Programe Forum - Welcome
10 ishujt që duhen parë përpara vdekjes People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


10 ishujt që duhen parë përpara vdekjes

Shko poshtë

10 ishujt që duhen parë përpara vdekjes Empty 10 ishujt që duhen parë përpara vdekjes

Mesazh nga Master prej Wed Nov 14, 2012 8:18 pm

Ndërsa sezoni i verës po afron, shtohen pikëpyetjet për njerëzit që po mendojnë se ku të kalojnë pushimet e tyre të radhës. Revista amerikane “TMZ”, ofroi sot dhjetë destinacione të mundshme, në dhjetë ishujt që duhet të vizitohen me çdo kusht gjatë jetës.



1. Bali – Një vend i mrekullueshëm, ku pamjet piktoreske bashkohen me oqeanin, diellin dhe vlerat shpirtërore. Bali është vetëm një prej 17 mijë ishujve që përbëjnë Indonezinë, por është i vetmi ku hindutë përbëjnë shumicën.

Tre tempuj të lashtë dhe të mrekullueshëm hindu janë në destinacionet kryesore të vizitorëve, ashtu si gryka e një vullkanit ende aktiv, përgjegjës për shkatërrimin e disa dhjetëra fshatrave, në shpërthimin e tij të fundit të vitit 1963.

2. Vieques – Një ishull i vogël, nën sovranitetin e Puerto Rikos, është një prej perlave më të mëdha të pazbuluara të planetit. Ishulli ishte një bazë amerikane deri në vitin 2003, prandaj vetëm së fundmi ka nisur të zhvillohet.

Plazhet e tij të virgjëra, rëra e bardhë dhe uji i kristaltë i Oqeanit Atlantik e bëjnë këtë ishull një destinacion të mrekullueshëm për kampistët apo për ata që preferojnë pushime luksoze me çmim të ulët.

3. Isla de Pascua – I quajtur ndryshe Ishulli Lindor, ky territor i vogël prej 163 kilometrash katror i përket Kilit, edhe pse ndodhet 3 500 kilometra nga brigjet e shtetit amerikanojugor.

I ndodhur në mes të Oqeanit Paqësor, Isla de Pascua është një destinacion unik kulturor, ku rreth 900 statuja që datojnë përpara lindjes së Krishtit i kanë mbijetuar kohërave.

4. Ischia – Destinacioni i njerëzve më të pasur italianë dhe europianë, Ischia është një ishull luksoz, mrekullitë e të cilit janë shfrytëzuar e vlerësuar që prej 2 000 vitesh.

Perandorët romakë, grekët, turqit dhe së fundmi sheikët arabë, të gjithë çmenden për perlë të ndodhur në mesin e Detit të Mesdheut, shumë pranë brigjeve të Italisë.

5. Chiloe – Shtrihet në një arqipelag të ndodhur në perëndim të Kilit, por pyjet e dendura, jeta e egër, historia dhe tradidat e banorëve vendas nuk ngjasojnë me asgjë tjetër në planet.

Në mes të legjendave që vendasit tregojnë për ishullin e mbushur me anije fantazëm dhe qënie të tjera të përbindshme, shtrihet një prej parqeve më të çmuar natyrorë të planetit.
6. Bora Bora – I ndodhur në Polinezinë franceze, në mes të Oqeanit Paqësor, ishulli shtrihet në këmbët e malit Pahia dhe Otemanu, midis të cilëve gjendet krateri i vullkanit që ka krijuar ishullin me dhjetëra mijëra vjet më parë.

Resortet turistike, çmimet relativisht të ulta prej 200 dollarësh për një natë në një dhomë çift, ushqimi i mrekullueshëm vendas dhe luksi që mund të shijohet në çdo cep, e bëjnë Bora Borën një ishull që duhet vizituar patjetër një herë gjatë jetës.

7. Kepi Perëndimor – Destinacioni më i njohur i Floridës, ka inspiruar shumë njerëz të rëndësishëm, midis të cilëve shkrimtarin Ernest Hemingway apo presidentin amerikan të viteve 1945-53, Harry Truman.

Në këtë destinacion turistik, stili amerikan i jetesës bashkohet me argëtimin dhe shfrenimin pa fund, në çdo orë të ditës, së bashku me një diell të nxehtë në çdo stinë të vitit.

8. Penang – Të ecësh në rrugët e ngushta të Xhorxhtaunit dhe të shijosh ushqimin vendas, në qytetin më të madh të ishullit malajzian të Penangut, është një përvojë unike jetësore.

Pjatat e mrekullueshme të detit, e kanë shndërruar këtë destinacion turistik të famshëm në të gjithë botën. Në fakt, vendasit i ruajnë me fanatizëm recetat sekrete të gatimeve të tyre, prandaj për të provuar shijen e veçantë malajziane, duhet të udhëtosh patjetër deri në Penang.

9. Galapagos – Ishujt e ndodhur të vetmuar në mesin e Paqësorit u bënë të famshme për herë të parë në vitet 1800, pas studimeve mbi evolucionin që Charles Darwin kreu në këto ishuj.

Përveçse janë shtëpia e shumë specieve të gjalla që nuk ndodhen në asnjë cep tjetër të planetit, ishujt ofrojnë ujvara mahnitëse, plazhe të mrekullueshme, pyje të dendur dhe male të thepisur për të gjithë ata që janë të apasionuar pas alpinizmit.

10 – Ishujt e Palmës në Dubai – Në listën e dhjetë ishujve më të bukur të planetit, Ishujt e Palmës në Dubai janë të vetmit që nuk janë krijuar nga natyra.

Megjithatë, jo për këtë, resortet e palmave janë më pak tërheqës për t’u vizituar. Ato shërbejnë si një destinacion perfekt, për të treguar se çfarë është në dorë të bëjë fantazia njerëzore, e pajisur me shuma të çmendura parash.


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

10 ishujt që duhen parë përpara vdekjes Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi