Programe Forum - Welcome
Psikologjia e këngës!! People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Psikologjia e këngës!!

Shko poshtë

Psikologjia e këngës!! Empty Psikologjia e këngës!!

Mesazh nga Anakonda prej Sat Jun 23, 2012 7:49 am

Krahas evidentimit artistik, social, kulturor, estetik, kënga qytetare shkodrane ka edhe një karakter psikologjik të veçantë, i cili gjendet në melodinë, tekstet dhe strukturën e saj.

Nëse psikologjia tenton të shpjegojë karakterin psikologjik të artit, do të përpiqem shkurt dhe mjaft pragmatikisht të shpjegoj karakterin psikologjik të këngës pop shkodrane.

Arti është objekt i mirëfillte për psikologjinë, pasi rrjedh nga motive psikike që do të thotë nga motive shpirtërore. Pikërisht,kënga popullore shkodrane është një objekt i mirëfilltë për psikologjinë dhe studiuesit e kësaj fushe.Shpirti shkodran, optimist, me humor, filozofik, kreativ e shumë progresist në të shumtën e rasteve, na ka krijuar atë që ne e quajmë këngë pop shkodrane e që është pasqyrë e kësaj psikike, e këtij shpirti. Kënga shkodrane paraqet të gjithë atë psikologji të krijuar nga shekujt, brezat, krijuesit anonimë e të njohur. Mesazhi i saj nuk është gjithnjë i përkryer, por në shumicën e këngëve ky mesazh përshkohet nga një psikologji, e cila tregon formën e të menduarit të shkodranit, mënyrën e jetesës, këndvështrimin se si njerëzit i kanë shikuar gjërat në etapa dhe momente të caktuara jetësore.

Psikologjia e shkodranit, e këtij qyteti që gjithmonë ka pasur e do të ketë burime njerëzore e që janë burime kreative, gjithmonë ka krijuar dhe do të krijojë art e këngë, pasi është psikika dhe psikologjia e shkodranit, ajo e cila krijon ide të cilat kanë vlera të padiskutueshme artistike e psikologjike.

Nëse gjendja shpirtërore e këtij qyteti në momente të caktuara ka pasur ulje e ngritje, emocione të mira dhe të këqija, ndjenja të natyrave të ndryshme, të gjitha këto elemente pasqyrohen në atë që quhet këngë popullore shkodrane.

Në ketë art dhe për ketë art mund t’i drejtohemi rolit të psikologjisë së Frojdit, psikogjenezës që tashmë është një teori e reduktuar, por e respektuar, arketipeve të Jungut, karakterit të artit dhe rolit zhvillimit social në të bërit art, por për mendimin tim, në krijimin e kësaj kënge, krahas këtyre elementeve, rol të rëndësishëm luan psikologjia kulturore, e cila është determinante në formësimin e saj.

Psikologjia kulturore ka një rendësi të madhe në formimin e personalitetit, në rastin tonë të krijuesit shkodran që është arketipi i shpirtit shkodran ose siç quhet ndryshe, pavetëdija kolektive shkodrane.Ky krijues shpesh anonim ka edhe natyrën arketipe, por faktori kulturor ka luajtur e do të lozë një rol vendimtar.

Është pikërisht kjo psikikë inteligjente me emocione eristike që ka krijuar këngë për lulet, për vajzën, për dashurinë, për mikun, për njerëzit e zakonshëm, e krijuar nga njerëz në të shumtën e rasteve të zakonshëm që paraqet shpirtin e tyre, aspiratat dhe dëshirat, nevojat sociale, kulturore dhe dashurore dhe seksuale.

Melodia me frekuenca të larta, ritmi i këngëve, pasqyrë e ritmit karakteristik shkodran, harmonia terapeutike, pjesë e kulturës shkodrane dhe e konceptit harmonik të të menduarit janë elementet bazë që e kanë krijuar këtë këngë mjaft psikologjike.

Gjithashtu, rol vendimtar ka luajtur edhe teksti, që është element bazë për të komunikuar e dhënë mesazhe të caktuara.

Teksti i këtyre këngëve mban të njëjtat vlera që kanë elementet muzikore e që është një gjuhë, e cila realizon qëllimin e autorit, qëllimin për të arritur që të penetrojë në mendjen e dëgjuesit të caktuar, i cili vjen nga e njëjta kulturë e që e përjeton këtë art me të njëjtin intensitet e vëmendje, pasi shpesh ka luajtur dhe loz një rol jo të vogël në performancën e të qenit të gjithsecilit shkodran e më tej. Kjo këngë nuk është pjesë vetëm e kulturës shkodrane, por atë e duan dhe e dëgjojnë edhe kultura të tjera, të cilat kanë një raport me këtë këngë. Njëkohësisht, shpesh edhe krijuesi i muzikës serioze është emocionuar dhe frymëzuar nga kjo gjendje psikologjike e sociale e këtij arti duke e vënë në punët e tij. Kompozitorë të të gjitha fushave janë frymëzuar nga kënga popullore shkodrane.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 24
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Psikologjia e këngës!! Empty Re: Psikologjia e këngës!!

Mesazh nga Almita prej Sun Jul 01, 2012 1:03 pm

PERTOJ ME E LEXUAR POR ME DUKET SE DEGJO NJE KENGE


"Jeta s'esht nje enderr,ku te gjith e shikojn;jeta esht nje realitet ku te gjith e perjetojn"
Almita
Almita
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 690
Reputation : 9
Join date : 08/06/2012
Age : 23

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi