Qeramika dhe fragmentet e enëve prej balte të gjetura pran këtij mulliri dhe në rrënojat e banesave të Komit,i përkasin shek. III-IV të erës sonë. Ndërsa dy vorba të zbuluara rastësisht pranë mullirit i përkasin mesjetës së mesme,gjë që tregon se në këtë vendbanim të fortifikuar në kohën romake,ka vazhduar jeta edhe gjatë përiudhës së mesjetës.Ashtu si vendbanimi i fortifikuar i Shoshanit edhe Komi ka sherbyar si pikë strategjike për mbrojtjen e luginës së Tropojës nga sulmet që vinin nëpërmjet grykës së lumit.

CERRNICA: Per cernicën prej kohësh ka qarkulluar gojdhëna se “aty dikur paska ekzistuar një qytet me aq shumë banesa saqë macja mund të kalonte çati mbi çati nga Dizdari në Begaj” Po ç’thonë burimet e shkruara dhe ato arkeologjike për këtë? Në shek. e XVII,Frang Bardhi dhe autorë të tjerë e përmendin Cernicën me emrin Zomaj dhe Cernicë. Ndërsa studiuesi i njohur Milan Shuflai,rrënojat e kalasë së Dizdarit (Cernicë) i lidh me periudhën romake duke kërkuar në to qytetin mesjetar të Sapës. Edhe materiali arkeologjik i zbuluar këtu flet për një vendbanim mjaft të hershëm,në të cilin ka vazhduar jeta deri në mesjetën e vonë.Ndër gjetjët më të rëndësishme të Cernicës janë: një çekiç guri i ngjajshëm me një tjetër të zbuluar në Dushaj që i përkiste periudhës së bronxit. Një heshtë ilire e përiudhës paraqytetare. Një shat hekuri me qafë të gjatë i përiudhës romake shek.I-V e.sonë. një enë e vogël balte e lyer me glazurë bardh e zi e zbukuruar me vija zikzake të zeza që i përket shek. të XIV etj. Këto objekte të zbuluara në Cernicë që ruhen në muzeun historik të Tropojës,sëbashku me rrenojat e kalasë mesjetare të Dizdarit,në fund të Cerrnicës,e shënojnë atë si pikë të rendësishme në hartën arkeologjikë të rrethit Tropojë.

MARGEGAJ: Në lagjen Murataj të këtij fshati kan dal në dritë disa blloqe gurësh të latuar dhe pjesë arkitekturore të ndryshme me mbishkrime romake ose të zbukuruara me gdhendje ku bijen në sy më tepër motivet florale. Disa nga këto blloqe gurësh jan ekspozuar në muzeun Historik Kombetar dhe në muzeun historik të Tropojës. Nga këta,interes të veçantë paraqet një stelë varri e tipit dardan në formë paralelpipedi me përmasa 1.9 x 0.6 x 0.2 m. me mbishkrim romak që ka të gdhendur në pjesën e sipërme figurën e një kalorsi të rinj. Këto gjetje trgojnë se në teritorin i ketij fshati në shek e parë të erës sonë ka patur një varrezë të gjërë që lidhej me vendbanimin e hapur të qytetit B.Curri dhe me atë të Koçanajt.

KOÇANAJ : Në anën vëriprendimore të këtij fshati,përball qytezës së Shoshanit,në të djathtë të lumit Valbona,në vendin e quajtur kodra e Vuthajt,gjëndet një vendbanim i hapur i shek. të parë të erës sonë. Materiali arkeologjik i zbuluar këtu si,fargmente enësh balte,profile tjegullash e tulla, i përkasin shek. II – IV të erës sonë. Qeramika e këtij vendbanimi është e punimit vendas. Nga teknika e punimit dhe nga format e motivet zbukuruese të saj ngjason me qeramikën ilire të hekurit të hershëm (shek. XII – X p.e.sonë),gjë që tregon për ruajtjen dhe ringjalljen e traditave të hershme ilire tek banorët e kësaj treve në shek. e III – IV të e.sonë.
BAJRAM CURRI : Gjatë gërmimeve për hapjen e themeleve të disa ndërtesave,kanalizimeve e punime tjera në qytetin B.Curri,ka dal në dritë një material i pasur arkeologjik që i përket shekujve të parë të erës sonë. Ai përbëhet nga fragmente enësh balte dhe qeramikë ndërtimi (tulla,tjegulla) tipike për vendbanimet e kësaj kohë në Shqipërinë Verilindore. Gjatë punimeve për hapjen e themeleve të shkollës së mesme të qytetit u gjetën fragmentet e një ene balte mjaft të bukur,e cila u restaurue dhe ruhet në muzeun historik te rrethit. Në veriprendim të qytetit,në vendin e quajtur Nimjan,janë zbuluar disa objekte arkeologjike,në mesin e te cilave krahu i një skulpture të vogël prej bronzi që i përket shek. III – IV të erës sonë dhe që ruhen në muzeun historik te rrethit. Këto zbulime tregojnë së, pothuaj në tërë teritorin ku shtrihët sot qyteti B.Curri,në shek, e parë të erës sonë ka patur një vendbanim te hapur ilir.

DUSHAJ : Në një taracë të lumit Valbona,ku ishte fshati Dushaj (më pas lagje qytetit te Fierzës) është gjetur rastësisht një çekiq guri i përiudhës së bronzit të hershëm (1900-1700 vjet p.e.sonë) i cili ruhet në fondet e muzeut të Tropojës. Është i punuar më gurë lumi ngjyrë hiri me nuanca jeshile,me gjatësi 8 cm.e gjerësi 4 cm,me vrimë për vendosjen e bishtit. Në njërën anë është i holluar për prerje dhe anën tjetër e ka pothuaj të rrafshët. Ky çekiq ,si dhe veglat e punës prej stralli të zbuluar në Rosujë,tregojnë se lugina e Valbonës është banuar qysh në periudhën e bronzit të të hërshëm rrëth 3900 vjet më parë. Në Dushja janë gjetur dhe disa enë balte dhe një shat hekuri që i përkasin përiudhes mesjetare. Ndërsa në Dushaj të Epërm, lagje e fshatit T’pla,ruhen edhe sot rrënojat e një kishe të shek të XVII me një numër të madhe varrezash rreth saj,për të cilen Frang Bardhi në vitin 1638 thotë se ishte kiash ë e Shëngjrgjit e fshatit Krasniqe.

SELIMAJ : Në fund të fshatit Selimaj, buzë një shkembi të thiktë që zbret në përroin e Gabrajt,gjënden rrënojat e një kalaje të njohur me emrin Kalaja e Lekës. Ajo,siç tregojnë burimet e shkruara mesjetare,ishte selia e Lekë Spanit,të birit të Pjetër Spanit,sundimtar i krahines së Pultit gjatë gjysmës së parë të shek të XV. Muret e saj punuar me gurë të thyer e llaç gëlqerje afro 1.70 m. të gjera qarkojnë një sipërfaqe prej 0.1 ha. Brenda tyre vihen re themelet e dy ndërtesave me përmasa 11x8 m. dhe 8.6x6.4 m. në njërën prej tyre mundë të kërkohen themëlët e asaj “kishëzë të bukur dhe të stolisur me kuadro e figura të ndryshme” që e përmend Frang Bardhi në një relacion të vitit 1638. Në lindje të kalasë,në një fushëz të vogël,jan gjetur fragmenet qeramike,amforash e vorbash të lyera më zmalt, të shek. të parë të erës sonë dhe mesjetare. Këtu është gjrtur edhe një heshtë ilire e ngjajshme me atë të Cernicës e cila ruhet ne muzeuun e Tropojës. Materiali arkeologjik dhe burimet e shkruara për Selimajt tergojne se ajo zonë është banuar që në kohën antike. Ndërsa në kohën e principatave arbëreshe,si qendër e rëndësishme e Principatës së Pjetërspanëve,kish patur një përqëndrim të dendur popullsie.

BERISHA : Një pikë tjetër arkeologjikë e rrethit të Tropojës është fshati Berishë në krahinën e Bytyçit. Aty,mbi një kodër të vogël në rrjedhen e përroit të Çunit,mes lagjeve Rodogosht e Rushtë-Shëngjergj,3-4 km. në të djathtë të lumit Drin,ruhen rrënojat e një kalajë mesjetare. Fragmentet e mureve rrethuese, që duken sidomos në anën jugore,janë punuar me gurë të thyer e llaç gelqerje. Pranë tyre janë gjetur copa enësh dhe qeramikë mesjetare. Ashtu si kalatë tjera mesjetare të këtyre trevave (Dizdar etj.) edhe kjo është tip kullë me përmasa të vogla. Sipërfaqja e qarkut nga muret nuk i kalon 0.1 ha. Kalaja e Berishës ka sherbyar si pikë startegjike mbi luginën e Drinit,Vaun e Dardhës,ku kalonte rruga Shkodër-Gjakovë.

CURRAJ : Në pjesën lindore të malit të Rrukut,rreth 10 m. mbi nivelin e detit,është një shtëg i ngushte që lidh fshatin Curraj me bjeshkën e tij. Për masivin e vogel malor në lindje të këtij shtegu vendasit përdorin toponimet: Gjyteti i Madh dhe Gjyteti i Vogël,të cilat lidhen me muret e taracimit të banesave të një vendbanimi të shek. III – IV të erës sonë. Në taracat e këtyre banesave,gjurmët e tëcilave ruhen edhe sot,jan gjetur copa tullash,barqe enësh me zmalt jeshil të mbyllur,copa enësh balte të zbukuruara me motivet ë fshesës dhe copa enësh qelqi me zbukurim pullash ovale në reliev të shek. III – IV të e.sonë. në trojet e këtij vendbanimi janë zbuluar dhe dy gurë të mëdhebj mokre (me diametër rreth 50 cm.0 që ruhen në muzeun historik të Tropojës. Në lagjen Zhivanaj të po këtij fshati,ruhen rrënojat e një kishe të njohur me emrin: kisha e Luzajës. Burimet e shkruar të shek. të XVII,tregojnë se,kjo ishte seli ipeshkvnore por u rrenua në kohen e herëshme të pushtimit osman.Për t’u përmendur është fakti se,në dy varre të shek.XVII të gërmuara këtu,si në varrëzat e kësaj përiudhe tëk kisha e Krasniqes në Dushaj të Epërm,u gjetën fragmente enësh të punuara me qark këmbe.Kjo tregon se,riti ilir i thyerjes dhe i hedhjes së copave të enëve në varreza është ruajtur tek banorët mesjetar të kësaj treve.

MULAJ : Në veri të vendbanimit të Currajt,akoma më në thellësi të Alpeve, në fshatin Mulaj,pranë rrugës që të çon në Qafë të Kolçit,është një brezare e bukur alpine që vendasit e njohin me me emrat “Rrahi i Shehrit” dhe “Qytetëzat” Rreth saj ruhen fragmenet muresh të gjera 0.80 m. – 1.10 m,punuar me gurë të thyer,të pa latuar dhe të pa lidhur me llaç. Veglat e punës prej hekuri,ndër të cilat një sqepar dhe fragmentet e enëve prej balte të pjekur,zbuluar këtu, janë mjaft të ngjajshme me ato të vendbanimit të Kodrës së Vuthajt (Koçanaj) që i përkasin shek. III – IV të erës sonë.Vendbanimi i mulajt,Currajt dhe Komit,ngritur në thellësi të alpeve,në gryka lumenjësh e lartësi të konsiderueshme,falasin ,jo vetëm për një popullsi të dendur të Malësisë së Tropojës gjatë përiudhës së vonë antike (shekujt e parë të erës sonë),po dhe për pozitat mbrojtëse qe kishte zënë kjo popullsi përball sulmeve të pushtuesëve të huaj gjatë kësaj përiudhe,

VARGU : Shtrihet në anën jugore të Nikaj-Merturit,300 m. larg vendtakimit të lumit Merturit me Drinin,në krahun e djathtë të tyre. Këtu,mbi një kodër që ngrihet rreth 200-300 m. nga bregu i Drinit deri në fundin e viteve shatatëdhjetë të shek.të kaluar ishin ruajtur rrenoja ndërtimesh të lashta dhe shumë varreza pranë tyre. Këto rrënoja të mbuluara nga pyje lisi e gështenje 200-300 vjeçare, vendasit i kan njohur me emrin “Kisha e Vargut” dhe prej qindra vitesh e adhuruan si vend të shenjtë. Mbi të vërtetën e këtyre rënojave u hodh pak dritë në shek. e XVII nga Don Vincenti në një relacion dërguar Vatikanit me 31 gusht 1628. Ai tregon se Vargu,i shtrirë midis Palçit dhe Nikajt “kishte qenë njëri nga dy qytetet më të rendësishme të Pultit dhe seli ipeshkvnore e tij”. Ai shprehte mendimin se qyteti i takonte periudhës bizantine kur thotë se”...besohet se kan qenë (mungar) të Shën Bazilit. Albanalogu i njohur Karl Steinmetz në vitet 1904-5,kur vizitoi Varkun tergoi se aty kishte një qytezë e vjetër,pasi gjatë germimeve gjeti nje monedhe të Mark Aurrelit. Steinmetz në përshkrimin e vendit thote: “Suvaja dhe mbeturinat e murit që ndeshen dendur mbulojnë këtë truall me sipërfaqe prej afërsisht 70 -100 hapa. Shihet qartë vetëm baza e një ndërtese gjatësore.Erozioni i fortë i murit dhe korja e trashë ndërmjet zgjatimeve të murit flasin për një moshë të lashtë të vendbanimit. Steinmnez ishte i mendimit se vendbanimi i përkiste kohës romake,shek II-IV pas krishtit,dhe këtë e mbështet tëk bronzina e Mark Aurelit që gjeti aty. Ky është datimi më i pranueshëm për qytezën e Vargut,i cili vazhdoi të ekzistojë si vendbanim-qytezë për shumë shekuj të tjerë gjatë mesjetës,duke u bërë dhe qendër ipeshkvnore për besimtarët kristianë të krahinës së Pultit.
BRISË : Në varrezën e këtij fashati ndodhet një kishë,për të cilën banoret e fshatit nuk ruajnë në kujtesë kohën e ndërtimit të saj. Tërheq vemendje kjo ndërtesë sepse ndërtime të tilla nuk janë karakteristike,jo vetëm për Shqipërinë Verilindore,por as edhe për krahinat tjera të Shqipërisë. Kjo godinë ka të bëjë më ndërtime mesjetare. Për nga mënyra e ndërtimit të çatisë së vet kisha e Brisës të kujton atë të Shënkollit në Toplanë,e cila padyshim që është një ndërtim paraturk. Godina vjen në formë katërkëndëshe, pa apsidë. Është ndërtuar me gurë rrasorë;porta dhe qoshet e ndërtesës janë ngritur me gurë rrasor diçka më të punuar. Porta ka pasur qemerin e vet në trajtë të harkuar. Qemeri i portës apo kreku,siç e quajn vendasit,ruan në faqen e jashtëme vijëzime harkore dhe një kryq. Në ballin e ndërtesës,në të djathtë ka pasur të punuar një pjesë të thelluar në mur. Në anën e djethtë të ndërtesës muri ka pasur dy dritare. Në këtë vend,në faqen e brendshme,ka të punuar nje pjesë të futur,por më të gjërë,ashtu si në krahun e majtë të hyrjes së ndërtesës. Kjo kishë që sherbentë në këtë fshat si kapelë varreze,ka një pamje arkitekturiale të veçantë,pa krrfarë gjurmësh tjera nderimi apo gjetje arkeologjike.Malësorët e kujtojnë këtë vend si pikë ku mbrohej popullata e pa armatosur në rastet kur sulmohej nga ushtria e pushtuesëve osmanë.
Per nje krahine relativisht te vogel, sic eshte Nikaj-Merturi, eshte veshtire, madje e pamundur qe ne pak faqe te ketij libri t'u japim pergjigje te plote ketyre pyetjeve te cilat kane te bejne me ate pjese te historise qe eshte zhdukur. Megjithate, lexuesi ketu mund te njihet me disa burime historike materiale te krijuara nga dora e njerezve te hershem te treves se Nikaj-Merturit dhe trevave rreth saj. Ne radhe te pare, me ato pak zbulime arkeologjike, qofshin dhe gjetje te rastit, me disa burime te shkruara te kohes antike dhe mesjetare, pa lene menjane burime te tjera si: etnografike,toponime, gojedhena, etj. Pasqyrimi e trajtimi shkencor, i ketyre burimeve, qe perbejne gjunnet e nje historic te lashte, mendojme se do te ndriqoje anet me kryesore te jetes se banoreve te hershem te kesaj treve shqiptare.
Nje sepate bronxi iliro-dalmate ne Curraj te Eperm
Ne fshatin Curraj te Eperm te krahines se Nikaj-Merturit, qe shtrihet ne thellesi te Alpeve rreth 800 m mbi nivelin e detit, gjate germimeve per hapjen e themeleve te nje banese u zbulua nje sepate metalike. Forma interesante, krejt e panjohur per banoret vendas, dhe gjurmet e dukshme te vjetersise se saj i habiti ata qe e gjeten. Keto u bene shkak per ta ruajtur ate si nje relike te rralle.

Ne vitin 1908, gjate nje ekspedite qe beri ne Curraj te Eperm, arkeologu, etnografi, gjeologu, shkencetari e dashamiresi i Shqiperise e i shqiptareve Franc Nopce, me origjine hungareze e shtetesi austro-hungareze, u njoh me kete sepate, e cila terhoqi vemendjen e tij. Ai ishte i pari qe e studioi, e pershkroi, e skicoi dhe i publikoi vlerat e saj. Sipas ketij pershkrimi dhe vizatimit ne "Shqiperia e Veriut-doke dhe zakone", Vjene, 1925, del se, kjo sepate bronxi i perkiste tipit iliro-dalmat.
Jo yetem perberja prej bronxi, po dhe konfiguracioni i saj tregon ngjajshmerine qe kishte me sepatat iliro-dalmate te zbuluara para dhe pas saj, ne Shqiperine e Veriut, ne Malin e Zi dhe Dalmaci. Ne Torovice te rrethit te Lezhes, ne Melgushe, Shiroke e Pentar te rrethit te Shkodres, ne Borje, Shishtavec e Gradisht te Kukesit, si dhe jashte Shqiperise; ne kodren e Gradines prane Nikshiqit, ne Godova Gradina te Petrovicit, ne Petrovac te Malit te Zi dhe deri ne Dalmaci.
Kufinjte relativisht te gjere, pergjithesisht te caktuar te arsenalit te ketyre sepatave, brenda zones se Shqiperise se veriut, Malit te Zi dhe Dalmacise jugore, perligjin plotesisht binomin shqiptaro-dalmat qe u dha ketij tipi sepate ketu e 90 vjet me pare Franc Nopce.
Pa dashur te hyjme ne hollesite e historise se ketyre sepatave si, ne origjinen, format, madhesite, perdorimin utilitar ose si mjet kembimi etj., per Ne, ka rendesi fakti qe, kjo sepate bronxi, e gjetur ne Curraj te Eperm, brenda arealit Shqiperi e Veriut-Dalmaci, i perket tipit te sepatave iliro-dalmate dhe se datimi i saj saktesisht i perket shek.X para Krishtit.
Lidhur me kete, del i kuptueshem fakti qe, Curraj i Eperm dhe Nikaj-Merturi jane banuar se paku qe nga kjo periudhe mjaft e hershme, qe ne histori percaktohet si fundi i epokes se bronxit dhe fillimi i asaj te hekurit, rreth 3000 vjet me pare.
-Kalaja e Dalmacës në Koman, falë zbulimeve arkeologjike me tepër vlerë të këtyre ditëve të fundit, po klasifikohet si qendra e qytetërimit të Shqipërisë në Mesjetën e hershme. Zona po kthehet në një pikë referimi për studimin e qytetërimit të Ballkanit Perëndimor kontinental në periudhën e Mesjetës së hershme, atyre që quhen shekujt e errët të historisë. Sipas arkeologëve, zbulimet dëshmojnë për herë të parë një informacion të mjaftueshëm për atë periudhë të qytetërimit. Zbulimi i një sërë vendbanimeve prej guri, përdorimi i metalit, ndërtimi i shumë kishave dhe varrimet e të vdekurve të cilat kryheshin me veshje e stoli, si dhe gjetja e monedhave, flasin qartë për zhvillim ekonomik tejet të lulëzuar, një zhvillim i cili nuk është hasur më parë në asnjë vendbanim të hershëm në Shqipëri, e madje as në Ballkanin Perëndimor. Komani, i cili ndodhet 80 kilometër në lindje të qytetit të Shkodrës, është një zonë e thellë malore mes Pukës, Tropojës dhe Shkodrës. Për të shkuar në Koman lëmë pas qytetin e Vaut të Dejës, nga dhe ku kupton se rruga malore do të të shoqërojë gjatë gjithë kohës. Pasi kemi kaluar Qafë Laç, rruga ndahet për Pukë dhe për Koman. Rrugëtimi ynë vazhdon drejt Komanit, nën shoqërinë e liqenit të Vaut të Dejës nga njëra anë dhe maleve nga ana tjetër. Pasi kemi kaluar disa male, në krahun e majtë shohim lumin Drin, i cili do na shoqërojë deri në Koman. Pas dy orësh udhëtim shfaqet Hidrocentrali i Komanit dhe disa shtëpi. Buzë rrugës na pret Toma. Ai është udhërrëfyesi i cili do të na shoqërojë te kërkimet arkeologjike që po bëhen në majë të malit te kalaja e Dalmacës. Pasi kemi ecur 1 orë, ndalemi te një burim. Gjatë rrugës Toma rrëfen se në këto anë flitet se gjenden thesare ari dhe shumë të huaj vijnë për të gërmuar në varret e hershme, me shpresë se do gjejnë diçka. Por ajo që po na habiste nuk ishte "thesari" i Tomës, por lartësia e malit ku po ngjiteshim. Ishte 600 metra mbi nivelin e detit. Rruga e malit në të cilën ecnim ishte tepër e vështirë. Arkeologët i gjetëm në momente pune, madje habia e tyre ishte e madhe. Nuk prisnin mysafirë në këto anë, për shkak të largësisë së vendit. Grupi i arkeologëve përbëhet prej gjashtë personash, ku njëri prej tyre është një arkeolog i vjetër italian. Na tregojnë se nga gërmimet kanë nxjerrë në pah zbulime vërtet interesante për historinë e Mesjetës së hershme të Shqipërisë. Drejtuesja e ekspeditës, Etleva Nallbani, rrëfen në detaje në lidhje me zbulimet arkeologjike. "Kjo është një ekspeditë arkeologjike shqiptare, e financuar nga Ministria e Jashtme Franceze. Gërmimet kanë nisur qysh një vit më parë. Veç disa monedhave të shekullit XI të Komanëve kemi zbuluar shtëpi prej guri, objekte metali dhe një territor me rreth një mijë varreza. E gjithë sipërfaqja me banesa mendohet të jetë rreth 20 hektarë. Këtu ndodhen dhe pesë kisha dhe ndërtimet e gjetura ruajnë teknikën romake të ndërtimit", thotë Nallbani, duke shtuar se këto zbulime flasin se këtu ka qenë një qytetërim tepër i lulëzuar në Mesjetën e hershme. Mendohet që në Koman të ketë qenë qendra e zhvillimit ekonomik dhe kulturor jo vetëm e Shqipërisë, por edhe e Ballkanit Perëndimor. "Jemi mësuar ta njohim përciptas kulturën e Komanit, por tani ky rajon po kthehet në një referencë për studiuesit dhe arkeologët, sepse jep informacion të bollshëm dhe me tepër vlerë për periudhën e errët të historisë që ka mungesë të plotë informacioni. Kjo zonë ka vlera të rralla arkeologjike dhe historike dhe puna do vazhdojë edhe në vitet në vijim. Për gjithë këto vlera, kjo zonë duhet të ruhet nga shteti, pasi është një thesar për qytetërimin e Mesjetës", vijon ajo. Nga ana tjetër, prezenca e toponimeve të katër kishave në kalanë e Dalmacës në Koman, si ajo e Shën Gjergjit, Zonja e Mirë, Shën Mhillit dhe e Shën Nikollit, tregon jo vetëm për shtrirjen e madhe të këtij qytetërimi, por dhe zhvillimin kulturor e kishtar të zonës, që njihej si krahina e Pultit të Sipërm. Zona e Pultit të Sipërm, që korrespondon me kalanë e Dalmacës, në bazë të fakteve dhe toponimeve të mbledhura ka qenë një ndër qendrat më të mëdha të krishterimit. Pamja nga ku gjenden rrënojat është madhështore. Nga njëra anë shihet rrugëtimi i Drinit që vjen nga malet e larta të Tropojës dhe vazhdon rrugën drejt Shkodrës, ndërsa nga ana tjetër malet. Largohemi nga kalaja e Dalmacës, poshtë këmbeve të së cilës vazhdon rrugëtimin Drini i gjatë. Arkeologët vazhdojnë gërmimet. Të reja të tjera pritet të kemi prej kësaj zone, dikur e lulëzuar dhe me rëndësi për Ballkanin.
[img][/img]
Ameliaaa
Ameliaaa
Anetare i Ri
Anetare i Ri

Numri i postimeve : 39
Reputation : 5
Join date : 21/06/2012
Age : 30
Location : Tropoja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjetjet Arkeologjike ne Tropoje Empty Re: Gjetjet Arkeologjike ne Tropoje

Mesazh nga Anakonda Thu Jun 21, 2012 6:56 pm

na e bane tropojen si qytetin e nen terezes...
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjetjet Arkeologjike ne Tropoje Empty Re: Gjetjet Arkeologjike ne Tropoje

Mesazh nga Ameliaaa Thu Jun 21, 2012 6:58 pm

pse mi ca ke ti Razz,,e boj si te due haha
Ameliaaa
Ameliaaa
Anetare i Ri
Anetare i Ri

Numri i postimeve : 39
Reputation : 5
Join date : 21/06/2012
Age : 30
Location : Tropoja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjetjet Arkeologjike ne Tropoje Empty Re: Gjetjet Arkeologjike ne Tropoje

Mesazh nga Anakonda Thu Jun 21, 2012 7:00 pm

asgjo mi nuk kam;po pse ca jeni ju tropojanet e?
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjetjet Arkeologjike ne Tropoje Empty Re: Gjetjet Arkeologjike ne Tropoje

Mesazh nga Ameliaaa Thu Jun 21, 2012 7:03 pm

Si gjith tjeret jemi moj
Ameliaaa
Ameliaaa
Anetare i Ri
Anetare i Ri

Numri i postimeve : 39
Reputation : 5
Join date : 21/06/2012
Age : 30
Location : Tropoja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjetjet Arkeologjike ne Tropoje Empty Re: Gjetjet Arkeologjike ne Tropoje

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi