Programe Forum - Welcome
Lumi Amazona, gjarpri 7100 kilometra i gjatë People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Lumi Amazona, gjarpri 7100 kilometra i gjatë

Shko poshtë

Lumi Amazona, gjarpri 7100 kilometra i gjatë Empty Lumi Amazona, gjarpri 7100 kilometra i gjatë

Mesazh nga Click prej Sat Jul 30, 2011 11:39 am

Amazona (Rio Amazonas) është lumë në Amerikën Jugore i cili ka ndërtuar sistemin më të madh ujor në botë. Amazona rrjedh nëpër Peru, Brazil dhe pjesërisht si lumë kufitar nëpër Kolumbi.

Burimi i Amazonës gjendet në malet Ande, prej nga lumi rrjedh në drejtim perëndimor. Amazona i ka disa lumenj burimorë, më së shpeshti merret si lumë burimor Ukajali, rrallë Mranon.

Amazona bashkë me Ukajalin dhe lumin Apurimak ka gjatësi rreth 7100 km, ndërsa gjatësia e Amazonës me Maronin arrin rreth 6400 km.
Lumi Amazona, gjarpri 7100 kilometra i gjatë Amazona
Në rrjedhjen e mesme, nga grykëderdhja Javari e deri te grykëderdhja Rio Negro, Amazona bartë emrin Solimoes. Në këtë pjesë gjerësia e lumit arrin edhe deri në 20 km, derisa në rrjedhën e poshtme edhe deri në 100 km.

Prurja maksimale në grykëderdhje arrin 300.000 m kub në sekondë (prurja mesatare arrin rreth 120 m³/s), përkatësisht sasia më e madhe e ujit se e të gjithë lumenjve të Evropës së bashku.

Kjo sasi e madhe e ujit të ëmbël shkakton fenomenin se uji në Oqeanin Atlantik edhe 400 km nga grykëderdhja edhe më tutje është i ëmbël.

Lumin Amazonë e zbuloi në vitin 1541 dhe e kaloi hulumtuesi spanjoll Fransisko de Orelana në vitin 1542.

Dhe ky lumë gjigant përshkon pyje të cilat ende janë të pashkelura nga këmba e njeriut dhe kjo nënkupton se në këto pyje ka mijëra lloje kafshësh dhe bimësh për të cilat ne ende nuk dimë.zeri...
Click
Click
Anetare i Ri
Anetare i Ri

Numri i postimeve : 127
Reputation : 1
Join date : 09/07/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi