Kompjuteri K, më i shpejtë në botë
Faqja 1 e 1 • Share
Kompjuteri K, më i shpejtë në botë

Një superkompjuter japonez 8 petaflop e ka marrë titullin e kompjuterit më të shpejtë në botë në një listë të re të top 500 superkompjuterëve që do të jetë zyrtarisht e paraqitur në Konferencën Ndërkombëtare për superkompjuterizëm në Hamburg, gjatë ditës së sotme.
Kompjuteri K është i mbështetur në Institutin e Avancuar ‘Riken’ për Shkencën Kompjuterike në Kobe, Japoni dhe thyen rekordin e kaluar të superkompjuterëve me një fuqi të procesimit prej më shumë se 8 petaflop për sekond (1 kuadrilion - 10^15 llogaritje për sekondë) - tri herë më tepër se kundërshtari i vet.
I dyti në listë dhe si makina më e shpejtë në listë kur ishte publikuar në nëntor ishte ‘Tianhe -1A’, e ndërtuar nga Qendra Kombëtare e superkompjuterëve në Tianjin, në Kinë, e cila arrin 2.6 petaflop/s.
Suksesi i kompjuterit K shënon herën e parë që Japonia ka zënë vendin e parë në listën e top 500 superkompjuterëve që nga nëntori i vitit 2004, kur Earth Simulator i NEC ishte larguar nga froni, pas një mbretërimi prej 2 viteve.
Si kundërshtim me disa mega makina të tjera në listë, kompjuteri K e arrin këtë jo vetëm me një GPU brenda. Kompjuteri K ishte ndërtuar nga Fujitsu dhe përmban më shumë se 80,000 procesorë 2GHz SPARC64, secili me tetë bërthama, për të dërguar më tepër se 640,000 bërthama të procesuara. Një mund të shtypni këtu për të lexuar një vëzhgim të këtij sistemi.
Kompjuteri K përdor më së shumti rrymë, në krahasim me secilin sistem në listë. Ai shfrytëzon 9.89 MW, por ky kompjuter mbetet si sistemi i katërt më i mirë nga 500 të tillë për efikasitet energjetik, me një punë-për-watt, duke marrë 825 megaflop për watt./pcw.albanian/
Re: Kompjuteri K, më i shpejtë në botë
ehe qenka komptjuteri me interesant ne bote
Anakonda- Super Moderatore
- Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 24
Location : Burrel
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|