Programe Forum - Welcome
Mjaft me drama! People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Mjaft me drama! People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mjaft me drama!

Shko poshtë

Mjaft me drama! Empty Mjaft me drama!

Mesazh nga Master Fri Jun 24, 2011 5:26 pm

Ka gjithmonë tension midis shoqeve, kur ndërhyn një i dashur,(nuk ka rëndësi nëse është i dashuri yt apo i saj.) Po kur hiqen dorashkat, ajo që lëndohet më shumë je ti.

Ndodh sa hap e mbyll sytë: Një minutë ti dhe shoqja jote e ngushtë rrini gjithë ditën bashkë, plotësoni kuize apo shkoni për shopping, dhe papritur ajo të thotë se ka rënë në dashuri. Pa e kuptuar fare, ti ngelesh mënjanë, duke rrudhur vetullat e duke menduar se si u shndërrove nga shoqja e ngushtë në personin e tretë. Apo le të themi se ti je ajo që ke gjetur njeriun e ëndrrave të tua dhe zbulon se ai dhe shoqja jote e ngushtë nuk e durojnë dot njëri*tjetrin. (E tmerrshme!). Nuk ka rëndësi çfarë ane mban, dikush duhet të zgjedhë: dashurinë apo shoqërinë. Por nuk duhet të jetë kështu. Lexoni më tej për të rregulluar edhe trekëndëshin më të vështirë të dashurisë dhe do të zbuloni se si mund të funksionojnë të gjithë marrëdhëniet më së miri- qofshin ato mes shoqes apo me djem.

PROBLEMI ME SHOQET
Ajo vazhdimisht prish planet me ty për të ndenjur me të dashurin e saj

Përse ndodh
Ajo mendon se marrëdhënia e saj e re është e brishtë- ndërsa ju të dyja jeni shoqe prej vitesh. Dhe ti gjithmonë lëndon ato që do, sepse e di se do të jenë me ty deri në fund.

Si të reagosh
Jepi një mundësi për të parë edhe anën tënde përpara se ta fajësosh: "Doja aq shumë të dilnim bashkë!". Nëse ajo vazhdon të mos mbajë premtimet (ditëlindje, aktivitete të rëndësishme) atëherë është koha për të prishur shoqërinë

Nëse je fajtore
Të rrish me të dashurin tënd mund të jetë si një sëmundje ngjitëse, kështu që planifiko një pasdite vetëm me vajzat. Nëse nuk e bën dot, atëherë do të jesh tërësisht vetëm. kur të ndahesh

AJO FLIRTON ME TË NJËJTIN DJALË QË TI GJUAN

Përse ndodh
Një shoqe e apasionuar pas meshkujve. mund të jetë tepër xheloze ose e pasigurt nëse je ti ajo që merr vëmendjen. Ajo do të ndihet mirë-por kujdes se ajo mund të të shkelë për t'u ndjerë më e qetë me veten.

Si të reagosh
Jepi një mision të ri: Pararojë! Të dyja mund të krijoni një duo të parezistueshme gjuetare djemsh: Ajo thyen akullin dhe ti vazhdon më tej! Punë fantastike ekipi.

Nëse je fajtore
Bëj kujdes që sa herë të flasësh me interesin e shoqes tënde, thuaji fjalë të mira për të! Në kthim, thuaji asaj që të ndikojë pozitivisht tek një djalë tjetër që ti ke qejf. Të dyja përfitoni në këtë mënyrë.

AJO FLET PËR TË DASHURIN E SAJ PA PUSHIM DHE TI NUK DURON DOT MË

Përse ndodh
Shpesh shoqet kanë një dëshirë të çuditshme që të mburren për të dashurit e tyre. Ose ato kujtojnë se ajo që po kalojnë është SHUMË e rëndësishme dhe kanë nevojë që ti t'ju ndihmosh me çdo detaj.

Si të reagosh
Thuaji se ti e kupton sa të rëndësishme këtë ngjarje janë në jetën e saj, por edhe ti po kalon gjëra jo më pak të rëndësishme. Kërkoji mendimin e saj ose thuaji se ke nevojë për pak kohë vetëm - në këtë mënyrë ajo do të përqendrohet tek ty.

Nëse je fajtore
Përqendrohu tek ajo çfarë thua dhe sa shpesh e thua. Nëse gjithmonë flet për të dashurin tënd, tërhiqu pak dhe mundohu të dëgjosh të tjerët. Në fakt ky është çelësi: 'Të dëgjosh!"

PO TË SHKATËRRON AI SHOQËRINË

Ti do të fajësosh shoqen tënde- por i dashuri i saj (ose i yti) mund të jetë problemi i vërtetë. Ja se si mund ta kuptosh këtë.

E vë veten para të "tjerëve?
Nëse ai pret që e dashura e tij të turret me vrap sa herë ai i çon një mesazh apo ka kohë të lirë, atëherë ai nuk e vlerëson jetën e saj. Dhe ai do ta bëjë të ndihet fajtore, nëse ajo zgjedh diçka tjetër mbi të.

Ka një të kaluar të errët?
Nëse ai ka një seri marrëdhëniesh të vështira, ndarje të këqija dhe ish-të dashura të nevrikosura, atëherë kjo është shenjë që ai mendon më shumë për veten sesa për të dashurën e tij. Mos kujto se me ty do të jetë ndryshe

E urren të dalë?
Në një marrëdhënie normale, të dy duhet të duan të dalin apo të rrinë brenda. Nëse ai insiston që të rrijë vetëm për vetëm me ty gjatë gjithë kohës, kjo është një shenjë nevoje-ai kërkon të shmangë çdo njeri që e detyron atë të "ndajë" të dashurën e tij

Ruaje qetësinë!
Nëse ndjek këto këshilla, do të mundesh të evitosh një situatë të vështirë i dashur*shoqe e ngushtë

Rregulli 1 Gjithmonë bëja të ditur asaj nëse i dashuri nuk është i besueshëm
Nëse ke një arsye të fortë për të mos e pëlqyer të dashurin e saj- përshembull e ke kapur duke u puthur me një vajzë tjetër- duhet t'ia thuash. Disa njerëz argumentojnë se nuk duhet futur hunda në punët e të tjerëve, por ajo është shoqja jote dhe ti je e përfshirë tashmë. Nuk do të doje ti ta dije?

Rregulli 2 Nëse e ke qejf të dashurin e saj, mos ia thuaj kurrë
Edhe nëse ju të dyja ndani çdo gjë, ky sekret do të shkaktonte probleme të mëdha besimi në të ardhmen. Duhet të ndërpresësh çdo lloj kontakti me të dashurin e saj. Është e vështirë por ti po bën gjënë e duhur- dhe po çliron zemrën për dikë që është I LIRË!

Rregulli 3 Mos dil kurrë me ish-të dashurin e saj. Vetëm nëse ...
Vërtetë ia vlen dhe ajo sinqerisht nuk e do më (jo vetëm me fjalë por edhe me zemër). Nuk ke nevojë ti kërkosh leje, por duhet t'ia thuash përpara se ndonjë gjë të ndodhë midis teje dhe ish-it të saj. Ajo do të trembet fillimisht- por do ta kalojë (dhe ty nuk do të të duhet të fshehësh dashurinë tënde).

Si të përballosh shoqet e tij

Nuk ke se si të mos jesh xheloze nëse i dashuri yt ka një shoqe të ngushtë. Por e vërteta është se ai nuk ju sheh të dyjave njësoj - ajo e bën të qeshë, por ti e eksiton! Përpiqu që të njihesh me të dhe të jesh e shoqërueshme (nuk është nevoja të bëheni shoqe të ngushta). Në fund të fundit. ajo ka në dorë veshin e tij, dhe mund ti pëshpëritë vetëm gjëra negative nëse ka dëshirë.

Burimi Femra.al
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi