Programe Forum - Welcome
Diskriminimi.. People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Diskriminimi..

Shko poshtë

Diskriminimi.. Empty Diskriminimi..

Mesazh nga Ameliaaa prej Thu Jun 21, 2012 6:55 pm

Çfare është diskriminimi?

Diskriminimi është një dallim, vecim, disfavor, , mospërfillje, një përjashtim ose trajtim jo i barabartë i personave ose grupeve të caktuara për shkak të racës ose prejardhjes etnike të tyre, religjionit ose botëkuptimit, një të mete, moshës ose identitetit seksual të tyre, e kjo lidhet me konstelacionin e fuqive. Diskriminimi ndodh kur grupeve të caktuara që nuk kanë ndikim të madh nuk iu jepen të drejtat e
njëjta si pjesës tjetër të shoqërisë. Problemet ekzistuese, që janë të lidhura me paragjykime morale, i perkasin grupeve të diskriminuara. Pra këta persona ose këto grupe e marrin rolin e fajtorit. Personi i caktuar nuk shikohet me si individ, po vetëm si bartës/e e tipareve që i ka.

Kur dhe si ndodh diskriminimi?
Si mund ta dallojmë?
Diskriminimi mund të paraqitet në forma të ndryshme e po ashtu mund të kuptohet në mënyra të ndryshme. Mënyra e përceptimit të diskriminimit i nënshtrohet ndjenjës subjektive dhe varet nga kufijtë personal të çdo njeriu. E vërteta është se çdo njeri në ndonjë formë ka hasur në diskriminim, sepse
kultura përbëhet nga sisteme të ndryshme të interpretimit dhe orientimit, dhe këto sisteme përzihen me njëria tjetrën, kështu që një person mund të thirret në shumë „kultura“.Diskriminimi mund të paraqitet në mënyra të ndryshme, prandaj shpesh është relativisht vështirë të shihet, gjerësisht e të definohet si i tillë. Diskriminimi në bazë të tipareve të caktuara mund të flitet haptas dhe të shkruhet, si p.sh. në njoftimet për
vendpune, në të cilat emigrantet dhe emigrantët përjashtohen që nga fillimi. Diskriminimi mund të transmetohet edhe në një formë të padukshme: sikurse largimi nga puna pa arsye pranuese, parapëlqimi i vendaseve dhe vendasëve gjate konkurrimit edhe pse kanë të njëjtin kualifikim, përjashtimi i grupeve dhe personave të caktuar gjatë vendosjes dhe bisedave, mosinformimi mbi mundësitë e arsimimit të mëtejshem dhe përparësitë tjera, transmetimi indirekt që konsumimi i pushimit mjekësor dhe ditëve të tjera të lira, që ju takojnë, janë të lidhura me përjashtim nga procesi i punës.

Pse sot diskutohet më shumë
për diskriminimin?
Edhe pse në Austri – në krahasim me vendet tjera evropiane
– papunësia është në përgjithësi më e vogël dhe po rritet më
ngadalë,
Diskriminimet e mëdha ligjore ndaj emigranteve/ëve janë
zhdukur në një masë të madhe, kështu që diskriminimet
jozyrtare tani po vërehen më shumë.
Në krahasim me të kaluarën, sot ka në tregun e punës
shumë më tepër emigrante dhe emigrantë të gjeneratës së dytë,
që shpesh janë rritur në kushte represive politike dhe familjare.
Ata më parë se prindërit e tyre kërkojnë trajtim të barabartë.
Ka mundësi që gjenerata e dytë, si dhe të ardhurit e rinjë 10
vjetët e fundit, janë dukshëm më të arsimuar se ata që kanë
ardhë më herët, andaj kanë aftësi që një term abstrakt sikurse
diskriminimi, ta kuptojnë dhe ta vështrojnë si padrejtësi.
Dimensionet e diskriminimit
Disfavori ligjor dhe sozial:Shtetaset dhe shtetasit e huaj kanë të drejtë të kufizuar për
shërbimet sociale dhe nuk kanë rrugë të hapur për tregun e punës
Pabarazia politike

Format e diskriminimit

Përjashtimi automatik ; Vlerësimi në bazë të pamjes ; Agresionet verbale/Ofendimet
Mobbing: Përjashtimi i një personi duke e paraqitur atë si„dele e zezë“. Mobbing-u paraqet njëren nga format më tëkëqija të diskriminimit dhe ndodh me veprimin kolektiv ndaj një personi apo grupi
Pabarazi mundësish në lidhje me ngritjen profesionale,rrogë më të lartë dhe kualifikim të mëtejshëm, gjegjësishtarsimim të fuqisë punëtore
Dekualifikimi ; Dhuna psiqike Shfrytëzimi duke shenjuar me një status më të ulët
Stigmatizimi i një personi në lidhje me prejardhjen,nacionalitetin apo ngjyren e lekures.


Fusha e punës pa diskriminim

Diskriminimi në fushën e punës dhe në rrethin social është prezent, dhe një trajtim jo i barabartë ndodh në shumë nivele të shoqërisë. Mirëpo për emigrantet dhe emigrantët e poashtu edhe për punëdhënëset dhe punëdhënësit, diskriminimi paraqet një pengesë për arritjen e interesave të tyre ekonomike dhe
shoqërore. Një ndërmarrje pa diskriminim forcon komponentën e kënaqësisë në punë, si motivimi për punë, kolegialiteti dhe identifikimi me ndërmarrjen. Kjo con deri te ngritja e
produktivitetit, efektiviteti dhe fitimi për një ndërmarrje. Poashtu një ndërmarrje që s’ka diskriminim dhe racizëm, fiton një stabilitet të caktuar dhe nje imazh të mirë.
Prandaj ndërmarrjet dhe sipërmarrjet e shohin në interesin e vet ekonomik, që kundër diskriminimit të vënë në përdorim instrumente të ndryshme dhe masa – ata shkojnë në bazë vulllnetare, së shumti nga udhëheqësia – si kodi i sjelljes,menexhimit të diversitetit (shumllojshmërisë), masat për barazi
mes femrave e mashkujve – që në mënyrë preventive të veprojnë kundër kësaj dukurie dhe të krijojnë trajtim të barabartë. Përvec instrumenteve të zgjedhura vullnetarisht, edhe kushtet e përgjithshme ligjore – si kontratat në ndërmarrje,ligjet mbi trajtimin e barabartë dhe ligjet antidiskriminuese në nivel nacional dhe internacional – paraqesin masë të rëndesishme kundër diskriminimit dhe për barazi. Ligjet internacionale antidiskriminuese dhe ligjet mbi trajtimin e barabartë detyrojnë zbatimin dhe respektimin e këtyre rregullave. Internacionalizimi dhe globalizimi gjithnjë në rritje zhvillon vlera të përbashkëta, që qëndrojnë kundër diskriminimit dhe për trajtim të barabartë

Ameliaaa
Ameliaaa
Anetare i Ri
Anetare i Ri

Numri i postimeve : 39
Reputation : 5
Join date : 21/06/2012
Age : 25
Location : Tropoja

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Diskriminimi.. Empty Re: Diskriminimi..

Mesazh nga Anakonda prej Fri Jul 13, 2012 8:49 am

mendoj se esht dicka negative;dicka e ulet sa mund ti besh dikujt;esht e vertet qe shpeshere jan diskriminuar njerez pa asnj faj dhe ne ditet e sotme po spate lek edhe pushtet diskriminohesh
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 24
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Diskriminimi.. Empty Re: Diskriminimi..

Mesazh nga Almita prej Mon Jul 16, 2012 1:39 pm

eshte gjeja me e keq qe mund te besh


"Jeta s'esht nje enderr,ku te gjith e shikojn;jeta esht nje realitet ku te gjith e perjetojn"
Almita
Almita
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 690
Reputation : 9
Join date : 08/06/2012
Age : 23

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Diskriminimi.. Empty Re: Diskriminimi..

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi