Programe Forum - Welcome
Zoti dhe Shqiptaret People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Zoti dhe Shqiptaret

Shko poshtë

Zoti dhe Shqiptaret Empty Zoti dhe Shqiptaret

Mesazh nga Anakonda prej Sat Sep 01, 2012 4:33 pm

Furgoni kishte filluar te ngjiste kerraben dhe ngaqe kthesat filluan te beheshin me te forta, duhej te largoja here pas here nga supi im koken e nje tipi qe e kishte zene gjumi dhe i ikte koka sa andej ketej. Doja te degjoja radion, por dhe kur s'i ikshin valet, s'e degjoje dot prej shoferit qe ia kishte plas muhabetit me dy gra qe kishte perkrah, qe dolen se ishin mesuese gjimnazi. Kaq thane grate per veten e tyre, qe ishin mesuese gjimnazi. Kaq mjaftoi qe shoferi te tregonte qe kishte gocen te shkelqyer ne mesime, qe ky vete si tip s'kishte qene ndonjehere kushedi se ca, po kshu per zgjuarsi, goca nga ky kishte ngjare; qe gruaja harxhonte shume leke me cingla-mingla, se "kshu e keni ju grate"; dhe qe leket e ketij si familje ia menaxhonte akoma plaka, se "fundja, ajo eshte zoja e shpise"; qe gjysmat e shofereve te tjere ishin dallavere... e shume e shume gjera te tjera, se s'po i qepej me goja. Ah, pervec goces, edhe cunin e kishte te shkelqyer ne mesime, dhe e kishte ne gjimnaz. Por kur e pyeten keto dy mesueset se ne cilin gjimnaz, ai tha qe s'e mbante mend. Pastaj u mendua pak me mire dhe u kujtua qe ne fakt ishte ne klase te tete, por zere se ne gjimnaz, se dhe pak muaj muaj mbaronte shkolla. Keto duhej te degjoja teksa shtyja ne cdo kthese qe na anonte djathtas, koken e ketij tipit gjumash qe me mbeshtetej te supi i majte. Nga ana e djathte kisha nje cun qe po vdiste te hynte cik ne muhabet me shoferin e dy grate, por s'po i dilte shtegu. E zgjaste trupin dhe koken, dhe perpiqej t'i shihte ne fytyre kur flisnin. Ndonjehere matej te thoshte dicka, por hic. Me ne fund, per fat, mbase, shoferi devijoi fort dhe per nje qime shpetoi pa u perplasur me nje kamion e pa na hedhur ne humnere. Them per fat sepse shoferi bertiti aq fort "Atq... se s'po te shaj, se kam keto zonjat ketu", sa ky bukuroshi i fjetur u zgjua nga supi im, me pa ne sy me habi, fshiu jarget nga goja dhe kontrolloi pa lezet leket te xhepi i kemishes. Them per fat edhe sepse shoferi e la muhabetin dhe u perqendrua te rruga. Me ne fund po degjoja radion. Ky cuni ne te djathte umerzit pa muhabet. Radioja i la kenget e filluan lajmet. Nje nga lajmet fliste per nje kryq ne kerrabe, qe kishte futur ne sherr komunitetet fetare dhe ishte bere e madhe ne media, sepse dikush e kishte sharruar pak, pa arritur ta rrezonte. Pikerisht atij kryqi po i afroheshim, teksa degjonim radion. Madje, pa mbaruar mire lajmi i kryqit, vete kryqi u shfaq aty ne buze te rruges dhe njera prej mesueseve zbriti te vjelle mu te sheshi perballe kryqit. Ne te tjeret ndezem nga nje cigare duke pare kryqin per te cilin sapo kishim degjuar ne lajme. U afruam per te pare shenjat e sharres. Po, aty ishin, nje vize prej ca centimetrash.

-Po dy ele hekuri te lyera me boje te bardhe qenkan, te vena si kryq. Une thashe se ca... Apo jo e usta? -i tha me ne fund shoferit ky djali qe vdiste te fliste, a thua se ekziston ndonje material vetem per kryqe.

-Dopio Ti nga ato qe mora ne 97-en te metalurgjia jane. Kam vene per hardhite te shpia si ato. - tha shoferi.

-Ama dhe keta myslimanet, gerr-verr... -tha ky cuni por e nderpreu shoferi.

-Aaa, mo m'luj me muhabetet feje. Kam frike, s'ngaterrohem aty une. S'e kam per turp, kam frike. Me Zotin nuk behet shaka... - tha shoferi dhe e la djalin thate. Pasi u ngjitem ne makine, mesuesja pa qese per te vjelle te goja tha qe keto ngaterresa neper lajme i benin fetaret, se populli s'donte t'ia dinte, por shoferi nderhyri prape e tha te mos ngaterroheshin, se i kishte frike ato muhabete.

Por ra prape heshtje dhe sikur s'po u pelqente asnjerit. Shoferi ngiste i perqendruar, grate shihnin rrugen,kete tipin majtas meje e zuri prape gjumi. Me ne fund djali tha:

-Po kush ka marre mundimin deri atje lart, vetem per te prere nje kryq? -pyeti djali.

-Ka te cmen plot, fanatike - tha shoferi.

-Pse te cmen? Xhamite kane leke. Pse, po te te jepnin ty tre milion, s'do te shkoje ta prisje?

Shoferit i shkelqyen syte te tre milion. Ktheu syte nga kryqi qe tani ishte larg, por ende dukej neper kthesa, dhe i tha djalit...

-Per tre milione e? Nuk vij as me sharre, se ben zhurme e zgjon fshataret. Vij ne pese te mengjesit me furgon, kam nje kavo te trashe ke shpia. E lidh te kryqi, e lidh te makina, e shkul nga veni per pese minuta e s'merret vesh gje hic, - tha shoferi.

-Pse, per 300 mije leke, jo e? - tha djali prape, duke perenduar syte kur tha 300 mije leke.

-Joo, te vret Zoti! - tha shoferi, dhe pasi shmangu prape nje tjeter makine qe desh e nxori nga rruga, i bertiti cunit

-Po boll mer me ate muhabet! Ik, se i kam frike ato gjera! Mos me ngaterro me ato pune! E pe si desh na hodhi ai?
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 24
Location : Burrel

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi