Programe Forum - Welcome
     Fjalë që zënë vend. People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
     Fjalë që zënë vend. People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fjalë që zënë vend.

3 posters

Shko poshtë

     Fjalë që zënë vend. Empty Fjalë që zënë vend.

Mesazh nga Master Thu Jul 14, 2011 9:51 am

Zëvendësit zëvendësojnë. Zëvendësit zëvendësojnë atë që duhet zëvendësuar, në rast të mungesës ose pamundësisë. Pra, zëvendësohet ai që mungon ose ai që s’mundet. Zëvendësimi është zëvendësim në kushtet e mungesës së pranisë së atij që, për pasojë, duhet zëvendësuar. Ose: zëvendësimi është zëvendësim kur është bërë e pamundur që të funksionojë ai, që për pasojë, duhet zëvendësuar.

Zëvendësi e zë vendin. Ai e zë vendin e tjetërkujt. Zëvendësi e nënkupton vendin e zbrazët që nuk guxon të mbetet i tillë. Zëvendësi është siguria e vendit. Zëvendësi garanton që vendi do të zihet. Që zëvendësit shkojnë e vijnë porse vendi mbetet. Zëvendësi është aktualitet duke qenë potencialitet. Zëvendësi është sepse mund të zhbëhet. Ai mund të mos mbetet më zëvendës pikërisht duke zënë vendin e atij zëvendës i të cilit është. Zëvendësi është qenia e mundësisë.

Me fjalë të tjera: ti je zëvendësi im, ose personi që do të më zësh vendin mua; që ti të realizosh potencialin tënd kuptimor, duhet që unë të mos ekzistoj më, së paku në atë funksion për të cilin ti më zëvendëson. Për nga funksioni, zëvendësi vetvetiu e anulon objektin falë të cilit ekzistonte.

Paradoksi qëndron.

Kuptimisht, zëvendës është ai që të zë vendin. Dy formimet, zëvendës dhe zëvendësoj janë univerbime, ose njëfjalësime, të togut (i) zë vendin (dikujt); disi të pazakonshme strukturalisht për shqipen, e cila zakonisht preferon rendin e kundërt: pjesëmarrës, zjarrvënës, dorëheqës (jo marrpjesës, heqdorës, vëzjarrës).

Gjithnjë semantikisht, ti s’mund të jesh zëvendës njëlloj sikurse je mjek, neurotik ose qejfli; zëvendës është fjalë relacionale, njëlloj si baba ose vëlla; të jesh zëvendës, do të thotë të jesh zëvendës i dikujt; nuk mund të jesh i tillë në vetvete, ose në mënyrë të pavarur.

Megjithatë, kuptimi relacional i zëvendës është arbitrar; meqë asgjë nuk e pengon fjalën që të ketë kuptimin “dikush ose diçka që zë vend.” Për shembull, një kolltuk mund të jetë zëvendës, sa kohë që zë vend në dhomë. Të gjithë mund të ishim zëvendës, meqë kemi vendin tonë në botë.

Mirëpo, sa kohë që zëvendës funksionon vetëm si shkurtore për “dikë ose diçka që zë vend”, nuk do të jetë fjalë me atribute të plota; meqë fjala, në pikëpamje leksikore, kërkon edhe një farë arbitrariteti, ose zgjedhje mes opsioneve. Është pikërisht ky hap i mëtejshëm, që e emancipon fjalën nga njëfjalësimi; ose nga neologjizmi kontekstual; dhe që na lejon ta futim në fjalor kokëfortë, por jo kokëqethur (idealisht; leksikografët e shqipes, përkundrazi, i trajtojnë fjalët si mysafirë në piknik – the more the merrier – ose si paratë që pret thesari i shtetit, në momente krize). Kokëqethur shpreh thjesht një karakteristikë të dikujt të cilit i kanë qethur kokën; kokëfortë shpreh një cilësi kompakte (it. testardo, angl. stubborn).klealove
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

     Fjalë që zënë vend. Empty Re: Fjalë që zënë vend.

Mesazh nga erlind.f.l Sat Dec 10, 2011 10:14 pm

nattenn
erlind.f.l
erlind.f.l
Anetare i Ri
Anetare i Ri

Numri i postimeve : 96
Reputation : 0
Join date : 05/12/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

     Fjalë që zënë vend. Empty Re: Fjalë që zënë vend.

Mesazh nga Anakonda Mon May 14, 2012 4:34 am

Interesante edhe pse i ke ren gjer e gjate.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

     Fjalë që zënë vend. Empty Re: Fjalë që zënë vend.

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi